Kufijtë zhduken kur luajnë shqiptarët

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Për shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi ka vetëm kombëtare kuqezi

Sa idiot që jam. Ndërsa udhëtoja për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të shtunën mbrëma për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Suedi, eliminatore për Botërorin 2010, mendoja se një skuadër kombëtare ndërtohej me njerëz nga i njëjti vend. Por në Ballkan, siç duket, ujërat janë ca më të trazuara se kudo. Këtu një skuadër kombëtare është e ndërtuar me njerëz të të njëjtit komb, pa i dhënë rëndësi faktit se cilit shtet i përkasin.

Kështu zbulova se kombëtarja shqiptare ka pesë lojtarë etnikë shqiptarë nga Kosova. Kjo, pavarësisht faktit se në shkurt Kosova u shpall e pavarur, për më tepër e njohur si e tillë nga plot 46 vende - përfshi këtu Amerikën dhe Australinë. Megjithatë, 36 vende të tjera si Rusia dhe Kina akoma s‘e kanë njohur si të tillë. Ndaj, që të jemi të sinqertë, ky nuk është lloji i pavarësisë që do t‘i lejonte Kosovës të ndërtojë një kombëtare futbolli të sajën herët a vonë. Po atëherë, ç‘të bëjnë pesë ndërkombëtarët kosovarë? Të mos luajnë fare? Të luajnë për Serbinë? Kanë një shans shumë më të madh. Të luajnë për Shqipërinë, sepse, në fund të fundit, ata janë shqiptarë. Hëm... Por ç‘mund të ndodhë nëse Kosova bëhet me një skuadër kombëtare të vetën? Mbrojtësi Debatik Curri, dikur pati deklaruar se do të qëndrojë në skuadrën kuqezi për çështje nderi: një kombëtare e fuqishme është shumë më mirë se dy të tilla, por të dobëta. Hëm.

Kjo çështje u nxor në pah, pak pasi bileta ime më lejoi të ulem në radhën e tretë, mu në mes të tifozëve ultras nga Kosova. Ata duartrokitën me mirësjellje, kur u luajt himni kombëtar i Suedisë - nuk pati madje as edhe "yyyyy" të pakëndshme; valëvitnin me krenari flamurin e tyre të ri artëeblu, qëndronin ulur duke mbllaçitur fara të zeza luledielli, derisa dyshemeja u mbush me lëkura farash e dukej si i mbushur me krahë mizash dhe shprehnin neverinë e tyre mbi "tradhtarin" boshnjak Zlatan Ibrahimoviç, që luante për Suedinë, edhe pse ky i fundit kish lindur dhe ish-rritur në Malmo të Suedisë. Epo më quani edhe radikal po të doni, por tani unë arrij të kuptoj se çfarë e bën atë pak më shumë suedez se sa një lojtar që ka ndenjur gjithë jetën në Kosovë dhe e quan veten shqiptar.

Kur tifozët kosovarë, të ulur të gjithë bashkë në një pjesë të caktuar për ta, ia nisën të përqeshnin tifozët shqiptarë nga Shqipëria, se gjoja qenkëshin jo aq të gjallë sa ata, unë u çorodita fare. Atëherë tifozët shqiptarë nga Maqedonia, të ulur në të majtë, nisën t‘u thërritnin në kor të gjithë shqiptarëve të tjerë: "Ne flemë me motrat tuaja". Meqë pushimet verore ata i kalojnë në të njëjtat plazhe, kjo mund të jetë edhe e vërtetë.

Të gjithë ishin veshur me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar, por shqiptarët nga Shqipëria mund t‘i dalloje lehtësisht - ata ishin të vetmit që nuk e shpenzuan të gjithë kohën e ndeshjes duke u treguar të tjerëve se sa shqiptarë ishin. Dhe nga e gjithë kjo mund të nxirret një mësim.

Vetë ndeshja, një pesë me hiç shumë joshëse, ishte interesante. Kërcënimi binjak i suedezëve Henrik Larsson dhe Ibraimoviç, nuk bëri as më të voglin efekt, ndërsa Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit të ri, holandezit Ari Han, ishte e organizuar mirë, e dhënë pas lojës dhe krijoi madje shumë raste rreziku. Për ne nga jashtë u zbulua edhe një hero i ri, i shpejtë si rrufeja dhe që i ngjante Lionel Mesit, 20-vjeçari Jahmir Hyka, i cili rregullisht i lodhte kundërshtarët me depërtimet e rrezikshme majtas dhe me goditjet si rreze laser që synonin golin. Në momentin e fërshëllimës, që i dha fund gjithçkaje, suedezët nuk ishin fare në qejf; portieri gjuante tutje topin i indinjuar.

Mirë t‘ju bëhet, sepse luajtën me skemën e gabuar në mbrojtje, duke menduar se kështu do ta zotëronin ata lojën. Për shqiptarët - nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi - rreshti ish i mbushur me makina superentuziaste, që shpallnin festë për fitoren. Në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese, ata fituan një pikë, i bashkuan kufijtë.



SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top