Ku votojne sot kreret e politikes?

WxP

Staf në FV.AL
vota-berisha-arkiv.jpg

Si çdo qytetar i thjeshte, edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, kryetaret e partive politike dhe personazhet e njohura te politikes shqiptare do t’u drejtohen sot kutive te votimit si nje detyrim qytetar, por edhe si nje shembull pozitiv per ata qe s’kane vendosur ende nese do te shkojne te votojne ose jo.
Te gjithe jane te perqendruar ne qendra votimi te ndryshme te kryeqytetit, qe nga kreu i shtetit Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i opozites Edi Rama, ai i LSI-se Ilir Meta etj.

Madje disa prej tyre kane te njejten qender votimi, siç eshte rasti i Kryeministrit Berisha, kreut te asamblese kombetare te PS-se, Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçes, ne njesine numer dy prane Liceut Artistik.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte votues ne njesine numer 9 dhe qendra e votimit eshte ngritur ne shkollen “Servete Maci”. Pritet qe sot, gjate procesit te votimit, Presidenti te jape mesazhin e tij per zgjedhesit shqiptare dhe per rendesine e ketij procesi. Kryeministri Berisha eshte votues ne njesine numer 2 dhe qendra e votimit eshte ngritur te Liceu Artistik.

Ndersa kreu i opozites, Edi Rama, eshte votues ne njesine numer 7 dhe si qender votimi eshte shkolla “Pjeter Budi”, brenda kesaj minibashkie.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, eshte votuese ne qytetin e Shkodres, te lagja “Ndoc Mazi” dhe qendra e votimit eshte ngritur prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Ish-kryeministri Fatos Nano eshte votues ne njesine numer dhjete te shkolla “Dora D’Istria”, ndersa ish-presidenti Alfred Moisiu eshte votues ne njesine numer 2 te “Shkolla e mesme ekonomike”.

Ish-presidenti Rexhep Mejdani eshte votues ne njesine numer 9 dhe voton ne shkollen “De Rada”. Lista eshte mjaft e gjate me ministra te qeverise “Berisha” dhe me zyrtare te selise roze. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, voton ne njesine 3, ne shkollen “Kongresi i Lushnjes”.

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, eshte votues ne njesine bashkiake numer 3 dhe voton te shkolla “Kongresi i Manastirit”. Duke kaluar majtas, numri dy i Partise Socialiste, Gramoz Ruçi, voton ne njesine numer dy te Liceu Artistik. Nje tjeter figure, Ben Blushi, votues i njesise numer 10, do ta hedhe voten te shkolla “Avni Rustemi”.

Skender Gjinushi, kreu i Partise Socialdemokrate, eshte votues ne njesine numer 5 dhe konkretisht te shkolla “Edit Turhami”. Kreu i demokracise sociale, Paskal Milo, voton ne njesine numer pese prane shkolles “Deshmoret e Lirise”. Sakaq, kreu i G99-es, Erion Veliaj, voton te njesia numer 2 ne shkollen “Fan Noli”.

Nje pjese e ketyre figurave te politikes do ta kene te veshtire ta hedhin voten ne kutite e votimit, kjo dhe per shkak te angazhimeve te tyre ne zonat ku ata kandidojne. Jane rreth 60 kandidate te dy partive kryesore, te cilet e kerkojne voten ne qarqe te ndryshme te vendit, ndersa jane votues te Qarkut te Tiranes.

Pritet qe gjate dites se sotme, krere te politikes, si Bamir Topi, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Jozefina Topalli te japin mesazhet e tyre per pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje dhe rendesine e procesit zgjedhor, i cili domosdoshmerish duhet te plotesoje standardet per te çuar para reformat integruese.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top