Зngjεll
___________
Indonezi : Një atentat i dyfishtë me bomba ka vrarë të paktën 9 persona, sot, në dy hotele luksoze të Xhakartës, duke shënuar kështu kthimin e terrorrizmit në një nga vendet më të mëdhaja muslimane të botës, pas shumë vitesh qetësi.
Këto shpërthime gati në të njëjtën kohë, kanë shpërthyer pak para orës 8.00 (01.00 GMT) hotelin Ritz Carlton dhe Marriot, të ndodhura në lagjet e pasura të biznesit dhe të kryeqytetit indonezian dhe të frekuentuara normalisht dhe shpesh nga të huaj.
Këto shpërthime janë provokuar nga "bomba të fuqishme", - ka deklaruar Ministri i Sigurimit Indonezian, Widodo Adi Sucipto.
"ثshtë një akt terrorrizmi" - ka thënë Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono, duke denoncuar si një " atak i pamëshirshëm dhe jo njerëzor".
Shtatë nga nëntë të vdekurit janë vrarë në një kafe të hotel Marriot, ku terrorristi i prezymuar, shpërtheu me bombën e vendosur në trupin e tij, i cili kishte hyrë në hotel duke kaluar si një klient, para shërbimit të sigurimit të hotelit. Duke marrë pjesë në një seminar pune, një bisnesmen nga Zelanda e Re bën pjesë në viktimat e kësaj ngjarjeje.
Dy të vdekur të tjerë janë vrarë në sallën e restorantit të hotel Ritz Carlton, ku ata po hanin mëngjesin.
Rreth 40 persona, ku ndër ta 14 të huaj, janë plagosur rëndë, sipas të dhënave policore.
Këto atentate "kanë ndërprerë klimën e qetë dhe të sigurisë që mbizotëronte në vend" që prej shumë vjetësh, - është shprehur i indinjuar Z.Sucipto, duke përmbledhur ndjenjat e tij gjenerale dhe duke shprehur përballë klasës poltike shqetësimin e tij të madh.
Shumë aktivistë ose simpatizantë janë ndaluar nga policia por disa prej lidërve kryesor do mbeten të pagjendur, si psh malazieni Noordin Mohammad Top, truri i prezymuar i atentateve të Marriot dhe të Bali-t.
Për ekspertët, Noordin është konsideruar si i dyshuari numër një i këtyre atentateve të ditës së sotme. Ai ka në dispozicion tashmë, rrjetin e tij "Përçarës" të JI, ka shprehur Sidney Jones, specialist i islamikëve radikal në Xhakartë.
Përktheu: 3ngjell
Redaktimi i fundit: