Kryeqytetet e nxehta të Amerikës Latine

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në Argjentinë kurrsesi nuk bënë mos ta vizitoni ujëvarat Iguacu në parkun kombëtar me të njëjtin emër, në kufi mes Argjentinës dhe Brazilit. Urat nga druri do t’iu dërgojnë deri tek Gryka e Djallit, ujëvarës më të mirë dhe më të madhe në kuadër të shtetin xhungël me zogj tropikalë. Ky park kombëtar konsiderohet njërin prej peizazheve më të bukura të Amerikës Latine dhe është destinacion që ia vlen të vizitohet.
kryeqytetet_e_nxehta_te_amerik.jpg



Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, është qytet kosmopolitan i cili do t’iu mahnitë me kombinimin e ‘vargjeve’ evropiane dhe temperamentit latin. Avenytë e gjëra, kafenetë e vjetra, ndërtesa ultramoderne afariste, restorante luksoze dhe kuartet e mrekullueshme rezidenciale e shënojnë këtë qytet interesant: Avenida de 9 de Julio është avenyja më e gjerë në botë, ndërsa kuarti La Recoleta që ndryshe quhet ‘Parisi i vogël’ si dhe kuarti artistik Telmo dinë të mahnitin me restorante tradicionale, klubet dhe ngjyra të gjalla. Aty duhet ta provoni ‘asado’, mish viçi të shërbyer me sose të ndryshme prej të cilëve më i njohuri ‘chimichurri’ (përzierje e mëlmesave dhe chilli) si dhe llojet e ndryshme të gjellëve siç janë puchero dhe locro por edhe ëmbëlsirën kombëtare ‘dulce de leche’ e cila përkujton në shurupin nga karamele dhe përdoret në pothuajse të gjitha ushqimet e ëmbla- që nga tortat deri tek akullorja, pudingu apo brumërat e ëmbla.

Vallëzimi, kënga, plazhet...

Në Argjentinë kurrsesi nuk bënë mos ta vizitoni ujëvarat Iguacu në parkun kombëtar me të njëjtin emër, në kufi mes Argjentinës dhe Brazilit. Urat nga druri do t’iu dërgojnë deri tek Gryka e Djallit, ujëvarës më të mirë dhe më të madhe në kuadër të shtetin xhungël me zogj tropikalë. Ky park kombëtar konsiderohet njërin prej peizazheve më të bukura të Amerikës Latine dhe është destinacion që ia vlen të vizitohet.
Ndërsa Brazili, është kontradiktë e vërtetë. Megapolisët si Sao Paulo dhe Rio de Janeiro, kuartet e varfra ‘favela’, banorë multikulturor, plazhet e bukura dhe gastronomi dhe kulturë e jashtëzakonshme e karnavaleve dhe banorë jashtëzakonisht të dashur janë arsye pse ky vend lehtë të futet nën lëkurë.
Në Rio de Janeiro në secilin hap do të hetoni ‘joy de vivre’ apo gëzimin e jetës- vallëzimi,. Kënga, plazhet, sporti, dielli janë eliksire të jetës të këtij qyteti të zjarrtë.
Për ta përjetuar tërë llojllojshmërinë e Rios, ngjituni në majën e Corcovado dhe kënaquni në panoramë. Pikërisht aty gjendet statuja e lartë 30 metërshe e Jezuit, simbol ky i Rios. Nga aty mund të merrni rrugë për vizitë të qytetit dhe në një vozitje me tren të vogël me të cilin do të njiheni me Cosme Velhno, njërin prej kuarteve më të mira të vendit dhe Sambodrum, teatrin e llojit të vetë, në të hapur ku mbahet karnavali më i njohur në botë.


Qendra e modës e kontinentit


Të shkosh në Rio, e të mos e vizitosh plazhet e njohura thjeshtë është e pamundur. Në vitin 1960 Ipanema mori reputacionin e qendrës më të njohur të modës të Amerikës Latine, aty ndodhën shumë dyqanet të dizajnuesve brazilianë, ndërsa ditën e premte ndodhët edhe tregu i gjallë i ushqimit dhe luleve. Megjithatë, plazhi më i njohur është Copacabana e cila deri në vitin 1892 kur u shpua tuneli Velho me male ishte krejtësisht e ndarë nga qyteti. Me hapjen e hotelit neoklasik, Copacabana Palace në vitin 1923 Rio filloi të tërheq yjet e njohura të Hollywoodit dhe arriti ta shndërroi Copacabanan në destinacion elitë. Sot, ajo është njëra prej plazheve më të njohura ndërsa rolin e më moderneve e kanë Ipanema dhe Leblon./express/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top