Krosi kombëtar shpall kampionët

cent

...Lontano
Pas kampionatit individual dimëror, gara e radhës – e planifikuar në projekt-kalendarin e Federatës Shqiptare të Atletikës – ishte krosi kombëtar i zhvilluar në Kodrat e Liqenit.

14aio83.jpg

Në konkurrimin për të reja 4 km, kampione u shpall e përhershmja e podiumeve, atletja Klesta Gjyli e Teutës, me kohën 17 minuta e 22 sekondave. Në renditjen ekipore për këtë kategori titulli u fitua nga skuadra e Mjeshtërisë Sportive Durrës, e cila grumbulloi 10 pikë. Më pas ishin të rinjtë që u vunë në start në 6 km, ndërsa kohën më të mirë e realizoi Sali Hilaj i Mjeshtërisë Sportive Durrës me kohën 21 minuta e 5 sekonda. Edhe për ekipore trofeun e ngriti po ky ekip me 8 pikë. Sakaq, në kategorinë elitë (të rritura e të rritur) kampione të Shqipërisë u shpallën Ueda Gorenca e Tiranës me kohën 33’55″ dhe Ilir Këllezi i Skënderbeut me kohën 32’08″. Sipas drejtuesve të Federatës, ky aktivitet do të jetë test përpara Krosit të Pavarësisë së Kosovës, që mbahet në Junik më 17 shkurt (2 km pionerë; 4 km të reja; 6 km të rinj; 4 km veteranë) dhe atij Ballanik më 9 mars në Beograd.
REZULTATET
4 KM, Tث REJA
Klesta Gjyli (Teuta) 17’22″
Renditja ekipore: Mjeshtëria Sportive Durrës 10 pikë
6 KM, Tث RINJ
Sali Hilaj (Mjeshtëria Sportive Durrës) 21’05″
Renditja ekipore: Mjeshtëria Sportive Durrës 8 pikë
8 KM, Tث RRITURA
Ueda Gorenca (Tirana) 33’55″
10 KM, Tث RRITUR
Ilir Këllezi (Skënderbeu) 32’08″
Renditja ekipore: Skënderbeu 14 pikë


Burimi: Panorama sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top