Kriza e trefishtë që po trondit sot botën

Nga Joschka Fischer

Pandemia e Covid-19, po hyn në fazën e saj të dytë, teksa vendet po rihapin gradualisht ekonomitë e tyre, dhe po lehtësojnë, apo madje edhe po heqin masat e rrepta të distancimit social. Megjithatë, në mungesë të një terapie të efektshme, apo pasjes në dispozicion të një vaksine, rikthimi në “normalitet” do të jetë më shumë një aspiratë se sa një realitet.

Më keq akoma, ai rrezikon të shkaktojë një valë të dytë infektimesh në nivel lokal dhe rajonal, dhe ndoshta edhe në një shkallë shumë më të madhe. Është e vërtetë: vendimmarrësit politikë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët dhe publiku i gjerë kanë mësuar shumë nga përvoja e valës së parë.

Por ndonëse një valë e dytë infektimesh duket shumë e mundur, ajo do të sillet ndryshe nga e para. Në vend se një karantinë e re në shkallë të plotë, që zakonisht e ndal tërësisht jetën ekonomike dhe sociale të një vendi, këtë herë reagimi do të mbështetet kryesisht tek masat e rrepta por specifike të distancimit shoqëror, mbajtja e maskave në fytyrë, telekomunikimi, video-konferencat etj.

Por, në varësi të intensitetit të valës tjetër të Covid-19, mund të jenë ende të nevojshme karantinat lokale ose rajonale, sidomos në rastet më ekstreme. Ashtu si vala e parë e pandemisë, edhe faza tjetër e saj, do të përfshijë 3 kriza të njëkohshme.

Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dhe të përhapen edhe një herë në nivel global, duhet t’i shtohet edhe kriza e vazhdueshme ekonomike dhe sociale, dhe një përhapje e tensioneve gjeopolitike tashmë në përshkallëzim e sipër.

Ekonomia globale, gjendet tanimë në një recesion të thellë, që nuk do të tejkalohet shumë shpejt apo tepër lehtë. Dhe kjo, bashkë me pandeminë, do ta thellojë më tej rivalitetin intensiv Kinë-SHBA, sidomos gjatë muajve të fundit para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Dhe sikur ky kombinim trazirash shëndetësore, socio-ekonomike dhe gjeopolitike, të mos ishte mjaftueshëm destabilizues, nuk mund të shpërfillet në këtë mes edhe faktori Trump. Nëse presidenti amerikan Donald Trump do të fitonte një mandat të dytë 4-vjeçar, kaosi aktual global do të përshkallëzohej në mënyrë dramatike, ndërsa një fitore e rivalit të tij demokrat, Xho Bajden, do të sillte të paktën një stabilitet më të madh.

Rreziqet që vijnë nga zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, vështirë se mund të ishin më të larta sesa kaq. Duke pasur parasysh krizat në rritje që ka sot bota, nuk është e tepërt të thuhet se njerëzimi po i afrohet një udhëkryqi historik.

Shkalla e plotë e recesionit ekonomik, nuk do të bëhet me siguri e dukshme deri në vjeshtë apo dimër, kur me shumë gjasa ajo do të përjetohet si një tronditje tjetër, pasi bota nuk është mësuar më me rënie të tilla dramatike. Si në rrafshin psikologjik, ashtu edhe në terma realë, ne jemi mësuar me rritjen e vazhdueshme ekonomike.

A do të jenë në gjendje vendet më të pasura në Perëndim dhe Azi, të përballen me një recesion të thellë, të shumë-përhapur, të gjatë apo edhe me një depresion ekonomik? Edhe nëse triliona dollarë fonde të dhëna në formën e shpenzimeve stimuluese, mund të duken si të mjaftueshme për të shmangur një kolaps të plotë, pyetja është se çfarë do të vijë më pas.

Në skenarin më të keq (që në fakt nuk është i pamundur), Trump rizgjidhet si president i SHBA-së, vala e dytë e pandemisë do jetë sërish globale, ekonomitë do të vazhdojnë të pësojnë rënie, dhe Lufta e re e Ftohtë në Azinë Lindore do të bëhet e “nxehtë”.

Por edhe nëse dikush nuk merr parasysh skenarin më të keq, kriza e trefishtë do të shkaktojë nisjen e një epokë të re, që do të kërkojë rindërtimin e sistemeve politike dhe ekonomike kombëtare, dhe institucioneve shumëpalëshe ndërkombëtare.

Edhe në skenarin më të mirë, nuk mund të ketë rikthim në statuskuonë e para disa muajve. E kaluara ka ikur; tani ka rëndësi vetëm e ardhmja. Ne s’duhet që të kemi ndonjë iluzion se çfarë mund ndodhë më pas.

Krizat e shkaktuara nga pandemia janë aq të thella dhe të gjata në kohë, sa që çojnë pashmangshmërisht në një rishpërndarje radikale të fuqisë dhe pasurisë në nivel global.

Shoqëritë që janë përgatitura për këtë skenar, duke mbledhur energjinë, njohuritë dhe investimet e e nevojshme, do të jenë në mesin e fitimtarëve.

Ndërsa ata që nuk arrijnë të shohin se çfarë po vjen, do të jenë në grupin e humbësve. Tek e fundit, shumë kohë përpara pandemisë aktuale, bota po kalonte një tranzicion drejt epokës digjitale, me ndikime shumë të gjera për vlerën e teknologjive tradicionale, trashëgiminë e industrive tradicionale, dhe shpërndarjen e fuqisë dhe pasurisë globale.

Për më tepër, një krizë edhe më e madhe globale, është tashmë plotësisht e dukshme në horizont. Pasojat e ndryshimit të klimës, do të jenë shumë më të rënda se çdo gjë tjetër që kemi përjetuar ndonjëherë, dhe nuk do të kemi asnjë shans që këtë problem ta zgjidhim vetëm me një vaksinë.

Kështu, pandemia e Covid-19, shënon një pikë kthese të vërtetë. Për shekuj me radhë, ne jemi mbështetur mbi një sistem të ekonomisë politike, që përfshin shtete sovrane egoiste, industri (si në kapitalizëm ashtu edhe në socializëm), të cilat funksionojnë me lëndë djegëse fosile, dhe që konsumojnë burime natyrore të fundme.

Ky sistem po mbërrin shpejt në limitet e veta, duke e bërë të pashmangshëm ndryshimin thelbësor. Detyra jonë tani është të mësojmë sa më shumë që mundemi nga vala e parë e krizës së trefishtë. Për Evropën, e cila edhe para pandemisë dukej se kishte rënë shumë në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik, momenti aktuale paraqet një shans të papritur për të adresuar të metat e saj të dukshme.

Evropa ka vlerat e saj politike (demokracinë, sundimin e ligjit dhe barazinë sociale), njohuritë teknike dhe fuqinë e investimeve, për të vepruar me vendosmëri në interes të parimeve dhe synimeve të veta, si dhe ato të njerëzimit në përgjithësi. Pyetja e vetme, është se çfarë janë duke pritur evropianët.

Shënim: Joschka Fischer, ish Ministër i Jashtëm dhe zv.kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005

Project Syndicate – Bota.al

Shiko fotografinë 1746537
 
Nuk e lexova tere shkrimin.
Por thelbin ja mora.
Ky covidi eshte nje protekst i mire per fuqit politike kundershtare ,per te thelluar akoma me shume dhe me dhunshem marrdhenjet kunder njera- tjetres.
Gje e cila do sjell destabilizim global.
Dhe martirizim te te vegjelve.
 
nuk eshte edhe bash preteks @NeVertiti ..gjith bota Thujse eshte dekoncentru..jeta duket si enderr..asgje nuk eshte si me par..cdo dite po ballafaqohemi me vdekjen..nuk din robi ase ku te kerkoi ndime..vetem pret lajme me ankth se kush eshte ai -ajo se iku?
 
@Marla Dua mendimin tend :)
Hey morning

Nje super analize e zv kancelarit gjerman. Dihet pikpamja ime politike kunder Trump nuk eshte risi lol dhe kam bindjen qe Trump sdo triumfoje tek zgjedhjet e ardhshme vetem nese ruset prap bejne ndonje loje te piset ta mbajne ne pushtet edhe nje mandat tjeter.

Doja te theksoja cfare eshte zbehur ne USA jo vetem nga covid por edhe nga humbja e vlerave qe amerikanet besonin dikur.. besoj qe i njeh keto fjale te gdhendura ne statujen e lirise:

"Give me your tired, your poor, Your huddled masses yearning to breathe free, The wretched refuse of your teeming shore, Send these, the homeless, tempest-tost to me, I lift my lamp beside the golden door!"

Me jepni mua te lodhurit dhe te varferit tuaj, Turmat e shtypura te etura per te marre fryme lirisht. Te padeshiruarit mjerane te brigjeve tuaja te begatshme, M'i sillni mua keta te pastrehe, te shkundur nga stuhia, Une mbaj pishtarin prane deres se arte.

Do kaloje edhe kjo enderr e keqe nuk do zgjase dhe shume. :)
 
Sa te shkoka ky avatar. :p

Te hiqje emrin e zv Kancelarit Gjerman dhe ta zevendesoje me Anderson Cooper te CNN sdo kishte ndonje ndryshim, pra kjo tregon Ku qendron zv kancelari dhe sa duhet marre parasysh analiza e njeanshme e tij. Ai eshte nje Gjerman, dhe anon nga e majta, nuk pritet qe mendimi i tij te jete i qendres, ashtu si nuk pritet qe mendimi i tij te jete per interesat Amerikane, por ato te vendit vete dhe per politiken e tij te majt. Per nje atdhe dashes, kjo analiz eshte nje plehre.

Pavareisht urrejtjes tende ndaj Trumpit dhe permendjen tende Ruse ne "nderhyrjen"e zgjedhjeve te 2016 te Ruseve te garantoj qe njerezit nuk zgjodhen Trump si president se u binden nga donje lajm i rrem Rus, por nga kush garoi kunder tij, dhe politikes se saj, dhe nga lodhja ndaj sistemit. Nuk ben Ruset te votonin per Trumpin.

Mos ki frike a urrejtje ndaj Trump, dhe shpreso te fitoj Trump ne vend te Biden sepse Trump te pakten e ka mendjen ne vend (pavaresisht cmendon ti per te), kurse mendja e Biden ka rene shume, dhe Biden po i largohet shume politikes tij te majt duke terhequr zvarr nga njerez qe me politiken e tyre dalin haptas kunder amerikes dhe pro emigracionit ne mas pa vlere. Biden po kalon ne nje te majt ekstreme, nga koha e obames filloj te behet normale. Ndoshta ndryshon nese Biden fiton, me shpresa i afrohet qendres por sbesoj se kjo ka per te ndodhur sepse ai nuk eshte ne gjendje te kontrolloj veten ne valen leftiste. Dhe zv presidentin qe ai do zgjedh bazohet ne rrace dhe ne gjini, dhe jo ne merit, ashtu sic duhet. Pra do jete Trump vs VP President :p

Dhe Trump nuk eshte as demokrat, as Republican, ndoshta anon me shume nga Demokratet, por mbi te gjitha ai eshte atdhedashes. Dhe ska asgje te keqe jesh atdhedashes/nacionalist. Besoj edhe ti je nacionaliste. :p

Keto vlera nuk jane zbehur ne SHBA, ato ende vazhdojne te jene aty thjesht perceptimi juaj dhe qendrimi pro emigrimit ne mase ka ndryshuar. Pastaj si mund te percaktoj nje mbishkrim vlerat amerikane kur emigrimi ne mase ne kete kohe bie ndesh me cfare mund te perfitoj vendi prites?
Emigrimi qe duhet lejuar ne SHBA eshte ai Europian, dhe i perzgjedhur. Mund ta quash raciste por nuk eshte, kultura e ngjashme, dhe ne te ardhme ka me pak probleme raciale :p Kjo shkon per cdo vend :p
E quajne Trump racist se tha disa vende afrikane jane shithole. Edhe Albania shithole eshte. Nje realitet tha, te mos ishte Shithole nuk do iknin njerezit ne kurbet. Kushdo ka qejf te jete ne vend te vete.
 
Bukur :)

Gjithesesi USA eshte nje perandori komplekse diverse, nje fuci baruti qe pret nje shkrepse. Baruti mbahet me pahir ose me miresjellje i lagur. Miresjellja eshte boring si dhe asgje nuk ndryshohet nepermjet miresjelljes. Pra duhet tension per te gjeneruar zhvillimin.
Por sigurisht duhet mbajt nje balance sfilitese midis miresjelljes dhe tensionit.
Kalojme ke covidi.
USA ka vetem 4.3% te popullsise se botes, 15% te GDP, 50% te cmimeve Nobel, por ama ka dhe 30% te te vdekurve nga virusi, nderkohe mos harrojmw qe 70% e te vdekurve ne USA jane te zinj.
Papunesia e virusit arriti 40.4 milion. Shumica jane ne sektorin e sherbimeve ku punojne te zinjte. Mendohet qe 40% e atyre pozicioneve te puneve nuk do hapen me ne normalitetin e ri. Te zinjte jane ne shtepi, te stresuar, me kohe te lire plot Polici i bardhe mbyt zezakun kot, duke i mbajtur kemben ne fyt per 8 minuta. 3 police te tjere bejne sehir dhe nuk e ndalin. Prokuroria merr nje jave per te arrestuar policin. Shto ketu 3 vjet e me shume proces gjygjesor per ti denuar apo jo ata.
Presidenti eshte per rizgjedhje, Ka nje 40 perqindsh solid, rednecket, por asnje vote me shume. Ne kete situate, shpalos tweets provokative kunder protestuesve, qe racistet te veprojne. Situata del jashte kontrrollit.
Ne ekonomi te mire republikanet vijne ne fuqi me tema "kulturore": rraca, seksualiteti aborti etj. Pastaj ndodh qe vjedhin shume si dhe me tej destsbilizojne ekonomine dhe paqen e brishte sociale.
Do i duhet nje demokrati Biden ne kete rast te zgjidhe papunesine dhe te paqetoje zezaket.

Mgjate shif dhe kandidaturen e kane west kot kukull bipolaritet ekstrem mendor si dhe per te trazuar pak ujerat e shteteve ne votime :p
 
Se mendon se ka me shume te zinj te infektuar?
Rastet e vdekjeve jane te ekzagjeruara sipas mendimit tim, sidomos ne shtetet demorkate. Me sa di une spitalet marin para nga qeveria nese trajtojn njerezit me covid edhe cdo njeri qe ka vdek qe ka pas virusin shkakun kane vene virusin. Pra vdekjet jane te ekzagjeruara dhe behet biznes me jeten e vdekjen e tjetrit. Pak dite me pare lexova qe ne Florida kishin ulur numrin e te vdekurve nga virusi sepse nuk vepruan njesoj si vepruna ne NY le te themi.
Edhe pe infektimet, ne usa jane me te shumta se bejne me shume test, e zbulojne me shume. Kush mund ta di realisht sa eshte vertet numri i te infektuarve ne bote, apo se kina vertet ka pasur vetem 80 mij te infektuar.

Gabimi qe ti e shume te tjere bejne eshte qe marin shba-n dhe e krahasojne me nje shtet te vetem. SHBA duhet te Krahasohet me BE jo me shtetet e BEs vecmasi. BE eshte e perbera nga Vendet e veta, kurse SHBA eshte e perbera nga 50 shtete. Nje krahasim i vertet do ishte nje krahasim mes dy bashkesive, ose nje shtet europian me nje nga shtetet e shba-se. BE ka me shume vdekje se SHBA-ja, por ShBA-ja ka me shume te infektuar se BE-ja. Pra SHBA nuk mban vendin e pare realisht per vdekje, por prape i larte eshte. SHBA ka me shume te infektuar se vendet si BE apo se vendet e tjera sepse SHBA-ja ka kryer me shume teste. Dhe ndryshe nga BE apo vendet e tjera, shtetet qe perbejne SHBA-n nuk mbyllen kufinj mes njeri tjeterit ashtu si beri BE, apo vendet e tjera. Pra mos ndalimi mes shteteve te shba-se dhe testimi ne con ne numer me te madh te infektuaresh. Ke dhe faktorin multietnik dhe metropolet.
 
Nuk jam brenda hollësive por shkrimin se lexova me shumë interes dhe do ta perifrazoja si nje sanduiç ku në mesin e dy "bukve ishte qoftja, sallami etj i prishur Donald Trump."

Jo vetëm që më duket fyese si "konsumator" pak nazeli që jam por shumë tendencioze.

Pajtohem pothuajse shumë me shkrimin e @ZoteriaJuaj por duke qenë se nuk jam atje të prek realitetin ky është thjesht veçse një perceptim...

(Gjithashtu me dy komentet e para të shkurtra edhe pse në mënyrën e vet në dukje kundërshtuese)

Me ty @Marla pajtohem në pjesën e fundit të komentit të parë por jo vetëm në Amerikë por kudo bota e idealeve është vrarë nga ajo konsumatorë....

Sa për vete dua të shtjelloj pak këtë zotërinë Joshka Fisher (lol se ç'më le një shije midis salçiçes gjermano-Hungareze dhe shkopinjve ? findus sa herë e citoj ?)

Dmth e keqja më e madhe për botën na qenka Trump?!!

Se ato dy të tjerat (bukët që mbështjellin atë) i shohim pothuajse të gjithë edhe i ndjemë....

Po ja unë si idiot po boj i pytje ktyre Evropiane plot emocione e zemerdhimshur që u dridhet zemra për USA :

KU ISHIN KËTA KUR ITALIA RËNKONTE?!!!

NJË SHTET NË BASHKËSINË E MADHE EUROPIANE?!!!

KU? SI JA KTHYEN KURRIZIN TË GJITHË?!!!

MADJE E TALLËN EDHE PËRBUZËN! KU ISHTE joshka më qafsh, orë qofte e fishkur e Gjermanisë ku ishe ti si diplomat karriere?!!

Ah po duke analizuar zgjedhjet në USA...

Trump për mua si një që i dëgjon lajmet shkarazi për Amerikën do ta krahasoja trashë, me Arian Çani'n tonë në dukje armik publik etj por realisht kontribues konstruktiv në ecjen para të vëndit!

Kshu për mua Trump në arenën ndërkombëtare (të paktën tek ne) nuk ka bo naj hata të modhe.

Mos harroni çdo presidentit Amerikan e ka bo një luftë në mandatin e tij (mbase është një axhendë e fshehtë e USA kjo për të ruajtur supermacine në rang global)
Trump vetëm ka kërcënuar....

Kësisoj mua s'më duket aspak rrezik përkundrazi, nëqoftëse populli i vet e voton mua jo që s'më pyt njeri por jam i lumtur të rrijë mbase disa gjëra i bën më mirë...

Pasi do ndihet i çliruar nga presioni i të zgjedhurit...
 
Cani eshte nje kelysh Rrugaçe

Trumpin sa ka qene thjesht biznemen e donin
Edhe trumpi i ka qene besnik cfare ka thene.

Debati i vetem ndaj trump qe kane dhe gabim ne ate qe thone qe ai ehste racist
 
Cani eshte nje kelysh Rrugaçe

Trumpin sa ka qene thjesht biznemen e donin
Edhe trumpi i ka qene besnik cfare ka thene.

Debati i vetem ndaj trump qe kane dhe gabim ne ate qe thone qe ai ehste racist
Ishte krahasim i trashë lol

Banal dmth se Trump në perceptimin internacional ka krijuar sikundër Çani një figurë të urryer.

Por at punë se di duhet me ja pyt mamin Canit ??
 
Se mendon se ka me shume te zinj te infektuar?
Rastet e vdekjeve jane te ekzagjeruara sipas mendimit tim, sidomos ne shtetet demorkate. Me sa di une spitalet marin para nga qeveria nese trajtojn njerezit me covid edhe cdo njeri qe ka vdek qe ka pas virusin shkakun kane vene virusin. Pra vdekjet jane te ekzagjeruara dhe behet biznes me jeten e vdekjen e tjetrit. Pak dite me pare lexova qe ne Florida kishin ulur numrin e te vdekurve nga virusi sepse nuk vepruan njesoj si vepruna ne NY le te themi.
Edhe pe infektimet, ne usa jane me te shumta se bejne me shume test, e zbulojne me shume. Kush mund ta di realisht sa eshte vertet numri i te infektuarve ne bote, apo se kina vertet ka pasur vetem 80 mij te infektuar.

Gabimi qe ti e shume te tjere bejne eshte qe marin shba-n dhe e krahasojne me nje shtet te vetem. SHBA duhet te Krahasohet me BE jo me shtetet e BEs vecmasi. BE eshte e perbera nga Vendet e veta, kurse SHBA eshte e perbera nga 50 shtete. Nje krahasim i vertet do ishte nje krahasim mes dy bashkesive, ose nje shtet europian me nje nga shtetet e shba-se. BE ka me shume vdekje se SHBA-ja, por ShBA-ja ka me shume te infektuar se BE-ja. Pra SHBA nuk mban vendin e pare realisht per vdekje, por prape i larte eshte. SHBA ka me shume te infektuar se vendet si BE apo se vendet e tjera sepse SHBA-ja ka kryer me shume teste. Dhe ndryshe nga BE apo vendet e tjera, shtetet qe perbejne SHBA-n nuk mbyllen kufinj mes njeri tjeterit ashtu si beri BE, apo vendet e tjera. Pra mos ndalimi mes shteteve te shba-se dhe testimi ne con ne numer me te madh te infektuaresh. Ke dhe faktorin multietnik dhe metropolet.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top