Krishtlindja në Vatikan e Betlehem

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Mijëra besimtarë, nga Italia dhe e gjithë bota, sfiduan të ftohtin për të qëndruar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikam, ku është vendosur skena e madhe e Lindjes së Krishtit, këtë vit e dhuruar nga Dioqeza e Napolit.

Kjo është mesha e parë e Krishtlindjes për Papa Françeskun, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ai hyri në Bazilikën e mbushur me besimtarë, me statujën e Fëmijës Jezus.

Kjo është diçka e re dhe u kërkua prej tij. “Zoti, porsi qingjat barinjve, na përsërit: Mos kini frikë”.

Krishtlindja e parë e Papa Françeskut është një thirrje për thelbin e ungjillit. “Kush urren vëllanë e tij Ai përfundoi shërbesën e tij me fjalët:
“Të bekojmë o Zot i madhërishëm, që erdhe për ne. Je i madh dhe u bëre i vogël; je i pasur, por u bëre i varfër; je i gjithpushtetshëm dhe u bërë i pafuqishëm”.
2e1yhx1.jpg
Më herët, Papa Françesku u takua dhe bisedoi për rreth 30 minuta me Papa emeritus Benediktin e XVI.

Të mërkurën në orën 12:00, Papa Françesku do t’u drejtohet popujve të botës me bekimin apostolik “Urbi et Orbi”.

Festa në Betlehem
Mijëra njerëz në Kishën e Lindjes, ku erdhi në jetë Jezu Krishti

Dhjetra njerëz janë mbledhur në qytetin e Betlehemit në prag të Krishtlindjes. Në këtë qytet biblik ndodhet Kisha e Lindjes, ku - sipas librit të shenjtë - erdhi në jetë Jezu Krishti.

Me kalimin e viteve, numri i vizitorëve në Betlehem sa vjen e shtohet. Kjo përkon edhe me nisjen e bisedimeve për paqen, që do të zgjidhin konfliktin në Lindjen e Mesme.

Korrespondentja e BBC-së në Betlehem, Joland Knel, tregon se, pavarësisht barrierës ndarëse mes Izraelit dhe Bregut Perëndimor, që është një mur i lartë prej betoni, janë hapur tri dyer për të lejuar shërbesën, që do të drejtohet nga Patriarku Latin, i cili do të hyjë në qytet nga Jeruzalemi.

/Top Channel
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top