Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan dhe veten. Policia: Shkak, ekonomia

cent

...Lontano
TIRANث-Krim i rëndë brenda familjes, burri vret gruan dhe më pas veten. Policia dyshon se ngjarja ka pasur si motiv veshtiresite ekonomike te familjes.

Ngjarja e rëndë u shënua sot pak pas mesdite në kryeqytet ne rrugen 'Irfan Tomini'.

Policia bën të ditur se viktimë e dorës së burrit ka mbetur Dallendyshe Jazxhiu e moshës 50 vjeç, ndërsa autor është identifikuar bashkëshorti i saj, shtetasi Edmir Jazxhiu, 51 vjeç. Sipas policisë autori ka vrarë fillimit gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se krimi është kryer me pistoletë dhe brenda banesës së ciftit.

Nga vendngjarja gazetari Spartak Koka bën të ditur se autori i krimit të dyfishtë, Edmir Jazxhiu punonte herë pas here si shofer kamioni, por jo me një punë të rregullt, ndërsa bashkëshortja e papunë. اifti ka dy fëmijë, te cilet nuk ndodheshin ne banese ne momentet e krimit.
Personi i parë që ka parë skenën e krimit ka qenë djali i vetëm i familjes dhe më pas është njoftuar dhe vajza.
2vww9y0.jpg
Motivet
Policia hedh dyshimet e para mbi motivet qe mund te kene shtyre burrin deri ne vendimin ekstrem.
Nga të dhënat e para në vendngjarje policia hedh dyshimet se krimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Familja po përballej kohët e fundit me vështirësi ekonomike dhe shkak i grindjes së sotme dhe më të fundit të ciftit, Jazxhiu ka qenë një bursë për studime jashtë vendit që vajza e tyre kishte fituar. Gazetari Koka duke cituar burime të policisë thekson se familja nuk dispononte shumën e parave që vajzës i nevojiteshin për të ndjekur studimet e larta. Sipas policisë, grindja ka pasur kete arsye duke degjeneruar më pas deri në përdorimin e armës nga ana e Edmir Jazxhiut, që fillimisht ka qëlluar me plumba bashkëshorten dhe më pas veten.
Nuk përjashtohen as motive të tjera, por policia po heton mbi cdo pistë të mundshme që mund të hedhë dritë mbi krimin e dyfishtë.

Familja Jazxhi
Bashkëshortët ishin me origjinë nga Korca dhe prej disa kohësh familja jetonte në kryeqytet. Ata rezultonin të martuar dhe kishin 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila se fundmi kishte fituar nje burse per studime jashte vendit.
Gazetari Spartak Koka mëson nga vendngjarja se Edmir Jazxhiu, 51 vjeç, në vitet 2002-2004 ka punuar si shoqërues i kryeministrit të atëhershëm të vendit, z Fatos Nano. Më pas ia ka punuar me maune si transportues mallrash brenda dhe jashtë vendit. Kjo punë kryhej dhe tani nga Edmir Jazxhiu, por jo me kohë të plotë. Ndërsa bashkëshortja, Dallëndyshja rezultonte e papunë.

Krimi brenda familjes permasa te frikshme ne kryeqytet
Krimi po merr përmasa të frikshme në vend dhe një zonë që po tronditet tepër është dhe kryeqyteti, Tirana. Brenda dy muajsh janë regjistruar disa raste ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.

-Më 21 Korrik, në fshatin Hekal të Tiranës burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Viktima ishte 18-vjecarja Anxhela Gjoshi, ndërsa autori i ngjarjes, Ersi Gjoshi, 28 vjeç, i arrestuar nga policia.

-Më 15 korrik Ilirjan Cani ka vrarë me 5 plumba bashkëshorten e tij Alketa Cani në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Alketa ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç, por kjo nuk e pengoi burrin e saj ushtarak t’i merrte jetën, e të vetëplagosej më pas.

-Rasti i tretë është ai i vrasjes së Valbona اarçanit, 46 vjeçe. Ajo u godit për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vite më parë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Tefta Tashko Koço” në Tiranë, teksa Valbona po kthehej nga një shëtitje me qenin për në shtëpinë me qira ku jetonte me dy vajzat. Dëshmitarët thanë se gruaja bëri thirrje për ndihmë, por askush nuk mundi që ta shpëtonte atë.

-Një rast tjetër është ai i vrasjes së Mrike Prendit 48-vjec, nga bashkëjetuesi i saj Ali Veterniku 64-vjeç. Ky i fundit ishte efektiv burgu dhe vuante nga depresioni. Ngjajra ka ndodhur në sherr e sipër, ndërsa 64-vjecari e ka qëlluar gruan me armën e shërbimit.

/BalkanWeb
 
Titulli: Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan dhe veten. Policia: Shkak,

Kjo so normale me shume jan tu u vra njerez ne shqiperi se ne SIRI
 
Titulli: Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan dhe veten. Policia: Shkak,

Ndonjehere me mire eshte mos ti publikojne fare kto rastet, informimi ndikon negativisht tek njerzit marin shembull e i bejne vet pastaj, statistikat e ketyre muajve vertet te frikshme.
 
Titulli: Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan dhe veten. Policia: Shkak,

Ndonjehere me mire eshte mos ti publikojne fare kto rastet, informimi ndikon negativisht tek njerzit marin shembull e i bejne vet pastaj, statistikat e ketyre muajve vertet te frikshme.

Mendoj se eshte e kunderta ida vetem informimi i vetedijeson njerezit per keto gjera monstruoze
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top