Krijimet e muajit shtator 2018

jana80

Super Moderator
Themelues
................ LE_PICCOLE_VIRTU11.jpg


Tema ishte : Fjalet e pathena.




1. Dhoma bosh qe mbushej..



-A je e pire tani?
Pasi rreshqita ne parque-n e kafte qe dikur adhuroja, goten e veres gati te perfunduar dhe u afrova afer gozhdes se gramofonit.Per dreq spunon me i them - duke vene re zerin tim te ngjirur dhe nje seri derdellitjesh qe leshoja dhe vinin era vere.Ndersa ai iu drejtua furres per te nxjerre buken qe kishte pjekur ime më qe javen e shkuar dhe me siguri sishte per tu ngrene. Por uria ben te sajen.Cka per mengjes pyti?Fiq:- i them pa e vrare shume mendjen ndersa fshija pluhurin nga disku i zi i vetmi qe me kishte ngelur. Tingellimet e kenges Cheers Darlin dolen ne fillim shume te cjerreta pastaj cdo gje u kthjellua. Sa ke ndryshuar : ia bente ai ndersa hante fikun e qeruar me avash. Per be i kishte 5 ne pjate por nje nuk me tha : haje. Kotheren qe i kerciste ne dhembe dhe duhani qe i dridhej ne gishta dhe hiri derdhej vazhdoi : mendova qe do e perballoja kete. E mendove edhe mbreme ndersa koka jote ishte mes kofsheve te mia? E pyes dhe gjithe mllef filloj e hap kanapet e bufese qe ishin me bosh se ndjenjat ne ate dhome per njeri-tjetrin. Gjithmone aristrokate tha . Asnjehere ste ka ardhur keq : i thashe duke buzeqeshur pasi vura re qe mami kish fshehur nje tjeter shishe vere nen lavaman qe te mos e pija te gjithen ne nje nate. Kucke e vjeter thashe nderdhembe. Mbusha serisht goten vesha bluzen e tij te preferuar, e vetmja e lare e perdorur per ato raste kur ne benim seks, gje qe skishte ndodhur kishte afro dy muaj me te. Ajo eshte goce e mire tha, e pashe si e shihje mbreme. Pasi nxora nje qepe dhe fillova ta prisja ndjeva gryket qe po ngushtoheshin. Zeri i Damien tingellonte here i qarte kristal here i cjerret dhe une ngula thiken te derrasa e drurit , prandaj e tradheton me mua?
Pasi buken dhe fiqte ne pjate u afrua rrembyeshem dhe ndjeva doren e tij nen mjeker ndersa me shikimin me depertonte ne shpirt. Kisha mesuar te mos me dridheshin me bebat e syve ne pranine e tij. Sikur..sikur te kishe vetem pak.. Scott bertita, cigarja! Cigarja dogji lehte parakrahun tim ne vendin ku ndodhej nishani i vetem ne trup.*
Kur vura re qe po fillonte te kerkonte falje,Scott eshte shume i shkurter si rmer dhe tingellon keq.*
Iku. Dhoma u mbush me lotet nga qepa.
E sikur bota te shkrumbohej do vrapoje te shpetonim apo do mbaronim goten e veres me duar shternguar?
-Uroj te jete vere e mire , me tha.
Sot iku. Dhe dhoma u mbush me ndjenjat tona per te fundit here.






2. Sa here ...


Sa here kam menduar
Flete e bardhe me u ba*
E kujtimet e shpirtit tend
Qe djegin flake*
Mbi mua me ra*

Shkronjat tua te perdridheshin
Te bienin plote tundim*
Une si zog i uritur
Ne to te gjeja shpetim*

اdo gervishtje ytja*
Nje vale e terbuar*
Qe thyen heshtje guri
Nje shpirte t'perveluar

E kur gjurmet tua*
Ketej me mungonin
Dritherima shpirti*
Termet me shkaktonin

Sa here jam mendu*
Me t'thane t'du*
E s'kam guxu
Se mos eshte mallkim*
Te biesh n'dashni
Ne nje shkrim





3. Dashuria pa emer.



Endeshim rrugeve te dy qetesisht.
Neper rruge pa emra, kerkonim njeri-tjetrin,per nje perqafim.
Endeshim,endeshim qetesisht.
E kur shirat preknin gjethet e vjeshtes,nostalgjia behej vello me dashuri.
Ulnim cadrat si une edhe ti, per te ardhur me ne afersi.
Endeshim rrugeve , qetesisht te dy,pa nje emer te shkruar e pa nje pale sy.
E cmendur kjo ndjenje,te cmendur edhe ne te dy.
Endeshim rrugve ,si une ,si ti,me nga nje pale fjale te pa thena per kete dashuri.

*




4. Babi, ku është mami?



Pse unë në gjumë sa herë po bi, mamin tim nuk e kam aty
Pse sa herë që po du përralla, ato babi mi lexon ti
Pse sa herë që du bukë, e ujë unë me pi, mami nuk është aty
Pse sa herë që po qaj, babi, mamin se kam aty
Pse në shkollë, më dërgon ti
E pse sot që pesa kam marrë, mami im nuk është aty?

Mami im, fryma po më ndalet e gjumi nuk po më merr
Po më vrasin në shpirt fjalët që nuk po i dëgjoj më
Po e shoh fytyrën tënde në çdo vend*
Sa shumë në shpirt mungesa jote po më dhëmb
Mami, veç një dëshirë të lutëm a ban
Edhe njëherë me të puth e të përqaf?




6. Fjale qe skam guxim te te them!


Kur te takoja do doja te te kisha perqafuar fort
e me ndodh ne ditet si pershembull sot
ti them vetes perse nuk fol
perse cndjen nuk e shpreh dot?

Perse kujdesin e tije sa duhet se vlereson?
Perse syte e mjalte sarrin tja fiksosh?
Perse zerin e tije enderrat e fjetura te zgjon?
Perse te gjitha keto atij dhe vetes duhet te ja mohosh?

Perse pyes per te tjere e ne krah te huaj te shty?
Perse ndjej mall te di si je?
Cpo ben e ditet si po i kalon?
Perse nuk ndalem si nje re,
te zbraz pikat qe me permbyten
e mes duarsh te shterngoj fytyren..

Syte e tu te mjalte
zemren e arte
fjalet te renda si plumb
o i bukuri pellumb!!

Rreshqet mes mendimesh
fjaleve te pathena
rrjedh si nje burim i izoluar
nga muret e hekurta qe une kam ndertuar.

Rreshqet nder sy
si nje pikture imazhi yt
shoqerisht, miresisht, perzemersisht
e fjalet e pathena mbyllur ne kasaforte
me bejne, na bejne te jemi me te.. forte!

force e rreme ne guacke
ku poshte saj ka vetem mall
merr cekicin pellumb
mos fluturo ne qiellin pafund,
por muret shembi e guacken tund
te shohim si do jete gjer ne fund...


ju uroj lexim te kendshem , kete muaji do keni veshtiresi ne votim pasi njera eshte me e bukur se tjetra .. po cila??

14724577_10208784685473065_2270425091379399013_n.jpg
Faleminderit krijues ...
 
Last edited by a moderator:
Urime krijuesve! :)
Vota ime shkone per krijimin dy,eshte shume i bukur!
 
Shum krijime te bukura.
Krijimi nr.4 mi mbushi syte me lot.
Shpresoj mos te jete fatkeqesi e atij,forumisti qe e ka shkruar:(:(.
 
Nuk po votoj per arsye se jam akoma ne pritje te dickaje te hajrit,deri tani me duken me shume dedikikme per dike ,si dicka e dedikuar te dashurit apo te dashures,shkurt i bie, shume personale krijimet.
Per momentin e kam nje vote ne mendje por po duroj deri muajin tjeter..D
 
Redaktimi i fundit:
Nuk po votoj per arsye se jam akoma ne pritje te dickaje te hajrit,deri tani me duken me shume dedikikme per dike ,si dicka e dedikuar te dashurit apo te dashures,shkurt i bie, shume personale krijimet.
Per momentin e kam nje vote ne mendje por po duroj deri muajin tjeter..D

mos ki merak per muajin tjeter se te jap bonus nje vote tjeter por muajin tjeter....
jepi cezarit cesht e cezarit e jepja kur eshte i gjalle e jo kur te behet monument!
 
Ke te drejte por nuk besoj qe eshte gabim te shprehesh mendimin .
 
Ke te drejte por nuk besoj qe eshte gabim te shprehesh mendimin .

aspak seshte gabim... po ndryshon anen e medaljes...
i lire ne ide, veprime, dhe llogjike.... thjeshte do ishte bukur te shikonim cilen do vleresonit.
 
aspak seshte gabim... po ndryshon anen e medaljes...
i lire ne ide, veprime, dhe llogjike.... thjeshte do ishte bukur te shikonim cilen do vleresonit.

Te jesh e sigurte qe skam per te te zhgenjyer me vleresimin tim.
 
Ku jane votuesitt?!

Ehhhh :p
 
Eh ju pata paralajmeruar, qe do te veni ne k’te gjendje ... per votues. Loool

Ps... Tema ,asnjera nuk me terhoqi.
 
Asnjera sme ngjiti.....c'eshte keshtu ? :(

Rilexoj prape. :p
Rendesi ka te shkundesh voten. hahahahaha

Monoo shiko ke noj foto me nis,se iken ditet. :)
 
Nev i kam lexu 5 here, vetem 1 dhe 2 me terhoqen , te tjerat snuk.
Gjithsesi voten e shkunda.

Nuk kam foto sorry...
 
Edhe voten nuk e japin falas Shqiptaret,duan thase mielli :p

Ncuk me mu nje arke me birre dhe je ok me voten time...:) no miell lol
 
Me kishte ikur gati.

Dhoma bosh qe mbushej e bukur.?
 
ka mbetur njeri pa votuar ketu?
 
E para , me behet shum qefi qe paskemi 6 krijime dhe uroj qe te kete edhe me shum se kaq...! Un voten time do ja jepja krijimit 6,,mu duk shum i thjeshte dhe plot origjinalitet. Urime 6 edhe pse nuk arrita te te votoj...qenka mbyllur :(
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top