Krijimet e muajit Shkurt..!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi dhe muaji i pare i krijimeve letrare per 2016.
Duke ju falenderuar per dergimet tuaja,mbeshtetjen dhe pjesemarrjen,po fillojme me prezantimin e krijimeve qe na kane ardhur ne adresen tone.
Krijimet tuaja per muajin Shkurt vijojne si me poshte.


1-E puthur nga dashuria.


Kisha degjuar fjale shume te bukura per te...
Me kishin folur per fluturat ne stomak; per puthjet dhe lumturine qe do me sillte.
"Provoje! Dashurohu... lejoji dashurise te ndryshoj jeten.
Pse duhet te luftosh vetem kur mund te kesh prane nje aleat ne momentet me te veshtira te jetes?
Lejoji dashurise ti japi nje sens jetes."

Me shkelqenin syt si nje femije gati per te hapur dhuratat perpara pemes te vitit te ri...
me bomben ne duar plot frik se mos zhgenjehesha nga cdo gjeja brenda dhe plot kureshtje.

Dhe e hapa deren nje here, dy, tre kater here por vazhdoja te gaboja sepse asnjeri me kishte dhene instruksionet...
Nuk me kishin thane qe s"mund te kerkoja veten tek tjeret;
sme kishin thane qe smund te detyroja dike tme qendronte prane pergjithmon si neper perralla;
sme kishin thane qe sduhet te jepja gjith veten time;
sme kishin thane qe dashuria kishte forcen per te shkatarruar nje bote te tere.

Qaja, qeshja, qeshja me veten, qaja per veten, qeshja per cfare isha bere, qaja per cfare s'kisha arritur, qeshja dhe thjesht per te ber dicka...
Une e dija kush e kishte fajin... dera! Natyrisht qe dera... e kush tjeter?!
Ateher fshiva lotet dhe fillova ti gjuaja me sa force kisha ne trup deri sa e hodha pertok.

Per nje cast harrova zhgenjimin... harrova edhe qe s"kisha me asnje opcion mbrojteje; isha un kunder botes.
E zhveshur komplet trasparente ne pritje te asgjeje...
Asgje s"me bente me pershtypje...mund te hynte kushdo, kujt po i interesonte.
S'kisha me frike nga dicka qe me kishte shklyer dhe copetuar; c'mund tme ndoshte tjeter? A mund te bija me posht?

Besoj se qe ai momenti qe erdhe ti dhe mblodhe copat e mia te sperkatura sa andej sa knej.
Nuk e di c'pe tek un sepse s'kisha vertet me asgje per te dhene;
s'kisha me asnje deshire per te ndryshuar, per te qene nje person me i mir.
Por ty s'te interesonte... me puthje faqet dhe me shtrengoje fort e me fort sikur nga ai perqafim varej frymarja jote.
Une largohesha dhe rikthehesha sa her qe kisha nevoj te mbushja beshllokun qe kisha brenda e sigurt qe ishe aty duke me pritur...
Sepse ti me pranoje ashtu sic isha... mekatare, shkatarruese, e gabuar me plage akoma te hapura, akoma ne kerkim te vetes...
Dhe une s'kam kuptuar kurr perse me rrije prane...
se si me ndihmoje te luftoja demonet e mi interior qe te beja gjum te embel kur ta kisha prish gjumin...
se si mi puthje buzet cdo her qe te ulerija me gjith forcat qe kisha...
S'mund te dashurosh dike qe s'ka me dashuri as per veten!

Prandaj te kerkoj falje edhe pse me vones per murin qe ndertova mes nesh por ta dish qe e bera per ty.
Ndoshta eshte e vetmja gje qe kam ber ne emer te dashurise...
Sepse nuk eshte e vertet qe plaget sherohen me kalimin e kohes,
nuk eshte e vertet qe njerzit ndryshojne me kalimin e kohes,
nuk eshte e vertet qe ka shpetim per ato si un dhe s'mund tja fal vetes nje dit vendos te hidhem ne ere dhe ti s'me leshon doren.

Nese po lexon keto rrjeshta te kerkoj falje per her te fundit dhe po te dhuroj te vetmen gje qe mundem: lirine.
Shpeto perpara se te jet vone... shpeto perpara se te marr me vete
shpeto te pakten ti.

Prandaj lamtumire i dashur
tani je nje person i lire
nga kjo dashuri kaq bastarde.




2-Proza poetike e dashurisë


Mund të i marrë të gjitha yjet në qiell, dhe të vizatoj fytyrën tënde. Mund edhe të marrë rrezet e diellit dhe dritën e hënës, në çardakun e shtëpisë së vjetër aty të ri.
Mund edhe të thur serenatat më të bukura, të vrapoj i lumtur, symbyllë aromën tënde të ndjej, në sytë e tu e në sytë e mi të shoh vetëm dashuni.
E më pas...
Edhe nëse dielli nuk ndriçon, më duhet vetëm fytyra jote që unë të jetoj. E mund të ndodhë që krejt papritur cicërimat e zogjve të pushojnë, unë kam me shkru këngë që ata me i thanë për ty.
Mund të ndodhë që në vend të ngrohjes së globit ai të ftohet i terri, e me ftohtësinë që do ketë planeti të e ftohë dhe lumturinë. E lumturi për mu ka me qenë kur ke me buzëqesh ti.
Në fund krejt në fund...
Mund të jem çdo gjë për ty, e të jesh çdo gjë për mua, në çdo vend prekje e ndjenjë, emocion e fjalë, buzëqeshje e puthje të dhënë. Por, nuk e di se si akoma nuk e kam kuptuar SI DHE PSE Tث DUA?



3-Gjuha e zjarrte.

Jashte degjohej zeri i eres tek i ulerinte cdo gjeje qe gjente perpara...toka ishte zbehur dhe pemet e zhveshura nga muaji, kercisnin dhembet.. dritat ishin tekanjoze e tashme ne cdo darke vendosnin te mos rrugetonin me drejt llampadarve...;*vetem qiriu leshonte lotet e tij te nxehte nga dashuria e flakes qe e digjte deri ne palce per te lene ne ajer gjuhen e nxehte ...Avulli ne dritare ishte nje paralajmerim per boten e jashtme.. krahet ne menyre instiktive kryqezoheshin per tu mbrojtur nga gjithe keto kercenime; mendimet udhetonin me eren ne vende e kohe te ndryshme dhe mua me dergonin ne krahet e tu ,ne nje kohe te shkuar... Ngrohte...ze embel...dhe plot delikatese si nje rreze dielli e ngrohte fryma jote me perqafoj ne nje cep qafe te harruar ...lekura e gjitha te ndjeu ,iu pergjigj atij avulli te ngrohte..nderkohe gishti yt tregues u harkua , por nuk ishte i tendosur ..as i tkurrur ishte thjesht i avashte qe te levizte floket e gjata nga fytyra ,qafa; me ate veprim ti preke mbi lekuren time ..zot perseri ai me krijon kete ndjesi!! Ishte nder Shen Valentinet e pare..fytyra merrte nje pamje te embel ,nje buzeqeshje te papershkuar ne nje fines ..se.... Ti ishe aty...Une isha me ty!.... Por me pas era nisi tu jap ritem levizjeve, mori cdo gje e u nis per diku larg....ndersa era u kthye serish me duar te zbrazura me nje buzeqeshje te hidhur e me nje force me te madhe mbi trupat lakuriq te pemeve ,aq e eger ngjan sa edhe rete atje lart..larg i ben te zbrazen ne vaj..teksa llampadari drite leshon duke pare qiriun pa meshire te pluhrosur pa dashurine e tij zjarr..



4-Koleksionues zemre!


Po mundohem te gjej nje perkufizim preciz per nje person i cili mbledh gjera. Cfaredoqofshin; si monedha, pulla, kopsa, flutura. E di qe kolekionimi nuk eshte fenomen I ri. Ne nje menyre ose ne nje tjeter shumica e njerezve mbledh(koleksionon) diçka ne jeten e tyre. Dikush mbledh kartolina, dikush monedha, dikush fatura apo bileta autobuzi etj.(dhe ne fakt ne gjuhen angleze gjithsecili nga keta ka nje emer specific me te cilin dallohen). Kam lexuar diku se me siguri Profeti Noah ishte koleksionuesi me i famshem per shkak se ai mblodhi dy nga çdo lloj kafshe te gjalle dhe I vendosi ne nje anije. Por, si mund ta quaj nje njeri I cili deshiron te mbledhe shkendijat e ndjenjave, kujtimet dhe ngjarjet? Ate qe do te perpiqet per te vene nje emocion te gjalle ne çdo detaj te vetem. Ata qe do te mbaje ne zarf nje kopse kemishe, jo sepse i pelqen te koleksjonoj kopsa, por sepse ajo mbart nje pjese te personit qe e kish veshur. Pyes veten se çfare duhet ta emeroj nje person, i cili dashuron te mbledhe momentet, ne fakt sekondat, sekondat me shume gjasa.Po, po, sekondi eshte gjeja qe koleksjonojne. Eshte ai sekond i lotit te sapo shkeputur ndersa qerpiket jane duke luftuar aq shume per ta terhequr ate brenda. Eshte ai sekondi kur 2 persona do te shikojne ne sy njeri-tjetrin ne nje flash. Eshte ajo fjale e vetme, ne ore te tera bisede. Eshte ai nje i million-ti second para se te zgjohesh nga endrra. Eshte casti i prekjes se dy gishtave ne vite qe mbanin duart te mberthyer. Eshte ajo Bip(zilja) i ardhjes se nje mesazhi te cilin po e prisje per kaq gjate, dhe te ngren zemren peshe. Eshte ajo lule e vogel e keputur nga kopshti ne qindra buqeta lulesh. Eshte ajo copez letre ne te cilen eshte shkruar me laps “Te dua” ne mijera dhurata te shtrenjta. Eshte ai emer I vetmi ne miliarda njerez ne bote, te cilin s’keni te ngopur duke e therritur. Eshte ajo dore e cila te mbulon lehte me batanije vetem qe ti te mos zgjohesh. Eshte ai moment kur femija te puth aq lehte e shpejt, dhe sapo ju doni ta kapni ajo ka fluturuar ne fund te deres. Jane ato gjerat e padukshme te cilat vjedhin buzeqeshje te heshtura nga ty gjate gjithe kohes qe merrni fryme. C’emer mund ti vej atij personi I cili koleksjonon cdo dite copezat e diteve plot jete, shkendijat e lumturise, momentet e trishtimit? Ai nuk I ruan ato ne ndonje kuti, as sunduk, as zarf, e as sirtar.Por I rrenjos ne thellesite e zemres.




5-Behu e imja!

Ndjeja duart e tij te kofshet, mollezat e gishtave qe leviznin aq avash sikur vulosnin lekuren time
Te lutem hapi pak kofshet tha. Oh perkula koken pas dhe ndjeva buzet e tij siper gjurit.
Cpo ben peshperita me gjysem zeri. Shsht tha, dhe ndjeva doren qe me pershkonte kurrizin
ndersa me krijoheshin murrniza, ishte e pamundur, hera e pare qe sdija te kontrolloja vete dhe dora e tij arriti deri aty
sa me preku floket. Ndjeva nje terheqje te lehte dhe une psheretiva me shume ndjeva dhembet e tij ndersa intimet e mia me braktisnin
U afrua tek veshi, te dua me tha. Ndjeva qe u shkriva ndersa faqet me ndizeshin, mbylli syte tha serish e me shijo.
Mbylla syte sic me tha dhe gjuha e tij torturoi neuronet e mia.
Ndjeva dhembet tek thithkat e gjoksve dhe kurrizi im sikur nen urdhrat e nje ekzorcisti perpelitej ndersa ai me mbante floket
Dora e tij levizi me thelle, aty ne thellesi te trupit tim , preku shpirtin tim dhe u bera e tij.
Zemer je aq e imja tha ndersa dora e tij torturonte trupin tim, dreqin tha je aq e lagur
dhe u ngrit furishem hoqi kemishen dhe cdo muskul i tij dukej i tendosur.
Kafshova buzen dhe ndjeva peshen e trupit te tij mbi mua, te lutem mos e kafsho buzen apo do me terbosh me shume?
Perendi sa te dua me tha ndersa ne beheshim njesh
Nese kjo nuk ishte dashuri ndersa duart e mia kalonin tek floket e tij dhe peshperisnin emrin e tij?
Atehere cf ishte?




6-Unë ti dhe vetmia.

"Dua vetëm te jesh e lumtur, edhe nëse nuk jemi bashke.Dua vetëm lumturinë tënde", ishin fjalët e fundit nga ty.
Jam e rrethuar nga lotët, vetmia dhe cigarja. Ditët ikin, e malli më shtohet më shum. Më ka marrë malli të të shoh qoft edhe për së largu. Më ka marrë malli të të jap një përqafim të të ngrohte, të të jap e një puthje qofte e miqsore. Më ka marrë malli të flas me ty qofte edhe si dy të huaj. Dikur nuk rrinim pa njëri, tjetrin e sot i kthyem shpinën sikur jemi armiq. Kush të ka dasht më shume se une?
Kush të ka menduar më shum se une? Kush të ka ndenjur prane, kur kishe nevojë për dashuri? Më thuaj, a më mendon ndonjëher?
A i kujton vendet që kemi kaluar bashke? A i kujton çastet e lumtura dhe të trishta që kemi qëndruar bashke. A ndjehesh mir?
I përkasim Botëve që kurr s"kane për tu bashkuar, ti Donzhuani aventurave e une libër i mbyllur i koduar.




7-Nuk dua te besoj.


Dikur mendoja ne ndjenjat e perzira
disa rregulla doja ti sistemoja;
te gjitha mendimet dhe shpresat..
se do jemi bashke...
ishin vetem mendime te kota...

Paktin firmosa dhe me zemren e vulosa.
Duke mbyll cdo korridor
qe te me shpije tek ti...
dhe fillova te ec dhe vazhdova
zvarre e vetme naten pa hene dhe yje .

Cfare ishe ti nje moment bosh!
nje hije qe me trazonte shpirtin
pa pik dhembshurie...

Qyeti qan...qaj dhe un pas tij.
Nuk dua te besoj se sjam afer me ty..



8-Te dua shume!!


Sic e kuqja perqafon te bardhen..
Sic nata perqafon agimet e dites ..
sic yjet dashurojne henen..
Te dua shume!
Sic rete dashurojne qiellin blu..
Sic era prekdhel gjethet..
Te dua shume!
Te dua nga e hena ne te diel..
Nga e Janari ne dhjetor...
Te dua shume!
Te dua me 14 Shkurt...
Te dua ne te gjitha data qe nga 1-deri ne 31...
Te dua shume!!
Neper dimensione mendje dhe trupi..
Te dua sic dsashurohen kohet ne shira e ne diell..
Te dua shume!
Te dua ne buzet e lageshta tek shkrihem..
Te dua me sy te mbyllur tek shihemi ne shpirt..
Te dua ne butesin e gjuhes tek embelsisht belbezojne gjallshem e plot epsh ne frymarrjen e rradhes..
Te dua shume!!
Po ,po..! Shume te dua..
Te dua sic duhen e kuqia dhe e bardha bashke...!!


Keto ishin krijimet tuaja,,:)
Lexime,komentime sa me te kendshme!!

Mos harroni tema per muajin qe vjen eshte;

Mars-Shpresa !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

2-shi dhe vetem 2-shi. :)

I lexova te gjitha vec 5-ses qe e lash pergjys.

T'jerat bukur. emocionuese!
Suksese te tereve!
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

2-shi dhe vetem 2-shi. :)

I lexova te gjitha vec 5-ses qe e lash pergjys.

T'jerat bukur. emocionuese!
Suksese te tereve!

sepse per te pes-ten eshte akoma heret lol jemi tgjith pergjumesh ahahha
Prandaj po ja vej un voton per guximin :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Vota e ime shkon per 4-tren ... Pa komplekse , permbledh realitet & brenge bashke....nje nderthurje emocionuese perfekte.

Ps... Edhe 5-sa sensuale/erotike e bukur, por per fat te keq lejohet vetem nje vote. Suksese te tereve . :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Mora ti lexoj ama nope, sfunksionon truri akoma :), do vi nje dite enkas per te votuar fotomanine dhe krijimet e atehere do thellohem mire haha, urime njehere atyre qe kane zbrazur ndjenjat dhe mendimet ne fjale :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

2-shi dhe vetem 2-shi. :)

I lexova te gjitha vec 5-ses qe e lash pergjys.

T'jerat bukur. emocionuese!
Suksese te tereve!

2-shi, bien ne kundershtim me vetveten ... me mbylljen qe i ka bere, hudh poshte tere ato qe ka nderthurur.

Clueless & indecisive.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

2-shi, bien ne kundershtim me vetveten ... me mbylljen qe i ka bere, hudh poshte tere ato qe ka nderthurur.

Clueless & indecisive.

E pashe ate. Por ndoshta njeriu mund te dashuroje diken, ashtu pa arsye dhe cdo gje e tij saj i duket e mrekullueshme. Se di, mua me percolli shume emocion. Pune e ngatarrume dashuria :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

E pashe ate. Por ndoshta njeriu mund te dashuroje diken, ashtu pa arsye dhe cdo gje e tij saj i duket e mrekullueshme. Se di, mua me percolli shume emocion. Pune e ngatarrume dashuria :p

- Dakort..dhe zgjedhja ngelet e jotja , por kjo ngelet thjeshte nje fantazi/iluzion ndaj dashurise.

Ndjenjat mund te jene te ngaterruara, per arsye te gabuara ...vete dashuria gjithmone e ka nje pergjigje te sakte :p

Eshte per te ardhur keq, per mbylljen qe i ka bere... sepse hapja eshte e bukur edhe pse pakez si perralle e tepruar, edhe femijet kur duan te propozojne i perdorin ato/k'to metafora tashme , eshte si nje loje e bajatur :)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Wawww sa te bukurattt.. ketu eshte veshtire te zgjedhesh nje...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Shkruani me shkurt aman. Kush i lexon gjithe keto. :p

P.s. Do i lexoj patjeter.. ne dite me te mira. Dhe do ja bej bam njeres.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Shkruani me shkurt aman. Kush i lexon gjithe keto. :p

P.s. Do i lexoj patjeter.. ne dite me te mira. Dhe do ja bej bam njeres.

Aver,cili krijim eshte i yti ? :p :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Aver,cili krijim eshte i yti ? :p :p

E provova qe ta dergoja nja 2 here por me thoshte se e ke inbox-in full.

:pinok:

Jeni me fat kete muaj :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Shkruani me shkurt aman. Kush i lexon gjithe keto. :p

P.s. Do i lexoj patjeter.. ne dite me te mira. Dhe do ja bej bam njeres.

He mo he mos u bej pertac lexohen me nje fryme ..
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

E lash qe ti lexoja per qejf kur nuk jam ne pune Jana. Serio.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Te bukura secila ne menyren e vete,do kthehem me vone te jap voten. :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

E 6-ta dhe e 8-ta do i veqoja me shum..por edhe tjera kan nje permbledhje te bukur tregimesh ...


urime te gjithve ...per konkursin e keti vitit..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Hmmmmm m'keni bo zheloz :poezi::poezi:zheloz m'keni bo :poezi::poezi:

Ec e merr guximin tash e t'i thuash shpyrtit qendise nonje rrjesht :poezi::poezi:
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Kush e ka krijuar katren o Nev :D
Hee heee tregooo lol

Te bukura te lezetshme por sec ka nje krijim me te gjere (fushe e gjere dije) dhe me pelqeu hmmm
por kemi kohe
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Shkruani me shkurt aman. Kush i lexon gjithe keto. :p

P.s. Do i lexoj patjeter.. ne dite me te mira. Dhe do ja bej bam njeres.

Mos harro kush ti fry xhepat muaj per muaj

Me siguri jo heliumi:p
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

nuk e di kush e ka shkruar ,por mua me pelqeu e para :)ka nje sinqeritet,natyrshmeri dhe lirshmeri ne rreshta.....gjithsesi fitofte me i miri :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Gjithsesi mjaftë joshëse kjo botë duke kërkuar nga diç iluzore një çik realitet subjektive :)
Votova të tretën.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Te gjitha te bukura por 1,4 dhe 5 e bejne dallimin ne nuanca.

E votova te paren.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Mua dhe 7 me pelqeu, por kam mbetur mes 3 dhe 4 :|, ke te marr e ke te le hahah
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

se marr vesh pse duhet te "permbytesh" nje shkrim me epitete,metafora,hiperbola ,krahasime...kur ka menyra shume te thjeshta per tu shprehur.Poezia moderne s'eshte e permbytur me figura letrare.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Votova 5 sh ndjenj e ndjer.. pasion dhe rrjedhmeri ..
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

se marr vesh pse duhet te "permbytesh" nje shkrim me epitete,metafora,hiperbola ,krahasime...kur ka menyra shume te thjeshta per tu shprehur.Poezia moderne s'eshte e permbytur me figura letrare.

Sepse jan ato figurat letrare qe krijojne nuancat...
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Sepse jan ato figurat letrare qe krijojne nuancat...

per mendimin tim nuk krijojne asgje,pervecse nje pershkrim te lodhshem per syrin dhe mendjen....ndoshta ngaqe nuk jane shija ime.
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

se marr vesh pse duhet te "permbytesh" nje shkrim me epitete,metafora,hiperbola ,krahasime...kur ka menyra shume te thjeshta per tu shprehur.Poezia moderne s'eshte e permbytur me figura letrare.

hahahaha Sensu vete letersia eshte nje hiperbol relativiteti,qe rrukulliset ne kete hapesir toksore :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Shkurt..!

Jam adhurues i shkrimeve te gjata qe kane rrjedhe por kesaj radhe me terhoqi 5-ta me pafajesine :flumengjyra:
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top