Krijimet e muajit Shkurt 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje ,

Ja ku u takuam serisht ne kete fillim viti , me nje nga nenforumet tona me te dashura.
Le te jete edhe ky nje vit si jemi mesuar perhere :) , plot diskutime, kritika, e sigurisht plot krijime e votime :)



Le ta nisim pa e zgjatur shume.

1.Simbiozë

Helm ne plagë kur më vënin
Shpresa kur më humbej në errësirë
Kthehesha strukesha tek ty
Rilindja i dëlirë

Kur urejtja më mundte
E veten doja ta dënoja
Një vete krejtësisht të ri
Në ty rikrijoja

Nga udhëkryqe qorre
Sa herë jam kthy
Rrëfehesha mes lotësh
Paqen kam gjetur në ty

E kur uraganet rrënuese të jetës
Më robëronin si overdozë
Pësoja metamorfozë
Me ty në simbiozë

...........oooooo....................ooooooooooooo o


2.Zemra

Rreh ne zhurmen e ujit
rreh ne ajrin e ftohte,
cdo seconde rreh
Zemra ime rreh per ty
kur ti qesh, kur ti qan,
kur ti me thoje te dua
kur ti u largove ne heshtje
ajo prap rreh.
Rreh se jeta per te dy ka vazhdim...
rreh kjo zemra ime
se rruget ekzistoj e per te dy
dhe pse larg njeri tjetrit.
Mos harro rreh se une e ti ishim nje!


...........oooooo....................ooooooooooooo o


3.Te dhemb?!

E ke vene re e dashur mike ,se kur te posedojne mendjen, shpirtin, trupin, kur behen obsesioni me i embel, aq sa ti nuk arrin te njohesh me veten, atehere kur i kerkon te jene maja me e larte e piedestalit, atehere largohen? Largohen , zhduken, veniten, here pak nga pak e here ne nje vertik, e te lene te vrare e te perhumbur ne asgje. E ke ndjere dhimbjen qe lene pas, por asgje ,asnje drejtim s’te dergon me aty ku do doje te ishe, ishit…?! E ke ndjere frymen e dihatur e plot ngulcime shpirti, e te te duket se zemra do ndaloj procesin e saj jetik, e gjumi te behet i huaj dhe ti i urren te huajt ne jeten tende…sepse ata ikin gjithnje! I zgjat shpirtin nder duar , e marrin dhe me pas e braktisin diku rrugeve pa kthim, diku e flakin dhe nuk mendojne asnje cast te vetem, se ti ke vetem nje shpirt…. E di, te dhemb kur dikush mungon! Edhe pse u lodhe teper per mos e lejuar dicka te tille te ndodhte, por mos harro Mike ….ai nuk erdhi per te qendruar. Ne vrapin e tij drejt te panjohures, ti ishe ndalesa ku hapat ndali e pak prehje gjeti. Mban mend , teksa te thosh…Me ler te te dua , dhe e thosh kaq natyreshem, kaq bindshem , aq sa nuk i dridhej asnje muskul ne fytyre , duart nuk i dridheshin, dhe ti trembur i vishje fytyres nje puthje …Ashtu iku pa zhurme , si maja e nje xhami te thyer lekuren te gervish. Fjalet te jane mbledhur ne fyt ,si nje lemsh qe s’te lejojne as te qash, as per te thene se te mungon, por si nje gjakderdhje brenda shpirtit pikon. Valle ku shkojne ata qe zemren e shpirtin kane si ti? Te thyer e copetuar , a mos mblidhen te gjithe bashke e ne heshtje thyejne hekurat e rende rreth trupit e peshen e nje historie te mbaruar mbajne mbi vehte? Mos mendo me mike e dashur, harroji shkendijat qe u ndezen ne ty, harroji sesi reflektuan syte e tu, harro gjithcka dhe ec perpara….po po ec kryelarte dhe e pandjere , sepse te duhet te rimekembesh dyert e dritaret e thyera nga kjo furtune …Sepse dy zemra nuk rrahin kurre ne nje!


...........oooooo....................ooooooooooooo o



4.U bane dite

U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin te me perqafoje ne keto dite pa ngjyra. . U bane muaj ,ti i ikur nga kujtimet tona, une veten ne perqafime boshe. Kur ditet ngrohen e dielli lind me duket dic me lehte dita. Po kur shiu ujit token, une ndjej tharjen qe me prek palcen. Kur hapat me ikun nga vetja ,i shikoj gjithnje perkrah teje. S’pyeta kurre ne u gjete me dike tjeter,apo si u bene ditet e tua. Nese dimri te la shije,apo pranvera te ngrohe. U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin qe me perqafon me mantellin e tij gri. Pas ketyre germave jo me shume sens, them te largohem nga ky sirtar i kohes tone te akullte. Pranverat vijne e shkojne, ne nje nder to do gjendemi, une dhe ti. Kur hapat me largohen perkrah teje gjenden ,pritjen e kane mesuar me fisnikeri. U bane "dite" qe nuk shihemi e ndjej mallin te me perqafoj, sic me perqafoje ti dikur,ne ditet tona me diell dhe shi.


...........oooooo....................ooooooooooooo o


5.ثmbëlsia e Kohës.

Nëse ka një gjë të ëmbël në botë ajo është dashuria.
Ndjenja që ka përulur kokat e faraonëve.
Forca që ka bërë të kalohen dete dhe oqeane.
Më kishin thënë se dashuria është oksigjeni i shpirtit,dhe ashtu është në fakt.
Vendosa të shkruaj për ëngjëllin e zemrës,për frymëmarrjen e shtrenjtë.
Po shkruaj për sytë më të dashur që ekzistojnë,për brishtësinë që e rrethon.
Për njeriun që i dha ekzistencë ditëve të mia të mjerimit.
Kur sytë tanë takohen gjithshka rreth nesh ndal.
Kur dëgjoj rrahjet e zemrës,më duket sikur kraharori dëshiron të hapet dhe të më robërojë brenda vetes.
Ah,dashuria..
ثmbëlsia e kohës sa të dobët na bën.
Dhe kur nervat janë në kulm,ai përqafim që të thyen kockat të bën të lumtur.
E kur zgjohesh në mëngjes,has sytë më të pafajshëm.
Ah,dashuria.
Ujëvara e shpirtit Tim.



...........oooooo....................ooooooooooooo o


6.Copeza Memorie

Mbeshtes fytyren ne xham, ne nje tjeter xham, te nje tjeter automjeti, te nje tjetri akoma...
Imazhet ne fillim levizin shpejt , pastaj me shpejt dhe jane paralelisht me shikimin tim, pastaj ngjitem lart e me lart dhe gjithcka mbetet aty poshte tashme vertikalisht.. diznivelisht!
Por cuditerisht copeza memorie qendrojne ne mua.
Diku thelle kane hedhur rrenje, kane mbetur fragmentet e ndryshme qe jane filiza ne lendinen kater stineshe, ku stina dominante eshte i ftohti, jane vibrimet e te ndjerit ftohte.. stina ime!
Muskuli me i forte i trupit tim pulson, pulson pa pushim per te derguar jete cdo pjese, per te bere te mundur mbijetesen e atyre filizava edhe pse dikur i kishin trazuar ekzistencen zemres. E kishin qene kryenece, e kishin urdheruar, e kishin komanduar te rrihte ndryshe, te mendonte ndryshe e kishin lodhur...merzitur!
E pyes shume here perse i ushqen, perse ne gjirin e saj i mbron po kurre s'mora pergjigje nga ajo pasi truri eshte bere me i shpejte e vetem di te arsyetoj, te justifikoj, te kujtoje.. e per te bere edhe kete asaj i duhet te rrahe fort, rregullisht, vazhdimisht duke rikuperuar plasaritjet ne siperfaqe, ne thellesi te atyre filizave qe sot jane copeza memorie e deri dje ishin kapistra e atij muskuli me shume dhoma qe zbraz, mbush, shtyn...kthen e mbi te gjitha rreh!


...........oooooo....................ooooooooooooo o


7.Ne jemi nje!

Sa kohe na ka mbetur te shkruajme
poemen qe mbajme ne gji?
Tashme plepat u thane, e ne te dy u plakem.
U rritem!
Dashuria jone nuk paska patur matës,
gjendej në heshtjet e darkës mendueshëm të dy,
në mallin që ngrohte zemrën në pritje për kthim.
Në errësirën e dhomës që priste të agojë sërish.
Tashmë s'ka unë e ti,
ka hallka jete që lidhen zinxhir.
As orën e kalendarin nuk e varim më në mur,
i lexojmë akrepat e vitet në sy.
Albumi yne i fotografive në sirtarin e fundit të komodinës është dëshmitar i ditëve
plot diell e shi.
Ne jemi dy,
por me shume jemi nje!


...........oooooo....................ooooooooooooo o

8.Nje ndjenje, Nje dashuri!


Ndonjehere nuk eshte e lehte t’i shkruash nje ndjenje…nje dashurie…nje pulsimi ndryshe brenda teje…nuk eshte aspak e lehte…te kthehesh neper rruge…ku hapat nuk kane lene gjurme…
Por nuk eshte e veshtire gjithsesi…te shkruash per ty…nuk eshte aspak e veshtire…sepse ti je si ata njerezit qe te injektohen ne palce…ne gjak…deri ne skuten me te thelle te shpirtit..
E di?
Kam menduar shpesh te te shkruaj…kam menduar shpesh te thyej akujt mes nesh…madje kam menduar ti beje te gjitha keto…ne nje moment te vetem…duke luftuar edhe me veten time…pertej vetes sime…por dicka brenda meje nuk me ka lejuar ta beje kete…
Ti e di tashme se jam vajze e rritur…dhe vajzat e rritura nuk gabojne…nuk leshohen pre e ndjenjave…nuk te lejojne te shohesh pertej lekures se tyre…por vajzat e rritura kane nje te mete…kur duan…duan me gjithe zemer…duan me gjithe forcen dhe shpirtin e tyre…vajzat e rritura kane nje te mete te madhe…se shpesh nuk flet zemra e tyre…por arsyeja…dhe me beso…se kjo eshte me e fort…dominon pertej asaj qe zemra skllaverisht kerkon te ndjek..
Por, eshte kaq bukur te te duash ty…njerezit si ti…jane krijesa te vecanta…jane krijesa unike….
E di?
Shpesh me vjen ne mendje si vegim…dhe per fatin tim te keq…kam memorie te fort…shume te fort…nuk harroj detaje…grimca…fjale te cilat zemra e trishte i ndjeu kaq shume…
Por nuk e kam ditur asnjehere rendesine qe kam patur tek ti…nuk ke bere as perpjekjen me te vogel per te me pyetur perse? Per te me thene fjale….per te me perplasur ne fytyre inatin tend…nuk u ankove asnjehere…zgjodhe te qendroje ne heshtje…aq sa heshtja jote do te me mberthente edhe mua…
Ti e di qe une isha e zhurmshme…isha e cmendur…isha e lojtur…e qeshur…dhe nje njeri si une…nuk mund te mberthehej kaq lehtesisht nga heshtja…ndonse ka kaq shume per te thene…
Me kujtohet nje shprehje e Marilyn Monroe: mos u friksoni kur nje femer ankohet…berrtet…cirret si e marr…friksohuni, kur ajo nuk flet…kur mbetet pa fjale…kur bie ne heshtje”…
Dhe une sot po e kuptoj se sa e vertete eshte…se sa e dhimbshme qenka te qendrosh keshtu pa fjale…te mbyllesh ne guacken tende…dhe te presesh se ndoshta e nesermja do te jete me e mire…
E di?
C’do dite jam lutur te jesh mire…sepse e rendesishme eshte te jemi mire apo jo?
Me beso se nuk eshte e lehte te kthesh koken pas…por njeriu ndalet per pak…ndoshta kur te kthej koken sheh dike pas vetes…qe eshte duke e pritur…a ndoshta qe nuk ka ikur kurre…ka qendruar aty…
E mes mijra njerezve do ta njihje…cfare do emri qe ti kishte vendosur vetes…
Sepse zemra e ndjen…e ndjen ne c’do frymarrje…ne c’do hap…ne c’do mendim…ne c’do trishtim…ne c’do pagjumesi…kur endet neper endrrat e tua e te duket sikur fryma do te te ndal…
Sepse zemra e ndjen…dhe ti e di…se une ndjej pertej asaj qe te tjeret mund te ndjejne…ose ndoshta keshtu ndodhe me gjithe njerezit qe duan…
Me ndje…se cfare do qe ka ndodhur…qe ndodh…eshte e veshtire per tu mbajtur…nje peshe qe rendon cdo dite…dhe ti e di se nuk besoj ne mrekulli…kenaqem me pak…me gjerat e vogla…me nje buzeqeshje…dhe nje shendet te mire…
Dhe une jam ne ate moment te jetes sime…I ngjaj atij njeriut qe ka humbur shpresen…por serisht nuk ndalet se buzeqeshuri…se besuari…se e nesermja do te jete nje dite me e mire…
I shtrenjte…per mua je I shtrenjte…ndonse e ke veshtire ta besosh…por s’ka gje…e rendesishme eshte te jemi mire…dhimbja na bene detyrimisht njerez me te mire…
Mos harro te buzeqeshesh edhe kur jeta te perplas pas muresh…une nuk kam vend kurre per urrejtje…inat…meri…se paku me ty jo…ndonse ti me mua duhet ti kesh kushedi se sa shume…por me beso se e kam paguar denimin tim…e kam paguar vertet…nese kjo te lehteson disi…ja ku po ta them…se ke arsye te ndihesh me mire…
Por mos prit nga mua fjale…fjale e fjale…u be kohe se nuk gdhend me fjale…as te jem zhurmuese…as te te versulem si e marr…une cfare do qe ndjej…me perkasin mua…e nuk jam me ne gjendje ti gdhend me fjale…
Dikur me bezdiste heshtja jote…madje e urreja…por sot kam filluar te te ngjaje…dhe sot e kuptoj se cfare do te thote te kesh kaq shume per te thene…e te mos mundesh…
Por sido qe te jete…une e di…ti e di…ne e dime…se jemi 1 zemer…qe rrahin ne 2 trupa te ndryshem…e se largesia dhe koha…nuk na zbehu dot ate qe ndjejme…


...........oooooo....................ooooooooooooo o
 
Uauuu urime! Shume shume urime! :)
Po mjafte te bukura te gjitha pa perjashtim.
Vota ime shkoj per krijimin e pare,sec pat dicka qe me terhoqi ne thellsi te rrjeshtave.
Por dua te ndaloj pak dhe tek 3-shi. :) me perpiu gjate leximit te saj.
Urime te gjithe krijuesve!!
Vit te mbare dhe ty Mon!
Sa me shume vargje e germezime te uroj te te trokasin ne deren e konkursit! :)
 
Uauuu urime! Shume shume urime! :)
Po mjafte te bukura te gjitha pa perjashtim.
Vota ime shkoj per krijimin e pare,sec pat dicka qe me terhoqi ne thellsi te rrjeshtave.
Por dua te ndaloj pak dhe tek 3-shi. :) me perpiu gjate leximit te saj.
Urime te gjithe krijuesve!!
Vit te mbare dhe ty Mon!
Sa me shume vargje e germezime te uroj te te trokasin ne deren e konkursit! :)

Rrofsh rrofsh :)
 
Ne fakt paska disa te bukura vertet. sa s'po di ke te votoj!
 
Une tani i pashe ... me duhet ti lexoj... qenkan nice... brv krijues e brv mony..
 
Te bukura vertet ...bravo krijueseve
 
I lexova te gjitha dhe komplimete autoreve !

Nje ndjenje .Nje dashuri ! meriton piken time dhe po te kisha 1000 te gjitha i meriton .
Proze e bukur , ngjan sikur buron direkt nga nje zemer e çilter e qelibar .
 
Ti ike sot. ..ike larg! E di! Me the do iki, per dite, pak! Ike, ike, kufirin kalove. .. Mua me duket...apo ..o Zot! Mos me harrove? E lumtur u' ndjeva me sy kur te pashe. .. Trishtuar u ndjeva, s'te preka, dy fjale s'te thashe. .. Ky eshte i yni realitet. .. Disa here te jam lutur. .. Heqim dore krejt! E provojme njehere, te propozoj! Tani qe kufirin kalove, Mendjen kthjelloj. .. Te lutem, kthjellohu dhe ti. .. Pavaresisht se zemrat do t'i trishtojm' Po zgjidhje tjeter ...s'kemi. S'mund t'ju rezervojm'. Ti je i lumtur me cerdhen tende. .. Une ashtu, helmuar nga jeta. .. Sado lumturi te mundohesh t'me dhurosh, Vendi ngelet bosh, si cerdhja ,munguar zogjt ! E prape uleras, bertas, therres! Kthimin tend ngutur, pres! Te pres, te pres, te pres!
 
Milva si kalove....nuk funksionon keshtu
gjithsesi

Mund te votosh nje nga ato krijimet aty

 
Noj vot noj gjooo? :p
Ca bohet ktej?!
Krijimi i fundit paska lulezuar!!
I bukur!
 
Une votova 4.
te ndeshesh ne fhale te thjeshta qe shprehin aq shume e bejne dicka sublime.

suksese te gjitheve
 
Une votoj per 4-tren ku eshte sondazhi?

PErshendetje Milva! :)
Sic lexon krijimet ne fund fare te krijimeve eshte sondazhi me titujt e krijimeve,dhe aty hedh voten tende per krijimin tuaj te preferuara.

 
Pershendetje te gjithve,........


Ja ku u mbyll edhe nje muaj plot ndjenja nder rreshta........................

ne rradhe te pare uroj cdo pjesemarres , dhe uroj te jeni me te shumte ne muajt ne vazhdim.



E le te zbulojme autoret , ata qe i japin jete ketij formati dhe e bejne kaq te dashur per te gjithe ne....



Fituesja kete muaj eshte ajo.....VAJZA E DETIT me NJE DASHURI NJE NDJENJE

Urime e dashur dhe vazhdo keshtu :)

Shiko fotografinë 1656309


Me poshte te gjithe ata qe moren pjese ne kete konkurs dhe qe jane vlera e shtuar e ketij forumi.....Faleminderit te gjithve !!!!



Simbioze - Kitrra123



Shiko fotografinë 1656311
Te dhemb?! - Monique


Shiko fotografinë 1656312
U bane dite - Nevertiti


Shiko fotografinë 1656313
Emblesia e kohes - Natta


Shiko fotografinë 1656314
Copeza Memorie - Jana80

Shiko fotografinë 1656316

Ne jemi NJE! - Soulmind



Shiko fotografinë 1656317







PS: Mos harroni- Jeni me te miret dhe vrap pergatituni per muajin qe pason :)

Shiko fotografinë 1656318
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top