Krijimet e muajit Korrik 2020

Vajza

Antarë i Respektuar
1593677397770.png

Pershendetje te nderuar forumist/e. Ja ku jemi perseri bashke dhe këtë muaj, me krijimet tona. Ju uroj lexim te kendshem:
Votoni + Komentoni.

1.Pa zemër

Zemrën diku e cave.
Gropa-gropa buroi gjak...
Parfumin e trupit shpejt ma perthave.
Djersa ime mbuloi trupin tënd shtazarak.


”Kirurg I shkathët” të dekoruan atë ditë,
kur dielli I korrikut nga kripa të përndiqte.
Sot një skenë krimi rrëshqet mbi slitë.
Une pacientja u bëra viktima që me gjak t’kridhte.


Mallkuar qoftë I shenjti operacioni yt!
M’u tha krahu..pa një pikë narkoze më le.
Kur kripa e detit më përcëllonte sytë,
ti dorashkat vishje dalëngadalë e me nge.


Mallkuar postulati i dritës që s’të verboi!
Mallkuar këmishën xixë e trurin me dhe!
Mallkuar zemrën time që kurrë s’e meritoi!
Mallkuar golfin tim që në të majtë kish’ pleh!


Rrezja e fundit e diellit përvëloi krahët drejt meje.
Zbatica e rimori detin në infinit.
I dashuroja këto anë e këto zeje
Që sot bisturia jote i vuri prit!



2. Perse?

Me ka lindur nje deshire e zjarrte
me djeg trupi ne cdo ane
mendoj shume per ata qe nuk kane
nje jete te bukur e te arte.

Per ata qe kane bere nje mije e nje mundime
sa per te ngrene ato therrime
per ata qe thone se jane te shkrete
na vjen keq se eshte e vertete.

Perse te gjithe nuk kane shprese
te pakten vetem ajo te na mbese
Perse nuk po vjen dita e bardhe
apo duhet te presim pake
Perse te qajme e te qeshim
perse u kushtojme shume rendesi rrobave qe veshim.

Perse zemra jone s'ka qetesim
perse nuk vjen ajo qetesi e shpirtit tim
perse te vdesim,perse te mos rrojme perjete
apo me mire te mos jetojme te shkrete.
perse e lendojme zemren e lenduar
kur kujtojme kohen e shkuar.

Perse nuk e njohim veten
te tentojme te dime te verteten
nuk e dime se c'bejme
nuk dime se kujt t'i besojme.

C'na ka ndodhur
valle vete jeta na ka lodhur
S'po e shikojme jeten me ngjyre
nuk po njohim asnje fytyre.


3.Ne



Unë dhe ai ,perqafuar diku larg ... Shumë shumë larg, nga gjithcka vetëm unë edhe ai.Ndryshe nga cdo ditë tjetër, kishim nevoj te linim qytetin e zhurmshëm dhe të ndotur.Kishim nevoj për qetësi. Qetësi për ta dashuruar njëri tjetrin, si dy fëmij të lumtur, e të gëzuar, tek sa luajn me balonat e tyre pergjatë bregdetit .Të vraponim kapur për dore, dhe te shijonim cdo moment .Pasi të lodheshim se vrapuari të uleshim buzë detit dhe të veshtronim...madje kështu bërem. U ulem pergjate bregdetit dhe lam heshtjen të thoshte shumë gjëra, ndërsa ne thjesht veshtronim... Humbnim në përqafimet dhe shikimet e njëri tjetrit, sikur te kishim kohë pa u takuar.
Një fllad i lehtë sec më ledhatonte ëmbël fytyrën, dhe flokët . Buzë detit valet përkëdhelnin ëmbël gurët e bardhë e na lagte këmbët e zbathura. Dita venitej dhe dielli ka filluar të fshihet pas maleve, e rrezet e tij mbulojnë çdo gjë me vellon e tyre të kuqerremtë. Qielli e ka humbur ngjyrën e tij të kaltër dalëngadalë bëhet më i errët, sa bukur qe duket. Retë e varura në qiell duken të skuqura nga turpi. Gjithe andej bota dukej sikur ka veshur fustanin e perëndimit dhe gjithçka ështe e kuqe. Gjithçka ndryshoj papritur. Edhe une madje u bëra tjeter.Ktheva shikimin nga ai dhe e perqafova fort. Zemra më rrihte më fort e një ndjenjë e çuditshme më pushtoj. Isha gati të fluturoja lart në qiellin e pafundem , të ecja mbi re, të vallzoja ashtu perqafuar me ate.... e veshtrova perseri ...."të dua" i pëshpërita, dhe me pushtoj një dëshire që ta puthja sikur te ishin castet e fundit se bashku.Vendosa kokën tek supi i tij dhe, po veshtroja momentet e fundit te atij perendimi te kuq.Veshtroja se si dielli zhdukej ngadalë - ngadalë, si i lodhur nga puna që ka bërë gjithë ditën me rrezet e tij por plot shpres per te aguar perseri te nesërmen.

4. Anderr.


Dit bardh syt
mos me m’pa
Prap ty ,
edhe ni here
Anderr
engjulli me kra’
tuj qesh me mue,
po du me t’pa.
Bota te permyset
prap ty,
ashtu siç je,
mrekullueshem,
Njejt do te shiqoj.




5.Aurorë mendimesh

Nata afron, muzgu troket me hapa të ngadalshëm, e si për inat mendimet e mia rreshtin. Rreshtin si një breshër meteorësh në gjithësi. Si një yll me bisht, që me vrull përshkon qiellin e nxiton të shuhet. Ah, për një moment nuk mu dhimbs shuarja e këtij ylli me bisht. Sepse do më plotësohet një dëshirë e vetme: të ikin këto mendimet e mia..... Aty thellë diku, ishe ti ai gurrë qiellor, që vetëm për pak momente shkëlqeve në qiellin e bebëzave të mia. Tani je dhimbje që përcëllon shpirtin tim me rrezatimin tënd prej ere diellore. E si për dreq krijon dritë australe në degët e shpirtit tim.
Sa dhimbje të krijoka ky fenomen i bukur!
Tani më duhet të hesht brenda mendimeve të mia, sepse ashtu të pëlqen ty. Ashtu i pëlqen dashurisë.
Më duhet edhe të pres. Të pres kthimin e mercenarit që lumturinë dhe dashurinë e kërkon në këngë.
Më dhëmbin mendimet për ty, por ende më shumë shuarja e yllit me bisht.
Nuk e kuptova kurrë pse të deshta e pse ende të dua.....
Si më vjen sikur më thua; kërkomë nëpër këngë se jam aty diku te ti si mercenar i lodhur, që lumturinë e dashurinë e kërkon në këngë me melodi kërcëlluese.....



6.Perendim dashurie
Perendim dashurie.
E bardhe ,e mendafshte ,me stinet shoqerohet,nga shira ne bore , me pas mergohet.
Ne pranvere shkrihet , lulezon,bashke me diellin kalteron.
Pastaj udhtone ,larg ne horizonte , behet enderr qe kerkon te mos zgjohet.
Neper endrrat e deshiruara, perendimet e praruara...vargje e drite hijes,ne nje prendim te kuq , kjo dashuri shkruan.



7.Aishja


Ai djali punonte si kamarier,në një restorant të madh dhe i njohur në mesin e qytetit. I bukur dhe simpatik,ndonëse skishte donjë trup të zhvilluar shumë...


Me letër në dorë dhe stilolaps i shenonte porosijat e klienteve ...Aty pran kalonte, Aishja.. goce e njom dhe e çilter.Ishte kuqalashe dhe abrashe ne fytyr - binte ne sy. Nje trup me midis te holle,dhe me vithet te theksuara. Floket te gjata lidhura bisht, dhe nje buzeqeshje qe i dilnin dhembet si ruaza ...


Shefi i restaurantit therriste: Astrit djal,lëviz më shpejt se sot kemi shume porosia.. Astriti i hutuar pas kuqalashes, filloj të lëvizte por shefi e kuptoj dhe i buzëqeshi...

Ditët kalonin-tashmë Aishja dhe Astriti ishin njohur dhe të dashuruar në njërin-tjetrin.

Ditët kalonin dhe takimet mes vete,ata i shtonin. Syt e Aishes shkelqenin, dhe asaj i mjaftonte vetem prania e Astritit.... Koha kalonte, dashuria mes atyre te dyve rriteshte, endrrat e tyre skishin fund, dhe shpesh here i ndanin mes vete ...ndonëse Aishja ndjente pak turp dhe virgjëria ishte dicka e shenjte per dy te rinjt, dhe ran dakord që të shijojnë naten e parë të marteses....

Aishja punonte rrobaqepse ishte e dalluar per punën që bënte, një ditë mbeti pas orarit të punës t'i mbarronte dhe disa porosia. I u afrua pronari dhe i tha pije kete çajin se te çlodh pak.Aishja nuk e dinte se ne atë çaj ishte fati zi i saj... u zgjua pas 4 oreve e zveshur pa rroba, dhe i pa qarqafet te njollosur me gjak nga virgjeria e saj...

E coptuar, e lenduar, ndiheshte e njollosur...ashtu e dermuar iku nga ai vend i mallkuar... Dy ditë as nuk hante e as nuk pinte, Astriti nga ana tjetër ishte bërë merak, ditën e tret shkoi të shtëpia e saj,teksa po afrohej pa qe dilnin dhe hynin shumë njerëz...

dëgjoheshin britma dhe zëra vajtuese e shpirtrat të vrar.. pyeti me zërin e ngjizur: Cfar ka ndodhur!? Një zë i njohur thirri: O Zot, na la Aishja-kuqalashja... i u pren gjunjet dhe rra për toke... Aishja ishte vet helmuar,dhe tek koka e saj kishin gjetur letren dedikuar Astritit:

-Astrit ti ishte një djell që lind në mëngjes, por harrova që djelli perendon në mbrëmje...



8.Iluzion

Enderr e çmendur qe me vertit neper lendinat e pafund te lumturise.

Ç'ke pse me trazon?
"Budallaqe" e pashoqe, nuk e di ti qe mua lumturia me frikeson ashtu sikurse tremb erresira nje engjell.

Me shpjegon dot diçka?
Pse perhere me shfaq po te njejtin imazh i cili me ben te "notoj" embelsisht ne ujra oqeanesh?!
O e "mjere enderr" valle a nuk e di ti qe embelsia mua me tjeterson, nxjerr tek une anen e frikshme te nje furtune, momentin tragjik te nje historie, perplasjen magjike te nje meteori.

Te te kerkoj diçka?
Ose e di çfare? Mos me thuaj asgje, fundja ti çdo here ben me koken tende.


Kshu u'a "punon" te gjitheve valle?
Apo as per kte s'ke pergjigje?!

E di ç'ke? Me ço ku isha mbreme edhe sonte.
Me bej vetem nje nder te vogel, nderro thjesht orarin se me shume e di qe nuk ben.
Me magjeps ne mengjes qe te pakten ta filloj diten me embelsine e "gatimit" tend mashtrues.


9."Gruaja me të kuqe".

Dhe ja pothuajse erdhi koha, nuk kam nevojë ta shoh orën. Jam bërë i përpiktë gati si një gjel.
Përpos kësaj mjaft të shoh diellin kur gatitet për puthjen e përmbrëmshme
E të kurrë munguar me detin...

Në këtë të bulevard të zhurmshëm veçanërisht mbrëmjeve,
Hapat e sajë nuk ngatarrohen me askënd. Nuk më hutojnë as britmat e gëzuara të fëmijëve, as patinat me të cilat ata rrëshqasin. Madje edhe veshjet e turpshme dhe buzëqeshjet e moshës së vajzave të reja, që do ta bënin ti lëkundej besimi edhe murgut më fanatik.
Jo aspak!
Hapi i saj vjen si një vibrim plot verë nga ajo e ëmbla e përplaset në trotuarin e nxehtë duke i dhënë jetë.
Edhe pse nuk shoh mirë për së largu, e dalloj nga fare tej tek vjen...

Zot! Mbase sonte më shumë se herët e tjera, pasi ka veshur atë fustan të kuq flakë!

Madje aq sa s'di të them nëse është ky perëndim paksa i çuditshëm sonte apo fustani i sajë që e skuqin vendin!

Është vetëm. Në fakt për besë nuk di të them nëse ka qenë ndonjëherë e shoqëruar, pasi kur kalon ajo ç'do gjë ndalon. Dhe ç'do imazh për rreth e zbeh.
Ja tek e dalloj tek një puhizë e lehtë i merr një baluke të pabindur, dhe me një lëvizje që oh zot.....
Ndihem besimtar, e adhuoj zotin në këto çaste. Më siguri ai është një gjeni në artin që ka shpalosur në këtë krijesë...

Ai fustan i ledhatohet pas ç'do forme dhe lakohet me ritmin e trupit të saj...
Ja tek gjen kërcimin në ç'do hap, në gjoksin që kërkon të rrebelohet, në fëshfërimat e lëvizjeve të krahëve prej mjellme.

Tek më afrohet dridhem! Ajo me siguri ka lindur me atë fustan. Ose fustani ka lindur në ditëlindjen e sajë si nje dhuratë nga perënditë....
Dhe teksa ajo më kalon bashkë me pamjen e mrekullueshme që përcjell edhe nga pas, lë një aromë dehëse.
Jo! Nuk ka të tillë parfum kaq trullosës është e pamundur.

Menodoj me vete a do ta vinte re vallë një krijesë kaq të zakonshme dhe mjerane si unë kjo nimfë?!

Dhe teksa jam i përhumbur në këto mendime. Më vjen një zë tokësor e më shkund me banalitetin e tij, kthej kokën me përtesë dhe gati me një shikim revolte, përpiqem të deshifroj fjalët...



- Zotëri më falni! Sa kushtojnë misrat e pa pjekur?



10.Behu cka mundesh!

A mund te behesh nje mengjes i fresket edhe pse dielli ciklin e tij filloi?
Po nje vazo lulesh e arome e tyre te me mbush shpirtin?
A behesh dot nje ore ne dite ku mes te qeshurash ,te me ushqesh me endrra, deshira ?
Po kohe a mund te behesh ku mes rrugesh perhumbur te mundem te rikthehem?
Behu i dashur mburoje kur shiu te bjere e mos lejo te me depertoj nen lekure, rreze drite e mbushme me shprese se e nesermja do me gjej serish me ty prane.
Behu poezi a proze, ku germat renditur fort te me bertasin e te me shkundin te teren.
Behu ai kujtimi ,tatuazh ne zemer e kur harruar te jem ...te me kujtosh.
Behu shpirt muzgu i mbremjeve te mia, perendimi i trishtimit tim

A mundesh valle?
A mundesh te behesh gjithcka qe zgjon ato ndjesi qe harruar kam apo kurre si preka?
Endrrat te mi tjetersosh, e neteve te gjata te ndjej sesi ti me ledhaton embelsisht e pas vetes me shtrengon....

A mundesh?

Une e di se po.....
 
Last edited by a moderator:
Ça ishte ky thriller me Aishen kshu? lool

Do i lexoj me nge ndonje dite tjeter dhe te jap edhe voten :)
 
Përtej shakave shkrime interesante, sidomos nja dy a tre syres, të gjatat meritojnë edhe një lexim ndaj s'po votoj akoma por për një vehtrim paraprak (se nuk me la lega me u fokusu lool) atë iluzion po vecoj dhe këtë të fundit behu çka mundësh Por jo vetëm do i rilexoj sërish para se të votoj urime të gjithëve!
And Good luck fitoftë mo i miri shkrim

P.S lekët e spotit i pagu @Legally_Sweet lool
 
Do ishte me e denje mos tallemi ndaj shkrimeve :).. Mua personalishte Aishja me pelqeu me shume nga te tjeret (sepse diku eshte realitet) . Sdo ishte e mire te lendojme krijuesin ... ?
 
Do ishte me e denje mos tallemi ndaj shkrimeve :).. Mua personalishte Aishja me pelqeu me shume nga te tjeret (sepse diku eshte realitet) . Sdo ishte e mire te lendojme krijuesin ... ?
Sh dakort me ty po të le ajo mis shtanga lol (se po mvje naj gir ballit)
Është mo e forte se une lol I can't help it
kam gjys ore që qesh me vete si idiot nga komentet e Kësulkuqjes lol

POR Seriozisht ndjesë pa të keq.

Aq më pak me u tall larg qoftë!
 
Sh dakort me ty po të le ajo mis shtanga lol (se po mvje naj gir ballit)
Është mo e forte se une lol I can't help it
kam gjys ore që qesh me vete si idiot nga komentet e Kësulkuqjes lol

POR Seriozisht ndjesë pa të keq.

Aq më pak me u tall larg qoftë!
Nese keni.,naj kritik ose koment per krijimet,mundeni te shprehni mendimin.
Perndryshe chit-chatet do fshihen ?
 
Do ishte me e denje mos tallemi ndaj shkrimeve :).. Mua personalishte Aishja me pelqeu me shume nga te tjeret (sepse diku eshte realitet) . Sdo ishte e mire te lendojme krijuesin ... ?
Perderisa vendos te marresh pjese ne nje konkurs duhet te presesh edhe komente jo
pozitive. Ne s’po tallemi, por mua personalisht nuk me terhoqi fare si shkrim.
 
Pikërisht. Por duhet të jetë kritikë konstruktive ?
Shiko tani seriozisht jo se du me mbrojt Legen, përtej batutave pak mbi rreshta ai shkrim nuk është për këtu, jo për nga përmbajtja etj por e para ka nje sens llogjik,

Dmth si u dashuruan, ku, fjala e parë, prekja puthja etj kto janë esenca e një tregimi. Ndaj që të ishte i plotë duhej të tregohnin detajet,
Dhe për ta bërë këtë duhët një temë më vete siç kam bo unë (nejse puna ime tjetër se sterrzgjatem me detaje mbase) ne një temë vetëm për të përshkruar një ditë.
Më kupton? Nuk mundet askush ta tregoje në pak rreshta (përveçse në poezi) atë dramë të trilluar apo reale (uroj jo) pasi ka shumë dhimbje brënda. Kësisoj kthehet i pa plotë dhe mbase pse jo gati qesharak dukë humbur totalisht misionin fillestar dmth të përcjellë një dramë.

P.S imagjino ç'a i boj tregimit lol shif sa u zgjata me i koment ?
 
Po ty @Desa cili shkrim të pëlqeu apo nuk i ke lexuar?
Me të lexuar pa i analizuar komplet dhe perceptuar me sy empatik, më pëlqeu ‘Gruaja me të kuqe’.
Me pak fjalë, do e quaja agoni e një “lecke dëshire”, që të trullos edhe neuronet pa myelinë. Kaq për tani sepse nuk pata kohë më shumë ?
 
Me të lexuar pa i analizuar komplet dhe perceptuar me sy empatik, më pëlqeu ‘Gruaja me të kuqe’.
Me pak fjalë, do e quaja agoni e një “lecke dëshire”, që të trullos edhe neuronet pa myelinë. Kaq për tani sepse nuk pata kohë më shumë ?
Sa bukur përshkrimi "lecke dëshirë" sh interesante.

Mua në fakt përveç iluzion dhe behu çka mundesh. I rilexova dhe 5 aurore mendimesh më pelqeu shume...
Por do të pres sërish për votën lol
 
Sa bukur përshkrimi "lecke dëshirë" sh interesante.

Mua në fakt përveç iluzion dhe behu çka mundesh. I rilexova dhe 5 aurore mendimesh më pelqeu shume...
Por do të pres sërish për votën lol

Të bukura të dyja, por nga Iluzion prisja diçka pak më shumë ‘iluzion’....
Ndërsa Bëhu çka mundesh ra me vargun e fundit. Vetë përgjigjja në fund disi e zbehu atë magji që kishin pyetjet brenda.....

Më shumë herën tjetër ?
 
Sa bukur përshkrimi "lecke dëshirë" sh interesante.

Mua në fakt përveç iluzion dhe behu çka mundesh. I rilexova dhe 5 aurore mendimesh më pelqeu shume...
Por do të pres sërish për votën lol
Aurorë mendimesh të hudh nga një planet muzike, te një yll me bisht në trajtë mercenari të lodhur, i përhumbur në tinguj kërcitës. E rëndë për ta përtyp, pa syza filozofiko-metaforike.
 
Të bukura të dyja, por nga Iluzion prisja diçka pak më shumë ‘iluzion’....
Ndërsa Bëhu çka mundesh ra me vargun e fundit. Vetë përgjigjja në fund disi e zbehu atë magji që kishin pyetjet brenda.....

Më shumë herën tjetër ?
Mbase mbase e vërtetë disi në fakt.
Ndaj kur i rilexova më beri sh pershtypje aurore mendimesh, kishte pothuajse gjithçka...
Sidomos perdorimi i fjalës "mercenar" në atë kontekst.

Kurse ajo që ty të kish bërë përshtypje, mirë mu duk vetëm se më beri diçka përshtypje. Psh tek veshjet e vajzave që i ka cilësuar si të turpshme lol, mbase ka dashur të thotë të paturpshme s'di...

Por ok ti në fakt i ke bo super skaner

edhe atyre që përmendë.
 
Mbase mbase e vërtetë disi në fakt.
Ndaj kur i rilexova më beri sh pershtypje aurore mendimesh, kishte pothuajse gjithçka...
Sidomos perdorimi i fjalës "mercenar" në atë kontekst.

Kurse ajo që ty të kish bërë përshtypje, mirë mu duk vetëm se më beri diçka përshtypje. Psh tek veshjet e vajzave që i ka cilësuar si të turpshme lol, mbase ka dashur të thotë të paturpshme s'di...

Por ok ti në fakt i ke bo super skaner

edhe atyre që përmendë.

Nuk impresionohem lehtë por kapja e detajeve që ke bërë, më le pa fjalë.
Unë në fakt hyj brenda në vargje dhe provoj ta kuptoj momentin në tërësi. Më tërheq mënyra se si autori të bart nëpër vargje.
Ndonjëherë tregohet një histori me pak fjalë. Herën tjetër “shumë zhurnë për asgjë”, e thënë ndryshe-lexon e lexon e lexon për të kuptuar çka? E don, e urren, ......

lool I ftofe krijuesit dmth ti vazhdon të "veshësh" fustanin e kuq lol

Po poezitë si tu dukën (s'po fol unë para lool)

P.S unë vazhdoj ti kem të trija nën vëzhgim lol
Sonte po, me fustan të kuq ?
Mbase do gjej takat dhe qaforen me perla diku tjetër ?
 
Prandaj nuk e preka me fshesë ?
Gjithësesi pëlqeva edhe shkrime tjera, prandaj nuk kam votuar ende.
Mos mi thuaj se kë shkrime lol se kom frikë se s'do tregohem objektiv kur të votoj se sonte më bone me i shiku me sytë e tu ?
Dhe mu dukën bukur po kam atë ndjesinë e të manipuluarit lool
Shaka sigurisht ?
 
Mos mi thuaj se kë shkrime lol se kom frikë se s'do tregohem objektiv kur të votoj se sonte më bone me i shiku me sytë e tu ?
Dhe mu dukën bukur po kam atë ndjesinë e të manipuluarit lool
Shaka sigurisht ?
Aspak. Unë perceptova perceptimin tënd te vargjet që kishe veçuar.
Mbase mund të votoj Anderr, apo Perse!
Si zakonisht, mbresat dhe vlerësimin e jap pas votës. Prandaj nuk analizoj më shumë ??
 
Redaktimi i fundit:
I lexova thell e thell...
Dhe ndonjeren me shum se nje here per te pas idet e qarta sepse hutohem kollaj dhe me ndodh qe nderkoh qe i lexoj, imagjinata tejkalon shkrimin qe kam perpara syve dhe humbem.

Thash menjehere: pesa. E meriton dhe pik

Por skam zemer ti shmangem shtates... me ke borxh disa lot!
Eshte dashuri, dhimbje, humbje te gjitha bashk ne pak fjali dhe pa asnje dekorim. Si per inat...
Kam shum pyetje dhe do doja te kishte qen pak me i gjat si tregim sepse smund te mjaftohem me kaq.
Aishja pse nuk i tregoi Astritit?
Pse nuk u hakmarre?
Pse iku pa nje puthje te fundit te Astritit?
Pse helmoj dhe Astritin pa i dhene mundesi te mallkoj ket bote bastarde dhe te pameshirshme?
Pse dreqin u tregua kaq egoiste?
Keto pyetje me vrasin shum... por e di qe shkrimi do mbetesh shkrim dhe pyetjet e mia do ti marri era bashk me endrrat e Astritit.
 
Si fillim chit-chati e paska myt kte temen, nejse.

Urime juve qe keni mare pjese, krijime te bukura edhe pse 2 krijimeve vecse ua gjeta autorin(per nga mendimi im dmth)?
Do i lexoj edhe njeher, pastaj do votoj. Suksese:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top