Krijimet e muajit Korrik 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje Miq!

Sic tashme e dini , tashme Konkursin e Letersise e drejtor serisht une.
Duke falenderuar @jana80 per gjithe disponibilitetin e saj, le te vazhdojme me konkursin...


Krijimet si me poshte :)...

PS: Mos harroni, votoni!


1.Supe me lakra


Supa e ftohte me nje shtrese yndyre te bardhe qe dallohej qarte qe sapo vura kemben tek dera.Dreqi e mori turfullova me vete,cfare e kapi kesaj rradhe. Parque qe kerciste ne cdo hap qe hidhja,ngjyra e zbehte kishte filluar te anohej ne te bardhe gjithe vula dhe u shemba ne karrige. Dita e veshtire sapo nisi. Grate dhe meselet e tyre turfullova serisht. Vinte era lakra gjithandej. Plot dy trasta te hedhura ne menyre te shkujdesur ne tavoline dhe ajo qe priste me thikat e mia te dikurshme. Cdo gjethe e prere shoqerohej me nje zhurme qe me bente te tronditesha e te leviznin syzet mbi hunde. Te ha?- e pyeta. Prerja e gjethes filloi ngadale dhe perfundoj serisht ne nje zhurme te forte. Fillova te haja duke larguar me kujdes shtresen e yndyres. Kanatjera qe kishte veshur i nxirrte njerin sup ne pah. Gjoksi tashme paksa i rene por gjithmone ruanin ate tendencen e gjinjve te njome te nje adoleshenteje. Floket e krehur me kujdes ne njeren ane. Rrudhat nuk ishin mireformuar akoma por lekura i kishte marre ngjyren e kuqrremte. I ngjante luleve te thata te karajfilit ne kavanoz afer lavamanit. Sot-vazhdova,me erdhi nje broshure e re. Ajo nuk i ngriti syte. Kotherja e bukes ishte aq e forte sa ta hidhja ne dysheme do kercente pupthi si top. E kishte bere kastile kucka. -Fliste per nje grua ne pension dhe aventurat qe filloi nga nje bilete e thjeshte treni. Ajo u ngrit. Hapi sirtarin e bufese se bukes dhe nxori qe andej 3 dokumenta. Vajti tek dhoma e gjumit nxori dy carcafe dhe nje jastek. Firmosi e fli ne sallon-tha. Aq thate. Aq thate po sa ajo cope buke qe mundohesha te haja. Fillova te lexoja letrat. Ajo donte te ndahej nga une. Kjo gje ndodhte te pakten 4 here ne vit. Heren e fundit u vardallis aq shume duke kerkuar getat e saj te zeza sa tha,pa ata nuk e mbyllte valixhen dhe ktheu mendje. Mallkuar qofte 23 maji qe te njoha ty moj korbe- i thashe sa vetes sa asaj. Epo ishte dje-tha, e me hodhi surratit nje shuk me letra. Eshte i gjithi faji im qe qe braktisa Parisin,Lysjen Martin e Brigide per ty. U ngrit rrembimthi. Brigide,Brigide -filloi gati te bertiste me nje ze te histerikosur,epo Brigide sdi te beje supe me lakra si une. -Mos e dhente Zoti,i thashe duke shtyre pjaten tutje. Ajo me bente cdo dy jave marmelate me rrush e djathte me duart e veta. Kemi dy jave qe hame lakra,lakra turshi. Lakra te ziera. Lakra sallate. Te nesermen do transformohem ne nje laker po te paralajmeroj e. Dola duke perplasur deren e mora cibukun me pak gram duhan qe gjeta duke shkundur xhepat dhe u ula tek shkallet. -Ajo solli pantofolat nxori paketen e cigareve e filloi te pinte. Qe kur kishte filluar te pinte dhe ajo,asnjehere se mora vesh. Te kam qepur corapet- tha me nje te dobet,neser i ke gati per pune. C'djallosje murmurita prap me vete,pasi pashe qe cepet e syve te saj shkelqenin.


2. Po vjen ditëlindja e radhës....


Cownt down-i ndalet tek data 24-tër.
Ndihem e plogësht...ndihem e plogësht sepse në tryezën tone 5 vendëshe do jem tek pullë...
Është bërë rutinë prej disa kohësh tashmë..
Eja motër, të mbyllim sytë, të shprehim dëshirat tona të përbashkëta si në vegjëli e të fryejmë qirinjtë...eja e vogla ime, të të rrok , të të shoh sytë e buzëqeshjen më të bukur që mbart shpirti yt...eja motër eja..se kemi lindur në.të njëjtën ditë,kemi ditëlindjen e 26të

Eja e bukura ime, bubuzhele, kam hapur krahet të të perqafoj por nuk të ndjej.
Eja e dashura ime eja se kam shumë gjëra për të të thënë, të kam stivuar gjërat rrëmujaxhija ime e pandreqshme, të nuhas rrobat nga malli, të takoj miqtë e tu, e mora dhe diplomën tënde,
Është botë e egër motër, zoti na dha njerëz të duam dhe gjëra të shfrytzojmë...por njerëzit kanë perfunduar duke dashur gjera e duke shfrytezuar njerez...!!!"

Mos u ngrys e dashur për mua, jam mirë, jetoj për ty, frymoj për ty, ekzistenca jote jeton në mua,...mos u mërzit moter që jam transformuar në një grusht kockash te mbuluara nga mishi i plogesht...ti e di që unë jam e zonja të dhuroj nje ndjenje te kendshme tek te tjeret por tek vetja dhuroj nje asgjë..

Janë disa humbje në jetë, të cilat:
Ti thjesht “mësohesh” me dhimbjen e atyre plagëve...
Eja motër eja, se loti po më prishë beben e syrit, eja të të uroj ditëlindjen e njëzetegjashtë!


3. Akoma…..


....Akoma nuk po e kuptoja ku po shkoja.Gjithcka po ndodhte kaq shpejt.Isha une?Jam akoma une?Akoma po me gjemonte ne koke ngasherima e te qares sime.Valle te kem qene kaq e paafte?Kisha lexuar diku se:Jeta eshte e pafund,me tatepjetat e saj,por e rendesishme dhe e bukur nese di te luftosh dhe te jetosh.Nuk e kisha kuptuar ku qendronte bukuria pervec se dalloja cdo ngaterrese dhe lufte qe ndodhte perreth,ndoshta sepse se kisha gjet vendin tim.Ndoshta sepse mendoja qe nje pike e vogel smund te kete ndikim ne planet,me dukej vetja e parendesishme....
Eh sa shume mendime!Sa lufte ne shpirt dhe mosbesim ne vete!Por une smund te realizoj dot te pamunduren:te trasformohem ne nje qe sjam,apo te behem ti per te kenaq egon tende apo te kujtdo.
Lufte ,lufte!
Sa fjale e rende,sa e shemtuar kur e germezon,sa antipatike kur e jeton....
Por se perdor vetem une,kushdo e perdor.Si ata kushdo isha dhe une...si ata veproja dhe une.Po une ne te vertete kush jam?Sa ironike!
Mu deshen plot keto vite per te shtyp veten me keto pyetje...Per te qene une dhe vetem une.Per te qendruar e mbeshtetur me kembet ne toke e per te guxuar e vepruar ashtu sic di vetem une.Per te quajtur normale nje dehje ne shpirt edhe pse kundra rrymes,por sinkron me shpirtin tim.Vendosa te bej nj e pune tr paqme,ndoshta nga punet me frytdhenese per boten tone:te jetoj te tashmen me cdo gje qe me karakterizon mua.Me guxim per te thene cdo ide edhe pse te tjeret sduan ti degjojne.Te fitoj cdo sfide me vlerat qe une kam.
Me ne fund une.UNE...... Vazhdoj te eci me bluze time te holle.Jashte eshte cdo gje e bardhe,jemi ne stinen e dimrin,bora zbardhon e temperaturat shenojne nen 0.Une skam ftohte!Jam e lumtur,jam e qete dhe plot gezim.Shoh brenda vetes qiej te paster.Askush nuk ma turbullon dot shikimin dhe te ndaloj zogjte e lire ne qiellin pa fund te shpirtit tim.Askush nuk mund ti jap nuance te erret ngjyrave qe kam brenda vetes.Shpirti im lulezon,ashtu sic stina e pranveres hedh vellon e saj gjelberoshe dhe shumengjyreshe mbi natyren.Pranvere ne shpirt do te ishte pershkrimi me i perafert i botes sime.


4. Eja

Ne diten e diellit t’kerkoj
Ne henen pa yje te gjej
Ti rrin I heshtur , veshtron
Une pres qe koha t’ndalon
Zemren me fale dikur
E sot , e ftohte eshte si gur
Une dua nje fjale nga Ti
Ti eja ne heshtje mos rri!


5. Eja sot!


Eja sot , nese do te vish, vetem ti mungon e portreti yne do marr pamjen serisht.
Eja sot , nese do te vish, ne nje kohe tjeter nuk te pres.
Eja sot, te ndjesh serisht ate perqafim , e te kuptosh se te kam falur edhe pse nuk kam harruar sesi ditet mi veshe gri, e naivja e genjeshtrave te tua me nuk ekziston.

Ketu jam serisht , deshirat si dikur ndezur per ty kam, ne te njejtin vend ulem serisht, me zemren plot te mbushur per ty.
Ende dua te te shoh si dikur me adhurim, sepse ti e di, une s’di te dua ashtu kot…kur dua , dua me shpirtin plot.
Mungesen tende sot s’dua ta ndjej, tkurrur jam nga mosprania jote e veten plot here hidheruar kam mjaftueshem …
E nese sot do te vish, do te dhuroj nje perqafim te forte , e te kuptosh se ajo cka ndjej per ty eshte me e forte se nje perqafim.

Mos lejo te mbetesh nje mesazh i copetuar ne telefon, as nje thirrje e deshtuar, genjeshtrat leri menjane e kujto sa me ke dashur vertet.
E le ti kthejme ato qe ditet tona mbushen , kur gjerat ishin me te thjeshta , te zhveshura nga kotesite e panevojshme e bukurine e ndjenjes kishim catine tone.
Dhe nese do te vish, eja sot ….neser eshte vone!


6. Memorie


Dikur ne flisnim me sy.
Me cepin e buzës kur buzëqeshte lehtë.
Vetull, rrudhje e ballit çdo shqisë e fytyrës.
Sikur të mundeshim të kthenim disa çaste.
Disa fjalë të shkurtra të shkëmbenim.
Koha dhe distanca të bëheshin njish.
Veç, veçse për një përqafim.
Kur të të marrë malli për mua më thërrit si jehonë, si mike, si një kujtesë.
 
E para . 1.Supe me lakra ,shume e bukur!
Kujton klasiket ne pershkrimin detajist,spontan dhe shume te arrire!!
Suksese e krijuesve te tjere!~
 
Te gjitha shume te bukura realisht...
Por "Supe me lakra" me pelqeu shume...
Kur dicka te pelqen te magjeps...dhe ti nuk gjene fjalet e duhura per ta shprehur se sa te pelqeu ajo qe lexove!!

Suksese autoreve...
 
Une uroj te mos e imagjinoj dhimbjen e krijimit te dyte. Ate dyzimin e frikes se harreses..ai boshlleku e mungesa.
Une uroj te mos e imagjinoj.

Perqafime.
 
Shume te bukura te gjitha...

Por poesia eja me rrembej ne ide dhe ne forcen e fjaleve..e kerkojme diten ne drite per drite dhe e takojme ne enderra...
Heshtja..indiferenza
Zemren me kishe falir dikure
E sot e ftohte si gure ...
...

E para eshte nje stil shkrimtari anglez klasik e perpikte ne pershkrim dhe perjetim e bukur fare..
E dyta ka shume ndjenje..mall.. dashuri mungese e shprehur me nje fryme per nje fryme e cte thuash per te?! Te vishet si nje bluze e te mbetet ngjitur trupit ..
E treta eshte nje monolog qe ne pamjen e pare ngjan retorike por ne rrjeshtat ne vazhdim krijuesja/i shperthen si vete shkronjat e saj ne pranvere,me pelqej fragmenti "UNE" ku bie ne pah paqja dhe harmonia qe ka ne notat e shpirtit duke pranuar cdo ngjyre e duke ju njohur stinet..like!
E pesta eshte si nje tekst kenge nje tekst i sinqerte e shkruar me nje pasterti e art rrefyes qe te mahnit.
Egjashta eshte nisur me nje filozofi te embel qe shperqendron boshtin e identifikimit te tjetrit nga dikush i rendesishem ne nje arreze ..ne nne thirrje qe eshte i pranuar ne cdo forme...

Ju kerkoj ndjese qe nuk komentova si letersi por deshiroja te shkruaja ate qe me trasmetoj cdo krijim i juaj..
Suksese te gjithevece faleminderit qe na lejoni tju lexojme mendimet..
 
Urime te gjitheve atyre qe derguan.


Mallkuar 23 maji moj korbe (dita qe te njoha) i thash.

Dje ish tha,edhe me hodhi nje shuk me letra. :)

Mendoj se kish ardh para kohe tha nje biograf per Jim Morrison. :)

Edhe........autori i supes....... :)

Pergezime te gjitheve. :)

Votova ate dore qe shkroi supen e lakres.
 
Une e dhash voten time, dhe pse te gjitha ishin shume t bukura:love:
 
pa me treguar kush shkrimin tat,,, e gjeta

kam dhën mendimin tim tek drejtoresha (se nuk me lejohet me i përmen emrin :p )

do te shkruaj pa merak,

muajin tjeter, krifi gishtat mire, se ka perplasje titanësh :devilish:

@Nicktjeter
 
pa me treguar kush shkrimin tat,,, e gjeta

kam dhën mendimin tim tek drejtoresha (se nuk me lejohet me i përmen emrin :p )

do te shkruaj pa merak,

muajin tjeter, krifi gishtat mire, se ka perplasje titanësh :devilish:

@Nicktjeter
Nese te zhgenjeva dhe kesaj rradhe per detajet ,une nuk jap doreheqje,ama me beso do te surorizoj. Se nese arrij te surprizoj dhe ty do te thote ia arrita qellimit.
 
Dic me

Dic me thote se kini te njejten philosophy shenimi. :)

Po pres .

Detajiste! :D
Zhigu me aq sa mbaj mend ka dore me te forte.
Eshte nga ata qe trondisin.
Thone nje fjale e lene ne ajer
Dhe me tjetren qe vijon krijon dallge...keshtu termete fare.
Ka fuqine te trondise.

Ne vetem mund te mesojme :) ( ne ne sensin une)
 
Zhigu me aq sa mbaj mend ka dore me te forte.
Eshte nga ata qe trondisin.
Thone nje fjale e lene ne ajer
Dhe me tjetren qe vijon krijon dallge...keshtu termete fare.
Ka fuqine te trondise.

Ne vetem mund te mesojme :) ( ne ne sensin une)


krif gishtat po te them,,, leni lajkat :p

kam nigju qe dhe @Drejtori i ka ron reputacioni ne tok...dhe do marri pjes :p
 
Nese te zhgenjeva dhe kesaj rradhe per detajet ,une nuk jap doreheqje,ama me beso do te surorizoj.

E paske kuptuar moj qëne !!! :p

Pak me mire kesaj rradhe sigurisht. Por topiku apo panorama qe na fute, nuk ishte nai nga ato "te lutem...zgjatu dhe pak". Drejtohu me teper tek ato situata qe terheq shumicen...dhe krijoje magjishem.

Edhe pse te them te drjeten personalisht si panorame qe me krijove ishte e lezetçme.
 
Zhigu me aq sa mbaj mend ka dore me te forte.
Eshte nga ata qe trondisin.
Thone nje fjale e lene ne ajer
Dhe me tjetren qe vijon krijon dallge...keshtu termete fare.
Ka fuqine te trondise.

Ne vetem mund te mesojme :) ( ne ne sensin une)
Ishte ne liste qe kete muaj, por me beri skip , me goxha justifikim hahahahha
 
Te bukura te gjitha ama vec serish mos e shkruani me T ne fund, se e hasa ne disa krijime
Jam e pavendosur per voten 1-4-5 . Do i lexoj per se dyti.
 
Si me T Soul??
sërisht. Te pakten une me sa e kam hasur dhe me aq sa njohuri kam shkruhet serish. Ama e shoh qe shkruhet shpesh me T ne fund. Kam frike mos gabimisht i shtohet dhe merret si e mireqene qe eshte korrekt
 
sërisht. Te pakten une me sa e kam hasur dhe me aq sa njohuri kam shkruhet serish. Ama e shoh qe shkruhet shpesh me T ne fund. Kam frike mos gabimisht i shtohet dhe merret si e mireqene qe eshte korrekt
Serisht??

I paska ik Mon,sepse zakonisht i filtron te gjitha para se t'i publikoje. :)

Pres me kureshtje ku do shkoje vota jote. :)
 
Hmmmmm e paskeni hap :rolleyes:

po i lexoje me nje dore para se me votu :sneaky:
 
Serisht??

I paska ik Mon,sepse zakonisht i filtron te gjitha para se t'i publikoje. :)

Pres me kureshtje ku do shkoje vota jote. :)
Nuk me shpeton asgje ....por kemi lene autencitetin e gjithkujt te jete primar.
Ska me redaktime sipas vendime te marra shume kohe me pare ;)



Ps : lere lere mos e nga hhahahahhhahha jalla moj

Me lot
 
Dhe ja e ky muaj u mbyll...

Duke uruar te gjithe pjesemarresit , per krijimet e tyre te ndjera e plot dashuri.....le te shpallim fituesin e rradhes....


Tadaddadadadaa Ajo eshte NICKTJETER

SUPE ME LAKRA

corona-reale-ottone-e-strass.jpg
Per ty e dashur :)




Vazhdojme me poshte me te gjithe pjesemarresit



Po vjen ditelindja e rradhes - @Dorina

208835236000202.gif

Faleminderit Dorine qe ishe pjese e ketij konkursi :)


Akoma - @iva



original.gif

@iva je e gjitha dashuri :)\

EJA - @Arfenilla


39Lc.gif
Faleminderi Arfe :)




Eja sot - @Monique


SardonicWellinformedEquine-size_restricted.gif

Te lumshin duret mi non :p


Memorie - @Soulmind




546021756.gif

Diell je :*



PS: Ju rikujtoj se jeni me te miret dhe se ju dua fort :)


Degjohemi ne konkursin e rradhes :)
 

Attachments

  • corona-reale-ottone-e-strass.jpg
    corona-reale-ottone-e-strass.jpg
    309.6 KB · Shikime: 0
  • 208835236000202.gif
    208835236000202.gif
    923.8 KB · Shikime: 0
  • original.gif
    original.gif
    1.7 MB · Shikime: 0
  • 39Lc.gif
    39Lc.gif
    711.5 KB · Shikime: 0
  • SardonicWellinformedEquine-size_restricted.gif
    SardonicWellinformedEquine-size_restricted.gif
    3.9 MB · Shikime: 0
  • 546021756.gif
    546021756.gif
    1.3 MB · Shikime: 0
  • corona-reale-ottone-e-strass.jpg
    corona-reale-ottone-e-strass.jpg
    309.6 KB · Shikime: 0
  • 208835236000202.gif
    208835236000202.gif
    923.8 KB · Shikime: 0
  • original.gif
    original.gif
    1.7 MB · Shikime: 0
  • 39Lc.gif
    39Lc.gif
    711.5 KB · Shikime: 0
  • SardonicWellinformedEquine-size_restricted.gif
    SardonicWellinformedEquine-size_restricted.gif
    3.9 MB · Shikime: 0
  • 546021756.gif
    546021756.gif
    1.3 MB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top