Krijimet e muajit korrik 2017

jana80

Super Moderator
Themelues
6450.jpg



Pershendetje miq te ketij kendi aq te bukur, pershendetje konkurues, lexues dhe komentues kete muaj jam pak me vonese ne postim por sic ju kisha premtuar se do te ishte nje pritje qe do ja vlente po ju njoh me krijimet e ketij muaj .





PENTAGRAMI I PARE


DOra e tij po luante me kaqurrelet e mi. Si nje e perhumbur mundohesha te derpertoja thelle, deri ne mbytje, ne syte e tij qe i enderroja cdo nate, e qe sonte dukeshin edhe me te bukur nene ndriqimin e henes. Deshiroja t’i lutesha per shume gjera, per shume endrra, per shume deshira por kisha mbetur e shtangur, si nje statuje, dhe filloi te me vinte inat nga vetja. Lehtas, por si nje vale vullkanike, filloi te te zbriste nga floket ne qafe, kurrizit e per tu ndalur ne bel, me nje terheqje te lehte drejt vetes. Trupi im u be i lehte sa nje pende dhe nuk arrija ta kontrolloja. Ate prekje aq shume e kisha enderruar por fillova ta kem frike. Ta refuzoj, mendova.

REfuzimi i tere asaj qe kisha enderruar per shume kohe do ishte nje humbje e madhe per mua. Do te ishte nje frike nga dashuria, frike nga brendesia e trupit tim, nga deshira e flakte qe jo vetem se po shenderronte trupin tim ne nje gje pa peshe por qe dhe ndjenja mbizotronte fuqishem dhe nuk pyeste per asgje. Mirpo….

MIrpo hera – heres nje drithme e trupit, qe me vibronte tere trupin, nga koka te kembet dhe zemren e qe nuk e dija ne ishte deshire a frike nuk me lejonte te lexoja veten. Isha perhumbur e tera dhe nuk dija nese doja t’i jap ndjenjes lirine e veprimit apo ate dallge qe po me shkaterronte, ate vullkan duhet me fashit.

FAshitja e enderrave rebele, e vershimit, e vullkanit e tsunamit tani me ishte e pamundur sepse deshira e brendshme, ndjenja, kishte permbysur gjithcka dhe kishte arritur ne majen ku nuk kthehej me prapa. Kishte arrit ne piken me te larte. Ne solstic.

SOLstici trupor ishte nje lajmotiv se kishte ardhur casti i duhur per te harruar gjithcka, per te ringjallur te humburen, per hire te dashurise. E vetmja qe doja ishte te gjeja rrugen e duhur ne kete Labirint.

LAbirint marramendes dhe pa orinetim ishin shenderruar ndjenjat. Me duhej te gjeja zgjidhjen po zgjidhja nuk vinte vet dhe ndjehesha si e humbur ne nje erresire te madhe. Po Sikur

SIkur t’i ngjitesha per trupi. Sikur t’i ngjeshe buzet e mia ne mishin e buzeve te tij qe aq shume i deshiroja e i kisha enderruar. Sikur t’i puthe ata sy qe deshiroja te mbytem ne ta. Sikur t’i them se e deshiroje. Sikur t’i kerkoje te me roberoje, te me sundoje, te me puthe. Sikur t’i lutem, t’i pergjerohem. Jo, jo nuk bene keshtu. Po sikur ta largoje belin qe me digjte vale. Sikur t’i largoje Doren.

DOra e tij rreshqiti dhe me poshte dhe me terhoqi drejte vetes. Trupat tane u ngjeshen aq shume sa u bene nje e buzet kerkonin te shuanin etjen qe digjte.





Kur ti me prek doren


Kur ti me merr doren embelsia jote me pershkron si nje vibrim i leht i embel sikur zgjon cdo qelize te fjetur e troket ne kocke. Udheton ajo prekje e ndalon aty ne tru ku perplaset me pytjet, me pergjigjet, me opsionet e pikerisht aty perplasemi ne te dy!
Por mbrem nuk degjoja asnje nga te gjitha keto, mbrem mbizoteronte vetem nje celes sol e une qe hidhesha mbi tela e nxirrja nga cdo por' i imi nota. Mbreme ishte nje muzike e ndryshme, ishte nje kerkes e heshtur, ishte nje nevoj e degjueshme nga cdo spektator. Ti, ti si gjithmone duke balsamuar nevojen e duke heshtur nga ritmi me ofrove nje rrjesht te vizuar me aq mjeshteri; nje me shume per te me dhene mundesine te hidhesha sa ne njeren ne tjetren duke me prekur cdo tonalitet nga minorja ne maxhore duke kafshuar mbi henen e zjarrte copezat drites bujare qe falte.
Notat e mija vazhdonje te thyejn heshtjen e nates, vazhdojne ne cmendurine e rradhes te ndihen nen forcen e deshires, vazhdojne te jene ne minore, ne embelsine e paqes qe i fal dora jote kur prek te timen.
Mbreme ishte nje nate qe ne te vertet nuk ka nje date, ishte nje enderr e embel mbi nje te imagjinuar pentagram!




Une....lumi


Mbi shtratin prej guresh
Qe i tregon udhen,
Mes shkurresh e gropash
Rrjedh nje lume,
Mermerin i palodhur
Nje kenge te trishte,
Gjarperon mes guresh
Mes fijesh bari te brishte.

Sa here prek nje shkemb
Qe i pret rrugen,
Renkon i plagosur
Duke ndryshuar udhen.

Rrezohet, ngrihet, dergjet,
Kercen,rrjedh e prehet,
Vazhdon krenar perpara,
Kurre nga pas nuk kthehet.

Gjithcka perreth lulezon,
Gjithcka merr forme e jete,
Moto perpetuo harmonike
Deri sa prehet i qete....
Ne det.




Smells like teen spirit.


Me canten e kuqe ne kurriz atlet disi te pluhurosura , dielli qe pervelonte por sapo gjunjet filluan te mbuloheshin nga bari qe dukej i djegur ndjeva nje shperthim te shpirtit si rralle here. Leshova canten te germadhat e asaj qe rruge ishte bere vetem nga pak vizitoret e atij vendi. Nje det gati gati jeshil shtrihej para meje, mali i zhveshur i gerryer ne ane tjeter. Menjehere nxora telefonin nga xhepi dhe i thashe :- he e degjon. Degjoj cfare - tha zeri ne ane tjerer. Pikerisht i thashe. Era qe zhurmonte fijet e barit duke u ngaterruar me njera tjetren e formonin ate melodi sa shpirti im qe shpertheu pak me para tani digjej si vullkan qe duhej shuar. Nje tabele e ndryshkur e anuar dhe me shkrimin qe kishte humbur me kohen ndersa e rrethuar me kaktuse bente kontrastin e duhur. U shtriva aty ne ate bar dhe gurishte e psheretiva thelle per shume here ndersa vija re kraharorin qe ulej e ngrihej. Kjo eshte simfonia perfekte i thashe. Mungon dicka tha. Zeri i tij qe ndryshonte tonalitet me nota perversioni me c'orientonte simfonine ne mendjen time. Mungon dora ime te kraharori yt tha. Te kraharori i thashe ndersa vura doren aty. Me sakte : vazhdoi me zerin aq te ngrohte gati gati peshperiste , ndersa flladi qe here vinte here ikte sikur me perkedhelte kurrizin e lekura e njomur nga lageshtira krijonte murrniza murrniza, do doja qe dora ime te shkonte me poshte , drejt kerthizes dhe gjuha ime te vizitonte fshehtesite e tua. Frymarrja ime qe behej gjithnje e me theksuar. Isha ne nje natyre te virgjer gati-gati te eger, zeri i tij qe ishte nje termet qe nuk pyeste per pasojat qe do linte pas vazhdoi serish: me lejo qe duart e mia te levizin nen kurrizin tend ndersa do doja qe te ndjeje dhembet... Dhe heshti. Dhembet e pyeta me nje fryme. Me thuaj ti tha. Flladi serisht sikur ngacmoi lekuren e lagesht ne kurriz dhe ndjeva qe u dritherova serisht ne tere mend. Edhe mema natyre ishte vene dakort me djallin tundues. Mbase tek kupat e gjurit i thashe. Frymarrja e tij e e renduar bente qe te kishte te njejtin kryqezim fatal me levizjet e mia. Kraharori sikur do shkulej nga vendi. Pastaj do doja dhembet dhe tek kofshet. Gishtat e mia benin levizje qe qarkonin nje rreth te pikat qe permendja. Dua me shume peshperita me zerin e ndrydhur qe doli padashje, sikur nje zogu qe i lene deren e kafazit hapur me shpresen qe sdo fluturoje e sdo kendoje. Por ai zog brenda meje bertiste liri. Atehere bej me shume : peshperiti zeri tundues. Dora ime qe vazhdoi te largonte te brendshmet e mendafshit te bardhe dhe nje psheretime qe doli nga diku thelle u bashkua me disa dallge tutje qe u perplasen si rrebesh kundrejt shkembeve te zinj. Fjalet e mia te coroditura qe kerkonin dhembet e tij te majat e gjokseve, qe kerkonin pastaj buzet e tij lehte aty, gjuhen e tij tek qafa ime ndersa tek te brendshmet e mendfashit po krijohej ajo doze lageshtire..dehese dhe dora ime vazhdonte ti jepte perkedhelje majeve te Olimpit, per te humbur pastaj diku ne kanalet e thepesirat ku Odiseja ia kishte dalur i pari. Imagjinoja koken e tij mes kembeve te mia dhe dora ime te floket e tij. Oh Perendi thirra ndersa dora ime po luante me ritmin e terbuar te atij pentagrami sikur i krijuar enkas per te. Te deshiroj: thashe mes nje mije frymarrjeve te shpeshta dhe dallget sikur po terboheshin bashke me mua. Ai qe vetem degjonte ne anen tjeter me shpirtin e ngritur peshe. Oh Perendi thirra serisht ndersa nje vorbull notash, flladi dhe nje dielli rrezatues bene qe te ngjisja shkallet e Parajses dhe te ulesha serisht duke plasur ne nje te qeshur qe u dredh diku nga thelle shpirtit dhe u derdh tutje plot epsh.






ju kerkoj falje per vonesen dhe ju uroj lexim te kendshem ..
 
Redaktimi i fundit:
Votova : Une......lumi. ( Urime )

Kur ti me prek doren , do ishte me e forte arsyeja nese do ta titullonte ... Kur ti me prek zemren ose Pentagram. Me pelqeu kur ja fillova ta lexoj, pastaj me tej , ndesha ne shume keqperdorime & e lashe me aq.

Ndersa dy shkrimet e tjera, zgjatje e sterzgjatje si ne shume krijime te tjera... Lemsh.
 
Ne mendimin tim nje teme e tille duhej te mbizoterohej nga muzikaliteti i vargut, vete poezia apo copeza e prozes te ishte Muze. Mendoj se vetem Lumi e ka. Deri diku.

Shume shume interesante e para me ate realizimin e 'Do re mi fa sol la si do' Ama mesazhi e permbajtja nuk me bene per vete aq sa poezia.

Suksese & Urime.
 
Nganjehere duhet guxim per disa gjera.
Guxim te hapesh shpirtin.
Krijimi nr 1 e ben.

Smjafton nje recitim ....keshtu aq thashe, edhe pse mund te fliter per lume e dete.
 
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) eshte kokrra e lirrise.

Smells like teen spirit - e ri-lexova me nje dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:
 
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) eshte kokrra e lirrise.

Smells like teen spirit - e ri-lexova me nje dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:

mos me mallko krijuesit o kitrra se i kam me kimet ... ju shtofte boja e kuqe mbi flete te bardha :)
 
Isha ne dileme per te dyten dhe te treten (Une... Lumi)
Votova te treten anyway ...

Smells like a teen spirit , ishte e bukur deri sa permendi Perendine ne nje situate "te pakendshme":D
Having said that mos ma vini re se nuk mar vesh nga Arti:p
 
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) eshte kokrra e lirrise.




Smells like teen spirit - e ri-lexova me nje dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:

Diku dikur kemi lexuar te njejten gje sa kemi te njejtin mendim :)

Isha ne dileme per te dyten dhe te treten (Une... Lumi)
Votova te treten anyway ...

Smells like a teen spirit , ishte e bukur deri sa permendi Perendine ne nje situate "te pakendshme":D
Having said that mos ma vini re se nuk mar vesh nga Arti:p

E drejte...si mund te permendesh emrin e Perendise ndersa mekaton :p
 
Une...lumi :) percjell shume fuqi dhe njekosisht letrarikisht eshte e arrire.
Vota ime shkon per konceptin dhe fuqin ndaj jetes qe percjellin ato vargje.

Suksese dhe krijuesve te tjere. :)
 
Hej, po ju gocat nuk i bieni apo keni tulp :chh
 
aq pak lexues ka kjo teme???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top