Kremrat hidratuese dhe kanceri i lëkurës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kremrat hidratuese dhe kanceri i lëkurës

Kremrat hidratuese të cilat çdo ditë i përdorin miliona njerëz kanë shtuar rrezikun për zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit të lëkurës.
Hulumtimet e realizuara nga një grup shkencëtarësh në Universitetit Rutgers në New Jersey kanë treguar se kremrat hidratuese kanë shtuar veprimin kancerogjen të rrezeve të diellit, gjegjësisht të rrezeve ultravjollce, ndaj të cilave janë ekspozuar minjtë eksperimentalë.

Eksperimentet janë realizuar në atë mënyrë që minjtë janë ekspozuar ndaj një sasie të madhe te rrezeve ultravjollce, aq sa njeriu mund të absorbojë gjatë jetës së tij, dhe pastaj janë lyer me kremra hidratues. Rezultatet kanë treguar se këto kremra kanë rritur rrezikun për shfaqjen e ndonjë lloji të tumorit për 69%.

Pas këtij eksperimentimi, autorët e studimit kanë pohuar se në të ardhmen veprimi negativ i këtyre kremrave duhet të vërtetohet edhe te njeriu. Ndërsa deri sa të ndodh kjo ata rekomandojnë që këta kremra duhet të përdoren sa më rrallë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top