Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

braziljania

Anëtar i Nderuar
Edhe pse miliona femra në gjithë botën përdorin kremra antioksidues pasi i kalojnë të 25-at, studimet e reja që bëhen në këtë fushë të bëjnë pak pesimist.

Ndër gjërat që duhet të dimë për rrudhat që na shtohen çdo ditë në fytyrë është edhe kjo. “Nuk ka fakte shkencore që tregojnë se kremerat e reja, për të cilat thuhet se kanë veprim antioksidues, do ta ndalojnë plakjen e lëkurës”. Në këtë përfundim kanë arritur profesorët e Kolegjit Universitar të Londrës, që sipas tyre radikalet e lira të oksigjenit nuk janë shkaktarët kryesorë të plakjes.

Siç dimë kremrat antioksidues përdoren pikërisht për këtë gjë, për dalancen e “frymëmarrjes së lëkurës”, pra për ta mbajtur atë të lagësht dhe te freskët.

Kështu edhe pse teoria e radikaleve të lira ka rreth një shekull që ka dalë, sot një nga studimet në këtë fushë e hedh poshtë. Sipas studiuesve anglezë teoria e radikaleve nuk ka qenë e bazuar në fakte shkencore. Për këtë arsye autorët e studimit thonë se preparatet të cilat bazohen në aftësitë antioksiduese të lëkurës nuk kanë ndonjë ndikim në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave.


Shekulli
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

asnjeher skam perdor as nuk e kam ndermend me perdor nje her per nje her kesi lloj krema :D:D
 
Po funksionojne, por duhet ditur se cilat te perdoren. Ah, dhe sapuni vetem dem i ben lekures se fytyres; me mire fytyra duhet lare me moisturizer.
Dhe nuk ka asgje te madhe rreth perdorimit te kremrave...sherbejne per pastrim; ashtu sic kujdesemi per trupin dhe floket duhet te kujdesemi dhe per fytyren.
Une per vete e kam shume te veshtire te mesohem me ndonje rutine vec, harroj shume shpesh.
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

Funksionojne dhe kremi eshte miku me i mire i nje femre por ndonjehere edhe i nje mashkulli :D...........Per mua ska rendesi ne kremi me ngadalson rrudhat apo plakjen e lekures, ky eshte nje proces natyral dhe normal i natyres njerezore....Por kremi me hidraton lekuren e fytyres, e ben me te lemuar.
p.sh kur ngrihem ne mengjes, pasi e laj vendos krem se ndryshe ajo rri e thate dhe terhiqet (duke qene se une kam lekure te thate)...eshte nje krem i thjeshte hidratues dhe pastrues..........Ne darke pastaj perdor nje krem per moshen time.

Po mendoj se po te mos ishte kremi sdo kishim lekura te pastra...ai eshte nje pastrues i mikrobeve dhe i pluhurit.........(Kujtoni pak kohet kur nuk e dinim cishte kremi..pupuppu te gjithe lekure rrudhur pa qene pleq :p)

Kremi me ndihmon te ndihem mire me trupin tim :D
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

un vdes per kremra i kam fiksim t abejne fytyren te bukur nga moster te bejne bukurosh i perdor nga nje here :)
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

un si perdor ne pergjithsi..vec per pas dushit kam nje krem per lekure bebesh ate vej por rralle........
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

I perdor te gjithe llojet e me pelqen te kujdesem per lekuren ,...
 
Titulli: Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

kremrat kunder rrudhave nuk ndihmojne fare nje lekure qe eshte e shkruar gjenetikisht te plaket( zakonisht lekurat e holla dhe me pigment te dobet, me shume nordiket se mesdhetaret).
gjithashtu nuk ndihmojne fare ne nje femere qe ben stil jete dhe ushqimi te keq e jo te shendetshem.
pra mund te marri sa te doje kremra ama , nqs sdi te haje mire, pi duhan shume, pi alkool, ha ushqime jo te shendetshme me pak vitamina e sidomos vit C, nuk ben sport, nuk pi uje( minimumi 2 litra ne dite) etj etj, ska gje ne vije me rrudhat.
 
80% e rrudhave, per shkakun tone

Me kalimin e viteve, lekura fillon te mbart te ashtuquajturat "shenjat e kohes".

Mjeket shpegojne se 80% e shenjave qe na "plakin", nuk vijne si pasoje e nje procesi kronologjik qe ndjek trupi yne, por nga faktore ekzogjen, ato qe demtojne lekuren tone. Mund te jete e veshtire te mbash trupin ne forme perfekte, (rrezet UV, stresi, duhani, ushqim jo korrekt apo nje ritem jete etj) jane faktore te cilet ndikojne ne lekuren tone, por jane pjese e diteve tona. Cfare te bejme, per te mbrojtur lekuren? Menyra me efikase per tu mbrojtur eshte pike se pari, kujdesi per veten ne cdo lloj moshe. Lekura, gjate dites ekspozohet ndaj faktoreve te jashtem, qe e demtojne, keshtuqe edhe pse jeni te rinj eshte e rendesishme te perdorni kremra mbrojtes me vitamina,hidratent, antioksidant etj. Keto produkte lejojne qelizat te krijojne nje sistem mbrojtes, duke e larguar ne kete menyre nga demet e shkaktuara gjate dites. Keshtuqe ju mjafton te aplikoni kremin qe ben per ju per te ndihmuar lekuren tuaj./burimi: ikubINFO/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top