WxP
Staf në FV.AL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se vetëm në 8 qendra votimit nuk është hapur procesi i votimit. 6 prej tyre i përkasin komunës Shllak. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se nëse 8 qendrat e votimit ku nuk është hapur votimit do të ndikojnë në rezultatin e njësisë vendore do të kemi përsëritje të votimit për të gjithë qendrat e votimit për njësinë përkatëse.
Lidhur me nivelin e pjesëmarrjes në votimit deri në orën 14:00 është rreth 22%. Pjesëmarrja më e lartë deri më tani është shënuar në qarkun e Kukësit, mbi 28% ndërsa më e ulëta është në qarkun e Fierit rreth 13.79%. Kreu i KQZ-së, Ristani është shprehur se "ka trend që pjesëmarrja në procesin e zgjedhjeve të 8 majit të jetë në rritje".
Lidhur me problemet e shfaqura nga boja, Ristani tha se "boja është prodhuar nga një shoqëri gjermane dhe është e testuar në laborator dhe përgjigja ka qenë pozitive", pra që ajo është rezistuese.
Problemi me bojën matrikulluese
Në mbledhjen e KQZ-së, Dëshire Subashi anëtare e PS-së në këtë komision është shprehur se problemi me bojën matrikulluese qëndron tek fakti i momentit të ngrirjes. Subashi tha se ajo vetë pas votimit kishte arritur të fshinte bojën me anë të një letre të lagur ndërsa bashkëshorti i saj që kishte provuar një gjë të tillë disa minuta pasi kishte votuar nuk i ishte hequr boja.
Shekulli