Kosova-zgjedhje lokale, përleshje në Drenas, i përfshirë vëllai i Jakup Krasniqit

Love

βeℓℓe â๓e
DRENAS- Në qendrën e votimit në Sankofc të Drenasit ndodhi një përleshje në mes të Bujar Gjoshit, vëlla i Betim Gjoshit, si dhe vëllait të Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi.

28073_19.jpg


Incidenti ndodhi në momentin kur Gjoshi, i cili sipas PDK-së kishte shkuar për të votuar në qendrën e votimit në fshatin e tij, në Sankofc, dhe aty kishte vërejtur në qendrën e votimit Avdyl Krasniqin, vëllanë e Jakup Krasniqit dhe Haradin Balajn.

Në PDK në Drenas, fajin ia hedhin Avdyl Krasniqit, i cili sipas PDK-së, “pa pasur kartë identiteti dhe pa autorizim, si përfaqësues i shtabit zgjedhor të IQD-së merrnin pjesës në një vendvotim, duke iu bërë presion qytetarëve dhe duke ngacmuar vëzhguesit e komisionerët e PDK-së”.

Ndërkaq, Iniciativa Qytetare e Drenasit, nëpërmes të një komunikate, ka akuzuar Bujar Gjoshin, se ka sulmuar fizikisht Avdyl Krasniqin, i cili, sipas komunikatës ka qenë komisioner i IQD-së në Sankofc.

“Vëzhguesit tanë kanë shkuar ta tërheqin atë, pasi nuk ka qenë i autorizuar të qëndronte në qendrën e votimit. Pastaj ka dalë që i njëjti të jetë militantë i PDK-së, vëlla i Betim Gjoshit, anëtar i PDK-së në KQZ dhe djali i Ragip Gjoshit, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja”, thuhet në komunikatën e IQD-së.

Izet Ibrahimi, kandidat i IQD-së për kryetar të Drenasit, tha se rasti është paraqitur në polici, pasi që Gjoshi ka kërcënuar komisionerët, të cilët e largonin nga qendra e votimit, se do t’i vrasë të gjithë.
BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top