Kosova vend i sigurt, me kufij të sigurt

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur të enjten në një takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneral-leitnant Giuseppe Emilio Gay, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në funksion të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Komandanti i KFOR-it, e ka përshkruar Kosovën si një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, me kufij të sigurt.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka njoftuar gjeneralin me punën e Kuvendit gjatë kësaj Legjislature për shtetformimin e Kosovës dhe përgatitjen e infrastrukturës ligjore të vendit, sidomos për sa u përket të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e në veçanti të drejtave të minoriteteve.

Rezultatet do të ishin edhe më të mëdha, ka pohuar Krasniqi, sikur shteti serb të mos shpenzonte mjete të mëdha financiare për destabilizuar Kosovën dhe penguar qytetarët serbë të Kosovës që të integrohen në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës.

Krasniqi i ka vlerësuar lartë rolin e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe ka theksuar se institucionet dhe populli i Kosovës kanë respekt të veçantë për këtë mekanizëm ushtarak ndërkombëtar, edhe për faktin që ka krijuar raporte të mira me qytetarët dhe ka kontribuuar edhe për ndërtimin e infrastrukturës publike në Kosovë.

Komandanti i ri i KFOR-it Gay ndërkaq, i ka vlerësuar ndryshimet pozitive në Kosovë nga viti 1999 e këtej dhe ka shprehur kënaqësinë për të arriturat e popullit të Kosovës.

Duke theksuar vendosmërinë e KFOR-it në përmbushjen e detyrave, Gay ka pohuar se në bazë të raporteve që merr nga terreni, Kosova është një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, me kufij të sigurt. Kjo është rruga e vetme dhe e vërtetë, prandaj kjo duhet thënë qytetarëve, ka theksuar gjenerali. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top