Kosova, sërish në rrezik?

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Opinion nga Samuel Hoskinson, Washington Times

Kur Kosova fitoi pavarësinë e saj nga Serbia, pas rreth nëntë vjet administrimi nga Kombet e Bashkuara, kishte besim se shqiptarët e Kosovës do të ishin në gjendje të vetëqeverisin në mënyrë të efektshme. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur, pasi që shumë politikanë luftojnë me njëri tjetrin, ndërsa qeveria lufton për rimëkëmbjen e institucioneve të reja dhe që të fitojë sa më shumë njohje ndërkombëtare.

Zgjedhjet e para kombëtare sollën në pushtet një koalicion të udhëhequr nga ish luftëtari i lirisë, Hashim Thaçi dhe ishin dëshmitarë të zhvillimit të liderëve të rinj politikë në krah të pasardhësve të Ibrahim Rugovës, lideri i vdekur i lëvizjes për pavarësi. Vendi do duhej të shkonte drejt një periudhe të krenarisë kombëtare, progresit ekonomik dhe pranimit ndërkombëtar.

Mirëpo, me dallim nga kjo, vendi mbetet me ekonomi të dobët, njohjet nga komuniteti ndërkombëtar kanë stagnuar dhe elita politike duket më e interesuar në luajtjen e një loje se sa për të ardhmen e vendit të tyre. Ngadalë, njerëzit po e humbasin besimin e tyre në qeverinë e tanishme dhe në vet demokracinë. E gjithë politika është personale në Kosovë, ku partitë politike janë pak më shumë se sa makina për promovimin e interesave të pakta personale të liderëve të tyre. Rezultati i kësaj është lufta e vetëhumbur politike e Hobsit “Të gjithë kundër të gjithëve”.

Nuk ka Xhorxh Uashington e as Tomas Xhefersona në shtetin e ri të Kosovës. Ka vetëm persona të etur për vetëpushtet të pafund që manovrojnë për pozita për levërdi personale, të cilët shumë shpesh manipulohen nga interest dhe qeveritë e huaja.

Ta marrim shembull Veton Surroin, njeri i edukuar mirë dhe i biri kozmopolit i ish diplomatit jugosllav që ka luajtur rol të rëndësishëm në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës. Shumë kanë menduar se Surroi do të jetë Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës. Ai nuk u bë dhe ndoshta nuk do të bëhet kurrë. Kur partia e Surroit doli me rezultat të dobët në zgjedhje, ai lajmëroi menjëherë për “tërheqjen” e tij nga jeta politike dhe dha dorëheqje nga partia që e themeloi.

Kjo vetëm sa ritheksoi përshtypjen se Surroi nuk është person serioz, më shumë një person diletant se sa person i përkushtuar për të ardhmen e vendit të tij. ثshtë thënë se Surroi më së miri di për humbje që nuk është mjaftueshëm i fortë për botën e vështirë dhe të çrregullt politike në Kosovë, e lëre më që të merret në mënyrë të efektshme me komunitetin ndërkombëtar. Për tani, Surroi qëndron rehatshëm i ulur në prapavijë duke shpresuar në gazetën e tij që mbështetet financiarisht nga interest ndërkombëtare dhe nga elita e tij e Klubit të Politikës së Jashtme.

Më shqetësuese janë pyetjet e hapura mbi burimet e pasurisë së konsiderueshme të Surroit dhe marrëdhëniet e ti me interesa të caktuara të huaja. Sa kontroll dhe ndikim ka ana financiare e Surroit, aktivisti politik dhe multi milioneri Xhorxh Soros ndaj tij? Dhe, pse Grupi “Bilderberg Group” i luanëve të politikës së huaj nga SHBA të dhe Evropa, me sa duket po asistojnë që ai të ketë qasje në rrjetin e tyre dhe po tentojnë ta përgatisin atë për gjëra më të mëdha?

Një gjë që i komplikon çështjet edhe më tutje është sqarimi për 40 milionë dollarë që Surroi i deklaroi në pasurinë e tj personale në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2004, për të cilat dy vjet më vonë ai deklaroi se i kanë mbetur vetëm 3 milionë dollarë? A është kjo arsyeja përse Ambasada amerikane nuk e ka fshehur se nuk e pëlqen Surroin dhe ka pasur kohë kur ka punuar kundër tij? Në Kosovë ka shumë tregime mbi liderët aspirues sikurse Veton Surroi, që flasin shumë, por veprojnë pak. Kjo nuk parasheh gjëra të mira për popullin e shumëvuajtur të Kosovës..

Autori i këtij shkrimi është ish-president i Aleancës për Kosovën e Re, një grup amerikan që ka promovuar në mënyrë aktive pavarësinë e Kosovës./shqipmedia/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top