Korea Open, triumf i Radwanskas

cent

...Lontano
Agnieszka Radwanska shënon emrin e saj në listën e fitueseve të turneut Korea Open. Numri 4 në renditjen WTA u desh të luftonte shumë në finale përballë tenistes ruse Anastasia Pavlyuchenkova, për më tepër duke përmbysur disavantazhin e setit të parë.
2dlsv0w.jpg
24-vjecarja nga Krakoë-i pati plot 4 mundësi për të fituar setin hapës, megjithatë në disavantazh 6-5 Pavlyuchenkova i luajti mjaft mirë që të gjitha ato mundësi duke ruajtur turnin e saj të shërbimit. Në vazhdim numri 32 i botës ia doli të fitojë 8-6 në tie break duke fituar setin e parë në plot 71’, set që zgjati pothuajse sa gjysma e ndeshjes. Radwanska është e famshme për shpirtin e saj luftarak dhe në fakt tenistja polake nuk zhgënjeu as këtë herë teksa fluturoi menjëherë në epërsinë 3-0 të setit të dytë, duke mos e kthyer më kokën prapa.

Në setin final numri 4 i botës e theu në servis rivalen e saj pikërisht në game-n e 10, që rezultoi edhe i fundit duke fituar krejt takimin me rezultatin, 6-7, 6-3, 6-4, në plot 2h 45’. Kështu Radëanska pason në listën e fitueseve emrin e bashkëkombases së saj për nga origjina Caroline Woznicaki, duke i shtuar vetes në llogari gjithashtu edhe një cek të majmë prej 500.000 $. Ky është titulli i tretë i sezonit për të dhe i pari pas plot tetë muajsh. Aga pat fituar 2 titujt e parë të vitit, pikërisht në dy javët hapëse të kalendarit të femrave, në Auckland dhe Sydney gjithsesi për Radëanska-n ky është titulli i 13 në karrierë dhe tashmë 24-vjecarja polake bëhet e katërta teniste që ia del mbanë të fitojë tre apo më shumë turne WTA, për këtë sezon, pas emrave të tillë si Serena Williams që kryeson gjatë vitit 2013 me 9 të tillë, ndërsa rumunia Simona Halep dhe bjellorusja Victoria Azarenka numërojnë respektivisht nga katër dhe tre turne të fituar.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top