Kontributi i marinarit mysliman Zheng He (Cheng Hi) (1371-1435) dhënë shkencës së gjeografisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Zheng He lindi në qytetin Kunyang të provincës Yunnan që ndodhet në pjesën jugore të Kinës. Që në moshë të re ai filloi r'i studiojë mësimet islame. Zheng He ishte i njohur si marinar, eksplorues, diplomat dhe admiral i flotës gjatë dinastisë Ming në Kinë, i cili dha një kontribut të madh në gjeografi.
Zgjerimi i dinastisë Yuan, si dhe rritja e tregtisë Sino-Arabe gjatë shekullit XIV, mundësuan që gradualisht të rriten edhe njohuritë kineze për botën. Hartat "universale" që e pasqyronin vetëm Kinën si dhe detet që e rrethonin filluan që pasqyrimet e tyre t'i zgjeronin në jugperëndim me vizatime të sakta për shtrirjen e Arabisë dhe Afrikës.
Mes viteve 1405-1433, qeveria Ming sponsoroi shtatë ekspedita detare. Perandori Jongle (mbretëroi:1402-1424), duke injoruar dëshirat e shprehura nga perandori Hongvu (mbretëroi: 1328-1398), këto ekspedita i ridizajnoi, në mënyrë që të themelojë praninë kineze dhe të imponojë kontroll mbi tregtinë e Oqeanit Indian, të lë përshtypje {ek popujt e huaj (jokinezë) që ieronin rreth brigjeve të Oqeanit Indian, në mënyrë që të zgjerojë isremin e taksave të perandorisë së tij. Po ashtu, është konkluduar nga lundrimet në historinë e Ming se lundrimet e para janë nisur si pjesë e tentimit të perandorit të kapë paraardhësin e tij në arrati, që bëri lundrimin e parë "kërkimi më i madh i organizuar në ujëra pas një të arratisuri në historinë e Kinës". Zheng He i ka udhëhequr këto ekspedita. Anijet e tij arrinin deri në 120 m. gjatësi (Santa Maria e Kolombos për shembull ka qenë 26 metra). Këto anije kanë bartur qindra detarë në katër kuverta. Ai është caktuar si adimrali në kontroll të flotës së madhe dhe forcave të armatosura që morën përsipër këto ekspedita. Wang Jinghong u caktua i dyti pas tij. Përgatitjet kanë qenë të plota dhe të gjera, duke përfshirë përdorimin e aq gjuhëtarëve saqë u mundësua hapja e institutit të gjuhëve të huaja në Nanjing. Flotat e Zheng He vizituan Brunejet, Javën, Tailandën, Azinë Juglindore, Indinë, Cepin e Afrikës dhe Arabinë, duke dhënë dhe marrë të mira materiale përgjatë udhëtimit. Ai prezantoi dhurata nga ari, argjendi, porcelani dhe mëndafshi, e në këmbim Kina mori risi si makushën, zebrën, deve dhe fildish nga Svahili. Gjirafat që Zheng He i solli nga Malindi janë konsideruar dhuratë që është sjellë për administratën nga parajsa.
Gjatë udhëtimeve të tij, ai përdori teknologjinë më të re te kohës me qëllim që flota e drejtuar prej tij të korrë një sukses të madh. Me sukses Zheng He i përvetësoi njohuritë e trashëguara nga praktikat dhe njohuritë e ish-marinarëve të njohur oqeanikë në historinë kineze. Gjatë udhëtimeve të tij, ai përgatitej tërësisht duke zgjidhur marinarët më të aftë, ndërtonte lloje të ndryshme të anijeve detare të cilat lundronin mirë dhe ishin të dizajnuara dhe pajisura si me dërrasa stabilizuese, dhoma të papërshkueshme nga uji, busulla të sakta si dhe tabela të yjësive. Duke u bazuar në njohuritë e marinarëve më të hershëm si dhe praktikat e tij gjatë udhëtimeve në det të hapur, Zheng He në mënyrë shkencore përgatiste harta si dhe tabela të lundrimit (navigimit), të cilat kanë vlerë të madhe historike. Nëpërmjet vëzhgimeve qiellore, ai përtëriu traditën kineze të lundrimit. Duke e shpikur teknikën e matjes së djathtë për përcaktimin e pozitës së trupave qiellorë dhe duke i pozicionuar këta trupa, Zheng He e ngriti teknologjinë e lundrimit në një nivel më të ri. Ai gjithashtu kishte studiuar modelet e përgjithshme të monsuneve në zonën e Detit Kinez, Oqeanit Indian dhe Detit Arabik, ku këto studime i përdori në mënyrë efektive gjatë udhëtimeve të tij.

diagramet2_1593607172.jpg
Diagramet yjore të punuara nga Zheng He, të cilat shërbenin për orientimin e flotës, gjatë ekspeditave të tij në det të hapur

Gjatë vëzhgimit të yjeve Zheng He zhvilloi një seri të tërë të teknologjisë së navigacionit. Ai hartave detare ua shoqëroi edhe katër diagrame yjore. Këto diagrame të punuara nga Zheng He nuk kanë mundësuar vetëm që navigatorët t'i marrin për bazë yjet e vëzhguar gjatë udhëtimit, por gjithashtu këto diagrame zbuluan sekretet e lundrimit të lashtë. Ai ishte në gjendje ta përcaktonte vendndodhjen e tij duke e matur lartësinë e yllit të quajtur Polaris në veri dhe Kryqit Jugor në jug. Dymbëdhjetë tabelat yjore janë përdorur varësisht nga lartësitë e ndryshme të yjeve. Madhësia e tabelës më të madhe ishte rreth 24 cm me 24 cm (12 gishta siç është quajtur në atë kohë, duke përdorur madhësinë e gishtit të njeriut) dhe më e vogla 2 cm me 2 cm (1 gisht), me 2 cm ndryshim në varg. Përmes përdorimit të një peri të kapur me gjatësi rreth 60 cm, vëzhguesi ishte në gjendje që të caktoj distancën nga vendi i vëzhgimit deri në tabelë, duke e rregulluar këndin e vëzhgimit të tabelës për rreth 1.9o me ndihmën e gishtit. Kur vëzhguesi vëzhgonte trupat qiellorë, vëzhguesi i radhit yllin në anën e sipërme të tabe(es ndërsa horizontin në anën e poshtme dhe në këtë mënyrë e përcaktonte lartësinë e yllit. Tabelat e madhësive të ndryshme janë përdorur varësisht lartësive të ndryshme të yjeve. Duke e përdorur metodën e Zheng Hi, gabimi i pozicionit mund të kërkohet brenda 4.5 miljeve detare, gje që ishte shumë më superiore se metodat e zakonshme të asaj kohe.
Hartat e Zh eng He (Zheng He Hanghai Tu) ofrojnë të dhëna të rëndësishme të udhëtimeve perëndimore të Zheng He. Harta origjinale e tij është në një dorëshkrim të gjatë e i mbledhur rrotull, i quajtur "Harta e lëndës së marr nga anija e thesarit prej fillimit në Longjing deri në destinacionin e tokave të huaja". Kjo hartë është një nga arritjet e Zheng He në udhëtimet perëndimore, si dhe harta më e vjetër ndërkombëtare në botë. Hartat janë punuar sipas teknikes së pikturës tradicionale kineze të peizazhit, për t'i paraqitur në perspektivë të detajuar format e tokës si: malet, ishujt, urat, tempujt dhe qytetet. Këto paraqitje grafike u mundësuan lundruesve të identifikojnë më lehtë tiparet më të rëndësishme gjeografike nga anijet. Hartat përfshijnë mbi 530 emra vendesh, duke përfshirë mbi tridhjetë vende dhe rajone të Azisë dheAfrikës. Gjithashtu në këtë hartë janë përshkruar mbi pesëdhjetë rrugë të veçanta, si dhe të dhënat e lundrimit të përshkruara përgjatë rrugëve siç janë titujt e busullës dhe kohet e notimit. Hartat detare të Zheng He janë të një rëndësie të madhe praktike dhe historike. Këto harta reflektojnë plotësisht nivelin e lartë të ekspertizës lundruese të kohës dhe tregojnë se teknologjia detare e Kinës në thelb ishte përsosur. Është supozuar se Columbuo, da Gama, Magellani dhe Cook shumë më vonë kur fillonin udhëtimet e tyre të "panjohura", më qellim që t'i bënin "zbulimet" e tyre, ata mbanin kopje të hartave kineze.

harta_1593607235.jpg
Harta (skica) të punuara nga Zheng He

Busulla ishte mjeti kryesor gjatë udhëtimeve epike të Zheng He neper oqeane. Busulla është përdorur për të rregulluar drejtimin e udhëtimeve dhe "geng" që ka shërbyer për mbledhjen e të dhënave në historinë kineze, e cila është përdorur edhe për matjen e distancave. Busulla që është përdorur në anijen e thesarit është një lloj “busulle me ujë”, me një gjilpërë magnetike që lundronte në ujë, e vendosur në një kuti rrethore me pikat e busullës të gdhendura në pjesën e drurit. Busulla ka 24 shkallë. Çdo shkallë është e gdhendur me shkronja të ndryshme kineze që paraqesin drejtimet e caktuara.
Gjithashtu flota e Zhneng He për t'i matur distancat përdorte orën e rërës, e cila orë shërbente edhe për matjen e kohës. Ora e rërës ishte një instrument që shërbente për matjen e kohës, e punuar prej qelqi në formë të një llambe e ndarë në dy seksione, e mbushur me rërë, ku rëra kalon nga njeri seksion në seksionin tjetër përmes një zgavre në një periudhë të caktuar kohore, që zakonisht është një "geng". Geng është njësi e regjistrimit kohor, që paraqet një nga pesë periudhat dyorëshe të një nate, por në këtë rast ajo i referohet një njësie të distancës. Zakonisht një "geng" ishe 60 li - rreth 30 km. Pasi fituan masën, hodhën një dërrasë druri në det dhe më pas shkuan në anën e pasme të anijes për një periudhë të caktuar kohore, për ta vlerësuar shpejtësinë e anijes. Pas kësaj rruga dhe distanca e llogaritur janë vizatuar në një hartë. Kjo është ajo që ne e njohim si tabelë navigimi, një material thel-bësor për studimin e udhëtimeve të Zheng He në oqeanin perëndimor. Duke e përdorur busullën dhe "geng", udhëtarët do të mund të dinin pozicionin e anijes në det të gjerë.

harta-e-vendeve_1593607318.jpg
Harta e vendeve të cilat i vizitoi Zheng He, gjatë ekspeditave të tij



M.sc Artan S. Mehmeti
 

Attachments

  • diagramet2_1593607172.jpg
    diagramet2_1593607172.jpg
    393.3 KB · Shikime: 0
  • harta_1593607235.jpg
    harta_1593607235.jpg
    748.8 KB · Shikime: 0
  • harta-e-vendeve_1593607318.jpg
    harta-e-vendeve_1593607318.jpg
    446.4 KB · Shikime: 0
  • diagramet2_1593607172.jpg
    diagramet2_1593607172.jpg
    393.3 KB · Shikime: 0
  • harta_1593607235.jpg
    harta_1593607235.jpg
    748.8 KB · Shikime: 0
  • harta-e-vendeve_1593607318.jpg
    harta-e-vendeve_1593607318.jpg
    446.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top