Konkursi letrare-Shkurt-2014

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te FV !!


1896912_10201734925039070_1174231607_n.jpg



Mire se erdhet ne temen tone te pare,ku kemi kenaqsin e dashamiresin t"iu prezantojme me krijimet e para letrare te ketij konkusri.
Me krjimet, vargjet tuaja,qe na keni derguar ne adresen e konkursit tone.

Muaj:-Shkurt.2014.

Tema e Muajt Shkurt:_"Ngjyra dashurie"


1.Dashuri ne kohe te trazuara.

Ra nate e zeze, pise! Kjo errësirë totale, qe me sa duket, ra si perde teatrale për ti dhene funde nje drame tragjike, te cdo ditshme ne keto kohe te trazuar, te mendjeve te çmendura njerezore qe vetem me vrasje dhe dhune ushqejne shpirtrat e tyre.
Tak e tuket e krismave filluan te ndalen e te mbyten ne erresiren qe ra. Te çmendurit me ne fund po pushojne!
Vetem roja i erresires ruan çmendurin.
Acari i egër i veriut të kësaj nate depërtonte deri në palcë dhe të ndalte frymë sikur donte te sillte ne vete mendje e çmendura duke u thene: Dashuria munde urrejtjen! Bardhesia e bores dhe shkelqimi i saj sikur donte te prishte kete çmenduri, sikur deshironte te na tregonte se ne kete nate te dashuruarish, dhe te çmendurit, dhe dhunuesit, dhe tradhtaret duhet te falin pak dashuri, por kujt ti thoshte. Merr vesh roja i erresires?! Dhe per ti shtuar edhe me shume çmendurin kësaj nate, ja ku me del e strukur TI.
Vetem sonte s’doja te te shihja. E kuptoje se eshte nate e te dashuruarish por e kisha vendosur qe ne momentin e pare qe te shihja do te tregoja per te hidhuren, per te pamenduaren nga ti, per ate qe s’do kurre ne jeten e saj ta degjoje nje femer nga goja e te dashurit te saj, por ja qe me duhet te ta them. Meq ka kohe qe cmenduaria ime, ne mungesen tate, eshte ciftezuar pse mos te ta them te vertetten, madje ne naten kur cdo kush mendon per dashurine. Te kam tradhtuar!!!! Epo tash, ligesi, burracakëri, jo besnikëri merre si te duash por e vërteta eshte kjo.
Madje kjo tradhti jo se ndodhi rastësisht. Eshte si cdo tradhti tjeter. E thjeshte dhe e paster si loti. E zhvilluar dal e ngadalë por e ngulitur me bindje. Une fillova siq fillojne te gjithe tradhtaret. Ne mungesen tende ne fillim e enderrova. Pastaj dalngadal cdo dite e me shume fillova ta ndjeje mungesen e SAJ me shume se sa tenden. Mu be ajer dhe mundesi jete. E bardhe, e paster, e pafajshme, e kendshme, fisnike, sorkadhe, hirplot, .....tamam siq e doja une. E perse mos ta dua???. E enderroj me shume se ty, e kujtoje me shpesh se ty dhe them te drejten jam ne gjendje dhe te vdes per te. Hove-hove me behet te dal naten, per kunder acarit, te zhveshem lakuriq e te me rrah fryme e saj. Te me rrah duh i saj! Ah, se desh harrova te te tregoje dhe nje gje interesante: ‘’Akoma se kam shijuar’’! Ne njefar menyre te çuditshme, perkunder dashurise dhe nevojes qe ndjeje ndaj saj keto kohe, perkunder asaj qe e kujtoje dhe me nevojitet me shume se sa ti, nuk se me zgjon ndonje ndjenje seksuale. Kshu kjo kohe e trazuar me mendje te çmendura per rreth nuk se munde te pjelle çoroditje me te madhe kur nje trup imi ndahet ne dy dashuri.
Njeren per ATE ku shpirti, mendja e malli me djegin dhe me ftojne drejte saj dhe kjo pjesa seksuale qe nuk pajton te te nderroje TY me tjeter. Pra jam si te thuash ne njafer gjysme tradhtie. Ku ajo pjesa e shpirtit me terhjek drejt saj per ta shijuar dhe kur te ngopem pastaj, po permes saj, te te sulmoje egërsisht dhe seksualisht TY. Kjo çoroditje e pa kohe me dergone edhe me larg kur me shfaqet dëshira per te ju shijuar TE DYJAVE se bashku dhe pernjehere.
Realisht, besoje se edhe ti je e vetëdijshme, se vetem AJO munde te me sjelle tek ti andaj them se duhet te lesh anash gjelozirat dhe te lutesh per takimin tim me TE dhe pastaj se bashku duke ndertuar nje treshe. Pra, e YTJA, mbetet qe te presesh ngase une do te vije bashk me TE. Te na rregullosh shtratin e te presesh se kur te vije AJO do te me sjell tek TI. Atehere do te pushtoje egërsisht dhe do te rrëfehem per te gjitha mekatet e bera duke shuar kete çmenduri.



2.Dhe pyeta veten,c"ndryshim ka `midis asaj e meje?

E ardhur ne kete bote me mekatin e te qenurit grua,
E di cdo te thote fjala Te DUA?
Te jesh Femra e jete apo e enderres, ku eshte ndryshimi , di te me thuash ?

Ah ndjenje e marre e corjentuar, e papercaktuar,
e shperndare , e vrare, po pra edhe e perdale.

ah ndjenje e pakufi,e etshme, e pamatur,
e mekatshme, e pafolur, e pjekur, e papjekur .

A ndjenje hibride e mbjellur ne toke te djegur..!!!!!!

He pra , po pres ..di te me thuash , cila jam ?

Dhe mos me thuaj qe ndryshim nuk ka!




3.Bisede gjate puthjes se pare.

Dhe ia ku jam aty duke studiuar cdo milimeter te fytyres se tij.
Dy gjera adhuroja mbi cdo gje , 2 nishanet e tij tek buza e siperme
Ne nje moment u shtrime te dy ne brinje dhe po veshtronim njeri tjetrin
dhe ai drejtoi doren nga une e me tha mundem
Une vetem pohova me koken, me largoi floket nga balli e qafa e pastaj me kaloi doren te faqja
Biles biles me vetem sa me preku lehtazi me nje gisht dhe une aty mu duk sikur faqja ime mori flake
E ndjenja qe isha skuqur, e urreja kete gje. Pse te ndodhte ajo skuqja. Une e doja ate. Ska asgje per skuqje
Dhe ai vend me duket sikur kishte mijra milingona qe ecnin si te terbuara sa lart poshte
O zot duhet te bej dicka, smund vec te mendoj me vete
Dhe ai me puthi te hunda
Mos , mos po afrohet
E tani?
E tani sikur te me kape paniku edhe ti largohem, te ik te bertas dhe ai te trembet.
Ok rri e qete, e qete mos mendo keto
Ia me puthi te faqja , ndoshta e shikoi qe isha shume ne tension, e tani po ndihem ne faj. Cfare te bej?
Koka ime shkoi drejt faqes se tij dhe ngjita buzet aty. Sa faqe te buta ka. Mendoj se tani duhet te shkeputem
Apo prit meqe jam te marr edhe pak aromen e tij me vete. Ai kishte nje arome tjeter, ndoshta e lekures , ndoshta e parfumit qe perdorte, por ishte arome tjeter shume ndryshe.
E putha serish dhe u largova, dhe vetem bzueqeshja. Ok kjo skene mumje qe po ben pa folur nuk eshte se po ben nje shembull te mire paraqiteje. Por jo, fillova ta vleresoja aq shume ate heshtje..
Dhe ai me shihte, mos po me lexon mendimet? Sepse statistikisht ska asnje mundesi qe dikush te lexoje mendimet, pervec atyre filma qe kisha pare, po sikur te jene histori te verteta, cmu desh edhe mua te shihja filma te tille.. Ndoshta me tha jam shume e mire, o e bukur, o e mbel
Se di nuk e kuptova isha sh e zene me filmat e mia nervoze. Cfare te bej panik prap. Ia te buzeqesh
kushedi do mendoje qe e kuptova. Edhe buzeqesha, tek faqet e tij u formuan dy gropeza djallezore, e njihja mire ate buzeqeshje, e kisha pare aq here. Pastaj u afrua me shume, ndjenja zemren te me rrihte si e cmendur. O Zot po me del nga vendi te mos marr fryme, kushedi do shkoje ne vend,jo as kjo nuk funksionon.Po afrohet tek cepi i buzes, cfare te bej. Zemra ime beri ca kapercime, biles mendoi se iku aq larg sa u perplas per mur dhe pastaj u rikthye. Pse u rikthye sepse une u largova. O Zot cfare bera. U largova prisha kete moment magjik, do doja te kishte nje humnere aty mes nesh dhe une te hidhesha pa pike problemi. Dhe ai me shikoi kushedi cfare po mendon, pse e bera a thua sdoja.Zot sa shume doja...
E lexoj ne syte e tij, u zhgenjye. Ok momenti per te folur cfare te them? -Me puth
Thashe me vertete me puth, edhe ai purpuliti syte edhe u afrua. Pse thashe me puth sikur ai sdo e bente, aman sa shume fol kjo goja ime. Dhe mos prap moment paniku, personi tjeter i imi po ecte lart e poshte neper dhome sikur te kete marre zjarr. Dhe qendrova aty derisa buzet e tij preken te miat
Aty gjithcka u shua. Nuk ekzistonte me asgje, vec ai qe me puthte. E ngritur pezull nga gjithe ajo lumturi dhe une e puthja. Ok tani eshte momenti te zgjohem. I mbylla syte?Po i paskam mbyllur.
Tani sikur ti hap pak. Ok te hap vec njerin se kushedi ai si ka mbyllur, jo i paska mbyllur edhe ai.
Dhe cfare shprehje fytyre paske, mesa duket po e shijon edhe ai.I mbylla syte serish
Dhe po analizoja buzet e tij, mishtore aroma e gojes, perfekte. Hapa serish syte, edhe ai i paska hapur
Mos po me studionte? Dhe i mbylli qetesisht ashtu sikur i kishte hapur. Ok do te thote se spo ndodh asgje e keqe. U shkeputem per ca minuta dhe ndjeva qe buzet e mia e kerkonin serish deshperimisht tragjikisht, donin ato buze te embela te mrekullueshme. Dhe buzeqeshem te dy. Ok tani hapi i pare u be. Dhe ia kur ndjej pak gjuhen e tij. Gjuha e tij? Ka shije cokollate, mandarine, ose keto te dyja bashke, ose sikur cokollate me lajthi...se di. Mund te jete cfare te doje, sipas meje sjane as buze tokesore keto.
Dhe vazhduam per ca sekonda. Mmmm . Degjova nje mmmm. Nga kush erdhi kjo mmm?
Isha une, oh jo, isha vertete une. Pse leshova ate mmm, nuk mendoja as per mm as per molle as per mu qe i takon te mendoj per lopen, spo mendoja asgje te tille. Cmu desh qe nxora nje mmm. Dhe pastaj degjova nje mmm tjeter. Po kjo mm-ja tjeter. Jo kjo nuk isha une. Mmm-ne kesaj rradhe e leshoi ai. Nje mmm aq seksi nje mmm aq terheqese. Ajo po qe ishte nje mmm-sic duhej. Dmth as ketu spo gaboj. Dua te gllaberoj ato buze sic po ben ai me mua. Dua te jene te miat , te me perthithin sic po bejne tani, i dua cdo moment me mua. Dhe ai u shkeput iu formuan serish gropezat djallezore ne faqe, dhe buzet e mia merrnin flake, po digjeshin ne kuptimin e vertete te fjales. Vura dy duart tek jaka v- e bluzes se tij dhe e terhoqa drejt meje
Te dua i thashe dhe e putha serish.



4.Sa here qe afrohet stina e pranveres!!

Sa here qe afrohet stina e pranveres,sec me ngjall nje nostalgji te kendshme,por njekohesisht edhe te trishtueshme...Eshte era e muajve te pare qe me perkedhelin me kujtimet e embla rinore,te pafajshme dhe te pazavendesueshme....Kjo me ngjall nje mall,per ato dite,kur mezi prisja te vije fundjava te takoj personin qe dashuroja,minutat me zgjateshin ne ore,oret ne dite,eh ditet sa te gjata...Shpesh i thosha vetes,sikur te bie ne gjume e mos zgjohem deri sa te vije dita te takohemi...Ka fundi i ditve ishte tmerr,me perziheshin ndjenjat e mallit, padurimit dhe turpi...O Zot,sa here kur i mendoj keto,me renqethet lekura dhe me kaplon po e njejta ndjenj si ateher...Dashuria eshte nje udhetim,qe ska fund,se prej asaj dite,ndodh qe edhe me shume e dua,dita dites,jam dashuruar ne te,vetem se kesaj rradhe ja them cdo here sepse e kam afer...




5.Dashuro ti pirat i dashurise!

Ateher kur te kane burgosur shpirterisht,
Ateher kur loti peshon me shume se oqeani,
Ateher kur sekondi te duket shekull,
Atehere,,,
Atehere Dashuro!
Dashuro sepse ti sheh me shpirte mendon me zemer,
Dashuro qe te jetosh,
Dashuro, qe te jesh Pirat i dashurise se pertejme…




6.SIKUR

1.
Sikur të kisha fuqinë magjike
Me anë të shkopit botën të ndryshoja,
Punë e parë që do të bëja
Ty në prehërin tim do të afroja!

2.
Sikur jeta të ishte përrallë
Me princër dhe princesha,
Unë do të të sillja në pallatin tim
Me veshjen më të bukur se vet mbretëresha!

3.
Sikur çdo dëshirë të bëhej realitet
Unë do të kisha vetëm një të tillë,
Që në mëngjes kur të hapja sytë
Ti të ishe me mua sytë me puthje me m’i mbyllë!



7.Djali dhe vajza..!!

Na ishte nje here nje djal nje vajze dashuronte
por ish i merzitur se ajo se pranonte
Gjithe diten per ate mendonte dhe nuk thoshte tjeter fjale
ndaj u semur dhe U shtrua ne spital

Erdhen e vizituan gjithe doktorat e qytetit
por semundjen e tij asnje nuk e gjeti
I shkreti djal ngeli te duart e fatit
shtrire ne krevat mendonte trokitjet e sahatit

Ne çastin e fundit diçka belbezoi
askush se mori vesh sskush se kuptoi
vetem shoku i tij u largua me nxitim
اfare kuptoi ai nga ajo fjale pa kuptim..?

Nuk vonoi shume dhe ai u kthye me nje vajze brune
i semuri kur e pa nuk i besoi
Dhe ndaj i kerkoi qe ajo te afrohej

Dhe vajza e perlotur iu afrua ngadal
me dore e perkedheli dhe e puthi ne balle
Ne buze ta puthte djali vajzes i kerkoi
dhe ajo menjehere puthjen e pare i dhuroi

"Tani le te vdes nuk dua gje tjeter
Ne krahet e vajzes "Ai prehet i vdekur





8.Ka dite kur s'kam asgja me thane!!

Ka dite kur s'kam asgja me thane,
por dicka m'duhet me e gjete prej frikes
se po t'humbi prej heshtjes, a se dikush tjeter
po t'thote dicka ma interesante, po ta shkrun nji poezi,
Po ti flet zemres aq bukur sa po t'ban per vedi.
E atehere them dicka me qeshe, e dicka me lujte, e baj si i lumtun,
e ndersa e them dicka mendoj dicka tjeter per me thane ma vone,
Nji stive me fjale e tema e shof oren qe ece, e kenaqem.
kur shof se s'ke kohe ma, se erdhi ora me fjete, a me ike diku,
e une s'jam i detyrum me thane dicka.
Te mbajta edhe sot, cfare suksesit, s'te humba.
Edhe idiotet dashurojne, gati njesoj si t'gjithe.
Por sapo largohesh, me kap nji deshire e marre me fole me ty,
e kam njemije gjana per me t'thane, e ndjej syte e sapohapun,
e shoh si hapen poret e qiellit.
E buzet e mia sikur jane dy premje me thike qe kullojne gjak t'freskt, e gishtat mbajne arome krijese te re, e m'vjen me t'thane
se nji vaixhe e dyshimte jete ka plase brenda meje, e se asnjihere
s'kam ken ma i gjalle se ne kte moment.
Se ndjehem aq mire, e se po cmendem duke t'prite
per me t'pa, e me fole me ty,.
Sa te du, o zot..




Keto ishin krijimet tuaja per muajn shkurt te nderuar anetar/e te FV.
Duke ju ftuar te votoni krijimin tuaj te preferuar.
_Sondazhi eshte i hapur nga sot deri më 30/Mars-2014.

&*-Ne krijimtarin e ketij konkursi,drejtuesit e tij (koherent te tanishem: Nevertiti,Pinky)nuk do ken krijime te tyre ne asnje sondazh.
Gjitheashtu nuk do ken te drejte vote, vetem ne raste ballotazhi te ndonje krijimi ne dy ditet e fundit te votimit para mbylljes se sondazhit.


Duke ju falenderuar perzemersisht per dergimet e krijimeve tuaja.
Ju pershendesim , urojme nje muaj te mbare per te gjithe.


Me respekt:STAFI I FV.

PS:_Per komentet tuaja ne lidhje me krijimet letrare.
Jeni te lutur te klikoni temen perkatse qe eshte hapur posaqerisht,per komentet tuaja,ketu ne linkun me poshte.


https://www.forumivirtual.com/konku...jimet-letrare-shkurt-2014-a-50363/#post616869





 
Redaktimi i fundit:
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top