Konkursi letrar-Dhjetor -2014-Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar.

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te gjithe antarve te FV,pershendetje miq te konkursit tone !! )...
Mire se erdhet ne sondazhin e konkursit letrar;_ "FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!


Tema e muajit Dhjetor: Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar.

Me poshte do te gjeni krijimet e muajit Dhjetor ,qe jane derguar ne adrese te konkursit tone..!!


1_I paudhë

Rrugëve deri sa po ecja po shikoj boren se si po bie, dëgjoj erën se si bart fjollat e bores, nga njëra anë te tjetra. Në qiell me duket se shoh fluturimin e ëndrrave të humbura, të cilat ikin thellë në të kaluarën e cila më duket se me inat më buzëqesh. Era nuk bart vetëm ëndrra, sikur vallëzon para meje dhe më përplas çdo gjë në fytyrë për të më kujtuar se kush isha unë.
Dhe unë, nuk ndaloja assesi rrugëtimin tim në udhët e kryqëzuara, të cilat ishin tepër të çuditshme, sikur në këtë dimër të bardhë nuk më ofronin asgjë të tillë, më shumë ishin nevojë për të ikur, për të mbytur shpresat e humbura dhe për të i dhenë heshtje secilës ëndërr që kisha. Sikur përkundër përpjekjes sime, unë nuk i përkas askujt, sikur luftoj çdo herë për pak hapësirë por madje as frymë nuk marë dot. A mos jam vallë unë njeri i padukshëm që kam rrënuar shpresat dhe ëndrrat e mia? A mos vallë në gjithë këtë punë mbeta spektator që nuk donte të zgjohej? Rrugët, marshi,drithërimat e tyre nuk po më jepnin më përgjigje.
Para meje pash disa shkëndija guximi të tretur tashmë për të ardhur përsëri te ti, ndoshta për të gjetur vetën time të humbur, për të pasur edhe një herë shkëlqimin e syve të cilët kur heshtin më flasin më shumë, erdha përsëri te ti, sikur besoja në magji sepse vetëm ti kishe pluhurin magjik që më shpëtonte nga kjo rrugë e pa udhë të cilën unë po e bëja. Eci për të ti dhe për çudi nuk derdhi lot, ndoshta sepse njerëzit e pa udhë edhe mund të qajnë, por qajnë pa lot.




2-Ne endrren time,

Ne endrren time,

Eshte nje bote,
E stermadhe,
Gjigande,
E rrumbullaket si portokalli




3-Dollapi i vogel..

Sepse sot do te fshij dhe endrren e fundit qe me ka ngelur aty ne cepin e dollapit,ashtu sikur fshihen pluhurat e pranveres.
Ato sjane endrra si e te te gjitheve..jane endrra qe vrasin rendojne
Leshova floket mora cadren dhe dola nen shi. Ishte nje magji ne vete te degjoja ato tik-tak te shiut
Dhe ndersa ecja ne mendje kisha vargjet "ca pika shiu rane mbi qelq" dhe keshtu hoqa cadren dhe fillova te vrapoja nen shi.
Sikur te kisha zbuluar ne ate moment shiun u ndjeva e lumtur e lehtesuar.
Endrrat jane per njerezit e medhenj te vegjelit i shtypin.
Mbase jam njeri i vogel me endrra te medha
Dhe ashtu nen shi vendosa te jem njeri pa endrra.
Jo pa endrra pa emocione.
Por pa endrra qe te jetoja cdo moment te mundshem
Dollapi im si mban dot endrrat e mia keshtu do i realizoja te gjitha.
Eshte momenti i duhur per ta bere...





Per komentet tuaja klikoni ne linkun me poshte:
Komentet tuaja per krijimet letrare Dhjetor -2014!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Konkursi letrar-Dhjetor -2014-Tinguj letrar & Endrra ime ne Sirtar.

Te treten - Dollapi i vogel. E bukur.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top