Komunizmi, çfarë është?

Love

βeℓℓe â๓e
Komunizmi, çfarë është?

Nga:
prof. dr. Isuf Luzaj


Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën e ideve dhe fiksion imagjinate të sëmurë. Epistemologjia na mëson se ligjet e natyrës nuk janë të barabarta me ligjet e shkencave dhe kurrë nuk venë në akord me këto; na mëson edhe se ligjet e shkencave nuk janë absolutisht të vërteta, por relativisht: 2+2 nuk bëjnë 4 as në fizikë, as në kimi. Nuk ekziston barazi absolute në asnjë ligj të jetës dhe të natyrës (mendo inteligjencën mendore njerëzore dhe shtazore). Porse kjo mosbarazi jep barazinë harmonioze të çdo jete organike. Po të prishim këtë ekuilibër, vemi në gabim të sigurt. Komunizmi, marksizmi, leninizmi janë të dënuar si një utopi, nga të gjithë heronjtë e mendimit të shekujve të 19-të dhe të 20-të. Epistemologjia që vjen si kritikë matëse: peshim distance në të katër dimensionet e esencës dhe ekzistencës së filozofisë së shkencave, provon që komunizmi, me brenda marksizmin, engelizmin, leninizmin, nuk ka bazat e nevojshme për t’u quajtur filozofi, sepse nuk paraqet asnjë strukturë aparati origjinal të mendimit ndërtonjës, por është vetëm një spekulim idesh sofistike të prejardhura nga baza false, subjektive dhe nga statistika të pasakta dhe të painterpretuara në kohë të caktuar, në vend të caktuar, në funksion të caktuar. Kështu, komunizmi mbetet vetëm një fushatë politike për atë kohë kur u konceptua, u shkrua dhe u përhap, në një popull të prapambetur: anakronik për qytetërimin perëndimor dhe teknologjinë moderne. Po të kuptohet mirë Sooren Kierkegard, Martin Heideger, Jean Paul Sartre, Gabriel Marcel, Benedeto Croce –(për të përmendur vetëm pak heronj të mendimit) zbulohet mirë dhe shpjegohet qartazi dobësia, sipërfaqësia, fjalamanëria, falsiteti integral i komunizmit, i cili, duke shkuar nëpër shoshën e logjikës së lirë, reduktohet në hime dhe nuk mbetet tjetër, veçse një novelë fiksioni e një imagjinate të dobët, që nuk respekton as ligjet më të thjeshta të mendimit natyral (senso commune), pale ligjet e logjikës shkencore. Statistika e komunizmit, që jep përfundimin në Mbivlerën, është një anëvështronjëse (unilaterale – të një ane të interesit), është sipërfaqësore, përgjithësonjëse, që i vështron gjërat në përgjithësi dhe jo në analizë e në veçantësi, sikurse janë virtytet e Epistemologjisë, prandaj nuk është shkencore në interpretimin gjenetik, duke mos përmendur që nuk është as matematikisht e saktë. Materializmi është vetë një filozofi gjysmake, sepse mohon ose harron, ose nuk sheh si i verbuar nga dukja dhe mirazhet aspak vlerat e instinktit, intuitës, imagjinatës, evolucionit krijues të neuro-transimterve femra, që, me një fjalë, me një term teologjik, quhen SHPIRT, vlera, aktivitete mendore të jetës ndjenjëse (sensibiliteti krijonjës) që kanë krijuar qytetërimet (21 sipas Toynbee) dhe sidomos qytetërimin e 21-të euro-amerikan. Po të zbresim nga materializmi i gabuar në interpretimin materialist të historisë, atëherë gabimet e Komunizmit zmadhohen shumëfish në teori, derisa arrijnë aberracione mendore në praktikë, si një shkëmb me borë, që, duke u rrëzuar nga mali, duke u rrukullisur, mbledh borë të re dhe bëhet aq i madh sa më shumë distancë udhëton tatëpjetë. Për të provuar këtë të vërtetë, nuk është nevoja që njeriu të jetë as filozof, as epistemolog, mjafton t’i hedhësh një sy Historisë së Shkencave, për të parë e kuptuar që qytetërimin nuk e kanë krijuar masat proletare, porse e kanë krijuar gjenitë individuale me dritë truri mbi normale. Kjo është një nga padrejtësitë e Natyrës, që në funksion të dinamikës, siç është netropia në fizikën e nxehtësisë së pakthyeshme, që është Drejtësia e Shenjtë, e cila formon ekuilibrin dhe harmoninë e Përparimit. Vini një milion proletarë bashkë për njëqind vjet imagjinarë, në kazerma studimi dhe pritni që ata të shprehin një sistem filozofik ose një krijim shkencor si telefoni i Belit, penicilinën e Flemingut, ose ligjet elektromagnetike të Ajnshtajnit. Pritni që masat proletare të përparojnë (jo që të krijojnë) teknologjinë moderne. Pritni që ata bashkë të shkruajnë një poezi; poezi, jo himne diktatorëve që u ngjajnë kakarimave të patave natën kur e ndiejnë dhelprën përreth qymezit…

Po të vemi nga Komunizmi si filozofi agnosticiste që polli (dështoi) Marksizmin dhe Engelizmin si teori ekonomike dhe politike dhe nga kjo fazë mendoni, të shohim në praktikë, marksizmin si aparat shteti, do të gjejmë në praktikë falsitetin e teorisë, në falimentin e trishtuar konkret. Brenda gjatë 70 vjetëve, ashtu si prova laboratorike me më shumë se treqind milionë derra të Guinesë ose minj të butë, ky regjim e pruri të gjorin popull rus në mjerimin ekonomik më të tmerrshëm që njeh historia universale, duke mos përmendur këtu degjenerimin mendor, moral dhe fizik. Gorbaçovi tha: “Komunizmi falimentoi në misionin e tij historik: nuk kemi sapun në spitale që të lajnë duart mjekët, nuk kemi bukë në vatër, nuk kemi një buzëqeshje miqësore në popull…”.

Kur kapitalisti i vërtetë dhe i lirë vete në shtrat, nuk e zë gjumi, duke menduar disa orë se si ai të përmirësojë fabrikën e tij që kjo të prodhojë prodhime më të mira e më të lira. Nuk ka rëndësi fakti që këtë sakrificë e bën për interesin e tij financiar, sepse ai nuk do të shpjerë në varr ose në qiell thesarin e tij për të blerë një apartament luksoz në Parajsë, por ka rëndësi shqetësimi, kërkesa, rropatja etj., për përmirësime, përparimin që ai bën në shërbim të shoqërisë njerëzore. I dimë të gjitha të metat e Kapitalizmit, porse këto të meta janë aq të vogla dhe aq të kollajshme për t’i korrigjuar që t’i pranojmë përkohësisht, derisa me një proces evolutiv të arrijmë në ligje më të sakta që të rregullojnë marrëdhëniet mes punës e kapitalit, siç po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut, në Kanada dhe në Europën Perëndimore. Po të zemërohemi për të metat e kapitalizmit dhe të hidhemi në ekstremin e kaosit komunist, vemi kundër ligjeve të natyrës, sepse ata kapitalistë dhe ky sistem e bënë Amerikën në 100 vjet shtetin më të fortë në botë, popullin më të lumtur në botë, teknologjinë më të lartë në botë dhe vendin fatbardhë, sa që të quhet Vendi i Perëndisë = God’s Country. Të refuzosh kapitalizmin e demokracive për të metat e tij, është njëlloj sikur një vashëz refuzon të martohet me një djalë me cilësi mendore, shpirtërore, morale ose punëtore, sepse djali ka flokët e kuq, ose sytë të verdhë, ose hundën e madhe!

Marksi “gjenial” parashikoi që sa më shumë të përparojë teknologjia, aq më shumë vobegësi do të kenë popujt, sepse punëtori do të zëvendësohet me makinën automatike… dhe tani ne shohim që ndodhi e kundërta: në vendet më të përparuara në teknologji (SHBA, Europa Perëndimore) masat proletare kanë standard jetese më të lartë. Në këto vende masat proletare kanë, sipas rastit, prej 20-30-40 për qind kursime bankare, shtëpi dhe makinë moderne dhe siç tha Gorbaçovi: “punëtori amerikan ka konfort më të mirë se unë që jam kryetar shteti”.

Si konsekuencë e gabimeve, të metave dhe falsiteteve të filozofisë marksiste, shtetistët komunistë edhe sikur të ishin gjeni (gjë që s’ka ndodhur deri më sot, sepse në këtë rast do të

hiqnin dorë nga UTOPIA) janë të detyruar të falimentojnë siç falimentuan të gjithë në botë, sepse nuk e kanë fajin ata 100 për qind, porse e ka fajin TEORIA, e cila e ka mikrobin e kancerit në bërthamën e farës së saj. Ky kancer fare në teori forcohet në praktikë, si çdo farë tjetër ideje ose organike dhe jep rezultatin e saj. Kështu që shtetistët komunistë, përpara falimentit politik, ekonomik, shoqëror, shkencor, artistik, përpara frikës së popullit të deziluzionuar e të zhgënjyer, transformohen në tiranë (satrapë, kasapë, gjaksorë, cinikë) dhe, për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe të klikës, krijojnë policinë sekrete, e cila bëhet aparati mbishtetëror; shteti rrëgjohet në një aparat burokratik, qeveria rrëgjohet në një zyrë ekzekutive si një kryepunëtor dhe të tërën nën tmerrin e Tiranit, ky nën tmerrin e vetes së tij, që jep si pasojë eliminimin fizik të çdo njeriu mendonjës, qoftë ky edhe shoku i tij. Roli i policisë sekrete është zhdukja e vlerave mendore dhe morale, e mendimit të lirë, sepse këto vlera për ligje natyrore i përkasin idealit antirobëri, qoftë dhe jo liri perfekte.



Ku dhe kur ndonjëherë në histori kemi bërë përparim e mirëqenie ekonomike, politike, mendore në regjime tiranike?

Në gjysmën e parë të shekullit XX, Historia, që është bija e Politikës, pranoi të vërtetën e madhe që Italia, Gjermania dhe Japonia kishin të drejtë për luftën që shpallën, sepse nuk kishin mjaft “tokë” për të ushqyer popujt e tyre as me bukë thatë. Filozofia e Historisë dhe Epistemologjia provuan që me po atë tokë të vogël, këta popuj jetojnë 200 % më mirë me demokraci, sesa kur patën koloni dhe jetonin në mizerje, duke u shtuar pas Luftës së Dytë popullsia afër 42% në Itali, 38% në Gjermani dhe 31% në Japoni.

Engelizmi (ose Socializmi Shkencor) është një teori ekonomiko-shoqërore anakronike dhe utopike, që gabimisht pretendon të përkufizojë dhe të caktojë ligjet që do pjellin Kodet e legjisluar në mes kapitalit e të punës. Falimentoi në të gjitha Legjislaturat e shteteve komuniste dhe popujt e Europës Lindore e Juglindore që ishin më të përparuar se popujt e prapambetur të Bashkimit Sovjetik (një Babiloni racash, besimesh, gjuhësh, traditash etj.) e kuptuan shpejtazi pas pak vitesh robëri komuniste-ruse, p.sh.: Hungaria, Polonia, Balltikët, Gjermania Lindore, اekosllovakia (dhe Jugosllavia e akrobatit majmun Josif Broz Tito), porse nuk dilnin dot më nga thonjtë e Moskës. Me zhvillimin e teknologjisë moderne në vendet e lira, punëtorët që kanë tri koqe në karroqe, transformohen në aksionistë të industrisë, tregtisë, duke kursyer dhe blerë aksione në bursat e vlerave tregtare. Sipas statistikave, në SHBA ka, sipas shteteve 15-20-30 deri 42% të punëtorëve aksionistë (pjesëtarë pasurie) të grupeve konglomerate kapitaliste; në Europë statistikat tregojnë më pak përqindje punëtorësh të kapitalizuar, megjithëse, ironikisht, Europa Perëndimore ka legjisluar relacionet në mes të punës e të kapitalit më në favor të punëtorit, sesa janë në SHBA. Provë e kësaj të vërtete është fakti që në vendet e lira popujt dhe masat punëtore përbëjnë turizmin më pasanik të botës. Shifrat e statistikave duken të pabesueshme: nga SHBA fluturojnë në të gjitha kontinentet 58% punëtorë amerikanë. Në Europë, vitin e kaluar hynin në Itali dhjetë milionë automobila në javë nga veriu e verilindja; por më impresionante janë shifrat që vetë italianët dilnin nga veriu me 6 deri 8 milionë automobila në javë dhe niseshin nga veriu i Italisë për në jug 8 deri 10 milionë automobila në javë. Shumica e këtyre janë “proletarë”, sipas termit marksist.

Leninizmi është një kopje e keqe e këtyre tri teorive: Komunizëm –Marksizëm –Engelizëm që, transformuar në platforma politike – administrative dha si rezultat gabime, falimentime dhe llahtare më të shproporcionuar, sesa e parashikonin sociologët, psikologët, shtetistët e lirë të Europës Perëndimore dhe amerikanë; jo vetëm pruri vobegësinë ekonomike lindore deri në uri buke, por shtypi dhe zhduku vlerat morale, intelektuale, shpirtërore, sa miliona njerëzish nuk prodhuan dot as shkrimtarë, poetë, as teknologë gjatë 70 vjetëve në rusi, 50 vjetëve në Europën Lindore e Juglindore. Shih statistikat e اmimeve Nobel, shih teknologjinë ruse, industrinë e rëndë, industrinë e lehtë. Mundohen vetëm të vjedhin me anë të spiunazhit formulat fizik-kimike të luftës, si energjinë nukleare etj. Hrushovi tha se kemi nevojë të mësojmë nja dhjetë vjet nga amerikanët për të arritur të prodhojmë ushqimin e nevojshëm në agrokulturë, industri, konfort dhe u impresionua kur pa një fermë, ku njëqind mijë pula lëshuan vezët kur dëgjuan sirenën-urdhër.



Stalinizmi, kopje e keqe e leninizmit dha atë përfundim që dimë: statistikat që dha Hrushovi thonë që në vitin 1950 ekzistonin në Rusi 219 fusha përqendrimi, afër 40 milionë njerëz kryenin punë të detyruar, 8 deri 12 orë në ditë punë, pa pagesë, me ushqim nën 600 kalori në ditë. Po të mendojmë që, për të ushqyer këto pellgje me elementë njerëzorë, gjatë 50 vjetëve, duke zëvendësuar të vdekurit me të gjallë të rinj, me “fajin” që ishin mendonjës të lirë, ose pa faj, me artimetikë të thjeshtë, pra, numri i atyre viktimave të gjora i kalon 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë frymë).

Po të zbresim nga Stalinizmi me njëfarë rrethi njerëzish kompetentë tek tirani i vogël i popullit tonë dhe në 14 grupet etnike të Europës, pas Perdes së Hekurt, do të gjejmë një nga pikturat më të shëmtuara të komunizmit dhe të komunistëve që administruan 45 vjet të mjerin popull shqiptar: uri buke, robëri aziatike parakristiane, terror nazist, degjenerim fizik e moral, zhdukje të vlerave morale shqiptare: Besë, Nder, Burrëri, Dinjitet – Pudor – Drejtësi – deri gjykimin logjik. Kanë vdekur një përqindje shqetësonjëse e njerëzve nga Azeimer Disease (çmendje, humbje kujtese dhe ndërgjegjeje) që njeriu vegjeton si një bimë deri sa vdes, për mangësi ushqimi.

Duket e pabesueshme që tirani vocrrak dhe xhandarët e tij kanë depozituar në bankat e Europës miliona dollarë në po atë kohë kur vdisnin foshnjat nga tuberkulozi për mungesë antibiotikësh e të tjera, dhe populli vdiste për bukën e gojës dhe vlerat morale e intelektuale në atdheun tonë të gjorë, ose jetonin në anonimi, në terr, shurdhë, qorra dhe memecë, ose vdisnin në burgje, ose në plumb e litar, ose pasi konvertoheshin në kufoma ambulante, mbaronin në pleh.

Ana tjetër e medaljes është tallja cinike ose ironia e fatit që ka akoma, disa Iliro-Thrakë mendjetredhur ose ndërgjegje shterpe që mbahen për përparim të Epokës së Tmerrit, sepse u vunë disa tuvulla për mure, u shtruan disa udhë qorre, u ndezën disa llamba elektrike ose u shpuan disa vrima në dhe për të nxjerrë metale e minerale gjatë afro gjysmë shekulli pune me 10 dollarë në muaj rrogë. Në SHBA rroga e punëtorit të thjeshtë fillon me 3.75 dollarë në orë, ligjërisht, porse në realitet nuk ekziston punë që të mos paguhet prej 10 dollarë në orë deri 37 dollarë në orë.

Ata mendjemykur të gjorë shohin vetëm prapa, duke e krahasuar epokën e Tmerrit me atë të shkuarën, porse nuk kanë mendjen femër t’u pjellë imagjinata se ç’do ish bërë në Shqipëri brenda 47 vjetëve me një shtet-shtet, me një fuqi legjislative europiane, me një qeveri demokratike moderne, me një brez rinie të shëndoshë, në një vend të Europës, prej ku me ajër, me tokë ose me det, në pak orë arrin në Romë, Paris, Londër, Berlin, duke pasur atdheu ynë klimën më të mirë të botës, me një sasi të lumtur rezervash të nëndheut në metale e minerale; që është toka ose shprehja gjeografike më e pasur e botës, po të marrim në konsideratë proporcionin me vendet e tjera; vajguri, çimento, krom, flori (ar) etj. Përpara panoramës gjeopolitike, ekonomike e shoqërore – fetare, psikologjike, morale, shpirtërore, një shqiptar që njeh jetën në botën e lirë, po të mendojë shumë fatin tragjik të kombit, ose sëmuret, ose prishet nga mendtë, ose vdes nga dëshpërimi, po nuk pati fuqi vullneti të mbijetojë si nëna pas vdekjes së djalit të vetëm që e rriti pa baba. Përndryshe, duhet të ketë lindur njeriu me ndërgjegje të fshehur nën lëkurën e elefantit, që të mos ndiejë as gëzimin e përkëdheljes, as kërbaçin që rreh.

ثshtë ligj i natyrës që mediokriteti bashkohet kundër gjenive dhe fiton mbasi është shumica: Sokrati, Krishti, Galileo Galilei, Xhordano Bruno, Martin Luteri, Savonarola dhe legjione martirësh, në të gjitha kombet, në të gjitha kohët.

U duk me kohë që komunizmi dështoi në ligjin e tij dhe në palcën e lëndës së tij që kur u provua që nuk mundi dot të edukojë breza marksistë as në Europë, as në Amerikën Latine, as në Azi. Për këtë arsye diktatorët komunistë kur e ndien qartë që ideja nuk zuri rrënjë dhe nuk pati vazhdim, s’kishin udhë tjetër veçse të formonin shtet policesk, me një polici sekrete të zgjedhur për karakteristikat tipike të punës që do të kryenin: besnikëri të paskrupullt, të pa vlerash morale, gjaksore, mentalitete të mbyllura që veprojnë qorrazi nën urdhrat e një diktatori ose tirani, pa ligj, pa rregullore, pa përgjegjësi. U pezulluan të gjitha ligjet njerëzore dhe, si konsekuencë, njeriu arrestohej, burgosej, internohej, vritej dhe zhdukej pa asnjë justifikim, pale më arsye. Në një proces evolutiv, Policia Sekrete u bë vegël e domosdoshme e tiranit, sepse sa më shumë krime bënte tirani, aq më shumë armiq shtoheshin, aq më shumë tirani kish nevojë për atë. Kështu, Policia Sekrete në të gjitha regjimet komuniste u bë Fuqi Mbishtet. Nga ana tjetër, edhe Policia Sekrete kish nevojë për tiranin, kështu që Qeveria dhe të gjitha organet e shtetit zbritën në shkallë ligjore, duke u konvertuar në zyra burokratike në shërbim të Policisë Sekrete. Gjenocidet e Policisë Sekrete në të gjithë botën kanë vrarë më shumë njerëz të vlefshëm e të pafajshëm, sesa vrau Lufta e Dytë Botërore.

Sipas gradës së kulturës së popujve dhe sipas peshës specifike të qytetërimit të secilit, në këtë graduacion iu desh popujve të kuptonin Falsitetin e Komunizmit. Popullit rus dhe kombësive heterogjene të Rusisë Sovjetike iu deshën 70 vjet; Europës Lindore dhe Juglindore 30 vjet, Kinës 40 vjet dhe ende s’e ka kuptuar mirë; Kuba pas saj; Italisë 3 vjet; Francës një ditë; Anglisë një orë; SHBA kurrë nuk i pëlqeu dhe as që e vuri në bisedim. Epistemologët mendojnë që vetëm mentalitetet e prapambetura pranojnë qorrazi si solucion të vetëm dhe të vetmen udhë shpëtimi nga çdo tirani ose kolonializëm komunizmin.

Duke qenë komunizmi, për natyrë të tij, një ideal absurd dhe kanceroz, nuk mund të japë tjetër rezultat veçse: ateizmin, absurditetin, korrupsionin, imoralitetin, tradhtinë, degjenerimin, depersonalizimin, vdekjen e të gjitha vlerave mendore, morale, shpirtërore.

Ky proces evolutiv negativ ndodh, sepse një ligj gjenetik i natyrës provon që, kur duam të bashkojmë, të shartojmë ose të martojmë elementë heterogjenë me elementë homogjenë, një në shtatë ka shans që të na japë si konkluzion elementë të një kategorie të pastër, qoftë heterogjene, qoftë homogjene. Ky ligj është 100% i provuar në pemë, në kafshë, në insekte dhe më mirë në njerëz. Prej këtu, në sociologji (shoqëri njerëzore të organizuar), prej këtu në Shtet dhe organet e tij. Psikologjia luan një rol kryesor, përveç biologjisë dhe raca, gjuha, tradita, besimi e zakonet janë përvojë nga do të rrjedhin konsekuencat. Në shoqërinë shqiptare të mesit të shekullit XX patëm një formulë kimike elementësh të ndryshëm të pabashkueshëm: a) për mentalitetin; b) kulturor; c) fetar; d) ekonomik; e) nivel inteligjence natyrore; me ndërhyrjet dhe presionet e jashtme: a) Traditat turko-bizantine; b) embrione sllave, greke, latine; c) influenca politike dhe ideologjike fashiste, komuniste. Në këtë kazan, ku po valonin elementë heterogjenë, duhej të gatuhej brenda një ide hegjemone, që të dilte gjella: KOMUNIZثM. Për fat të keq të kombit shqiptar, udhëheqësit komunistë ishin të gjithë njëqind për qind të huaj, të panjohur dhe të panjohshëm me filozofinë e shekullit XX dhe me Ekzistencializmin që shpjegon esencën dhe ekzistencën, gjenin dhe eksperiencën, të vetmet vlera të ndërtimit të njeriut dhe, për konsekuencë, të shoqërisë njerëzore dhe Shtetit.

Pas kancerit të ideologjisë komuniste shtoheshin të tjera sëmundje, që vinin nga padituria e drejtonjësve të Partisë Komuniste, duke filluar që nga udhëheqësi; një student i falimentuar në studime, pa asnjë kulturë qoftë dhe sipërfaqësore, deri te shokët e tij që ishin studentë të falimentuar që në fillore e shkolla të mesme, elementë negativë, Zero absolute për procesin filozofik konstruktiv. Mbi gënjeshtrën nuk mund të ndërtohet kështjellë. Atë që natyra s’ta jep, salamanka (Salamanka qe i pari Universitet) nuk ta jep dot hua dhe, kur s’ke as natyrën, as salamankën, je i detyruar të falimentosh, thotë një proverb spanjoll. Si rrjedhim: nga një ideologji kanceroze e përqafuar nga elementë sifilitikë, tuberkulozë, xhahilë, gjaksorë, tradhtorë, aventurierë, ç’rezultat do të pritej? (Këtë studim e kam bërë që në vitin 1954, në librin tim “Lumenjtë zbresin të kuq”, (LOS RIUS BAJAN ROJOS), botuar nga Editoriali ULTRAMAR – SPANJOLL-ARGJENTIN; që tani vonë gazetarët e këtyre vendeve, duke ekzagjeruar (siç është mentaliteti i gazetarit) e kanë mbiemëruar “Libri Profetik”). Përveç këtyre faktorëve negativë heterogjenë, të sëmurë e të paditur, vjen si konsekuencë fatkeqësia e ligjit kimik të Pasterit “Origjina e mikroorganizmave” dhe ai i Mendelit në pemë “Gjenet” dhe ai i August Compte në Sociologji.

ا’ndodhi si konsekuencë në shoqërinë tonë njerëzore të viteve 1939-1945?

1) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin Filozofinë e lirë dhe askush Epistemologjinë. 2) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin aspak Komunizmin e përfaqësuar nga Marks, Engels, Lenin. 3) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin kritikën amerikane të Ideologjisë Marksiste. 4) Pati komunistë që nuk interesoheshin të dinin, as që do mund të dinin se ç’ishte Komunizmi as në praktikë, pale në teori; ky grup i fundit (i katërt) përbën masën e tërë udhëheqësve luftarakë ose lapurakë. Në pati në gjirin e partisë ndonjë djalë (me aq sa mund të dinte një djalë i ri në atë kohë, qoftë mjek, oficer, mësonjës) kjo klasë njerëzish të vlefshëm pësoi njërën nga dy alternativat: ose plumbin, litarin, burgun, ose u vu më një anë si i tredhur apo amorf.



Fatkeqësisht, edhe ana tjetër e medaljes nuk kish një formulë kimike më të mirë dhe të ngjashme me të parën, me përbërjen heterogjene – homogjene të njëllojshme, me përjashtim të pak të rinjve që kishin një kulturë të mjaftueshme sa për të dalluar të zezën nga e bardha. Kjo ana tjetër, demokracia, kish brenda viruse dhe mikrobe që e shpinin në falimentimin e idealit demokratik. Le të mendohet në bashkëpunëtorët me të huajt (ndonëse pakicë); mbeturina të kalbura turko-bizantine në hierarkitë anakronike: Kapitalistët iliro-thrakë (MENTALITET) dhe aventurierët, si dhe në kategorinë e mëparshme. Më së fundi, ishin dy anët po ajo… hallvë… e gatuar po me… ata elementë kimikë; me po atë fuqi centrifugale, fizike, me po ata numra, që u ngjajnë aplikimit të teorisë së kuanteve, në gatimin e energjisë nukleare që do të pëlcisnin si një bombë atomike që pëlcet brenda në një vatër familjare, që ish familja shqiptare e gjorë, si vëllavrasjet absurde. Këtij konglomerati homogjen-heterogjen i ra përsipër si një mallkim a dënim publik padituria, inkompetenca, sipërfaqësia mendore ose fati i zi, të mbledhur të gjithë në trurin e sëmurë të rakitikut Ruzvelt, i cili, i dështuar siç pati lindur, mendjetredhur, xhahil, sa një dembel Stambolli, ra viktimë e buzëqeshjes cinike të Stalinit dhe në mes të vodkës e haviarit në Jaltë, ia dhuroi Europën Lindore e Juglindore çeço Stalinit. Konsekuencë e këtij vendimi, Radio BBC e Londrës me bukuroshin Tajar Beu, e anestezoi pjesën e shëndoshë të popullit shqiptar që qëndroi spektator i ftohtë përpara tragjikomedisë së kombit, duke pritur kush do fitojë, kur të bjerë perdja e skenës së fundit të Dramës së Kombit, për të rrahur shuplakat ftohtësisht në një duartrokitje: NERONIT.



Në një bisedim të shkurtër që pata me filozofin frëng Zhan Pol Sartre, kur ky erdhi mik i thirrur i Universitetit ku unë mësoja filozofinë e tij (si një pjesë të kurseve të ekzistencializmit), ky më tha: “Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë një komunist – kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakorrigjueshme gabime, aq më të tmerrshëm gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veçse krimit, për të vazhduar në udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste”. Epitafë lapidarë?



Dëmi më i madh që i bëri popullit shqiptar komunizmi nuk është vetëm terrori, krimet, gjenocidi 1944-1945, burgjet 1945-1990, nuk është verbimi xhahil me deklaratën ateiste, nuk është tradhtia vetëdashëse e paimponuar nga të huajt, kundrejt historisë; jo.

Dëmi më i madh që i bëri kombit tonë komunizmi është demoralizimi – degjenerimi – pluhurizimi – çoroditja – mallkimi që i bëri popullit shqiptar në tru – në nerva – në të gjitha shtresat e ndërgjegjësore Frojdiane, deri në gjenin (xhinin), që dhanë për pjellje, një seri brezash shqiptarë me të gjitha vlerat morale të vdekura. Në panoramën që paraqet kombi ynë, në këta pesë vjetët e fundit, kur deri diku u la i lirë të thoshte kush ish, të shihej në pasqyrë sa i shëmtuar ish; të analizohej në laborator, gjeni – esenca dhe ekzistenca të sëmura, në këtë panoramë, njëkohësisht heroi-komike dhe tragjikomike, duket qartazi vdekja mendore, shpirtërore, morale e popullit tonë shqiptar i njohur nga disa sociologë europianë: Si kombi zotni! Shiti burri veten e tij, për një lopë e katër dhi!

Një shaljan, i dënuar me vdekje në litar, në kryengritjen e Malësisë shkodrane kundër Zogut, kur e pyeti gjykatësi: “A ke ndier në jetën tënde vetveten, në shteg më të ngushtë sesa po e ndien sot që po të dërgoj në litar?” – u përgjigj: “Po, mor burrë, pasha zotin, po!”. –Po kur? – e pyeti gjykatësi. – Kur më ka ardhë miku ke shtëpia e s’kam pasë ç’ka me i dhanë për darkë!

Fillimi i radioterapisë dhe kimioterapisë

Për të shëruar popullin shqiptar nga kanceri i kuq, duhet një proces intensiv dhe ekstensiv paralel: A) Radioterapi – kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike, rrënjësore, si pastrimi i trurit, nervave, gjakut, xhinit deri në mikrozomin më të thellë.

Faza e dytë është një terapi higjienike, duke i larë trurin popullit nga kanceri i kuq me anë të edukatës në të gjitha mjetet e saj: shkollat, librat, radio-televizioni, revista, gazeta etj.

Duke pastruar bibliotekat nga leukemia që i mbulon dhe duke rimbushur bibliotekat me libra të qytetërimit euro-amerikan: filozofi-sociologji – epistemologji – me kurse mbi filozofinë e historisë, diplomacisë – shkencave. Me interpretimet të besimeve, p.sh., Gabriel Marcel – Journal metaphysique. Për vazhdim natyror më pastaj shkencat – teknologjia. Të gjithë këta faktorë mund të imponohen nga qytetërimet e shëndoshë që kanë dhënë për rezultat – lumturinë e njeriut.

Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në pikën e trajektores së ekzistencës së tij; të rindërtojë ndërgjegjen e tij, të njohë kimikisht mikrobet e tij, t’i vdesë këta dhe të zërë udhë të re, me një ideal të ri, për një demokraci të sinqertë, për një jetë të re, besim në Zotin, besim në historinë fatmadhe të tij, besim në vlerat morale, besim në veten e tij, për t’i hapur udhën e re Historisë Kombëtare, sa më shpejt, përndryshe, do të humbasë akoma 50 vjet të tjerë, në një lëkundje tutje-tëhu; një çap para, dy çapa prapa.

Po qe akoma i aftë, i sëmuri të ngrihet në këmbë (jo si kufomë ambulante, po si hero), atëherë lind shpresa që në një ditë të afërme të mund të zërë vendin që i përket, si një popull historik, në qytetërimin evropian dhe në shoqërinë e kombeve. Le t’i lutemi Zotit për këtë mrekulli!



Biografia e një filozofi


Dje, më 21 shkurt, u mbushën plot 100 vjet nga lindja e prof. dr. Isuf Luzajt, një prej intelektualëve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit XX. Filozofi, poeti, politikani dhe atdhetari i shquar është pak i njohur me Shqipëri, për arsye politike, por shumë i njohur në botë e sidomos në SHBA për mendjen e tij të ndritur. Prof. dr. Isuf Luzaj është ndoshta shqiptari që ka arritur në nivele kaq të larta akademike e intelektuale në SHBA. Ka pasur njohje e miqësi me politikanë, shkrimtarë e poetë të njohur botërorë, ndërkohë që një pjese e tyre kanë qenë edhe studentë apo bashkëpunëtorë shkencorë të tij.

Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21 shkurt 1913. Shkollën fillore e kreu në Vlorë, gjimnazin në Shkodër. Në vitin e dytë fitoi bursë nga gjimnazi për të studiuar jashtë vendit, aplikoi për bursë, por iu refuzua. Për të shkuar me studime u detyrua ta shiste pjesën e vet të tokës me ullinj.

Në vitin 1931 kishte marrë rrugën për në Paris. Pasi kishte regjistruar dhe kryer liceun u regjistrua pranë Universitetit të Sorbonës. Më vitin 1936 pranë këtij universiteti mbrojti dy doktoratura, një nga filozofia tjetrën nga letërsia. Pas një suksesi të këtillë arriti të regjistrohet në listën e nderit, për të cilën kishin shkruar gazetat e kohës në Evropë.

Në Shqipëri kthehet në vitin 1936. Pas betimit para Mbretit Zog fillon punën në Normalen e Elbasanit, drejtor i së cilës ishte Aleksandër Xhuvani. Mandej u transferua në Liceun e Korçës, ku asokohe punonte dhe diktatori i ardhshëm Enver Hoxha.

Në vitin 1938 botoi përmbledhjen e parë poetike me titull “Rrëfime”. Pasi botoi këtë përmbledhje, e cila nuk arriti as të shpërndahej si duhet, u burgos, dhe si shkas ishte poezia “Neroni”. Pasi u dërgua në gjyq u lirua si i pafajshëm.

Me 120 studentë kishte vendosur të luftojë kundër trupave italiane të cilat zbarkoheshin më 7 prill të vitit 1939.

I dyshuar për vrasjen e një polici italian burgoset në Vlorë, transferohet në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferohet në Brindisi të Italisë. Mandej në Gaeta e prej andej në Ventotene (ishull). Aty kishte takuar Abaz Ermenjin e Llazar Fundon. Këtu mbahet deri në vitin 1942. Mandej nga këtu transferohet në kështjellën e Cortona D’Arezzo. Aty kishte njohë Ali Këlcyrën, i cili kishte formuar Ballin Kombëtar, me Mit’hat Frashërin, Fuad bej Dibrën e Lef Nosin. Në kështjellë kishin shkruar dekalogun e Ballit Kombëtar.

Me intervenimin e ministrit të arsimit Ernest Koliqi lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri. Iu bashkua patriotëve të vendit dhe ishte pjesëmarrës aktiv i Konferencës së Mukjes.

Në vitin 1945 ikën nga Shqipëria, vajti në Itali e aty arrestohet, si i dyshuar për vrasje e gjeneralit Zanini. Burgoset dhe dënohet me vdekje. Pas amnistisë del nga burgu. Në një gazetë vëren një konkurs për profesor të filozofisë, me diplomë Sorbonë, për të punuar në Universitetin e Argjentinës. Në Argjentinë punoi në Universitet për 18 vite.

Në vitin 1965 anëtarët e Ballit e thërrasin në Amerikë, pasi kishte vdekur Ali Këlcyra. Në kongresin e mbajtur në Nju Jork zgjidhet kryetar i Balli Kombëtar.

Isuf Luzaj kishte marrë titullin “Professor emeritus” në SHBA, një dekoratë që mban shënimin “Profesor i Amerikës” dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë Presidenti Reagan, se kishte dhënë mësime në universitetet amerikane: Harvard, Columbia, Vox Hampshire, Indiana, Illinois etj. Në vitin 1979 ishte emëruar titullar katedre i 87 profesorëve në universitetin e Illinoisit. Profesor Isuf Luzaj vdiq në vitin 2000 në اikago dhe, sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri.

Profesor Isuf Luzaj la në dorëshkrim 32 vëllime, në poezi, filozofi, histori e ditarë. Siç tash ne fillim për arsye politike Isuf Luzaj dhe puna kolosale e tij injoruan nga regjimi komunist, gjë që në një forme apo tjetër vazhdon edhe sot në demokraci. Mund të shkruaja gjatë për te dhe veprën por zgjodha të ndjek këshillën e studiuesit te veprës së tij, shkrimtarit të njohur Xhevat Beqaraj.

Para pak ditësh ne një bisedë me të për prof. dr. Luzaj ai më tha: “Isufi nuk komentohet, Isiufi vetëm lexohet”. Kështu që, zgjodha këtë ese të mrekullueshme të tij si nderim dhe homazh në këtë 100-vjetor të lindjes.
Nebil اika

 
Titulli: Komunizmi, çfarë është?

Ideali komunist na ka katandisur ne kete gjendje qe jemi sot.. Europa dhe Bota , per 50 vite me rradhe na lane ne "kopshtin e Edenit", qe qytetaret e tyre te kishin nje shembull te gjalle nese kerkonin komunizmin. Por memorja popullore eshte e dobet. Dhe historia ne kete rast rezikon te perseritet per te zeze te popullit tim.
 
Titulli: Komunizmi, çfarë është?

Ideali komunist na ka katandisur ne kete gjendje qe jemi sot.. Europa dhe Bota , per 50 vite me rradhe na lane ne "kopshtin e Edenit", qe qytetaret e tyre te kishin nje shembull te gjalle nese kerkonin komunizmin. Por memorja popullore eshte e dobet. Dhe historia ne kete rast rezikon te perseritet per te zeze te popullit tim.

Hajduti ke 25 vjet qe ke dale nga goja e hekurt komuniste dhe je ne lirine e plote te veprimit dhe mendimit ku je ??? Ku ndodhesh ??? Nje b... Kroaci kishte lufte deri para disa vitesh dhe shiko ku ndodhet ose disa shtete te tjera te ish bllokut komunist ... Nga paftesia dhe injoranca jone mundohemi tja hedhim fajin nje sistemi para 25 vjetesh....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top