Komunikimi

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Një nder sfidat me te mëdha ne jetën tonë të perditshme( qoftë ajo mes qifteve bashkëshortore apo te dashuruarve apo me koleget e punës) ne kohën e sotme është Komunikimi dhe mënyrat se si e realizojmë Komunikimin. Komunikimi është metoda perfide dhe me e shkëlqyer për te zgjidhur te gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet qoftë ne jetën e përditshme por edhe mes partnerëve. Mënyra se si i qasemi Komunikimit ka një rendësi shumë te madhe. Nëse i qasemi me vrazhdësi dhe ashpërsi do te krijojmë vlera negative te partneri dhe rrethi ndërsa nëse i qasemi me mirësjellje dhe ëmbëlsi do te krijojmë një imazh krejt ndryshe. Nuk thotë kotë fjala e popullit ‘’ Goja të ofron goja të largon.
Sigurisht shpeshherë kemi dëgjuar se femrat dhe meshkujt nuk flasin me gjuhë te njëjtë. Nëse nuk jemi te sigurt se çfarë ka menduar partneri/ja apo bashkbiseduesi jonë kur e ka thënë ndonjë fjalë apo mendim, atëherë me rëndësi te madhe është ta sqarojmë këtë gjë dhe hapur te komunikojmë për gjerat qe na mundojnë sepse nëse i lejmë gjerat kohës atëherë problemet dhe kundërthëniet vetëm sa do vijnë duke u shtuar dhe grumbulluar dhe komunikimi do te jetë me i vështirë. Sot te gjithë ne jetojmë një jetë shumë dinamike sa qe shpeshherë na mungon edhe koha e lirë për shumë gjëra, dhe si pasoj e kësaj mundë te lindin keqkuptime te ndryshme gjate bisedave te ndryshme duke mos pasur mundësi dhe kohë për te komunikuar shlirë. Shpeshherë mes partnerëve, bashkbiseduesve ka kundërthënie te cilat njeri apo tjetri partner, bashkbisedues ulë kokën edhe pse ndihet i fyer apo i nënshtruar dhe këto telashe ja lenë kohës për ti zgjidhur me shpresën se koha shëron plagë. Unë mendoj se këto gjera nuk duhet lenë kohës për ti zgjidhur sepse këto probleme gradualisht do te akumulohen dhe një ditë njeri partner, bashkbisedues do ta ndiej veten si mbret/princeshë ndërsa tjetri si shërbëtor dhe shumë shpejtë këto probleme të lejuar nga ne qe te zgjidhet me kohën do te akumulohen në një bombë dhe ne momentin e eksplodimit do kemi shumë telashe. Unë mendoj se rruga më e mirë për te zgjidhur kundërthëniet, keqkuptimet dhe problemet e vogla ditore do te ishte qe te rezervojmë një kohë te lirë për komunikim dhe te shpjegohen dhe arsyetohen këto gjera. Besoj se do te ishte shumë me mirë dhe ne do ishim me të lumtur me partnerin/en, bashkibiseduesin/sen.
Asnjëherë mos ngurroni te flisni me partnerin/en, bashkbiseduesin tuaj duke menduar se ai/ajo nuk do të dëshironte të dëgjonte mendimin tuaj ose se mund të dukeni si të marrë me pyetjet e tilla, së paku edhe nëse ai/ajo nuk dëshiron te ju dëgjoj ju bëja me dije brengat tuaja.
Komunikimi i ndërsjellë është ndër ilaçet si te themi për një jetë të lumtur mes nesh dhe për një jete me normale.

ا’fare mendoni ju rreth rendesise se Komunikimit ne perditshmerin tone dhe si e realizoni ju ate? :blla::blla::blla:
 
Redaktimi i fundit:
Komunikimi

Komunikimi nè lidhjet shoqèrore.

Konceptet baz.

Nji nga faktorèt qè ndikon nè lidhjet shoqèrore èsht intesiteti.

Un mendoj qè intesiteti i ndan ato nè dy grupe:

1.Lidhjet shoqèrore tè ralla ku çdokush komunikon me tè tjeret nga domosdoshmèria e komunikimit dhe nga ligjet e shoqèrise.

2.Lidhje shoqèrore te dèndura ku gjithèsejcili shkèmben me tè tjeret nji informacion tè gjer dhe inkurajojn e lejojn njeritjetrin nè pèrfshirjen dhe bèrjen pjes e nji dickaje tè caktuar.

Me interes pèr mua èsht pika 2.Lidhjet shoqèrore tè ngushta un mendoj se ndahen:

1.Miqèsia.Miq janè njerèzit tè cilèt mbajn lidhje shoqèrore tè ngushta nè menyr tè vullnetshme.

2.Lidhje shoqèrore tè ngushta,kur kèt e kushtèzon qènia nè nji shkoll,pun,patja e disa cilèsive tè perbashkèta,patja e ideve tè pèrbashkèta,deshirave te perbashkta e tj.

Kètu mund tè zgjerohemi duke thèn se sjellja e gjithèsejcilit,besueshmèria tek njèri tjetri,ndihmat dhe premtimet e realizuara ndaj njèritjetrit, pèrcaktojn fortèsin e lidhjes shoqèrore.Para se gjithash ne duhet tè jemi tè aft tè kuptojm dhe tè njohim vetveten dhe tè tjerèt.

PYETJE: Mund tè indetifikoni miqt tuaj mè t’mir nè jetèn reale si dhe kètu nè forum.Si ata ndikojn me qèndrimin e tyre nè mbajten e fort tè miqèsis reale ose virtuale?
 
Dua ta perkufizoj me nje fjali.

Per mendimin tim komunikimi eshte art dhe eshte pikerisht thelbi i te qenit human, sepse shume te tjere vetem sa tentojne...
 
Ndegjimi!

Sa eshte i rendesishem ndegjimi(te ndegjuarit) si pjese shume e rendesishme e komunikimit? Po ata qe nuk kan durimin e te ndegjuarit si i klasifikoni? :gjujpeshk:
 
Kitra keto qe the ti jane te rendesishme. Te dish te komunikosh nuk do te thote qe vetem te flasesh, te japesh informacione. Te komunikosh do te thote te dish te flasesh, duke kontrolluar tonin e zerit, dhe menyren e te folurit. Te komunikosh gjithashtu duhet te dish te degjosh, te tolerosh, te pranosh se ka opinione te ndryshme, dhe mbi te gjitha te respektosh personat me te cilet je ne komunikim. Njeriu duhet te jete i mundur t'i beje keto, jo vetem per shoqerin, familjen, bashkshortin/rten apo koleget e punes, por sa here i bie rasti per nje bisede apo diskutim.
 
Kitra keto qe the ti jane te rendesishme. Te dish te komunikosh nuk do te thote qe vetem te flasesh, te japesh informacione. Te komunikosh do te thote te dish te flasesh, duke kontrolluar tonin e zerit, dhe menyren e te folurit. Te komunikosh gjithashtu duhet te dish te degjosh, te tolerosh, te pranosh se ka opinione te ndryshme, dhe mbi te gjitha te respektosh personat me te cilet je ne komunikim. Njeriu duhet te jete i mundur t'i beje keto, jo vetem per shoqerin, familjen, bashkshortin/rten apo koleget e punes, por sa here i bie rasti per nje bisede apo diskutim.

Te gjitha keto qe ke permendur jane elemente shume te rendesishem qe ndertojne nje komunikim aso cfare quhet komunikim i mirefiillt andaj, une vura ne pah vetem degjimin qe te fillojme te diskutojme apo ti shkoqisim dal-ngadal! :gjujpeshk:
 
Une per vete i kam shume bezdi njerezit qe nuk dine te komunikojne, qe bejne monolog, qe nuk duan ta din se cfar ti mendon, nuk ta respekton mendimin, duhet patjeter te jete sic do ai dhe t'i shtron 1001 arsye se ashtu duhet te jete, ngre zerin deri sa flet, ignoron, mohon cdo gje qe thot pala tjeter etj etj...Komunikimi eshte shume i rendesishem dhe ne profesion, se une nuk lej dot pa permend kohet e fundit gjerat qe lidhen me studimet e mija, po komunikimi eshte nje nder armet me te forta ne komunikimin me te punsuarit, konsumatoret dhe klientet e tu.
 
Komunikimi nuk është asgjë më tepër se këmbim i dyanshëm
i informatave. Me kaq kryhet procesi i komunikimit.
Ne këtu të gjithë bisedojmë ( komunikojmë) por kjo
nuk nënkupton se automatikisht pajtohemi me njëri
tjetrin. Komunikimi mundet me qenë edhe i mirë
edhe i keq.
 
Sa eshte i rendesishem ndegjimi(te ndegjuarit) si pjese shume e rendesishme e komunikimit? Po ata qe nuk kan durimin e te ndegjuarit si i klasifikoni? :gjujpeshk:

Ndodh shpesh ne fakt qe te degjojme pa degjuar me te vertete. Sepse jemi teper te zene me bindjen qe versioni yne eshte ai i drejti, keshtu qe fjalet e tjetrit na duken thjesht zhurma qe sherbejne per te mbushur e plotesuar pauzat qe lejon ti. Jo gjithmone veme re peshen dhe kuptimin e vertete te atyre fjaleve.. kete e bejme duke mos respektuar tjetrin ne radhe te pare, e duke i hequr vetes mundesine per te pasur nje perplasje te drejte mendimesh, kendveshtrimesh. Duhet te fillojme te tregohemi me pak egoiste me shume tolerante. Sepse te arrish ne piken ku, ne diskutim e siper ti as nuk merr mundimin te gjesh nje rruge te perbashket komunikimi, por qe ne pikenisje ti veteshpallesh fitimtar i padiskutueshem.. kjo eshte mungese tolerance, nje fare mbylljeje e ngurte kundrejt asaj qe ne pamje te pare eshte e ndryshme nga konceptimi yt, dhe duke qene e tille duhet refuzuar, kundershtuar deri ne fund! Keshtu i bejme keq vetes, keshtu mashtrojme veten. Dakort, arrite te fitosh fjalen e fundit, e nga ana tjeter arrite heshtjen e dorezuar. Po me pas? Do ndihesh me mire? Cili eshte trofeu yt? Eshte me te vertete aq i cmuar dhe i deshiruar ai trofe?
Ne marredheniet e ngushta, ato qe kemi me njerezit tane me te afert, me te rendesishem, nuk ia vlen te humbasesh toruan. Trofeu i vetem per te cilin duhet luftuar eshte durimi, vullneti per nje mirekuptim te dyanshem dhe gjetja e nje rruge te perbashket, qe mund te mos mbaje detyrimisht te njejtin mendim apo bindje, por qe te pakten te respektohet dhe konsiderohet i rendesishem njesoj nga te dyja palet. Jetohet me mire keshtu, une e kam provuar.
 
Aftesia per te ndegjuar gjate nje komunikimi ndoshta eshte nder faktoret me te rendesishem te arritjes se objektivit te komunikimit si forme e cdo zgjedhje te duhur. Pra nuk munde ta konsiderojme veten te afte per te komunikuar nese nuk kemi durimin per te degjuar. Secili nga ne i shef gjerat prej kendveshtrimeve te ndryshme dhe te rrallet jane apo me mire te them nuk egzistojne fare ata qe shofin cdo kend te cdo problematike. Duke pare gjerat nga prizmi apo kendveshtrimi yne gjithsesi egziston ai prizmi i erret te cilin ose ne nuk e shofim fare ose e shofim te turbullt. Jo rralle ndodhe qe mu ky kend te jete sqarimi i tere asaj qe ne duam ta kuptojm dhe nese kete kend nuk e kemi analizuar apo e kemi verejtur turbullt ateher edhe ajo cfare duam te kuptojm munde te jete me mjegull. Se paku kjo mangesi ndoshta do na eliminohej nese degjojme sepse bashkbiseduesi yne munde te prek ate kende te paapre nga ana jone. Nga mos ndalesa per te degjuar dhe nga mungesa e kesaj aftesie shpesh ndodhe qe bashkkomunikuesit i biejne te njejtit tel dhe nuk kuptohet ose ose jane aq afer por duke konsideruar qe bashkkomunikuesi po bene vetem zhurme, largohen nga mendimi i njejte. Cfare dmth. nese ju dhe bashkbiseduesi jeni ne te njejtete vale dhe nuk kuptoheni? Dmth. se ju nuk keni durimin te degjoni.:gjujpeshk:
 
Po toni i zerit dhe ngjyrimi i tij sa munde te jet i rendesishem gjate komunikimit si proces fundalmental i perditshmerise sone?
 
ka te beje shume dhe toni ,ngjyrimi ,shprehja e fytyres ne komunikim
ka te beje shume
 
temeinteresante kitrra...po me nxjerr mallin e forumit te vjeter sepse rralle sheh tema kaq te kompletuara tashme ne kte forum...
Per temen do thoja qe komunikimi eshte ajo qe na dallon nga speciet e tjera e na vecon nga ata,,,Te dish te komunikosh me te tjeret eshte veshtire do thoja eshte dhe pak dhunti,,,ne komunikim marrin pjese te gjitha gjestet, fjalet,shprehja e fytyres ,menyra e formulimit e servirjes se mendimit sa me bukur tjetrit...Menyra e te komunikuarit te nje personi me te tjeret ka lidhje dhe me ambientin ku jeton dhe kulturen qe merr ai nga ky ambient,,,Menyra e te komunikuarit tregon kulturen e personit ne fjale ,aftesia per te kapercyer situata te sikletshme e duke argumentuar e mbrojtur mendimin e tij ne menyre te kulturuar tregon zotesi e zgjuarsi....shumica e njerezve sot se dine cdo te thote te degjosh e te respektosh mendimin e tjetrit dhe menyra me e mire e komunikimit per ta jane ofendimet apo sharjet ndoshta dhe grushtet...
Ne kemi 'baballaret e kombit' deputetet qe na japin leksione te nje komunukimi 'te kulturuar' ne parlament..:eek:hh::eek:hh:
 
per mendimin tim modest komunikimi eshte baza e ndertimit te marrdhenieve te shendosha mes njerezve
 
shprehja e fytyres ,menyra e formulimit e servirjes se mendimit sa me bukur tjetrit...Menyra e te komunikuarit te nje personi me te tjeret ka lidhje dhe me ambientin ku jeton dhe kulturen qe merr ai nga ky ambient.

Toni, intensiteti, ritmi, variacionet dhe ngjyrimi i zerit gjate komunikimit ( thjeshte melodia e zerit tone me intensitetin e tij gjate komunikimit ) luan nje rol shume te rendesishem ne komunikim me masat apo me komunikuesin. Nese kemi arrite ti kombinojme keto cilesi gjithsesi se do jemi nje komunikues me ndikim dhe do kemi lehtesira ne zgjidhjen e problemeve. Njerezit qe nuk arrijne ti gershetojne keto cilesi gjithsesi se krijojne monotoni dhe japin efekte negative.
Nese ne nuk kontrollojme variacion e zerit ne contest me ate cfare diskutohet, nese nuk arrijme ta kontrollojme intensitetit e zerit ne kontest me temen diskutuese, nese humbim ritmin apo nese na ndryshon toni ne gjithsesi do lejem pershtypjen e nje komunikuesi te merzitshem most e them ten je komunikuesi genjeshtare. Te gjitha keto elemente jane te rendesishme sidomos nese kihet parasysh se ato duhet te kombinohen edhe me komunikimin gjestor (mimike – levizjeve).

Toni, intensiteti, variaconet dhe ngjyrimi i zerit eshte shume i domosdoshem sidomos nese jemi duke komunikuar me femijet sepse munde te jape rezultate shume negative. :gjujpeshk:
 
Ju pergezoj per temen Kitrra 123 !

Kjo teme eshte shume e gjere dhe mund te shkruash nje jete per te.

Komunikimi eshte nje art me vete. Nje domosdoshmeri e marredhenieve njerezore.
Kemi komunikimin verbal dhe joverbal.Te dyja kane shume rendesi qofte menyra sesi flet (komunikon) apo dhe gjestet dhe veprimet qe e shoqerojne ate.Nuk dua te perseris ate qe eshte thene rreth komunikimit por po flas per menyren sesi komunikoj.

Ne çdo ambjent te panjohur perpiqem te kap menyren e komunikimit tek te tjeret duke u pershtatur me te(ambjentin),ose nqs nuk me pelqen ambjenti preferoj menyren e shmangies ndaj ketij mjedisi.

Ne pergjithesi tregoj maturi para se te flas dhe gjithmone them ate qe mendoj duke i qendruar besnike mendimit tim. Te jem e sjellshme dhe te mos cenoj asnje nga bashkebiseduesit me te cilet kam te bej. etj...
 
Dhe une jam e mendimit qe niveli i intonacionit ka rol te rendesishem ne bisede. Une e perkrah mamin tim me nje gje qe thot: Kur te flasesh me dike ke kujdes si i drejtohesh: ndrysho tonin kur e keshillon, kur e sygjeron, kur nuk pajtohesh me ndonje gje. Jo i njejti nivel toni per te gjitha bisedat.
 
Kjo teme eshte shume e gjere dhe mund te shkruash nje jete per te.

Ne komunikimin si proces fundamental i mardhenjeve ndernjerzore rol dhe rendesi te vecant luan: zgjedhja e fjaleve gjate komunikimit.
Kjo madje munde te them se na shfaqet si perditshmeri si ne komunikimin gojor dhe te shkruar. Andaj them se secili nga ne munde te sjelle nje pervoje te mire te tije ne kete drejtim. :gjujpeshk: Ndoshta edhe nje pervoje nga vet forumi. :gjujpeshk:
 
Fjalori i perdorur gjate komunikimit ka nje rendesi mjafte te madhe dhe te pazevendesueshme. Ne kemi qene nxenes dhe shume mire na kujtohet se disa mesues i degjonim me kenaqesi e disa te tjere nuk ndegjoheshin. Madje nga kjo mvarej edhe suksesi yne ne ato lende. Gjetja e shprehjeve te duhura, ilustrimeve te duhura per te sqaruar, shpjeguar apo komunikuar lirisht munde te thuhet se eshte art ne vete. Zevendesimi i shprehjeve renduese me ato qe kan konotacione me te lehta ka rendesin e vet. Ne kete menyre ne do themi te njejten gje, do arrijme te njejtin qellim por bashkbiseduesi apo komunikuesi do jene me te pajtueshem me ne, realisht me te lehtesuar.
Duhet ikur fjaleve qe munde te kene efekte fyese apo nenqmuese. Psh. ‘’Ne vend qe ti themi dikujt se je i paditur’’, ne nje lemi apo problematike te caktuar me mire eshte ti drejtohemi: ‘’Une nuk mendoj si ju’’, ‘’Mendoj se kete problem nuk po e shikoni nga kendi i duhur’’, ‘’Mendoj se kjo qasje eshte me e mire” apo ‘’Ashtu si thoni ju nuk eshte keq por ka edhe zgjedhje me te mira’’. Zgjedhja e fjalorit te duhur jo vetem se do ju beje ju me te pranueshem ne komunikim, jo vetem se do ju beje me te kuptueshem, me te respektueshem por gjithsesi do ju krijoje edhe perparesi ne krahasim me bashkkomunikuesin.
Zgjedhja e fjalorit sidomos eshte shume i rendesishem gjate komunikimit me femijet gje qe duhet ti eleminojme fare nga fjalori yne fjalet fyese e sidomos ato renduese qe munde te ndikojne shume negativisht ne formesimin e tyre.
 
Toni, intensiteti, ritmi, variacionet dhe ngjyrimi i zerit gjate komunikimit ( thjeshte melodia e zerit tone me intensitetin e tij gjate komunikimit ) luan nje rol shume te rendesishem ne komunikim me masat apo me komunikuesin. Nese kemi arrite ti kombinojme keto cilesi gjithsesi se do jemi nje komunikues me ndikim dhe do kemi lehtesira ne zgjidhjen e problemeve. Njerezit qe nuk arrijne ti gershetojne keto cilesi gjithsesi se krijojne monotoni dhe japin efekte negative.
Nese ne nuk kontrollojme variacion e zerit ne contest me ate cfare diskutohet, nese nuk arrijme ta kontrollojme intensitetit e zerit ne kontest me temen diskutuese, nese humbim ritmin apo nese na ndryshon toni ne gjithsesi do lejem pershtypjen e nje komunikuesi te merzitshem most e them ten je komunikuesi genjeshtare. Te gjitha keto elemente jane te rendesishme sidomos nese kihet parasysh se ato duhet te kombinohen edhe me komunikimin gjestor (mimike – levizjeve).

Toni, intensiteti, variaconet dhe ngjyrimi i zerit eshte shume i domosdoshem sidomos nese jemi duke komunikuar me femijet sepse munde te jape rezultate shume negative. :gjujpeshk:
plotesisht dakort...teme e detajuar mire....komplimente..:)
 
Une mendoj se njeriu duhet te jete elastik gjate nje bashkebisedimi ne rast se do qe ta zgjidhe ate ne favorin e tij.Takti eshte nje nga elementet baze te komunikimit.Perfundimisht do te thosha se jo i njejti komunikim mund te realizohet me njerez te ndryshem
 
une perpiqem te komunikoj.po jane ca njerez qe po i duroj shumeeeeeee :(
ose me zor po pres nje cast qe t'jua perplas ne fytyre........une nuk flas me ironi dhe s;e duroj dot......kshu e kane tipin ca njerez,kane ca fjale qe te godasin pabesisht :(
 
Titulli: Komunikimi

Nente keshilla si te komunikoni pa lenduar dhe shkaktuar urrejtje:


  1. Fillojeni biseden me lavderim dhe mirnjohje te virtyteve te bashkbiseduesit
  2. Keqkuptimet mundohuni t'i shprehni ne menyre te terthort
  3. Para se filloni te kundershtoni,thirruni ne gabime personale.
  4. Shmangu urdherave/kundershtive direkte. Me shume preferojeni keshillen
  5. Mos ja ngacmoni krenarin personale. Lereni njeriun te ruaj krenarin e vet personale.
  6. Lavderojeni edhe te arrituren me te vogel te bashkkomunikuesit. Lavderimi jo rralle eshte me i vyeshem se kritika direkte.
  7. Tregoni bashkkomunikuesit se keni besim ne aftesit e tij. Ai do mundohet ta arsyetoj besimin tuaj.
  8. Jepubi guxim bashkkomunikuesit te mendoje pa ndrojtje/ndrydhje. Bindeni ate se pa shume munde munde ti permiresoj gabimet e tij dhe se gabimet e tij jane te parendesishme dhe momentale saq edhe ju i beni shpeshe.
  9. Nxisni njerezit qe me kenaqesi t'i kryejn detyrat e tyre.
nga Dale Carnegie.
 
Titulli: Komunikimi

eshte gjeja me e mire kur ndermjet cifti / kolegeve/njerzve ne jeten e perditshme ka nje komunikim teper te mire sepse arrin shume gjera....uen personalisht nje nder gjerat qe me pelqen tek partneri im eshte qe ka nje komunikim te mrekullueshem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top