Komunikim trupash

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dy galeri shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Vjenë

timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php



“Galery on the move” dhe “Tirana ekspres” janë dy galeritë shqiptare që do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Artit i cili mbahet në datat 10-13 tetor në Vjenë. اdo fillim tetori, Vjena kthehet në një nga kryeqendrat e artit pamor, ku artistët më të rëndësishëm të artit bashkëkohor prezantojnë veprat e tyre.
“Ky panair i ngjan një komunikimi trupash”, shprehet artisti Damien Meade, i cili edhe këtë vit është pjesëmarrës në panair. “Galery on the move”, e cila drejtohet nga Fani Zguro, shkon në këtë panair pas prezantimit në Panairin e Milanos gjatë muajit prill dhe atij të Torinos. “Në këtë panair ne do të prezantojmë disa nga artistët më të spikatur të panoramës ndërkombëtare të cilët do të jenë vendas dhe të huaj. Kajsa Dahlberg, Dora Garcia, Pablo Helguera, Bruno Muzzolini, Steve Piçolo, Bert Theis, Eltjon Valle, Helidon Xhixha, Nick Zedd dhe Brigitte Zieger do të jenë këta artistët që do të prezantojnë punët e tyre në hapësirën e ‘Gallery on the move’”, thotë Zguro. E themeluar në vitin 2008, kjo galeri është një platformë për artin bashkëkohor e cila dyzohet në projekte kuratoriale dhe strukturën e galerisë private.
“Duke u nisur dhe nga vetë emri ‘on the move’ (në lëvizje), GOM ka përzgjedhur si strategji që për çdo projekt të caktuar të bashkëpunojë me një institucion të veçantë për artin bashkëkohor, duke filluar me galeri paralele, qendra për artin bashkëkohor, bienale, akademi, festivale etj.”, thotë Zguro. Në listën e galerive nga Shqipëria është dhe galeria “Tirana ekspres” e cila këtë vit ka ofruar disa ekspozita interesante për publikun. Kosova prezantohet në këtë panair me qendrën kontemporane të artit “Stacion”. Artistja vjeneze Briggitte Kowanz do risjellë në këtë panair konceptin e saj për dritën. 56-vjeçarja, profesoreshë në Universitetin e Arteve në Vjenë, vazhdon ta shohë dritën si një formë të pafundme hulumtimi. Duke iu rikthyer punëve të realizuara gati 30 vjet më parë, Briggite vë re se shumë pak gjëra kanë ndryshuar, drita mbetet po ajo.
Gjatë panairit do t’i bëhet homazh dhe veprës së artistit të njohur australian, i cili u nda nga jeta vetëm disa muaj më parë në moshën 87-vjeçare Otto Muehl. I kritikuar shpesh nga kritika për format e tij të hapura të të shprehurit, Muehl kërkoi të tregonte anën e errët të jetës përmes fragmenteve krejtësisht njerëzore. Personazhet e tij janë lakuriq dhe shpesh në skena ****i, por për Muehl ata janë duke treguar dhimbjen e tyre. Ky panair nuk është vetëm një prezantim punësh, por dhe një diskutim mbi atë çfarë ndodh sot në tregun bashkëkohor të artit, cilat janë tendencat apo temat që shoqërojnë veprat e artistëve pjesëmarrëse. Nëse shohim emrat e artistëve pjesëmarrës punët e tyre janë një rrugëtim për të zbuluar qenien njerëzore. Njeriu dhe ajo çfarë ndodh brenda tij, në një shoqëri e cila çdo ditë e më shumë përballet me forma të reja, vijon të mbetet objekt hulumtimi nga arti bashkëkohor sot.


G.shqip
 
Titulli: Komunikim trupash

Komunikimi eshte mejti thelbesor ne marredheniet shoqerore, pune por edhe familjare. Aq me i rendesishem behet dhe do na sjelle edhe favore nese komunikimin arrijme ta kombinojme edhe me te ashtuquajturen gjuhe trupore e cila thuajse gjithmone perben nje pjese te konsiderueshme dhe te rendesishme te imazhit tone.
Mimiken e fytyres nuk e pashe te pershkruar ketu por konsideroje se shume shpeshe i jep domethenje dhe vendosmeri atyre qe themi. Jo gjithmon munde te arrijme qellimet tona me komunikim gojore nese ate nuk e kombinojme si duhet me komunikimit trupor. Komunikimi trupor perfshi ketu edhe mimiken e fytyres jane faktore lehteues ne perditshmerine tone.

Te ne ju kushtohet shume pak kujdes gershetimit te tyre dhe kur del njeriu qoft ne televizion apo para publikut pa marre parasysh ato qe thote dhe rendesin e tyre, nese mbetet si nje trung i palevizur humbe efektin e vet. Fatkeqesisht ne Kosove kete dukuri e veren shume pak pasi qe gjuha trupore nuk perdoret apo perdoret shume rralle. Ka vende ku gjuha trupore edhe ushtrohet sidomos buzeqeshja, por ke ne i kushtojne shume pak kujdes qe nga formimi ne familje dhe institucionet arsimore - edukative.

Sa per temen:

Keta artistet, dreqi ti marrte qe veshtire i kuptojme, kan nje lloj bicim paraftyrimi se deri ku ka arrite shoqeria njerezore. Pastaj me veprat e artit te tyre jo rralle protestojne, shprehin nje lloj pakenaqesie apo revoltohen.

Edhe trupat tane kan komunikimin e tyre. Kane si te thuash DO, RE, MI, FA SO-LA-n e tyre. Eh ku ti biejme ne tel dhe te shofim se cfare kombinimi do na dilte. Shpesh vet trupi yne na dergoje paralajmerime, na japin mesazhe po sa jemi ne gjendje qe ne ata ti kuptojme kjo ngelet ceshtje per ta llafosur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top