Komiteti i KB-së vendos në favor të Serbisë

Ado

FISEBILIL-LAH
Komiteti i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së që në rend të ditës të përfshijë projekt-rezolutën e Serbisë, që nga Gjyqi ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkohet vlerësimi mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm, të mërkurën, kanë marrë pjesë përfaqësues nga 28 vende anëtare, ndërkaq vendimi për çështjet që do të vihen në rend dite në Asamblenë e Përgjithshme janë marrë me shumicën e votave të të pranishmëve.

Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm të KB-së ka marrë pjesë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq. Ndërsa presidenti serb, Boris Tadiq dhe zyrtarët të tjerë në Serbi e kanë përshkruar këtë vendim të Komitetit – “si fryt të angazhimit serb”.

Sipas raporteve të mediave disa vende druajnë se vlerësimi i ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së një vendi mund të hapë, siç thuhet, “kutinë e pandorës”. Në këtë kuadër do të mund të shtrohej ligjshmëria e pavarësisë së shumë vendeve që janë njohur ndërkombëtarisht shumë vjet e dekada më parë.

Sidoqoftë, çështja e dërgimit të kërkesës në Gjykatën e Hagës kërkon votën e mbi 100 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme. Të premten, apo ndoshta edhe javën që vjen, Asambleja e Përgjithshme do të shqyrtojë në një seancë plenare gjithë agjendën e çështjeve të propozuara për rend dite nga Komiteti, përfshirë edhe kërkesën e Serbisë.

Asambleja zakonisht miraton pakon e propozuar nga Komiteti i Përgjithshëm, mirëpo mundet edhe ta mënjanojë ndonjë çështje që mendon se nuk ka peshë debati. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top