Komenti/ Atantati ndaj kryebashkiakut, njolla e turpit më e madhe se ajo e gjakut

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
tushe.jpg

Pavarësisht se nga pikpamja njerëzore bilanci i atentatit të sotëm brenda zyrës se kryebashkiakut të Lushnjes është i rëndë për Fatos Tushen që përfundoi me një cifël granate në gjoks, në këndvështrimin politik, njolla e turpit në karrierën e tij është më e madhe se ajo e gjakut mbi trup.
Ajo që ndodhi sot e rendit Tushen, me dy mandate të fituara dhe një palë zgjedhje pa garë në 2019, në aradhën e rilindasve që kanë lidhje të forta me krimin. Dhe kjo jo vetëm për faktin se Partia Demokratike se akuzoi sot ish shoferin Gëzim Saraçi (majtas ne foto) si bashkëpunëtor të Tushes.
“Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni. Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij” thuhej në deklaratën e opozitës.

Por, përveç këtyre pretendimeve të PD ka disa pyetje që inkriminojnë drejtëpërdrejt kryebashkiakun Tushe.

Nga informacionet del se ish shoferi dhe miku i tij e ka kërcënuar atë kohë pas kohe, pse Fatos Tushe nuk ka bërë denoncim si një qytetar i rregullt? Pse ai mjaftohet të thotë sot se e dinte që ish shoferi ishte impulsiv, por nuk e mendonte që do shkonte deri këtu? Pse edhe i larguar nga puna para dy vjetësh, Gëzim Saraçi ka vazhduar të paguhet në bashki dhe me çfarë e kërcënonte shefin e saj për tu rikthyer në vendin e punës?

Por, mbi të gjitha pse si kryebashkiak, Tushe, kishte punësuar një njeri me të shkuar të errët dhe të dënuar më parë nga drejtësia italiane?

Pa zbardhjen e këtyre pikpyetjeve, para se të trajtohet si viktimë, Fatos Tushe duhet të shihet si një politikan me lidhje të dyshimta me botën e errët, i cili në traditën më të keqe të rilindasve, i tregon publikut një fytyrë të ndryshme nga ajo realja. Ndaj ai duhet parë përtej viktimizimit të njollës se gjakut, që shkaktoi një cifël granate mbi trupin e tij.

©Lapsi.al
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top