Komandant Hoxha: Ali Ahmeti si Esat Pasha e Rrahman Morina

legjenda

Tetova
Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka mbështetur historianin shqiptar Vebi Xhemaili i cili deklaroi se Petrush Chaulev nuk është shqiptar.

Ndërkaq, lidhur me këtë personalitet mendim ndryshe kanë shprehur Ali Ahmeti dhe historiani Skender Hasani, njofton agjencia e lajmeve INA.

“I nderuar prof Vebi , kot e keni që mundoni për ti bindur horrat dhe tradhtaret se cili ka qenë patriot apo nacionalist ose i shitur tek te tjerët.

A nuk po e vëreni se Ali kjameti dhe ky far historiani i kiametit, Skender Hasani vrasin dhe burgosin patriotët , nacionalistet dhe komandantët të shumtë që në kohën e sodit kanë krijuar histori tek populli jonë, siç është komandant Sokoli, Kushtrimi, e shumë të tjerë. Këta tradhtar te BDI merren me persona që kam vdekur para një shekulli, të cilët në asnjë mënyrë me veprat e tyre nuk e kanë treguar veten se janë shqiptar, e ata te cilët kanë krijuar histori tek ne, ne ditët e sodit i vrasin dhe i burgosin.

Fundja edhe Esat Pasha, Rahman Morina , Ali Ameti dhe tjerë tradhtar kanë fol shqip.

Vishen shkenisht, jetojnë serbisht dhe mundohen qe historinë ta paraqesin sllavisht.

Këta integrista të DUI po mundohen të ndryshojnë historinë e popullit tonë në favor të sllavizmit.

Luftën e 2001 e sakrifikuan, MO e varrosën, dhe tani qartë po verëhet se pse Ali kjameti ia la emrin partisë se tij Bashkimi Demokratik për INTEGRIM. Integrimi në NATO dhe B E nuk ndodhi këto 14 vite por ndodhën tradheti të mëdha në dëm të Shqiptarëve nga këta integristat e vëllazërim- bashkimit sllavist”, është shprehur Hoxha. (INA)

hoxha-640x360.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top