Kokëdhima: S’kanë fituar vetëm të majtët

Love

βeℓℓe â๓e
Deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, në përfundim të numërimit të votave në ZAZ-në nr.88 në Sarandë, ka falënderuar qytetarët për besimin e shprehur për programin e PS-së. Kokëdhima theksoi se, majta e bashkua ka fituar më shumë se 2/3 e votave në Sarandë.

DSC03188.jpg

“Pas një pune shumë të lodhshme, shumë të bukur të numëruesve, komisionerëve, vëzhguesve dhe militantëve të Partisë Socialiste, përfundoi me sukses numërimi në ZAZ-në nr. 88 në Sarandë. Jam i lumtur të deklaroj se, në këto zgjedhje, në këtë proces numërimi, ne fituam besimin e të gjithë aleatëve, të cilët kishin paragjykimin nëse do të mund të mbronim dhe të lexonim drejt dhe ndershmërisht votën e të gjithëve.

E Majta e Bashkuar fitoi më shumë se dy të tretën (2/3) e votave, që do të thotë se Saranda përqafoi programin e Partisë Socialiste, përqafoi Rilindjen dhe të Majtën e Bashkuar. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se duke përqafuar Rilindjen, duke përqafuar të Majtën e Bashkuar dhe programin e saj, nuk do të dalin të fituar vetëm të majtët, vetëm socialistët e Sarandës, por do të fitojë i gjithë populli i Sarandës, të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike që ata kanë”, u shpreh Kokëdhima.
Shekulli
 
Titulli: Kokëdhima: S’kanë fituar vetëm të majtët

rrnofshin grekt qe kan ardh prei greqis me votu :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top