Koha për Alarm kombëtar

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Koha për Alarm kombëtar


Shaban Murati


A nuk është tragjike dhe e çuditshme që nga i gjithë Ballkani vetëm kufijtë e kombit shqiptar po kafshohen, si në veri nga Serbia, ashtu dhe në jug nga Greqia. Akoma më tragjik është fakti që ndërsa në Konferencën e Londrës të vitit 1913 kufijtë na i ndanë pa i pyetur fare shqiptarët, tani 105 vjet më pas po na i kafshojnë kufijtë me implikimin dhe konsensusin e udhëheqësve shqiptarë.

Shikoni ku i kanë pasur kufijtë shtetërorë Serbia dhe Greqia, kur u shpallën shtete të pavarura, dhe shikoni ku i kanë sot dhe sa i kanë zgjeruar me territore shqiptare. Ky proces regresiv historik po ringjallet në ditët tona, por tani nuk na e kanë më të huajt fajin, sepse po e bëjmë me duart e udhëheqësve tanë.

Në vitin 1913 nuk na pyetën, por të paktën nuk u tallën me shqiptarët. Në vitin 2018 po na tallin, duke thënë se shqiptarët po bëjnë mirë që po japin kufij e territore, sepse po fitojnë medaljet e kampionëve të integrimit ballkanik, të modernit dhe të modelit ballkanik. Dhe, natyrisht të idiotit ballkanik, që po u ngjan afrikanëve të kohës së pushtimeve koloniale, të cilët rreheshin nga xhixhat që u dhuronin kolonizatorët, dhe në shkëmbim u jepnin territoret. Xhixhat, në të gjitha kuptimet që ka kjo fjalë, po i marrin tani udhëheqësit shqiptarë.

Shqiptarët nuk duhet të udhëhiqen nga fanatizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Aleatit, kushdo qoftë ai, i ofrohet gjithçka, me përjashtim të lirisë së atdheut dhe tërësisë territoriale të atdheut. Në këto dy parametra çdo aleancë vdes dhe merr emër tjetër. Janë harruar vendet e bekuara dhe udhëheqësit shqiptarë entuziazmohen me xhixhat e fqinjëve lakmitarë, të cilët po na shkulin gardhet dhe nesër do të na marrin edhe shtëpitë.

Një popull, që ka harruar të luftojë për kufijtë, pa le më të vdesë për kufijtë, dhe që është gati të japë jetën për bajraktarin e partisë dhe të tribusë, nuk meriton të ketë as shtet e as komb. ثshtë koha për Alarm kombëtar!


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top