Kodi i Punes

redi-

Anëtar i Respektuar
L I G J
Nr.8085, datë 13.3.1996,

PثR DISA NDRYSHIME Nث LIGJIN NR. 7961, DATث 12.7.1995 “KODI I PUNثS I REPUBLIKثS
Sث SHQIPثRISث”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat
kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Kuvendi Popullor
i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, në
nenin 3, paragrafi 2 ndryshohet si vijon:
Fjalët “ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik” zëvendësohen me
fjalët “ligji i vendit ku ndodhet qendra e punës”.
Në paragrafin 5, fjalia e parë ndryshohet: “Kjo zgjedhje nuk mund ta privojë
punëmarrësin nga mbrojtja që i sigurojnë atij dispozitat urdhëruese të ligjit,
që do të jetë i zbatueshëm në mungesë të zgjedhjes”.

Neni 2

Në nenin 6, paragrafi 2, fjalët “Në masën që ato janë të zbatueshme sipas
dispozitave të këtij kodi” zëvendësohen me “por të zbatuara pas kësaj hyrjeje në
fuqi të këtij Kodi”.
Shtohet paragrafi 4 si vijon:
“Këshilli i Ministrave mund të vendosë që dispozitat e këtij kodi lidhur me
mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë të vihen në jetë në mënyrë progresive,
gjatë një periudhe të kufizuar në disa ndërmarrje të përcaktuara me vendim të
Këshillit të Ministrave; këto ndërmarrje do t’u nënshtrohen dispozitave të
veçanta”.

Neni 3

Në nenin 7 shtohet titulli “Kompetenca tokësore”.
Në paragrafin e dytë fjalët “padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet
qendra e personit juridik” zëvendësohen me fjalët “Vendi ku ndodhet qendra e
punës”.
Në paragrafin e tretë fjala “para” zëvendësohet me fjalën “pas”.

Neni 4

Në nenin 8, paragrafi i tretë , shkronja “a” fjalët “ligji mbi shërbimin
ushtarak të detyrueshëm ose që lidhen me punime të karakterit të mirfilltë
ushtarak” zëvendësohen me fjalët “ligji për Forcat e Armatosura të Republikës së
Shqipërisë, të cilat lidhen me punime të karakterit të mirfilltë ushtarak”.

Neni 5

Në nenin 9, paragrafi i dytë termi “kombësi” zëvendësohet me “origjinë
kombëtare”.
Në paragrafin e tretë termi “ditëpunën” zëvendësohet me “disiplinën”.

Neni 6

Në nenin 11, paragrafi i tretë, fjalët “اdo dispozitë që del jashtë kuadrit të
plotësimit dhe zbatimit të këtij kodi, është e pavlefshme” zëvendësohet me
fjalët “اdo dispozitë që shkel një dispozitë të një shkalle më të lartë, është e
pavlefshme.”.

Neni 7

Neni 12 ndryshohet si vijon:
“Kontrata e punës është marrëveshje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, ku
punëmarrësi merr përsipër të ofrojë shërbimet e tij për një kohëzgjatje të
caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe të urdhërave të një
personi tjetër, të quajtur punëdhënës; ky i fundit merr përsipër të paguajë një
shpërblim.”.

Neni 8

Në nenin 16 termi “Agjenti që është i pavarur” zëvendësohet me termin “agjenti
tregtar” në titull, si dhe në të tre paragrafët.

Neni 9

Në nenin 18 titulli “Dispozita për të vetëpunësuarit” zëvendësohet me “Dispozita
për kontratat e veçanta”.

Neni 10

Në nenin 19 paragrafi i tretë ndryshohet si vijon: “Veprimtaria private e
ndërmjetësimit në punë për qëllime fitimi i nënshtrohet të njëjtave rregulla që
përcakton Këshilli i Ministrave për ushtrimin e veprimtarisë shtetërore të
ndërmjetësimit në punë”.

Neni 11

Në nenin 20 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Personat e përmendur në
shkronjën “b” të këtij neni ushtrojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet që
rrjedhin nga kontrata si gjithë punëmarrësit e tjerë dhe kanë të drejtë ta
zgjidhin këtë kontratë”.

Neni 12

Në nenin 21, paragrafi i dytë, fjalët “... dhe nën urdhrat e tij kundrejt një
pagese” zëvendësohen me “... dhe nën urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre
rrethanave kryhet vetëm kundrejt pagesës”.
Shtohet paragrafi i pestë me këtë përmbajtje:
“Informacioni lidhur me elementët e parashikuara në paragrafin e tretë shkronja
“f”, “g”, “h” dhe “i”, në rast nevoje, jepet me anë referencash ndaj dispozitave
të kodit, të vendimeve të Këshillit të Ministrave ose të një kontrate
kolektive”.

Neni 13

Në nenin 22 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Nuk është i vlefshëm zotimi i punëmarrësit për t’i siguruar punëdhënësit një
zëvendësues, kur ai nuk është i detyruar të punojë si pasojë e zbatimit të këtij
kodi”.

Neni 14

Në nenin 23 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Punëmarrësi respekton udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta që jep
punëdhënësi”.

Neni 15

Në nenin 24, paragrafi i parë, fjalët “kryhen sipas rregullave të caktuara”
zëvendësohet me fjalët “kryhen me kujdes”.

Neni 16

Neni 27, paragrafi i katërt, fjalët “punëdhënësi bën të njëjtin gabim në
organizimin dhe kontrollin e punës” zëvendësohen me fjalët “punëdhënësi, në
organizimin dhe kontrollin e punës, bën të njëjtin gabim që lidhet me shkaktimin
e dëmit”.

Neni 17

Në nenin 29 paragrafi i dytë bëhet:
“Gjykata mund të zvogëlojë, një ndalim të tepruar (për të bërë konkurrencë),
duke pasur parasysh të gjitha rrethanat; ajo mban parasysh në mënyrë të drejtë
masën e shpërblimit të derdhur nga punëdhënësi, nëse kjo e tejkalon minimumin e
parashikuar në nenin paraardhës”.

Neni 18

Neni 31 paragrafi i tretë ndryshohet si vijon:
“Kur shkelja gjobitet, gjykata mund të ulë masën e gjobës, kur ajo e çmon si
shumë të tepruar, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat”.
Në paragrafin e katërt pas fjalëve “punëdhënësi mund të kërkojë” shtohen fjalët
“kur ai e ka parashikuar shprehimisht këtë të drejtë me shkrim”.

Neni 19

Në nenin 41, paragrafi i dytë, fjala “vërejtjet” zëvendësohet me “akte ligjore
dhe nënligjore”.
Neni 20

Në nenin 52 fjala “garantimi” zëvendësohet me fjalën “grasatimi”.

Neni 22

Në nenin 58 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Skelat ose platformat e punës të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme duhet të
zëvendësohen për çdo punë që paraqet rrezikshmëri, nëse kryhet me shkallë ose
mjete të tjera”.

Neni 23

Në nenin 61 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Dyshemeja e instalimeve të punës dhe e zonave të qarkullimit duhet të jetë e
niveluar mirë dhe të mos ketë asnjë të çarë, të dalë ose pengesë, që mund të
bëhet shkak për rrëzimin e punëmarrësve, funksionimin normal të mjeteve
lëvizëse, pajisjeve ose instalimeve”.

Neni 24

Në nenin 63 shtohen fjalët “dhe të proceseve të punës”.

Neni 25

Neni 86 paragrafi i dytë bëhet:
“Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e festave zyrtare. Kur dita e
festës zyrtare bie të djelën, pushimi shtyhet ditën e hënë”.

Neni 26

Neni 87 ndryshohet si vijon:
“Puna e kryer ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare kompensohet me një
shtesë page jo më pak se 25 për qind ose një pushim të barabartë me kohëzgjatjen
e punës së kryer, i cili jepet një javë para ose pas kryerjes së saj”.

Neni 27

Në nenin 90 titull dhe në gjithë nenin shprehja “Kohëzgjatja maksimale e orëve
shtesë” ndryshohet në “Numri maksimal i orëve shtesë”.

Neni 28

Neni 94 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Paga që paguhet për lejen vjetore, është ajo që punëmarrësi do të përfitonte
sikur të mos kryente lejen. Kësaj page i shtohet një shpërblim i drejtë që i
përgjigjet pjesës së pagës së përfituar në natyrë; Këshilli i Ministrave
përcakton kriteret e përllogaritjes së kësaj page”.

Neni 29

Në nenin 99 fjalët “të miturit nga mosha 14-18 vjeç” zëvendësohen me fjalët “të
miturit nga 14-16 vjeç”.

Neni 30

Në nenin 101 shtohet titulli “Puna e natës”.

Neni 31

Në nenin 105, paragrafi i dytë fjalët “që parashikohet në nenin 100”
zëvendësohen me fjalët “që parashikohet në nenin 104”.

Neni 32

Në nenin 110, paragrafi i dytë fjalët “(pagë në njësi, në detyrë, ose me
porosi)” zëvendësohen me fjalët “(pagë në njësi, në detyrë, ose me komision)”.

Neni 33

Neni 114 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Megjithatë, kur ai paguan një shpërblim vjetor tre vjet rresht pa rezerva të
shprehura, punëdhënësi është i detyruar të vazhdojë pagimin edhe në të ardhmen.
Në këtë rast, me përjashtim të rezervave të shprehura nga ana e punëdhënësit,
nëse marrëdhëniet e punës përfundojnë përpara momentit të përfitimit të
shpërblimit, ky jepet përpjestimisht me kohën e punës së kryer”.

Neni 34

Neni 117 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të ardhurat dhe
kontributin e sigurimeve shoqërore shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte
nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale”.

Neni 35

Neni 118, paragrafi i parë, fjalia e parë ndryshohet si vijon:
“Paga paguhet në monedhë shqiptare, me përjashtim të rasteve kur parashikohet
ndryshe nga marrëveshja ndërmjet palëve”.

Neni 36

Në nenin 120 fjala “taksë” zëvendësohet me fjalën “përqindja”.

Neni 37

Neni 122 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“ثshtë e pavlefshme dhënia dhe lënia peng e pagave të ardhshme, me përjashtim të
rasteve kur punëmarrësi duhet të zbatojë një vendim gjyqësor, i cili nuk duhet
të prekë minimumin jetik”.
Në paragrafin e dytë fjalët “me përjashtim të rasteve të ndalimeve nga paga”
zëvendësohen me fjalët “nëse preket minimumi jetik”; në fjalinë e dytë të këtij
paragrafi fjala “detyrimet” zëvendësohet me fjalën “kreditë”.

Neni 38

Në nenin 126, paragrafi i dytë, shtohet fjalët në fillim:
“Kontrata kolektive e punës ose kontrata e shkruar mund të...”.

Neni 39

Në nenin 127, paragrafi i dytë, shtohen fjalët në fund “si dhe dëmshpërblimi
për autorizimin”.

Neni 40

Në nenin 129 titulli “Refuzimi i pagesës” bëhet “Refuzimi për të dhënë punë”.

Neni 41

Neni 137, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Kur një punëdhënës vë në dispozicion të një punëdhënësi tjetër punëmarrësin e
tij, punëdhënësi i parë është i detyruar t’i sigurojë punëmarrësit të njëjtat
kushte pune me ato që u ka siguruar punëdhënësi i dytë punëmarrësve të tij që
kryejnë të njëjtën punë”.

Neni 42

Në nenin 138 titulli “Mbrojtja e të drejtave” ndryshohet “Ruajtja e të
drejtave”.
Në paragrafin e dytë të këtij neni fjalët “transferuesi i të drejtave përgjigjet
ndaj atij që i merr këto të drejta” zëvendësohet me fjalët “transferuesi i të
drejtave përgjigjet krahas atij që i merr këto të drejta”.

Neni 43

Neni 144 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të
parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur”.

Neni 44

Në nenin 146, në fund të paragrafit të dytë shtohet fjalia: “Në rastin kur
motivi abuziv është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të
ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi”.

Neni 45

Në nenin 162 paragrafi i parë, fjalia e dytë ndryshohet: “kjo e fundit zbatohet
ndaj gjithë punëmarrësve të punëdhënësit, anëtarë ose jo të organizatës
sindikale kontraktuese”.
Paragarafi i katërt ndryshohet si vijon: “Me urdhër të ministrit të Punës,
efektet e kontratës kolektive të punës mund të shtrihen te gjithë punëdhënësit e
degës, kur punëdhënësit e lidhur nga kontrata kolektive punësojnë të paktën
gjysmën e punëmarrësve të degës. Procedurat rregullohen me vendim të Këshilllit
të Ministrave”.

Neni 46

Në nenin 164, paragrafi i parë, fjalët “... ministri i Punës ose organi
administrativ i autorizuar prej tij, me kërkesën e të dyja palëve, organizon
një votim të fshehtë”, zëvendësohen me fjalët “... ministri i Punës, ose organi
administrativ i autorizuar prej tij, me kërkesën e palës së interesuar,
organizon një votim të fshehtë”.

Neni 47

Neni 165 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Kur përfaqësueshmëria e organizatës ose organizatave nuk është kundërshtuar ose
kur një organizatë a grup-organizatash është njohur si përfaqësues me rastin e
një votimi të organizuar nga Ministria e Punës, punëdhënësi ose organizata e
punëdhënësve është e detyruar të presë palën kërkuese të bisedimeve brenda dy
javëve nga marrja e kërkesës ose, në rast votimi, nga shpallja e rezultateve nga
ministri i Punës; palët duhet të bisedojnë në mirëbesim mbi lidhjen e
kontratës”.

Neni 48

Neni 169 paragrafi i tretë ndryshohet si vijon:
“Detyrimi i paqes së punës sipas paragrafit të dytë të kësaj dispozite zbatohet
nga çdo organizatë profesionale kontraktuese ose jo, në fushën e zbatimit
territorial e profesional të kontratës kolektive dhe nga çdo person i lidhur me
këtë të fundit”.

Neni 49

Në nenin 176 titulli ndryshohet “Organizata profesionale”.

Neni 50

Neni 182 ndryshohet si vijon:
“اdo organizatë punëmarrësish e njohur si person juridik mund t’i drejtohet
gjykatës për mbrojtjen e interesave të secilit prej anëtarëve të saj, për të
arritur zbatimin nga punëdhënësi të dispozitave të ligjit, kontratës kolektive
ose individuale të punës”.

Neni 51

Neni 188 ndryshohet si vijon:
“Me konflikt kolektiv kuptohet çdo konflikt ndërmjet disa punëmarrësish, një ose
disa organizata punëmarrësish, nga njëra anë, dhe një ose disa punëdhënësish ose
një ose disa organizata punëdhënësish, nga ana tjetër”.

Neni 52

Në nenin 190, paragrafi i katërt ndryshohet si vijon:
“Zyra Kombëtare e Pajtimit mund të vendosë të mblidhet jashtë Tiranës”.

Neni 53

Neni 191 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Konfliktet që lidhen me interpretimin ose zbatimin e ligjit, shqyrtohen në
përgjithësi nga gjykata. Megjithatë, nëse rrethanat e përligjin një gjë të
tillë, kryetari i Zyrës së Pajtimit mund të pranojë kërkesën që konflikti
ndërmjet dy ose disa organizatave të punëmarrësve dhe dy ose disa organizatave
të punëdhënësve të shqyrtohet nga Zyra. اdo palë ruan të drejtën t’i drejtohet
gjykatës”.

Neni 54

Nenin 194, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Me kërkesë të motivuar të njërës nga palët, vetëm kryetari i Zyrës së Pajtimit
njihet me provat që kjo palë ka paraqitur; më pas ai ua komunikon ato, për aq sa
e gjykon të arsyeshme, anëtarëve të tjerë të Zyrës së Pajtimit”.

Neni 55

Neni 195, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Pasi shqyrton konfliktin, Zyra e Pajtimit i paraqet palëve një propozim
ndërmjetësimi, i cili mund të shpallet prej saj”.

Neni 56

Në nenin 200, paragrafi i katërt, fjala “ose” zëvendësohet me fjalën
“domethënë”.

Neni 57

Në nenin 202 bëhen këto ndryshime:
Paragrai i parë ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 9, 10, 39 (paragrafi i
parë), 40, 41, 43, 44 (paragrafi i dytë), 69, 75, 98, 100, 101, 103, 108,
184-186 të parashikuar në këtë kod, dënohen me gjobë deri në pesëdhjetëfishin e
pagës minimale mujore”.
Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 21 (paragrafi i tretë
dhe i katërt)32 paragrafi i tretë, 33, 34, 36, 38, 42, 70-74, 78 (paragrafi i
dytë, i tretë dhe i katërt), 79 (paragrafi i dytë), 80 (paragrafi i dytë), 81,
83 (paragrafi i dytë), 84-87, 90 (paragrafi i dytë dhe i tretë), 91-96, 111,
116, 119 (paragrafi i parë), 139, 148 (paragrafi i dytë - i gjashtë), 165
(paragrafi i parë dhe i dytë) 167, 193 të këtij kodi dënohen me gjobë deri në
tridhjetëfishin e pagës minimale mujore”.
Paragrafi i tretë ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 26 (paragrafi i
katërt), 44 (paragrafi i parë) dhe 49 (paragrafi i katërt) dënohen me gjobë deri
në njëzet fishin e pagës minimale mujore”.
Në paragrafin e pestë, fjalia e dytë, fjalët “dhe në dëm...” zëvendësohen me
fjalët “ose në dëm”.
Paragrafi i gjatë ndryshohet si vijon: “Punëdhënësi është përgjegjës solidar për
pagimin e gjobës, kur shkelja është kryer nga një person i ngarkuar prej tij për
ta përfaqësuar në ndërmjarrje”.

Neni 58

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1425, datë 26.3.1996 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top