Kk igjilanit zgjodhi personalitetin e vitit

shaban cakolli

Anëtar i ri
DEMIR KRASNIQI U ZGJODH PERSONALITET I VITIT

Me moton "Mث Tث MIRثT 2008" më 18 dhjetor 2008 Kuvendi Komunal i Gjilanit,përkatësisht Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sporte,organizoi Manifestimin Vjetor Tradicional të fundvitit.Organizatorët dhe juria profesionale e këtij manifestimi në mesin e më të mirëve zgjodhën Demir Krasniqin,muzikolog,këngëtar dhe krijues i cili u nderua me një mirënjoheje speciale si"Këngëtari më i mirë 2008"në KK Gjilan.Demir Krasniqi këtë vit ka shënuar Jubileun e 40 vjetorit të krijimtarisë së tij si këngëtar dhe krijues,si dhe ka përfaqësuar Kosovën në Kongresin e ABC në Manastir me këngën"KURRث NUK SHUHET MANASTIRI",ku është treguar shumë i suksesshëm dhe iu është nda "Mirënjoheje".Po u njoftojmë me pak fjalë me këngëtarin dhe krijuesin tonë Demir Krasniqi:

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
Pedagog muzikor,
Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!
 

Attachments

  • ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg
    ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg
    48.7 KB · Shikime: 22
Titulli: Kk igjilanit zgjodhi personalitetin e vitit

MBAHU MEDVEGJث

Mbahu e fortë, Medvegjë, moj motër,
Mos i leni plang e votër!
Mos ia mbyll dyert kapixhikut,
Mos ia kënaq zemrën armikut!
Mos mbyll magjën, mos mbyll derën,
Pragut t' shpisë, mos ja qit therrën !
Mos mbyll odat dhe oborret,
Mos ua le katilave vorret!
Mos ua shuaj oxhaqeve timat,
Se nga varret - t' mallkojnë trimat!
Mos i le të shkreta trojet,
T' mallkon gjaku, t' mallkojnë krojet!
Mos i le malet krenare,
Se t' mallkon nëna shqiptare!
Mos ua mbyll shkollat fëmijëve,
Se na i bëjnë kotarë të thive !
Mos ia le ngrohtësinë Gejzerit,
Se t' mallkojnë plagët e tmerrit!
Mos e le jetim Sijarinën ,
Djepit tënd, mos ia kthe shpinën !
Mos e le me lot Tupallën ,
Se s' kanë varret me kënd t' çmallën !

Nga libri:"Kushtrim lirie" Gjilan, më 2005, faqe 62. Demir KRASNIQI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top