Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë të ahengjeve, ja sa fitojnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë të ahengjeve, ja sa fitojnë

Sinani-Irma-Artiola-990x686.jpg



Grumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës.

Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë që të organizohen kryesisht gjatë kohës së pushimeve. E për këtë ditë të rëndësishme të jetës, paraja derdhet lumë për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore.

Vitin e kaluar bëri përshtypje se si një këngëtare në Maqedoni, e quajtur Fatlume Popovci, publikoi në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si Euro e Dollarë, të cilat i kishte siguruar nga bakshishet në një dasmë në një fshat të Tetovës.

Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që ju hedhin në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe, se koncertet.

Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë. Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova.

Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderaj. Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë Euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre.

Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500*2000 Euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave. Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500$ për fillestarë, deri në 4000$ për këngëtarët me emër.

Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës. Ndërkaq Administrata Tatimore e Kosovës paralajmëroi këtë verë aktivitete sezonale shtesë për kontrollimin e këngëtarëve, për të parë nëse paguajnë tatim në fitimet e tyre. Ata kanë njoftuar se do t’i gjobisin ata këngëtarë që mashtrojnë në deklarimin e të ardhurave. /story/
t.observer
 
Titulli: Këta janë këngëtarët shqiptarë milionerë të ahengjeve, ja sa fitojnë

Eli Faren e marri me shum mi knaq syt ...dasmat e duan muziken ritmike..perveq sinanit tjer iknin ne festivale me mir.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top