Këshilltarja e parë e mbuluar në Shtëpinë e Bardhë

Liza

Anëtar i Respektuar
Këshilltarja e parë e mbuluar në Shtëpinë e Bardhë


E Diel 19 Prill 2009 05:50
Presidenti Barak Obama paraqiti anëtarët shtesë të Këshillit për Këshilltarë të Presidentit për çështje fetare dhe për partneritet fqinjësor.Ndër ta gjendet edhe një grua me mbulesë.

Këshilli i Këshilltarëve është pjesë e Shtëpisë së Bardhë dhe është i përbërë nga udhëheqës fetar dhe dijetar shekullar me prejardhje të ndryshme.

اdo anëtar i këshillit është i emëruar për afat një vjeçar.

Dalia Mogahed është analiste dhe drejtoreshë ekzekutive e qendrës për studime islame Gallup.

Mogahed udhëheq analizat e sondazheve të qendrës Gallup duke prezantuar opinionet e përmbi një miliardë muslimanëve në botë, përfshirë këtu edhe ata në perëndim.

Ajo është anëtare e Grave në Sigurinë Ndërkombëtare dhe shërben në grupin udhëheqës të projektit në SHBA. Angazhohet me komunitetin Global Musliman, dhe është anëtare e Grupit Punues për Krizën në Lindje të Mesme në Institutin Brukings.

Mogahed ka magjistruar në administrim biznesi në Univerzitetin e Pitsburgut.


[img=http://img21.imageshack.us/img21/5479/mbules.th.jpg]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top