Keshilla nga Lira Gjika per prinderit dhe femite!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
KRAHASIMI I FEMIJEVE!

Një nga zakonet më të këqia, që ne pa menduar fare, vazhdojmë ta përdorim, është krahasimi I një individi me një tjetër. Krahasimin e përdorim sidomos te fëmijët, psh: “ai fëmija i X bën këtë gjë, ndërsa ky i joni rri si dudum”. Nuk mjafton krahasimi por vazhdojmë edhe me etiketimin për ta plotësuar kuadrin. Kjo papërgjegjshmëri i ka pushtuar të gjithë pa përjashtim me shkollë dhe pa shkollë. Edhe pse ekziston dhe një thënie e urtë, që tërheq vëmëndjen si: “asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi”, ne vazhdojmë pa përfillur asgjë. Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëhere pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten dhe frikën nga tjetri, qoftë ky edhe prindi. Lira Gjika

Day-11-Stop-Comparing-Your-Child-2-500x500.jpg
 

Attachments

  • Day-11-Stop-Comparing-Your-Child-2-500x500.jpg
    Day-11-Stop-Comparing-Your-Child-2-500x500.jpg
    47.1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krahasimi i femijeve!

Epo kane mendu prinderit se vec me gjete nje vend pune se u bonen per mu martu ! Eh , te jesh prind eshte pergjegjesi e madhe .
P.sh., ky diskrimminimi i perfshfin te gjithe prinderit . Perjashtim mund te bene ndonje qe ka edukate te larte .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Keshilla nga Lira Gjika per prinderit dhe femite!

Temen e modifikova. Po e hap si keshilla per prinderimin te marra nga faqja e Lira Gjikes e cila jep vertet keshilla shume te vlefshme te cilat i hasim cdo dite ne si prinder.


Toni i Zerit

Prindër kur flisni me fëmijën, flisni me zë të ulët dhe qetë. Do të ishte mirë ti vendosnit dorën në sup, gjë që i trasmeton shumë qetësi dhe siguri fëmijës. Edhe pse do të jetë e vështirë, pasi zakoni nuk është i lehtë të harrohet, ju prindër, por edhe ne gjyshërit duhet të shmangim atë që është veprimi i parë dhe i pamenduar, që kryejmë. Duhet të mësojmë të përzgjedhim veprimin e duhur. Do të kërkojë shumë vullnet, po mirë. Ne të gjithë themi se jemi gati të vdesim për fëmijët, por nuk është nevoja të vdesim, por të zgjedhim tonalitetin e zërit, fjalën e duhur dhe kontrollin e zemërimit dhe padurimit, që provojmë dhe nuk dimë as ta shpjegojmë pse na ndodh. Fillimi do të jetë i vështirë, por tek e fundit nuk do të na marrë jetën, por do të na e përmirësojë atë. Lira Gjika

MOS BERTIT!

Mos bërtit” I drejtohet duke bërtitur, I rrituri fëmijës. Dhe këtë frazë e përdorin duke filluar nga nëna, babai, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtari në rrugë. Kudo kjo frazë madje edhe I rrituri me të rriturin, i drejtohen njëri tjetrit: “pse bërtet”. Kemi ngecur te kjo frazë dhe nuk dimë si ta shmangim. Të gjithë bezdisemi e nevrikosemi, por nuk heqim dorë nga kjo mënyrë të komunikuari. “Mos bërtit” “pse bërtet” i themi njëri tjetrit dhe “plasim” sa tja rrënjosim edhe fëmijës, që edhe ai të mos mund të dalë nga kjo mënyrë që krijon “batak” shpirtëror. Kjo mënyrë ushqen nervozizëm e armiqësi dhe na bën të huaj e paedukatë që nga vetja e deri te fëmija. Të rritur! Si do ta mësojë fëmija të flasë qetë kur I rrituri vetëm bërtet? E foluara qetë nuk mësohet duke bërtitur i rrituri. Lira Gjika

article-2599435-0279A835000004B0-733_634x405.jpg
 

Attachments

  • article-2599435-0279A835000004B0-733_634x405.jpg
    article-2599435-0279A835000004B0-733_634x405.jpg
    37 KB · Shikime: 0
  • article-2599435-0279A835000004B0-733_634x405.jpg
    article-2599435-0279A835000004B0-733_634x405.jpg
    37 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top