kërpudha antimushkonjë mund të luftojë malarian

Hera

Έτερος εγώ
E krijuar në laborator, kërpudha antimushkonjë mund të luftojë malarian


Kërpudha e quajtur “Metarhizium pingshaense”, e krijuar në laborator dhe e modifikuar gjenetikisht, mund të vrasë deri në 99% të mushkonjave anofele, të cilat janë shkaktaret e malarias.
Ky është rezultati i një studimi të bërë nga kërkuesit shkencorë në Universitetin e Maryland, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe insitutit të kërkimit shkencor në Burkina Faso. Qëllimi i gjithë kësaj pune është lufta kundër sëmundjes së malarias, e cila vret më shumë se 400 mijë persona në vit.
Testet e para të zhvilluara me kërpudhat në një fshat të Burkina Fasos, kanë treguar se popullsia e mushkonjave u zhduk pas gati 45 ditësh. Kjo mund të jetë zgjidhja përfundimtare e kësaj sëmundje fatale, sepse kërpudhat antimushkonjë, të paktën siç thonë profesorët e Maryland, janë lehtësisht të modifikueshme në laborator dhe mund të jenë kura përfundimtare e malarias. /Blitz.al/
 
Interesante ..po sikur te kuronte ndonje semundje me te perhapur sdo qe keq

Psh : karagjozllikun virtual qe vuan @Imp4cT dhe nje pjese e forumit...do ishte mrekullia vete

Po malarjen sna bo pune
 
Ajt i shalla.
Keto mushkonjat jashte mase shume metamorfonen.
Cdo vit e me te rrezikshme behen.
E me rezistente ndaj barerave luftuese.
 
Do jete ndonje gje e re akoma ne faza testimi, se perndryshe do behej gjeme e madhe po te kuronte me siguri, ja te Nevi atje poshte akoma ka raste :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top