Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

*deliza*

VIP
V.I.P
Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

Sot në sheshin e Tetovës u zhvilluan protesta në mbështetje të dënuarëve të Brodecit duke kërkuar lirimin e tyre dhe dënimin e fajtorëve për dhunën policore.

Me moton "Të gjithë në mbështetje të brodecasve" në sheshin e Tetovës, familjarët e të burgosorve të Brodecit, studentë të USHT-së dhe UEJL-së, përfaqësues të organizatave e partive si dhe qytetarë tjerë të pakënaqur me vendimin e Gjykatës dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve të Brodecit në Idrizovë, protestuan duke kërkuar lirimin e tyre.

"Me këmbëngluje kërkojmë, na i lironi djemt dhe fëmijët tanë dhe përfundimisht na lini të qetë. Kërkojmë rihapjen e çështjes mbi tejkalimin e kompetencave të organeve të rendit gjatë sulmit në fshatin Brodec dhe të nxirren para drejtësisë fjatorët kryesorë.", tha Sherafete Dauti nga Këshillit organizativ i fshatit Brodec.

Semi Hebibi, kryetar i lëvizjes qytetare shqiptare tha se nuk do të lejojnë që dikush të nëpërkëmbë popullin dhe atdheun."Prej këtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që të lirojnë brodecasit, një herë e përgjithmonë, mos të prekin fëmijët e nënës shqiptare", porositi Hebibi.

Kryetar i Unionit të studentëve të USHT-së, Gadaf Izairi tha se pushtetarët maqedonas edhe pas shpresës sonë të madhe të luftës së 2001 shit tek shqiptarët shohin armikun e shtetit.
"Edhe kur ka pushtetar shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë, policia e këtij shteti aq lirshëm hyn në vendbanime shqiptare sin ë shtëpi të pambrojtura nga askush dhe dhunojnë qytetarë të pambrojtur vetëm pse janë shqiptarë", shtoi Izairi.

Protestën e organizuar nga këshilli organizativ i familjarëve të fshatit Brodec e mbështetën edhe Organizata e veteranëve të Luftës, Shoqata e veteranëve të Luftës, forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut , Lëvizja qytetare shqiptare, Shoqata e ish të burgosurve politik si dhe subjektet politike BDSH, PPD dhe BDK.

alsat-m​
 
Titulli: Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

Studentët e USHT–së sërish në protesta për Brodecin


Të enjten në ora 12 përpara Pallatit të Kulturës në Tetovë sërish do të aktivizohen protestat e studentëve pasi që protesta e parë ka rezultuar pa efekte.


Studentët e USHT – së kërkojnë që të lirohen të burgosurit e Brodecit si dhe të mbyllen rastet e Hagës.
“Bëjmë apel tek të gjitha partitë politike shqiptare që të marrin parasysh kërkesat tona dhe të ngritin zërin në parlament sepse në të ardhmen përgjegjësia bie edhe mbi ata”, deklaroi Gadaf Uzairi, kryetar i parlamentit studentor të USHT – së.
Studentët në protesta do të shtrojnë edhe një kërkesë tjetër atë të mosdisktriminimit të studentëve në ndarjen e buxhetit, pasi USHT – së i janë përgjysmuar fondet.
“Ja vlen të theksohet Universitetit të Shtipit me 3 100 studentë, i është ndarë buxhet diku 2 milion e 900 mijë denarë, ndërsa për USHT – në me 12 mijë studentë është ndarë një buxhet prej 2 milion e 500 mijë denarë”, shtoi Uzairi.
Nëse edhe më tej kërkesat e parlamentit studentor nuk merren parasysh ata paralajmërojnë masa më radikale.
Për protestat e së enjtes nuk është konsultuar këshilli familjar i fshatit Brodec. Ata nuk e konsiderojnë veten si bashkorganizatorë dhe kërkojnë që mos të manipulohet me fatin e të burgosurve për arritjen e pikëve politike.

Meral Ismaili
ALSAT-M
 
Titulli: Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin


Pas gjykatës së Apelit, edhe Gjykata Supreme vërtetoi si të plotfuqishme vendimin për 190 vite burg të dënuarit për rastin e Brodecit


Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimet e 17 të burgosurve të rastit të Brodecit, duke hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga avokatët mbrojtës. Pas gjykatës së Apelit, edhe Gjykata Supreme vërtetoi si të plotfuqishme vendimin për 190 vite burg të dënuarit për rastin e Brodecit, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste.

Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur që vepronte: Lirim Jakupi nga Lugina e Preshevës, Fatos Alija nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite.

Banorët e fshatit Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë: Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg. Kohë më parë ndër të burgosurit, 52 vjeçari Hanif Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij.

Familjarët me revoltë të madhe kanë pritur lajmin e vërtetimit të dënimit të bashkëfamiljarëve të tyre që gjenden në burg, dhe të cilët sipas tyre, konsiderohen të pafajshëm. Vendimi i trupit gjykues është politik dhe se gjykatat nuk munden të dëshmojnë se të arrestuarit kanë kryer akte terroriste”, kanë theksuar familjarët, të cilët kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare. Ngjarja e Brodecit ndodhi më 7 nëntor 2007 në këtë fshat në Malësi të Sharrit, pas ndërhyrjes brutale të njësiteve policore, ku vranë 6 veta dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit. (INA)
 
Titulli: Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit

BDSH dënon vendimin e GJSM-së për rastin e Brodecit


BDSH ka reaguar ashpër kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë, i cili ka vërtetuar si të plotfuqishëm dënimin prej 190 vjet burg ndaj të dënuarve për rastin e Brodecit.


BDSH vlerëson se “Gjykata Supreme e Maqedonisë me këtë vendim dëshmoi në mënyrë SUPREME natyrën antishqiptare të shtetit maqedonas!

“Për opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtarë tani më është e njohur se dhuna dhe terrori shtetëror i diktaturës VMRO-PDSH kulmoi me masakrimin e popullsisë së pafajshme në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës me 7 nëntor të vitit 2007.

Bombardimet e ushtrisë dhe policisë maqedonase ndaj këtij fshati shqiptar shkaktuan 6 të vrarë dhe 12 të plagosur (tre persona vdiqën më vonë si pasojë e kësaj dhune)”, thuhet nw reagimin e BDSH-sw.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve.

“Veprimet e këtilla të diskriminimit racial ndaj shqiptarëve, parasëgjithash janë fatale për vetë shtetin e Maqedonisë dhe padyshim që çojnë drejt destabilizimit rajonal. Ato janë kundër aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e BDSH-së. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top