Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
litari2002.jpg

Disa kërcime me litar janë në gjendje që të eliminojnë urinë për disa orë në vazhdim, zbuloi një studim i realizuar nga ekspertë japonezë.

Sipas tyre, kërcimet në të njëjtin vend, realizuar për disa minuta, përbëjnë gjithashtu mënyrën më të mirë për të reduktuar marrjen e kalorive dhe realizuar një dietë të suksesshme.

Studiuesit e Universitetit të Uasedës në Japoni i kërkuan një grupi vullnetarësh që me barkun bosh, pas zgjimit nga mëngjesi, të pedalonin për disa minuta në një palestër.

Atyre u kërkohej që pas këtij ushtrimi të realizonin kërcime me litar për disa minuta me radhë dhe të regjistronin se kur do të ndienin uri pas kësaj.

Tek pothuajse të gjithë vullnetarët vihej re një ndërprerje e oreksit, ndërsa ndienja e urisë shfaqej tek ata me disa orë vonesë, ndonëse nuk kishin konsmuar mëngjes dhe kishin realizuar një aktivitet të rëndësishëm fizik.

Ndonëse nuk ka ende një shpjegim dhe të qartë shkencor, ekspertët besojnë se lëvizja ulje-ngritje e trupit është në gjendje që në një farë mënyrë, t’i dërgojë trupit sinjale që bllokojnë enzimat tretëse dhe hormonin, i cili krijon ndienjën e urisë./tch
 
Titulli: Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit

Litari eshte me shume qejf kur loz ne grup dhe fillon "une jam lokomotiva dhe therrash vagonin e pare"...:p
 
Titulli: Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit

Un bej litar sa her qe shkoj ne palester esht me te vertet nje mjet dobesimi tonifikimi , heq barkun forcon kembet . Kam fillu me u bo si balboa, lloj lloj stilesh mson duke e praktikuar shpesh .
 
Titulli: Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit

U pa puna do filloj te hidhem me litar. Se kam qekur isha ne 8-vjecare pa lozur. Lol
 
Titulli: Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit

Litari esht vertet fiskultura me e perkryher e njeriut. Me kujtohet kur kam qen ne basketboll qe fillimin e stervitjes e nismin me litar dhe esht vertet forma me e perkryher pasi ve ne levizje cdo muskul te trupit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top