Këngëtarja Alida Hisku, rrëfen jetën e saj

*ena*

*Yll Bote*
“Arsyet që më larguan nga Shqipëria”


Në pjesën e parë të intervistës së një dite më parë, dhënë për "Tirana Observer", këngëtarja Alida Hisku ka rrëfyer për pjesën më të vështirë të jetës së saj: atë të dënimit për të mos kënduar më dhe për ditarin e zhdukur. Ndërsa sot, ajo zbulon për herë të parë prapaskenat e festivaleve të këngës. Kush ishin këngëtaret xheloze dhe ziliqare që "e përçmonin" si "të papërvojë" dhe të vogël. Cilët ishin përkundrazi, ata njerëz që e mbështesnin dhe që ajo i vlerësonte në mënyrë të veçantë. Këngëtarja e njohur e viteve '70-të, Alida Hisku, rrëfen për veten e saj, jo thjesht si dikush që nuk e lanë të shpaloste talentin, por si një njeri me brengat, emocionet dhe dashuritë e veta. Jeta artistike e viteve '70-të, xhelozitë dhe fitoret, martesa me burrin e parë në Shqipëri dhe jeta e re në Gjermani, vijnë për herë të parë në një intervistë për "Tirana Observer".
Flitet se dënimi juaj lidhej edhe me xhelozinë që shprehnin kolegë të tuaj në atë kohë, falë nivelit tënd profesional. A mund të na thoni si është e vërteta dhe cilët janë këto këngëtare apo këta këngëtarë?
Unë i shikoja koleget dhe kolegët e mi me syrin e tolerancës. Megjithatë për mua ka qenë shumë ambicioze Zyliha Sina; e mbante veten për të bukur. Grindje me këngëtarët nuk kam pasur, madje as me Zylihanë. Konkretisht nuk më përfillnin shumë, se kam qenë punëtore e shkurtër, e vogël; nuk u dukesha ndonjë kafshatë e fortë. Vetëm kur dilja në skenë e bëja bam. Nuk e di se ç'mund të bënin mbrapa shpine, por unë nuk kisha lidhje me asnjë këngëtar, përveç natës kur dilnim në festival. Me Liljana Kondakçiun dhe më pas edhe me Ema Qazimin kemi qenë fqinjë, por nuk është se rrija shumë me to, për arsye se isha edhe në punë. Gjithsesi u mundova që me to të kaloja mirë.
A mund të na thoni si ishte atmosfera në atë kohë mes grupeve të artistëve, a kishte harmoni dhe si shiheshin me njëri-tjetrin?
Artistët ishin ndarë në dy grupe: profesionistë dhe amatorë. Jo të gjithë i shikonin këngëtarët e rinj me shpirtin e bamirësisë. Jo të gjithë iu zgjasnin dorën për t'i ndihmuar. Ka qenë një mospërfillje xhelozie; çdokush e mbante në vetvete pa e shfaqur dhe mundohej t'u shmangej këngë-tarëve të rinj. Unë isha në grupin e amatorëve, rrija gjithmonë me ata që ishin të rinj në festivale, se me ta merresha vesh më mirë. Nuk e kam hequr kurrë veten si profesioniste, por gjithmonë jam përpjekur të ul kokën dhe të mësoj, ose ta vjedh në mënyrë të padukshme atë që doja. Kështu, i shkoja Vaçes pas në dhomat e provave. Nëpër dasma këndoja gjithmonë këngët e Vaçes. Unë e adhuroja atë. Nuk kam bërë konservator muzike, por shikoja Vaçen te dhoma e provave, prapa skene, si e hapte dhe si e mbyllte zërin e "vidhja" nga mënyra se si ajo punonte me këngën.
Cili ishte këngëtari apo këngëtarja për të cilin kishit më shumë rezerva?
Tani nuk i mbaj mend edhe aq mirë emrat, se kanë kaluar shumë vjet, por Lindita Theodhori, për shembull, e ka hequr veten më shumë se çka qenë, pra ishte pak mendjemadhe.
Nëse kthehemi në kohë, çfarë vendimi do të merrnit në qoftë se do të ishit në situatën e asaj kohe: pra të kishin kapur me një ditar dhe të thoshin se je armike e partisë?
Nuk besoj se do të mund të bëja dot gjë. Në një situatë të tillë je në dorë të organizatorit. اdo organizatë ka rregullat dhe statusin e vet. Edhe statusi komunist ka rregullat e tij, ashtu si gjykata. Unë kisha thyer ligjin. Nëse do ta shohim më ndryshe, padyshim ditari ishte gjë private, që unë e kisha brenda meje dhe të fshehur. Por ata e kapën atë dhe nuk e kuptonin çdo të thotë të ishe artiste, kush isha unë! Brenda tyre, sidomos ato të ashtuquajturat shoqe, kishin ligësinë. Megjithatë ata nuk më kapën gjërat më të rëndësishme si adresat e miqve e të të njohurve të mi jashtë shtetit, si dhe këngët e huaja, tekstet e të cilave i shkruaja gjithmonë në një bllok. Kështu, megjithëse më dënuan nuk i humba lidhjet e mia. Këta miq do të më ndihmonin më vonë për të shkuar në Gjermani.
Kur vendosët të iknit në Gjermani dhe përse e bëtë këtë?
Vendosa të iki në vitin 1990. Ishte e pamundur për mua të vazhdoja të rrija në Shqipëri. Aq më tepër që isha një grua e vetme me dy djem, njëri katër e tjetri dhjetë vjeç dhe e shihja se nuk kishte perspektivë. E parashikova që do të vinte demokracia, se atë ëndërroja të vinte. ثndërroja lirinë në art, se politika ishte shumë e pistë nga brenda. ثndërroja një vend jo të robëruar, një vend më të qeshur. Kështu, njëra pas tjetrës u bënë lëvizjet. Mora një vizë turistike në vitin '90-të në Bullgari. Iu thashë se do të vizitoja djalin dhe ma dhanë menjëherë. Në vitin '80-të kam përfaqësuar Shqipërinë në Kongresin Marksist-Leninist të të Rinjve të Partisë Komuniste gjermane. I mora në telefon njerëzit që kisha njohur atëherë dhe ata më dërguan menjëherë një faks. Kam ndenjur në një hotel në Budapest, madje nuk kisha as para për të paguar hotelin, por motra e Vaçe Zelës më mori. Ajo kishte ardhur në Bullgari të merrte vizë për të shkuar në Shqipëri. Hoteli ishte plot me shqiptarë. Më dhanë direkt vizën gjermane, me azil politik dhe që atëherë jam në Gjermani.
Gjatë kësaj kohe, çfarë keni menduar? A keni kënduar ndonjëherë?
Gjatë kësaj kohe, prej 15 vjetësh në Gjermani kam thënë shyqyr që kam këngën. Kënga ka qenë për mua si aspirinë. Sa herë që kam ndjerë dhimbje kam kënduar me veten time, sa në kuzhinë e sa në banjë. Kur më dhembte shpirti, këndoja dhe këndoja në shqip, për të mos ta harruar gjuhën dhe këngën. Në shqip iu këndoja edhe fëmijëve kur doja t'i vija në gjumë. Kënga është pjesë e gjakut tim, është jetë. Pa këngë nuk ka Alidë, pa Alidë nuk ka këngë.
اfarë mendoje kur shikoje më pas festivalet? Cilat fjalë ju vinin ndër mend?
Jam shtruar dy herë në spitalin e Neurologjisë me krizë nervore dhe e mbaja veten me ilaçe qetësuese. Në atë moment të shkojnë shumë mendime në kokë, por nuk ke në dorë asgjë, madje as nuk mund të mendosh, por komplet jetën e lëshon në dorën e fatit. U izolova brenda dhe nuk mund të dilja përjashta. Dilja natën me fshesaxhiet dhe pija cigare e bëja muhabet me to. Ka qenë viti 1982.
Si ndikoi dënimi në vitin 1981 në jetën tuaj private dhe familjare?
Erdhën të gjitha si një katarakt. Ish-burri im, Gëzimi, ka qenë në Ansamblin Popullor me mua. Në atë kohë burrin nuk e lejuan të ndahej me mua, sepse ecej me moton: Partia i dënon njerëzit, por nuk i shkatërron. Lindëm edhe djalin e vogël, për t'i thënë të gjithëve se nuk jemi ndarë. Ishte dëshira ime të kisha edhe një fëmijë, se e dija që do të ndaheshim. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit. Ky ishte një vendim i imi që e provova vetë dhe e pësova vetë.
Keni kënduar ndonjëherë gjatë këtyre viteve edhe jashtë mureve të shtëpisë?
Unë kam 15 vjet që jetoj në Gjermani. Për pesë vjet kam punuar si pastruese hoteli, duke filluar punë që në 06.00 të mëngjesit dhe kur shkoja në shtëpi pastroja edhe kuzhinën e restorantin. Kam ndenjur me leckë dhe kovë në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë dhe fëmijët e mi. Kisha dy djem me vete. Kujt i bëhej vonë në darkë për koncerte? Shyqyr që shtrihesha në krevat. Nuk mu nda puna e krahut: tetë vjet në Shqipëri pas dënimit, pastaj edhe pesë vjet në Gjermani. Jeta ime ndryshoi atëherë kur njoha burrin tim, me të cilin jetoj edhe sot. Por me gjithë jetën e vështirë ndjehem krenare që jam shqiptare. Kam qenë 16 vjeç kur kam dalë jashtë Shqipërisë për herë të parë. Kam parë shumë popuj dhe Shqipërinë e kam vizituar cep më cep. Jam ulur gjunjë më gjunjë në çdo shtëpi. Them se jemi populli më i zgjuar, pavarësisht se kemi ndenjur 50 vjet në injorancë dhe të izoluar, duke parë vetëm në një drejtim. Jemi populli më krenar dhe më i dashur, jemi ajka e gjithë rruzullit tokësor.
Sa e lidhur jeni me Shqipërinë, çfarë është për ty Shqipëria edhe pse jeni larg?
Vit për vit vijmë në Shqipëri. Djali i vogël vjen dy herë në vit. ثshtë gjaku që i tërheq. Të tre fëmijët dinë të flasin mirë shqip. Por tani nuk kam asnjë të afërt në Shqipëri. Prindërit më kanë vdekur, kurse motra dhe vëllai janë në Itali, të punësuar si të gjithë shqiptarët e tjerë.
A mund të na thoni diçka më shumë për familjen tuaj të dikurshme në Shqipëri?
Nëna ime ka vdekur shumë e re, në moshën 48-vjeçare. Ka qenë një nga krijueset e Filarmonisë së Shtetit dhe ka kënduar për 16 - 17 vjet me radhë në Opera. Kam pasur një vëlla dhe një motër më të madhe, të cilët gjithashtu iu përkushtuan muzikës, por asaj klasike.
Keni ndër mend të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri?
Nuk ka dyshim që do të kthehem, për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri bashkë me bashkëshortin tim, Thomasin, pasi të dalim në pension. Ndërsa fëmijët kanë filluar jetën dhe kanë marrë rrugët e tyre në Gjermani. Por kthimi dhe jeta ime në Shqipëri do të jetë rrënja, epiqendra e fëmijëve të mi për të ardhur sa më shpesh në vendin e tyre. Kur je i vjetër ke nevojë më shumë për njerëz se sa kur je i ri. Mikpritja njerëzore që është në Shqipëri nuk është këtu. Kur mplakesh të kthehen të gjitha kujtimet e fëmijërisë. Në Gjermani nuk kam kujtime, ndaj është më mirë të kthehem përsëri atje ku kam kujtimet e mia.
A dëgjoni këngë shqiptare dhe si e vlerësoni atë tani?
I dëgjoj këngët shqiptare e sa herë që vij në Shqipëri blej kaseta dhe muzikën më të re që del. Këto këngë shqiptare i sjell në Gjermani për t'i dëgjuar vetë dhe për fëmijët. Shyqyr që muzika shqiptare doli e lirë, si në vendet e tjera, por një gjë më trishton, se muzika për shumë këngëtarë është bërë mjet pasurimi. Nga ana tjetër, duke qenë një mjet pasurimi fillon e bëhet pak e pistë, duke futur brenda mënyrat më moderne të muzikës, banalitetin e bastardimin e muzikës, që e shoh në shumë nga grupet e reja muzikore, sidomos ato të Kosovës. Kënga po nuk pati bazë origjinale nuk jeton shumë gjatë. Shumë këngë janë kënduar kohët e fundit, por vlerën tonë nuk e kanë arritur, nuk kanë pasur jetë të gjatë si ne. Ne kemi qenë origjinalë, kemi kënduar këngën e popullit.
Keni marrë duartrokitje në spektaklin "Këngët e Shekullit", si e vlerësoni faktin se ky spektakël po mbledh të gjithë artistët dhe do të bëjë vlerësimin e këngëve më të mira të shekullit XX?
E thashë që ky aktivitet që bëri Tv "Klan" ishte një aktivitet i nivelit të lartë, pavarësisht se çdo vend ka vlerat e veta. ثshtë gjëja më e mrekullueshme dhe e përkryer, sepse u mblodhëm të gjithë. Ky do të jetë një arkiv shumë i bukur dhe i çmuar për të gjithë këngëtarët.
A keni pasur kontakte gjatë kësaj kohe me këngëtarë dhe artistë shqiptarë? A mund të na thoni diçka nga bisedat me ta?
Jo, fare. Nuk kam pasur asnjë kontakt me këta artistë. Për mua jeta mori një drejtim krejt tjetër. Të gjitha gjërat janë rastësi, sepse si i huaj nuk ke të drejtë të planifikosh diçka.
Si ju duk Tirana, tani që erdhët së fundi?
Shumë e bukur, më pëlqen shumë politika dhe dora e Edi Ramës. Mendoj dhe shpresoj se do e sjelli Tiranën në një qytet të ndriçuar për tërë Shqipërinë, me kulturë e shpirt artisti.
اfarë këshille do t'u jepnit këngëtarëve të rinj shqiptarë?
Të këndojnë gjithmonë me origjinalitet, të mos e përdorin këngën si mjet pasurimi, se nuk do të jenë kurrë të kënaqur. Se ajo që të kënaq nuk është pasuria, por krenaria.
 

Attachments

  • alidahisku.jpg
    alidahisku.jpg
    16.2 KB · Shikime: 22
Një koncert në Shqipëri

Pas shfaqjes në "100 Këngët e Shekullit", këngëtarja Hisku mendon që "t'ia shpërblejë" publikut, që e ripriti aq ngrohtë, me një koncert recital, ku të përmbledhë të gjitha këngët dhe interpretimet e saj në vite. "Kam shumë dëshirë ta bëj një gjë të tillë dhe mendoj se do ta realizoj brenda vitit", thotë Hisku, duke shtuar se në të njëjtën kohë po kërkon me ngulm që të gjejë të gjitha këngët e saj, që fatkeqësisht janë zhdukur dhe një pjesë e tyre nuk dihet nëse ekzistojnë më apo jo. "Kam vetëm një disk me këngët e mia, të cilin ma kanë dhuruar disa shoqe që punojnë në arkivin e Radio Tiranës dhe vetëm kaq. Por edhe ato këngë janë gjetur me vështirësi të madhe", thotë e trishtuar këngëtarja, që nuk mundi të shpalosë talentin e saj deri në fund, e ca më keq nuk arriti as të ruante "kujtimet" që ia zhdukën barbarisht. Megjithatë, duket se janë po këto kujtime, të mira dhe të hidhura, të bukura dhe të trishtuara që e detyrojnë të kthehet pas dhe të pohojë se vetëm pas pak vitesh do të rikthehet përgjithmonë në vendlindjen e saj.
 

Attachments

  • 20071028203512_artikull.jpg
    20071028203512_artikull.jpg
    12.4 KB · Shikime: 16
VLERثSIME për ...



Vaçe Zelën

Kur isha fëmijë, por dhe më vonë idhulli im ka qenë Vaçe Zela. Unë e ndiqja atë pas skene apo në dhomën e provave për ta parë si këndonte dhe "për të vjedhur" diçka prej saj. Edhe kur këndoja në dasma gjithmonë këndoja këngët e Vaçe Zelës.



Robert Radojën

Robert Radoja është ai që "më drejtoi" në udhën e këngës bashkë e nënën time. Gjithmonë kam pasur në krah
Robert Radojën,(që në atë kohë ka qenë edhe pianist në Orkestrën Simfonike) në turne, në festivale me të. E kam pasur si baba.

Irma Libohovën

Irma Libohova është për mua një Vaçe e dytë, që nuk i vjen më Shqipërisë, por shumë më moderne dhe e avancuar, si dhe shumë humanitare. Irma është shumë e thjeshtë në aspektin e shoqërisë, një grua e mirë për shtëpi dhe këngëtare e mirë për skenë.
 
Titulli: Këngëtarja Alida Hisku, rrëfen jetën e saj

un bvdes per kenge te vjetra i kam te gjitha kenget e saj ne makine dmth kam cd 100 kenget e shekullit dhe i adhuroj kenget e saj jane qetesuese dhe zeri fantastik ja dhe nje kolazh
Kolazh kangesh-Alida Hisku
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Këngëtarja Alida Hisku, rrëfen jetën e saj

Ohhhh une kam pasur nderin ta njoh personalisht, dhe te them te drejten, eshte nje kengetare e shkelqyer. Per fat te keq, ajo per motivet qe te gjithe i dime (internimi) nuk pati mundesi te hecte ne karrieren e saj. Por tashme di qe ka bere nje Cd te ri, dhe ben shume koncerte humanitare per te ndihmuar shqiptaret dhe kosovaret ne evrope.

Ketu po vendos nje foto te saj me Djalin Albin te nje Koncerti bere ne Ravenna - Itali
 

Attachments

  • Immagine 273.jpg
    Immagine 273.jpg
    34.6 KB · Shikime: 23
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top