CoNNecT
Administrator
Kënga Magjike” ka startuar garën e këngëve që do të marrin pjesë në Edicionin e saj të Dhjetë. 195 këngë me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora tashmë janë vleresuar nga një komision i përzgjedhur ku bënë pjesë këngëtarë e artistë të zgjedhur.
Kënga Magjike në këtë dhjetëvjetor të saj do të sjellë këngë të denja për një Festival të sukseshëm. Gara zyrtarisht filloi qe ne momentin e seleksionimit, ndaj dhe komisioni respektoi rregullat duke mos favorizuar asnjë qoftë edhe vetëm duke i përmendur emrin.
Janë 195 këngë të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Amerikë. Cilësia e lartë e këngëve që kanë hyrë në garë këtë vit ka bërë që të përmbyset parashikimi i komisionit, që të paraqiteshin 72 këngë.
Meqë këngët e ardhura u paraqitën në nivel profesional, komisioni vendosi të rrisë numrin e tyre në paraqitjen që do të bëhet çdo të dielë në televizionin Klan.
Anëtarët e komisionit vlerësues të këngëve jane Irma dhe Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Julka, Andi DJ, Aldon Lipe dhe prezantuesi i emisionit radiofonik Kolo.
Komisioni i Vlerësimit të Këngëve në Këngën Magjike i vlerësoi këngët pa ditur emrat e kompozitorëve dhe të këngëtarëve dhe meqë kjo është një garë komisioni ka një përgjigje “është e pamundur të shkëputen emra këngëtarësh të famshëm apo të rinj". Për komisionin "ata janë të gjithë njëlloj”.
Por një gjë konfirmohet hapur: “Prurjet e këtij viti garantojnë Festival të sukseshëm në Jubileun e Këngës Magjike”
(forumishqiptar)
.