Kendi i اokollatave

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Mireserdhet ne kendin e çokollatave!! :D

Dua ta perdorim kte hapesire per te folur rreth cokollatave. Cilat cokollata na pelqejne dhe cilat jo? Ne cilat momente i konsumojme cokollatat? Pse jane kaq te parezistueshme cokollatat? Vlerat demtuese te cokollatave? Kuriozitete te ndryshme rreth cokollatave? Pra c'do gje qe ka te beje me cokollatat!

Historia e cokollates mund te gjurmohet prapa ne kohen e lashte te MesoAmerikes ku njerezit e lashte e konsumonin si pije te hidhur. Per kta njerez cokollata nuk ishte thjesht ushqimi tyre i preferuar por gjithashtu luante nje rol ne jeten e tyre sociale dhe fetare.
Njerezit e pare qe zbuluan sekretin e kakos ishin Majat ne 250-290 AD. Ata e moren pemen e kakaos nga rainforesti dhe e rriten ate ne gardhet e tyre dhe korren, fermentuan dhe bluan farat a kakaos dhe e kthyen ne nje lloj brumi. Kur ky brumi perzihej me uje, piper djeges dhe perberes te tjere, rezultati ishte nje pije me cokollate.
Ne 1400, Azteket filluan duke bere tregti me Majat per kakao dhe farat e kakaos u perdornin edhe si nje lloj leku per Azteket. Edhe Azteket e konsumonin cokollaten si pije me ereza pasi sheqeri ne ate kohe ishte i paperdorshem. Farat e kakaos perdoreshin edhe si sakrifica qe i ofroheshin zotrave te ndryshem.
To be continued...

Ja dhe disa emra cokollatash te njohur ne shtete te ndryshme:

Belgjike
- Leonidas
- Godiva

Itali
- Perugina (e njohur me teper me Bacit)
- Ferrero (Ferrero Rocher, Giotto, Raffaello dhe Nutella)

France
- Bonnat Madagascar
- Weiss Chocolate

Zvicer
- Toblerone
- Lindt

etj. etj.

Po ju paralajmeroj, se mos kap njeri tu fut gishtat ktu!! :p
Chocolate.jpg
 
Titulli: Kendi e اokollatave

Kur isha e vogël, ato laktat dhe kiss i doja shumë.
 
Pe: Kendi e اokollatave

Jetoj ne vendin e cokollatave e ma kane merzit :)

Por me merr malli per ate cokollaten qe u shiste ne AL dikur "Kiss" ,,,Kjo ishte me shume sheqer se cokollate,por pikerisht me shkon mendja edhe kur vij ne Al se gjej
 
Pe: Kendi e اokollatave

Jetoj ne vendin e cokollatave e ma kane merzit :)

Por me merr malli per ate cokollaten qe u shiste ne AL dikur "Kiss" ,,,Kjo ishte me shume sheqer se cokollate,por pikerisht me shkon mendja edhe kur vij ne Al se gjej

Dhe mua mka pas pelqy:) ja se po ta sjell une nje:
281373_234865989886231_220376478001849_663162_4714284_n.jpg


Mua mka pas pelqyer TRIPLO jeshile... dhe ajo s'ekziston me me duket:(
 
Titulli: Kendi e اokollatave

Enderra, kot kerkon, ska me Kiss ne Shqiperi... kam kerkuar saaaaaaa... :)

Une kam disa te preferuara. Milka po e po, Kinder, dhe tani jam fiksuar keq pas Cadbury sidomos ne sezonin e pashkeve qe nxjerrin ca cokollata ne forme veze me nje krem te mire brenda qe o zot o zot :)
 
Titulli: Kendi e اokollatave

Uah ç'teme! Seç kam nje pershtypje qe nuk do te frekuentohet shume nga meshkujt kjo teme.

Sa per çokollatat, si eksperte qe jam :--P, mund te them qe çokollatat zvicerriane (Lindt, se tobelrone jane yuck) dhe ato belge..mmmm heaven!!!
 
Pe: Kendi i اokollatave

une nuk para i ha shume ,,,por ato Belget me tryfel,,,cmendem fare ,,,filloj e nuk di te mbaroj pastaj :)
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Legally cjan kto tema te rrezikshme :p

Une i dashuroj cokollatat sidomos Kinder , ferrero rocher edhe Milka ...mkan pas pelqy edhe kto milky way twix snikers po Milken se nderroj me asgje ;D


tumblr_lzrxalVgFJ1ro2v3oo1_500_large.png

427079_338859412823265_189421444433730_966365_1530500065_n_large.jpg


ae9db7c7c9RWKEUOT_2428_08223d7516_large.jpg

216245_183774825001422_140686709310234_472488_3296204_n.jpg


tumblr_lzb4zijRWW1qhfyymo1_500_large.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kendi i اokollatave

Moj jeni duke shpernda cokollata apo keni fillu me tregu se cfare lloj te tilla keni ngrane. Na leni rehat me shijet aman. Nese keni ndonje cokollat amani nje katrore ma leni mu :merzitje:
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Po meqe si hajm dot per momentin me mire ti shijojme neper foto hahah...ti kitrra zgjidh e merr ca tdush
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Jo, moj mua me pelqejne ato bakshishet qe perdorin gjyshet tona :lol: kur blejne ate dhuraten gjysme metre me gjysme qe ka veq tre cokollata te vockla brenda :hello:
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Cokollaten e zez e pelqej shume.......Me ka sjell nje shoqe para ca kohesh nje cokollate te zez djegese :D....edhe cokollate edhe pikante shumeeeeeeeee e mireeeeee :)....dy shijet e mia te preferuara ;)

Cokollata nje tjeter kenaqesi :kizz
 
Pe: Kendi i اokollatave

E preferuara ime ngelet Nougat....c'te hash mmmm! Gjithmone ne tavolinen time gjendet nje pako me copa nougati. Ka lloj te ndryshme por une i ha te gjitha llojet, mjafton qe te jete Nougat :)

nch-nougat-with-honey-pouring-all-over-it-48570766.jpg
 

Attachments

  • nch-nougat-with-honey-pouring-all-over-it-48570766.jpg
    nch-nougat-with-honey-pouring-all-over-it-48570766.jpg
    31.1 KB · Shikime: 0
Pe: Kendi i اokollatave

A e dinit se...?

- Cokollata e pare per Shen Valentinin u prodhua nga Richard Cadbury ne vitin 1868.
- Cokollata e pare u prodhua nga kompania Fry & Sons ne 1800.
- Vepra 'Kercimi i Mirlitons' nga Tchaikovsky u perdor per ti bere reklame cokollates Cadbury's Fruit & Nut.
- Duhen 400 kokrra kakao per te prodhuar 1 pound cokollat (0.5kg)
- Cokollata e zeze permban kromium qe ndihmon ne kontrollin e nivelit te sheqerit ne gjak.
- 50% e femrave sot preferojne cokollaten ne vend te seksit.
- Qenit tuaj mos i jepni cokollate pasi mund ta vrasi ate. Cokollata permban theo bromine qe stomaku i qenit nuk mund ta trese kshu qe mund te shkaktoje deshtim te melcise.


dog-and-chocolate-toxicity1.jpg
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Cokollata, ja 5 arsyje qe e bejne me te shijshme
Konsumi i çokollatës bën mirë për shëndetin, kjo falë substancave si flavonoidet dhe antioksidantët,të cilat janë të pranishme te kakaoja. Në mënyrë të veçantë, vetitë antioksiduese aktivizohen nga polifenolet, të bollshme në ëmbëlsirën e preferuar të shumë prej nesh, e cila gëzon edhe plot vlera ushqyese. Ja disa nga arsyet pse duhet ta shijojmë akoma më shumë çokollatën.

Lufton hipertensionin
Mund të jetë një aleat shumë i mirë kundër presionit të lartë të gjakut. Kërkimet e viteve të fundit kanë zbuluar se funksionimi i enëve të gjakut përmirësohet dukshëm pas konsumit të çokollatës. Ky efekt pozitiv favorizohet nga flavonoidet, të cilat kanë aftësinë për të ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut, duke siguruar kështu një qarkullim më të mirë dhe ulje të vlerave të presionit.

Vepron kundër stresit
اokollata lufton stresin. Ajo është e pasur me magnez, i cili ndihmon në reduktimin e nervozizimit. Gjithashtu në të njëjtën fushë veprojnë edhe
teobromina e kafeina, të cilat lehtësojnë ndjesinë e lodhjes, rrisin nivelin e vëmendjes, përqendrimit dhe reflekset. 40 gramë në ditë janë të këshillueshme.

Antidepresiv natyral
اokollata është një mjet natyral kundër depresionit, për shkak të feniletilaminës, një hormone natyral psikoaktik që gjendet në përbërje të saj.
Konsumi i çokollatës stimulon prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, hormone antistres që kushtëzojnë gjendjet tona emocionale dhe humorin në tërësi. Flavonoidet favorizojnë fluksin e gjakut në tru, duke luftuar kështu gjendjet depresive.

Më pak kolesterol
Konsumi i çokollatës rrit nivelin e kolesterolit të mirë, kjo për meritë të acidit stearik, i cili rrit sasinë e kolesterolit të padëmshëm në gjak.
Vetitë afrodiziake
اokollata përmirëson dëshirën seksuale sit e meshkujt, edhe te femrat. Ky efekt vjen si pasojë e teobrominës dhe feniletilaminës, të dyja të pranishme te çokollata. / G.N./Shekulli
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Cokollatat qe plq une jane shume,nder me me shije po permend :
Produktet e Nestle
detpic428.gif


Milka
milkastrawberry.jpg


Eshte dhe nje cokollate greke Pavlidis si bonbone po skam foto per mom
 

Attachments

  • milkastrawberry.jpg
    milkastrawberry.jpg
    34.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Kendi i اokollatave

Cokollata dhe personaliteti !
اokollata? Një pasion autentik. Kush nuk është pushtuar ndonjëherë nga kënaqësia që të fal qoftë dhe një pjesë e vogël dhe pastaj të ketë menduar se ja, kaq është jeta! Ndjesitë që të jep ngrënia e çokollatës nuk janë të panjohura, kështu nga këndvështrimi psikologjik, kjo kënaqësi është thuajse e njejtë me atë që të japin ledhatimet.
Mirëpo ka edhe nga ata të cilët besojnë se ka një lloj lidhje mes ngrënies së një çokollate dhe personalitetit. Sipas një studimi, tipi i çokollatës dhe mënyra se si ajo konsumohet, janë shenja të mirëpërcaktuara të personaliteteve të ndryshme. Ja si mund të zbuloni se çfarë tipi është partneri juaj, përmes llojit të çokollatës që konsumon.
I gatshëm për të bërë gjithçka. Kush dashuron çdo tip çokollate është përgjithësisht një person i aftë për t’u përshtatur me të gjitha situatat, ia del mbanë edhe në situata nga më ekstremet.
Ata të cilët preferojnë çokollatën e bardhë, janë përgjithësisht persona që në thelb kanë mbetur fëmijë, të papjekur. Preferojnë të jetojnë në të kaluarën, me kujtime dhe brenga, për rininë e shkuar. Kështu, gjithnjë në kërkim të situatave të sigurta, ata ndihen të pambrojtur në situate të reja.
Për ata që duan çokollatën e zezë, por jo atë ekstreme, thuhet se kanë një karakter konkret dhe aktiv në çdo gjë që bëjnë. Janë të pasur më një kreativitet të lartë dhe shohin me optimizëm të ardhmen.
Emocionë të forta përjetojnë ata të cilët dashurojnë çokollatën ekstremisht të zezë. Për ta thuhet se janë tmerrësisht të vendosur dhe sipërmarrës. Personaliteti i fortë shpesh mund t’i çojë në sjelljë mendjemëdha dhe ndonjëherë edhe dikatoriale.
Përjetësisht të pavendosur, shfaqen personat, të cilët pëlqejnë çokollatat e mbushura me lajthi, krem, apo të tjera si këto. Këta janë tipat e surprizave të herëpassherëshme. Por edhe në bazë të mbushjes, mund të dallojmë një nën personalitet. Kështu përshembull një njeri nervoz dhe asnjëhere i kënaqur do të zgjedhë një çokollatë të mbushur më kafe, altruisti do të zgjedhë atë më lëng portokalli, ambiciozi do të zgjedhë një shijë ekzotike dhe si përfundim ajo me shije menteje do të përzgjidhet nga njerëzit që duan të ndryshojnë shpesh.
Mirëpo përveç shijës së çokollatës, ajo që na tregon shumë për personalitetin, është edhe mënyra se si e coptojmë çokollatën për ta ngrënë. Kështu të hapësh një çokollatë dhe letrat e saj t’i flakësh tutje, tregon se personi është një njeri që i kushton shumë pak rëndësi detajeve, që mund t’i fluturojnë gjithmonë. Ai që e hap çokollatëm me kujdesin më të madh, tregon për një tip maniak të rregullit dhe disiplinës, ndaj edhe në një lidhje mund të jetë i ftohtë dhe llogaritar. Nëse vini re që partneri juaj me letrën e çokollatës krijon topa të vegjël të rrumbullaktë, kjo është shenjë e mungesës së fantazisë. E si përfundim, ata që me letren krijojnë figura të çuditshme, kanë një interes më të madh për lidhjet e të tjerëve, se sa për tyren.
 
Titulli: Pe: Kendi i اokollatave

une nuk para i ha shume ,,,por ato Belget me tryfel,,,cmendem fare ,,,filloj e nuk di te mbaroj pastaj :)

Duket ne fakt. Trupi si perri!
 
Titulli: Kendi i اokollatave

Nje studim i ketyre oreve te fundit ka dale ne perfundim se
çokollata perdoret per te sheruar plasaritjet e zemres;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top