Kemal Ataturk

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Marredheniet Shqiptaro - Turke ne kendveshtrimin e nje diplomati

Autori i Lajmit: Leonard Veizi
ABE HITAJ


Të gjitha materialet e shkruara nga diplomati i njohur shqiptar Ali Ymeri për gazetën “Ballkan” janë vënë në dispozicion nga bashkëshortja e tij, Abe Hazbi Hitaj. Vetë Abeja është një vajzë nga Vajza e Vlorës. Ajo ka lindur në një familje me tradita të mëdha patriotike. Në shtëpinë e saj ishte krijuar këshilli antifashist nacionalçlirimtar, në formimin e të cilit ishte pjesëmarrës jo vetëm Hysni Kapoja, si një nga drejtuesit komunistë më me emër të zonës, por dhe disa drejtues të tjerë të qarkut për Partinë Komuniste. Abeja së bashku me dy motrat e saj, Donikën dhe Vojsavën, kanë marrë pjesë aktivisht me armë në dorë në Luftën Nacionalçlirimtare. Mbas çlirimit të vendit ajo ka kryer punën e ekonomistes, por më së shumti ka ndjekur në detyrën e tij diplomatike bashkëshortin e saj, Ali Ymerin.

ALI YMERI


Ali Ymeri lindi në vitin 1927 në Sevaster të Vlorës. Studimet e larta i mbaroi në Moskë dhe më vonë në Tiranë, në Fakultetin e Filologjisë, dega Histori-Gjeografi. Në vitin 1966 emërohet me detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke filluar kështu karrierën e tij diplomatike. Në vitin 1969 emërohet funksionar pranë ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara dhe në vitin 1972 konsull i përgjithshëm në Stamboll. Këtë funksion, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, e kreu derisa doli në pension në vitin 1985. Ali Ymeri zotëronte gjuhën moderne turke dhe ndërmjet shumë përkthimeve ka sjellë në gjuhën shqipe veprën Emret Komutanëm (“Urdhëroni komandant”), shkruar nga publicisti i njohur turk Mehmet Ali Birand. Vetëm pak kohë më parë diplomati i njohur shqiptar ndërroi jetë, duke lënë pas kujtimet e tij.

BASHKثJETESA

Në shtetin turk shqiptari nuk paragjykohet, por trajtohet me respekt, veçanërisht për besnikërinë ndaj detyrës. Ali Ymeri shkruan: “Në këtë çështje, përveç të tjerave edhe feja luan rolin e saj, por faktorë të tjerë shoqërorë e historikë, të krijuar në shekuj e të forcuar në rrjedhën e tyre të bashkëjetesës së gjatë të martesave, natyrshëm u krijuan e u forcuan marrëdhëniet familiare, që kanë qelizat e çdo shteti në shoqërinë njerëzore. Populli ynë është i njohur për prejardhjen e lashtë ilire, si rrjedhim një nga popujt më të vjetër në Evropë. Por gjithsesi bashkëjetesa 500-vjeçare nuk mund të mos ndikonte në psikologjinë e këtyre popujve. Por në të njëjtën kohë ruajtja e traditave të mira të këtyre virtyteve të shqiptarëve me banim në Turqi duhet pranuar se deri në njëfarë shkalle ka penguar në asimilimin e plotë të tyre”, - jep konkluzionet e tij Ali Ymeri.

Tث SHTYPUR NGA SHQIPثRIA

Ndryshe nga kombet e tjera, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domethënës diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri Ruzhdie Vejseli i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë, meqë puna ime në Ministri lidhej edhe me Turqinë. Sa hyri, ambasadori Vejseli iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë?” Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500-vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia moderne njehësohej me Perandorinë Osmane. Zoti Reiz, pasi u përshëndet me të, i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne të krijuar si rezultat i luftës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh, që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit e të Perandorisë Osmane.” Përgjigjja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa për mua, nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri-tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemët (kryeministrat), vezirët (ministrat), gjer te gjeneralët e shumtë dhe në përgjithësi administrata shtetërore turke ka qenë e predominuar nga shqiptarët…” Ndërsa në një rast tjetër ai shkruan: “Komandanti i armatës së parë të Stambollit gjatë një vizite kortezie që i bëra në pranverë të vitit 1972, me rastin e emërimit tim në postin e konsullit të përgjithshëm në Stamboll, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi se shqiptarët në Turqi janë pjesa e respektuar e shoqërisë turke. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dijetarë të mëdhenj në të gjitha fushat dhe komandantë të shquar e më emër në histori. Kontributi i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet i pranishëm këtu.” Pasi më pyeti për numrin e shqiptarëve në Turqi dhe pasi mori përgjigjen time, sipas së cilës shqiptarët në Turqi janë qytetarë, prandaj dhe nuk mbajmë ndonjë evidencë, ai shtoi: “Shqiptarët në Turqi janë vërtet të shumtë, pothuajse në çdo 3 veta, 1 duhet të jetë i tillë… ثshtë vështirë, - nënvizoi gjenerali, - që të gjesh familje pa 3 veta të lidhur me persona me origjinë shqiptare. Martesat e vendasve me vajza me origjinë shqiptare janë nga më të preferuarat. Kjo e ka shpjegimin te karakteri i tyre i mirë… nikoqire, të ndershme e shtëpiake, pa folur këtu për bukurinë e cilësi të tjera me vlerë. Me gjeneralin mbetëm miq të mirë. S kisha se si të mos e falënderoja për një të vërtetë të tillë. ثshtë fakt se turku, ndryshe nga kombësitë e tjera që ndodhen në këtë vend, e ka të vështirë të dallojë nga vetja shqiptarin”, - shkruan në kujtimet e tij Ali Ymeri. Për të është interesante fakti se në Turqi, në të kaluarën e largët e deri në ditën tona, kanë emigruar edhe ortodoksë shqiptarë, kryesisht nga Përmeti, Kolonja, Korça, Pogradeci. Edhe këta, si myslimanët, kanë gjetur të njëjtën mikpritje. Si njërit, ashtu dhe tjetrit i është oftuar punë, strehim, të drejta njerëzore deri në pronësim, që lind nga puna e djersa e tyre, pa qenë nevoja të ndërrojnë emrat e fenë ose kushtëzime të tjera, që bien në kundërshtim me barazinë midis njerëzve, pavarësisht nga origjina dhe feja. Në Turqi nuk ekziston ndonjë diskriminim fetar apo nacional, as dhe kufizime pronësie për shkak të dallimeve fetare etj. Për shembull, armenët, bullgarët, italianët, izraelitët, grekët e të tjerë ushtrojnë lirshëm tregtinë, investojnë në industri e fusha të tjera, në përputhje me ligjet e detyrimet ekzistuese, si dhe për të gjithë të tjerët, pa asnjë kufizim.

Në ditarin e tij Ali Ymeri shkruan se në këto shënime është pasqyruar një përfytyrim i shkurtër i marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, të cilat, veçanërisht pas viteve 60-të kanë njohur vetëm progres. Diplomati thotë se ka jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë në Turqinë mike, aq sa pranon se në këtë vend ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Duke qenë për një kohë relativisht të gjatë në Turqi, Ali Ymeri është bërë dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe shembujve konkretë. Në këto shënime të tij, ashtu sikurse thotë dhe ai vetë, ka dashur të transmetojë mbresa që janë personale, pa dashur të bëjë diplomaci apo politikë. Ndonëse është një diplomat me karrierë të gjatë diplomatike, Ali Ymeri nuk është ndalur asnjëherë në ngjarje e kthesa të rëndësishme të politikave shtetërore, por në tërësi në shënimet e tij janë përshkruar takimet e tij konfidenciale me njerëz, ku pa dyshim një vend të rëndësishëm zënë takimet e tij me shtetas turq me origjinë shqiptare.

Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend si Turqia, ishte rezultat direkt i një opinioni pozitiv, që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, - shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së civilizuar, në Turqi shqiptarët janë njerëz të respektuar.

Enveri mbron Turqinë

Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos edhe nga qëndrimet realiste që mbajti qeveria shqiptare gjatë krizave të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja nga ana e Shqipërisë nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore midis dy vendeve direkt të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se mbas këtyre ngjarjeve Enver Hoxha filloi të lakohej nga qytetarët turq si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, - shkruan në ditarin e tij ish-diplomati shqiptar.

اmontimi i bazave


Në shënimet e tij Ali Ymeri trajton ndikimin mjaft pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-turke të politikës së kohës, të cilat u ngritën dukshëm nga pika ku kishin ndalur për shumë vjet në të kaluarën, 15 vjet para Luftës së Dytë Botërore. “Impuls të fuqishëm morën këto marrëdhënie sidomos nga qëndrimi i guximshëm i qeverisë shqiptare në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së popujve nga BS dhe Traktati i Varshavës. Shkëputja nga Lindja, denoncimi dhe çmontimi i bazave të vendosura në territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavës (1968), u vlerësuan nga Turqia si akte që meritonin vëmendje dhe admirim. Këtyre akteve i duhet shtuar edhe qëndrimi i pavarur që mbajti vendi ynë në përkrahje të Turqisë në OKB në vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke këto akte i komentonin si veprime të pavarura, që buronin nga një politikë e jashtme principiale, e drejtë, pa ekuivoke, që ishte në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të cilitdo vend për vetëvendosje”, - shkruan diplomati.

Dhurata

Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotë gjesti i kryetarit të bashkisë së qytetit Golxhuk në brigjet e gjirit të Izmirit, i cili me rastin e vizitës së ansamblit artistik “Rozafa” të Shkodrës (1981), në shenjë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shqipërisë dhe Enver Hoxhës i dorëzoi për të një bust të Qemal Ataturkut. Diplomati shkruan se atmosferë e krijuar në ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Asamblet tona si dhe grupe të tjera artistike, ndryshe nga ato të vendeve të tjera pjesëmarrëse të festivaleve të organizuar nga Turqia, duartrokiteshin në mënyrë më të ngrohtë dhe me tifozllëk të jashtëzakonshëm.

Në polici

Në kujtimet e tij Ali Ymeri shkruan se policët turq, të cilët ishin të rreptë në kryerjen e detyrës, nuk kishin gjobitur ose ndëshkuar ndonjë nga shoferët e ambasadës për kundravajtje të zakonshme, sepse sapo mësonin që kundravajtësi ishte shqiptar, apo i ardhur nga Shqipëria, ata tërhiqeshin vetëm me një këshillë miqësore: “Më kujtohet një rast, kur në makinën e porsa tërhequr nga dogana në pjesën aziatike të Stambollit, në të cilën ndodhesha unë, për faj të shoferit, që nuk kishte kontrolluar sasinë e karburantit, makina na la në Urën e Madhe të Bosforit. Ndodhi të tilla konsideroheshin të jashtëzakonshme, pasi krijoheshin çrregullime të rënda në trafikun e madh. Dolëm prej andej, pasi me shpejtësi të papritur mbriti dhe na tërhoqi një diagaç. Pas pak e pamë veten në drejtorinë e policisë rrugore. Hyra në zyrën e shefit, një burrë i gjatë dhe simptik, por shumë i kontraktuar për shkak të ngjarjes. U prezantova. Sapo mori vesh se kush isha, ndryshoi menjëherë pamjen dhe më tha me dashamirësi: “اfarë të bëj unë tani? Në moment grisi letrën që kishte në dorë dhe, pasi dëgjoi arsyetimin tim lidhur me ngjarjen, më zgjati dorën dhe më uroi: E gëzofshi makinën!” Aty për aty më ftoi për kafe. I kërkova edhe një herë të falur për incidentin dhe e falënderova për gjestin shumë miqësor.”

اlirimi nga paragjykimet

Ali Ymeri thotë se janë të panumërt personalitetet që kontribuan shumë, sidomos pas viteve 60-të në forcimin e miqësisë turko-shqiptare dhe që duke e çliruar nga paragjykimet ideologjike, i dhanë asaj një përmbajtje të re. Në shënimet e tij ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emër në Turqi, me origjinë tepër të lashtë shqiptare, fliste për prejardhjen e tij sikur të kishte emigruar ato ditë nga Prizreni për në Turqi. Po aq të angazhuar e të përkushtuar e shikonim forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë edhe personalitete të tjera si Barllas Kumtay, deputet dhe ministër i Turizmit në disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministër e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan në Universitetin e Stambollit, për një kohë ministër i Tregtisë, i nderuari Tasin Osguc, për një kohë të gjatë rektor i Universitetit të Ankarasë etj”.

Stërnipi i Ali Pashës

Një nip i Ali Pash Tepelenës ka qenë gjyqtar në Stamboll. Në shënimet e tij ish-diplomati shqiptar Ali Ymeri thotë se e ka harruar emrin e tij, por takimi me të ka ndodhur më shumë se 30 vjet më parë, në vitin 1973. Stërnipi i Ali Pashait i ka thënë diplomatit shqiptar se edhe në fushën juridike ka pasur shumë shqiptarë. Pa u shkëputur nga një temë e tillë, Ali Ymeri shkruan: “Në një kafene ku ndodheshin turq e shqiptarë bëhej një bisedë e lidhur me temën e mësipërme. Njëri prej pjesëmarrësve në bisedë, shqiptari i quajtur Rushdi, nisi të flasë me superlativa për vendin që zënë shqiptarët në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, ushtarake etj. në Turqi. Mirëpo ky theksim i natyrshëm nuk i pëlqeu një zyrtari turk që u ndhodh aty, duke ndërhyrë ai iu drejtua Rushitit: “Ju mos doni të na i nxirrni edhe Pejkamberin shqiptar?” Miqësisht, ky i fundit iu përgjigj: ”Nuk përjashtohet që edhe ai të jetë i tillë.”

Shqiptarët për Turqinë

Në mbrojtje të interesave turke janë të shumta aktet e heroizmit në luftërat e zhvilluara në të kaluarën e largët deri në atë çlirimtare, të udhëhequr nga heroi kombëtar Mustafa Kemal Ataturk e deri në ditët e sotme. Për çdo rast shqiptarët në Turqi nuk kanë mbetur prapa të tjerëve. Diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan në ditarin e tij se “miqësia turko-shqiptare ka qenë dhe mbetet një miqësi e vërtetë popujsh, shumë të afërt shpirtërisht. Por jo vëllezër të një gjaku, sikundër deklarohet për kredo politike nga politikanë të veçantë të sferave të larta. Pra, miqësia mes dy popujve tanë mbetet miqësi ndjenjash të thella, të lindura e të konsoliduara në kushtet të caktuara historike, të cilat, pas fitores së pavarësisë së vërtetë në të dy vendet morën një përmbajtje të re që lidhen me fate e interesa të ndërsjellta. Rrjedhimisht ne nuk jemi të një gjaku, por historia na ka bërë të ndihemi të afërt, tepër pranë njëri-tjetrit.”
Kontributi gazetaresk
Gazetarë të ndryshëm në gazetat kryesore me reputacion të madh në Stamboll e Ankara, nëpërmjet shkrimeve të tyre dhanë një kontribut të çmuar për prezantimin e Shqipërisë në një vend si Turqia. Për këtë aspekt Ali Ymeri shkruan: “Gazetarët, pa as më të voglin kompleks, kanë shkruar me objektivitet dhe respekt për vendin tonë. Midis tyre dëshiroj të kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit të Gazetarëve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetës Xhumhuryet (“Republika”), që kishte filluar të botohej që në vitet e përmbysjes së Sulltanatit. Jehonë të fuqishme gjatë këtyre viteve patën edhe shkrimet e botuara në mjaft gazeta me emër e tirazh të madh, me autorë e komentatorë autoritarë në Turqi dhe jashtë kufijve të saj.”

SIMPATIA E TURQVE

Dukej se ecuria e mirë e marrëdhënieve dypalëshe bëri që të gjallëroheshin edhe shqiptarët me banim në Turqi. Por kjo përputhje interesash krijoi natyrshëm dhe një atmosferë kundërvënie ndaj fuqive tradicionalisht në armiqësi me të dy vendet. Ali Ymeri shkruan se për të konkretizuar këtë atmosferë, shumë shqiptarë filluan të idealizojnë gjithnjë e më shumë atdheun e tyre të origjinës. Ja si e përshkruan ai situatën nëpërmjet thënieve të njerëzve publik: “Shkrimtari i madh turk Aziz Nesim, i cili pas një udhëtimi që bëri në Shqipëri mendonte që titullin e librit kushtuar këtij udhëtimi ta titullonte: Populli që nxjerr bukën nga guri. Rektori i Universitetit të Arteve të Bukura, prof. dr. Myteshem Giraj (1983), pasi u kthye nga një vizitë në Shqipëri me një grup profesorësh të tjerë fliste me admirim për arkitekturën mahnitëse të Beratit, Gjirokastrës, Krujës etj. Kurse shkrimtari i madh turk, Jashar Qemali shprehej: “Nuk ma priste mendja të gjeja një popull aq mikpritës dhe dashamirës për popullin turk dhe krijimtarinë letrare të tij.” Po me kaq entusiazëm flet edhe Kemal Karatekin, pronar i një shtëpie botuese që vizitoi Shqipërinë së bashku me Jashar Qemalin. Gjatë një takimi që pata me të në vitin 1997, më tha: “Pavarësisht nga ato që ndodhën në Shqipëri, për mua mbeten të pashlyeshme ditët që kalova në vendin tuaj.” Sheap Gensoi (1970), gazetar e publicist i njohur në gazetën e Ankarasë “Tasvir”, në një artikull të tij mbas vizitës në Shqipëri, shkruante: “Shqipëria dhe Turqia janë dy vende që historia dhe pozita gjeopolitike në të cilën ndodhen u ka përcaktuar, pavarësisht nga e kaluara e largët, një fat të përbashkët, pasi dhe armiqtë e tyre në këtë botë janë të përbashkët.”

Si e “pushtoi” Shqipëria Perandorinë më të madhe të Mesjetës. Pse në Turqi një e treta janë shqiptarë?

Ministri i Jashëm pohon origjinën shqiptare

Diplomacia turke pranon se shqiptarët kanë drejtuar perandorinë që pushtoi Konstandinopojën.


Duke dashur t i referohemi dretpërdrejt asaj çka ka shkruar diplomati shqiptar, po citojmë një nga dëshmitë diplomatike të tij: “Ishim në hollin e hotel “Keban” në Stamboll. Në një moment nëpunësi i recepsionit më afrohet dhe më pyet: «Në çfarë gjuhe flisni?» - «Po flas në gjuhën shqipe», - i përgjigjem (aty pranë ishte dhe gruaja ime). «Ua, - tha ai, - edhe unë jam shqiptar, por nuk di shqip.» - «Nuk ka gjë, mjaft që nuk keni harruar se jeni shqiptar dhe krenoheni për këtë, - i thashë unë. Ju jeni shumë i ri dhe shqipen edhe mund ta mësoni.» Dhe më tej vazhdova ta pyes prej nga ishte dhe kur kishte ardhur familja e tij në Turqi. «Familja ime ka ardhur nga Shkodra, - më tha ai. - Babanë e kam pasur gjeneral e tani është në pension. Gjyshja më ka folur shumë për Shkodrën dhe njerëzit e saj të mirë dhe trima.» Pasi mbaruam bisedën rutinë, i dhashë kartvizitën time dhe ai të tijën. E lexova dhe vura re se mbiemri i tij ishte i njëjtë me atë të ministrit të Jashtëm turk. «اfarë e keni ju ministrin e Jashtëm», - i drejtohem përsëri atij. «Axhë», - tha tjetri në shqip. Në bisedë me ambasadorin tonë në Ankara, Ylvi Lulo, i tregova këtë ngjarje. «Avash (shprehje e tij e zakonshme), - tha ai duke qeshur, - se na e bëre Turqinë të gjithë shqiptare.» Ylviu nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në Ankara, ndaj reagonte edhe kështu, ndërsa unë isha më i vjetër në Turqi. «Ti mos harro, - i thashë duke qeshur, - se tët atë (xha Zabitin) e ke pasur vali në Irak në kohën e Perandorisë Osmane. Por edhe të dy dajat e Qeros (e shoqja) u vranë në اanakala në kohën e Luftës اlirimtare.» Ai nisi të tërhiqej dhe të më jepte të drejtë. Ky diskutim vazhdoi gjatë dhe unë i solla edhe shumë shembuj të tjerë të pranisë së shumtë elementit shqiptar me banim në Turqi. Duke dashur ta mbyll këtë diskutim, Ylviu me të qeshur më tha: «Më trego një vend këtu në Turqi, ku nuk ka shqiptarë, se për të pasur ka kudo.» Pas pak kohësh do të gjendeshim përballë një rasti jo të zakonshëm. Ambasadori ynë në Ankara, Ylvi Lulo kishte ftuar për darkë ministrin e Jashtëm turk të asaj kohe (1972), Haluk Bajulken, së bashku me disa drejtorë të kësaj ministrie dhe tre ambasadorë të huaj miq të tij. Në këtë darkë isha dhe unë i pranishëm. Atëhere isha në Stamboll Konsull i Përgjithshëm. Gjatë kësaj darke sa intime, aq dhe të ngrohtë e miqësore, ministri turk, duke folur me ambasadorin norvegjez, i ftuar edhe ai, tha këto fjalë: “Ne me ju jemi anëtarë të të njëjtave aleanca politike, ekonomike, ushtarake, ndërsa me shqiptarët jemi vëllezër e në të njëjtën kohë na lidhin fate dhe interesa të përbashkëta”. Po aty gjeti rastin, pa as më të voglin hezitim të deklarojë se edhe ai vetë ishte shqiptar me origjinë nga Shkodra. Sikurse na tha ai, e ëma i kishte folur shumë për vendlindjen e saj. Bisedat më të preferuara kishte ato që bënin fjalë mbi Shkodrën. Shumë domethënës qe fakti se pas këtij deklarimi edhe disa prej të pranishmëve pohuan se ishin me origjinë shqiptare. Kurse njëri prej tyre kishte gruan me origjinë shqiptare. Kjo flet për atë realitet e për numrin e madh të shqiptarëve në Turqi, të cilët në shumicën e tyre, ndonëse nuk e ruajnë gjuhën e origjinës, asnjëherë nuk i fshehin ndjenjat për ta quajtur veten shqiptar. Kjo shpjegohet me opinionin shumë pozitiv që ekziston në Turqi për shqiptarët në shekuj, për ndershmërinë, aftësinë etj. Besa ndaj fjalës së dhënë njihet botërisht dhe formulohet “arnaut besase”. Konsiderata të tilla i ndesh gati në çdo bisedë me njerëz të zakonshëm, por dhe me ata të niveleve të larta zyrtare. Kjo na gëzonte dhe na lehtësonte misionin tonë.

ORIGJINA E ATATURKUT

Në shënimet e tij diplomati i njohur shqiptar thotë se shumë personalitete zyrtare, kur binte fjala për Ataturkun nënvizonin vëmendjen që tregonte ky i fundit për Shqipërinë, aq sa në vitin 1928, kur Ahmet Zogu u shpall monark, pakënaqësia e tij shkoi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të. Aktin e shpalljes së monarkisë Ataturku e konsideroi hap mbrapa dhe ndërprerje të progresit në Shqipëri, në kundërshtim, natyrisht, me atmosferën civilizuese ku pat hyrë Evropa prej vitesh. Ali Ymeri shkruan se edhe përpara këtyre ngjarjeve Ataturku ishte interesuar për të ardhmen e një Shqipërie moderne e të pavarur nga fuqitë e huaja. Pikërisht për këtë dhe në funksion të këtij qëllimi, rreth viteve 1920, dërgoi një numër kuadrosh me origjinë shqiptare e midis tyre kolonelin Selaudin Shkoza (prizrenas), i cili në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës, mbledhur në 1920-ën, u caktua Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Qëndrimi zyrtar i matur i vendit tonë ndaj origjinës shqiptare të Ataturkut është një arsye më tepër që ndikonte vazhdimisht në rritjen e respektit, të konsideratave pozitive për Shqipërinë.

POHIMI I HESHTUR

Ataturku në politikën tonë shqiptare është cilësur gjithmonë si burrë shteti, reformator i madh turk, çlirimtar i vendit të tij, Turqisë dhe mbrojtës i flaktë dhe i vendosur i pavarësisë nacionale turke. Ne kurrë nuk kemi rrahur gjoksin për origjinën e tij, sepse kjo nuk ishte një meritë. Ai i përkiste popullit turk dhe vetëm atij. Pozicionime të tilla patën vlera të veçanta, sidomos pas viteve 70-të, kur forca të caktuara politike në vend, sidomos ekstremi fetar (fondamentalizmi islamik) nëpërmejt ekspozimit të “huaj”, kërkonin të denigronin dhe goditnin personalitetin e Ataturkut. Më kujtohet mirë kur në vitin 1970-1972 në gazetën “Aksham” botohej një shkrim i gjatë, ku vërtetohej origjina shqiptare e Ataturkut. Shkrimi u bë objekt i gjerë diskutimi në shtyp dhe gjithë mjetet e informacionit deri në parlament, por në fund u la me të vërtetë ashtu siç ishte. Gjatë këtyre diskutimeve pati shumë persona zyrtarë që pyesnin e donin të dinin mendimin tonë si diplomatë shqiptarë. Ndërsa ne u dhamë përgjigjen zyrtare, sipas së cilës Ataturku nga shteti ynë njihej si reformator i madh i shtetit turk, të cilit i shërbeu me devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij. Ish-ministri i parë në qeverinë Ataturke, Tefik Rustu Aras, gjatë një vizite kortezie (pensionist në atë kohë) që i bëra me rastin e emërimit të tij në Stamboll si Konsull i Përgjithshëm, në bisedë e sipër, midis të tjerash, më tha: “Ataturku nuk kishte thënë asnjëherë se ishte shqiptar, por kurrë nuk e kishte mohuar.”
 
Mustafa Qemal Ataturku

Mustafa Qemal Ataturku, shqiptari nga Stebleva qe u be reformatori dhe krijuesi i Turqise moderne

Mustafai ka lindur me 11 mars te vitit 1881. I jati i tij quhej Riza. Llagapi i tyre ka qene Conka. Tokat e Conkajve jane edhe sot ne Stebleve. I pari i tyre ka qene Pirush Conka qe ka emigruar ne Selanik qe ne vitin 1861. Rizai ishte nepunes me shpirt praktik veprimi dhe me mprehtesi e krenari te cilat ja trashegoi te birit, Mustafait.
Mesuesi i matematikes, edhe ai quhej Mustafa, vendosi qe ta therriste Mustafa Qemal (Mustafai i Shkelqyer).
Mustafai ishte djale i zgjuar por edhe disi i veçuar. Vendosmeria e tij e heshtur per tu bere dikushi ne jete nje dite shpertheu edhe hapur:
“Do te behem, do ta shihni se shpejti”.
Pas shkolles se mesme ne Selanik, ne vitin 1895 ai u regjistrua ne Liceun Ushtarak te Manastirit. Manastiri ne ate kohe ishte bere qender revoltash kunder Perandorise Osmane. Se bashku me Fetiun, nje shok nga Ohri mesonin anglisht dhe lexonin Volterin, Rusoin, Monteskjesne dhe Robespierin. Lexonte aq shume sa ja terhoqen vemendjen se kjo ishte nje shkolle ushtarake dhe jo per letersi.
Mbas Liceut Ushtarak te Manastirit, me 13 mars 1899 mori udhen drejt Stambollit, ku u regjistrua ne kursin e kembesorise te shkolles ushtarake.
Stambolli ky qytet i madh me kontraste te medha politike dhe ekonomike i beri pershtypje te madhe dhe e forcoi akoma me shume formimin e tij politik.
Dikur ai i pat thene nje fisniku te huaj:
“Nuk jam fisnik si ju, por kam dale nga gjiri i nje populli fisnik” (Revista “Bota e Re” Nr.7 Korce, 1937).

Rrenjet e tij nga Stebleva e Dibres


Pleqte Vait Ereqi dhe Destan Bala nga Stebleva e Dibres tregojne se Mustafa Qemal Ataturku eshte biri i nje nene prej Sebishti ndersa i jati i tij ka qene nga Stebleva.
Ata jane larguar ne emigrim ne Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali.
Tokat e tyre ne Stebleve jane edhe sot, Tokat e Conkajve poshte malit Osojit. Vetem per te ndertuar çezmen ne vendin e quajtur Terzice, Mustafai ka paguar me flori. Rrenjet e tij shqiptare prej fshatit Stebleve te Dibres i tregon edhe ngjarja qe po ju tregojme:
Nje Steblevas nga Bandajt ne Stamboll ne nje kafe vret prefektin e qytetit sepse ai shan Shqiperine. E denojne me vdekje. Nje grup Steblevas shkojne te Qemal Ataturku dhe kerkojne qe t’i fale jeten. Mustafa Qemali ka thene:
“Per ta vrare nuk e vrasim, por jam i detyruar ta internoj”.

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia


Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje liste me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij.
-Zoteri, nuk e kuptoj, perse e vute emrin tuaj ne krye te listes, pyeti sekretari i habitur.
-E vura, sepse i pari qe duhet te shperngulet nga Turqia, duhet te jem une, sepse edhe une jam shqiptar, u pergjigj Ataturku.

Shperngulja nga Shqiperia


Ne vitin 1861 jane larguar nga Stebleva e Dibres 14 familje per ne Selanik, nder to edhe familja e Pirush Conkos dhe Vesel Kuçukut. Familja Kuçuku pas 40 vjetesh kthehet ne Shqiperi, por jo ne Stebleve, por ne Tirane, ku banojne edhe sot. Ushtaraku Halil Kuçuku (nje nga trashegimtaret) vazhdon te sherbeje ne rradhet e Forcave te Armatosura Shqiptare ne Ministrine e Mbrojtjes.
Ndersa familja e Pirush Conkos largohet nga Selaniku dhe vendoset ne Stamboll rreth vitit 1900. Nipi i itij Mustafa Qemali u be ushtarak i larte, gjeneral dhe me vone president i Turqise se Re. Ne vitin 1936 eshte zhvilluar ne Stebleve gjyqi per pronesine e truallit te Conkajve. Gjyqi me gjyqtare te ardhur nga Tirana degjoi deponimet e tre pleqve te fshatit, Vesel Kuçuku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Kuçuku qe banonte ne ate kohe (1936) ne Tirane, pas kthimit nga Selaniku vertetoi se trualli ku eshte sot shtepia e Faslli Kuburit (nip tek dera e Conkajve) eshte trualli i Pirush Conkos, gjyshit te Qemal Ataturkut. Gjyqi u zhvillua ndemjet Jashar Lames dhe Faslli Kuburit dhe u fitua nga ky i fundit, pasi ky ishte nip tek Conkajt dhe i vetmi i afert qe kishte mbetur.

Takimi me Qemal Ataturkun dhe pohimi i tij mbi origjinen e tij


Ne vitin 1926 Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, kurbetli dhe specialiste ndertimi ne Stamboll jane takuar rastesisht me Qemal Ataturkun. Ndersa po punonin per restaurimin e nje xhamie ata kane marre pergezimet e kryetarit te shtetit turk Qemal Ataturkut.
-Pune te mbare, o ustallare, i pershendet Qemali.
-Mbaresi e miresi paç, o njeri, ju pergjigjen me respekt, por pa e ditur se kush ishte por vetem duke e marre me mend sepse ishte i shoqeruar nga njerez qe e ruanin.
-Ju lumshin duart, qenkeni mjeshter te zot e duar arte. E paskeni bere me te mire se ç’ka qene para shkaterrimit nga lufta. Nga ju kemi?
-Nga Shqiperia, i pergjigjemi.
-Po nga çfare krahine? Pyeti prape ai.
-Jemi nga Golloborda, njeri nga Gjinoveci dhe tjetri nga Sebishti, ju pergjigjem, pasi u bindem se ai e njihte mire Shqiperine dhe pasi kishim marre komplimentat per punen e mire.
Ataturku nxorri nga xhepi nje bllok dhe na tha:
“Edhe une andej jam nga Stebleva. Gjyshi im me ka lene amanet aren e Conkajve, te cilen e shprehu maqedonisht ’Conkojca Ograda’ ”.
-A keni ndonje nevoje?
Ishte rasti per tu shprehur. Kishte ardhur e mira tek dera.
-Mbetem kurbetçinj, gjithe jeten pa familje, i thame.
Kaq u desh dhe na u be menjehere nenshtetesia turke dhe na u dha banese bile edhe me te mire se vete turqit.

Ekspozite ne Tirane kushtuar Ataturkut

Ne vitin 1984, ne kuadrin e 60 vjetorit te formimit te shtetit te ri turk, u hap ne Pallatin e Kultures ne Tirane, nje ekspozite kushtuar Turqise moderne dhe arkitektit te ketij shteti modern Ataturkut. Edhe ne pemen e gjenezes se familjes se Qemal Ataturkut vertetohet origjina e tij shqiptare dhe vendlindja e tij ne Selanik. Ciceroni i ekspozites shtetas turk me origjine kosovare pohoi nen ze se Ataturku eshte me origjine nga Dibra e Shqiperise, tregon Ramazan Hoxha, autor i librit: ‘Stebleva, histori dhe figura’.

Shoqeria e babait te Qemal Stafes me Mustafa Qemalin (Ataturkun)

Garip Disha nga Stebleva tregon edhe per lidhjen e babait te Qemal Stafes (Hero i popullit) me Mustafa Qemalin (Ataturkun). Sic dihet babai i Qemal Stafes ka qene nga fshati Zabzun i Dibres. Edhe sot ekziston fisi Stafa ne Zabzun. Me vone familja e gjyshit te Qemalit shperngulet nga Zabzuni per ne Elbasan. Babai i Qemalit pas perfundimeve te studimeve emerohet ne kohen e Zogut nepunes ne Shkoder, ku lind edhe Qemal Stafa.
Mustafa Qemali ishte me origjine nga Stebleva e Dibres. Edhe sot egziston ara e Conkajve, prone e gjyshit te Mustafait dhe trualli i Faslli Kuburit, nipi i Mustafait.
I jati i Qemal Stafes dhe Mustafa Qemali kane mbaruar shkollen e larte ushtarake ne Stamboll. Ne shenje te miqesise se tyre i jati i Qemal Stafes ja vuri emrin djalit te tij Qemal sikurse shoku i tij Mustafa Qemali. Qemal ne turqisht do te thote i shkelqyer dhe babai i Qemal Stafes deshironte qe djali i ardhshem i tij te behej i shkelqyer, Qemal.

Simbolet ne emrin e tij

Nga emri i tij i tanishem Mustafa Qemal Ataturk, vetem emri Mustafa eshte emri i tij i vjeter. Qemal e ka marre per mbiemer per faktin se ishte qemal (kemal), turqisht do te thote i shkelqyeshem dhe me te vertete te gjitha studimet Mustafai i mbaroi shkelqyeshem, por kete emer ja dha mesuesi i tij i matematikes ne shkollen e mesme qe quhej edhe ai Mustafa, por qe kete nxenes e vleresonte kemal (te shkelqyer). Ataturk eshte emri apo pseudonimi qe i vuri populli turk pas revolucionit qe kreu ne dobi te Turqise moderne, pra i vune emrin baba i Turqise (Ataturk).
Mustafa Qemal Ataturku eshte i vetmi burre shteti, emrin e te cilit e mban rendi qe krijoi, sepse eshte themeluesi i Turqise moderne. Ai beri shnderrimin e Turqise nga Perandori ne Republike.
Doktrina filozofike e ideuar dhe e zbatuar shkelqyeshem nga Mustafa Qemal Ataturku eshte doktrine e se ardhmes.
Per Mustafa Qemalin kategorite “Liri” dhe “Pavaresi” qendrojne ne themel te veteqenies se popujve. Edhe sot ne cdo cep te Turqise do te shohesh thenien e tij lapidare dhe aktuale:
“Nje popull pa liri eshte i denuar me vdekje ose te zhduket”.
Ai vinte drejtesine mbi forcen, ndersa i kushtonte rendesi te dores se pare forces se brendshme te popullit. Ataturku ka qene mik i madh i Shqiperise dhe i popullit shqiptar. Ai eshte me origjine shqiptare (dibrane), lindur ne Selanik te Maqedonise Greke dhe edukuar ne shkollat ushtarake Turke te cilat do ta benin gjeneral dhe udheheqesin e Turqise moderne.
Ai nuk e mohonte kete fakt, perkundrasi duke qene i tille, ai ishte mik i te gjithe popujve.


 

Attachments

  • Qemal Ataturk.jpg
    Qemal Ataturk.jpg
    84.5 KB · Shikime: 79
Pas perandorise Romake ,perondoria Turke mban te njetin mister:
Kush i ngriti keto perandori?Kush fshihet ne te vertete pas drejtuesve te tyre?
Fakt 1:
Pasi ra perondoria Romake,filloi ne mase te madhe zhdukja e races Ilire dhe hellene nga Sllavet.
Fakti:2
Vendosja e Pushtimit turk beri nderprejen e ketij elemini fizik si per Shqiptaret ashtu edhe per Hellenet,beri realisht shpetimin e tyre,pamvaresisht per historine e mevonshme kur ata trajtonin njeri tjetrin armiq per shkak te nje arsye me madhore,Lirise kombetare.(Per hellenet ekziston nje dyshim se Turqit nuk i gjeten kur erdhen,ata ishin eleminuar nga sllavet).
Pasi u dobesua dhe ra perondoria Turke ishin sllavet ata qe me mbeshtetje te Francen filluan perseri sulmin fizik kunder kesa race,duke filluar nga Nishi me vrasjen dhe shpernguljen e mijerave shqiptareve.
fakti3:Gjuha turke ka marre shume fjale nga gjuha shqipe.Po te vazhdosh nostra te kerkosh dhe te gjesh se kush ka sghkruar fjaloret e pare te gjuhes Turke,mund te bindesh per kete.Qe ato sjane prej gjuhes turke ,eshte e mbrojtur nga prezenca e nje pjese te mire te tyre edhe ne gjuhen angleze si rasti "bej","o beo","shelter"...e me radhe
 
Kush ishte Ataturku

Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, origjina e tij shqiptare (dhe një konflikt me Zogun)

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të 20-të, Mustafa Qemal Ataturku mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.

Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet një krim që është i dënueshëm me burgim.

ataturk2_zpsnidazs7x.jpg

I lindur me emrin “Mustafa”, më 12 mars 1881, ai u fut në Perandorinë Osmane, e cila kishte shpenzuar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut.

Pasi ndoqi shkollën ushtarake në moshën 12-vjeçare, Ataturku mori pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi nga viti 1911 në vitin 1912, dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .

Përpjekjet e tij për herë të parë në politikë erdhën në vitin 1919, kur ai organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e zënë nga aleatët jashtë Turqisë. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, ai siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, e cila e njohu Turqinë si një komb i pavarur. Më vonë atë vit, kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si një republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.

Si kryetar i shtetit, Ataturk mori një seri reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe votës së grave dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin Gregorian dhe alfabetin latin.

Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtorë për mbajtjen e shamisë.

Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk”, që do të thotë “Ati i turqve”.

Figura e kthyer në kult


Figura e krijuesit të shtetit turk Mustafa Qemal Ataturk ka dalë jashtë korrnizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult, një kult individi i pranueshëm dhe i ligjshëm jo vetëm nga adhuruesit e vendit të tij, por edhe të miliona njerëzve të tjerë në botë që aspirojnë për një shtet të së drejtës. Ai qëndron hijerëndë dhe dinjitoz në një vend të veçantë dhe të privilegjuar të historisë së Turqisë, të historisë botërore, pse jo edhe asaj shqiptare me të cilën e lidh origjina e tij jo e largët prej gjak shqiptari. Në do të bëhesh hasëm me një turk, mos e shaj nga familja, por shaji Ataturkun.

Edhe vetë shteti turk e ka kthyer me ligj fyerjen e kujtimit të tij në krim, në vepër penale. Në çdo 10 nëntor ora e Turqisë ndal disa sekonda në nderim të Ataturkut, që vdiq në vitin 1938.


Ataturk, si udhëheqës dhe shtetformues nuk e humbet shkëlqimin për asnjë kohë. Ai mbetet etalon matës dhe mësues se si mund të ndërtohet një shtet për çdo lidership modern që kërkon të lërë gjurmë. Ai ishte një njeri brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë.

Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. Ai provoi se se si njeriu mund të bëhet një legjendë dhe të jetë një njeri i zakonshëm në të njejtën kohë.

Ataturk tejshikonte, ai ishte një ishte një vizionar i çuditshëm. Ai është quajtur me të drejtë babai i Turqisë moderne. Ai për vetë rrethanat nuk ka bërë shumë për Shqipërinë, veç qëndrimit që mbajti me Zogun, por në thellësi ai ka dashur dhe respektuar këtë vend.

Ataturku dhe origjina e tij shqiptare


Mustafa Qemal Ataturk ka lindur në Selanik, në 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë aeroportit të Selanikut. Sot kjo shtëpi është kthyer në muze. Mustafa Qemali ka ndryshuar e transformuar disa herë emrin e tij. Kur ishte në shkollën e mesme, ai shkëlqente si nxënës. Një mësues, i quajtur edhe ai Mustafa, duke respektuar dhe adhuruar nxënësin e tij, i thotë; “Ti Mustafa dhe unë Mustafa, të dy të ditur njësoj, por midis nesh duhet të ketë një dallim, ndaj ti do të quhesh tani e tutje Mustafa Khemal (turq. i pjekur, i përkryer).


Detaj tjetër lidhur me emrin është kur në vitin 1934, ministri i Arsimit në një fjalim në radio e quajti “Ati i turqve”.

Qysh nga ajo ditë, gazetat e popullit e quajtën Ataturk dhe udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e tij, ku ishte shkruar Ataturk.

Ashtu siç kemi dëshirë ne, që shumë personalitete politike të shkencës dhe artit të vendeve të tjera që kanë patur ndonjë origjinë të largët shqiptare, t’i quajmë shqiptarë, për Mustafa Qemalin studiuesit dhe historianët tanë janë treguar të rezervuar dhe ua kanë lënë të huajve të flasin për këtë fakt.

Pothuajse të gjithë biografët që janë marrë me jetën dhe veprën e Qemal Ataturkut, nuk e anashkalojnë, përkundrazi e theksojnë origjinën e tij shqiptare.

Ai lindi në Selanik, por rininë e tij e kaloi në trevat shqiptare të اamërisë, e Shqipërisë së sotme të Jugut. Ai pati lidhje të ngushte me çetat shqiptare të Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos.

Ataturku ishte shqiptar si nga ana e babait, ndërsa nëna sipas historianëve ishte turke. Kjo vërtetohet nga autorë bashkëkohës të tij, turq dhe të huaj.

Nëse këto do të ishin të pavërteta ai mund t’i mohonte, por këtë gjë ai nuk e bëri kurrë.

Një tjetër fakt bindës se Mustafa Qemali ishte shqiptar, na vjen nga ambasadori shqiptar në Turqi. Kur ai i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Qemalit filloi t’i lexonte ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu dhe i tha: “Të lutem, mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip, se unë kuptoj mirë edhe shqip”!…

Ataturku, për Zogun: “Një njeri që luan opereta komike”

Në terma formale Zogu kishte zgjeruar reputacionin e tij jashtë vendit. Shumë krerë shtetesh reaguan ndaj krijimit të mbretërisë me më pak mirësjellje. Mustafa Qemali, presidenti i Turqisë goditi me grusht tryezën kur mësoi lajmin:

“اfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë!” Ataturku, kush e di pse ka qenë kaq i nxehur, sa që porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Edhe më vonë ai ka mbajtur po atë qëndrim. Pas disa ditësh ai përshëndeti një diplomat shqiptar me pyetjen: “Asaf Bej, shoh shumë piktura qesharake nëpër gazeta. اfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë?

Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.
/the Albanian
 

Attachments

  • ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0
  • ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top