Katër gola për 1 pikë, kampionët e Interit ngecin në transfertë ndaj Sampdorias

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Interi.jpg
Katër gola për 1 pikë! Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sampdorias, në javën e tretë të kampionatit. Kampionët në fuqi të Serisë A, të drejtuar nga Simone Inzagi, kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të, falë një perle te Dimarkos nga goditja e dënimit

Ndërkohë në minutën e 33-të, vendasit vendosën baraspeshën me anë të Joshidës, të cilit i erdhi në ndihmë dhe devijimi fatal i Xhekos, që i ndryshoi trajektoren topit. Gjithsesi zikaltërit arritën të shënonin sërish në pjesën e parë me Lautaro Martinez, që pas një shpërthimi të Barelës, nuk fali, duke tundur rrjetën.


Sampdoria e nisi vrullshëm pjesën e dytë, ku Augello me një të majtë vrastare, mposhti portierin Handanoviç. Pavarësisht tentativave, në minutat në vijim, ndeshja nuk prodhoi gola. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës së Daverses.

FT: SAMPDORIA-INTER 2-2

Joshida 33′ Augello 47′ / Dimarko 18′, Lautaro Martinez 44′

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top