Karzai: Më mirë talebanët se amerikanët

Kresha

A pretty face can never trick me
Karzai: "Nëse Mullah Omar kërkon të bisedojmë, ai është plotësisht i mirëpritur. Ne e dëshirojmë një gjë të tillë dhe duhet ta provojmë".


Angazhimi i talebanëve, madje edhe i vetë liderit të tyre Mullah Omar, në bisedime do të ishte më frytdhënës në përmirësimin e situatës së sigurisë se sa shtimi i trupave të huaja, deklaroi presidenti afgan Hamid Karzai.

Gjatë një konference për shtyp në Kabul, Karzai deklaroi se operacionet ushtarake nuk mund të jenë më të dobishme dhe negociatat mund të sjellin progres në mposhtjen e terrorizmit dhe kthimin e paqes në vendin e shkatërruar nga lufta.

"Ne duhet të nisim negociatat, të lejojmë kthimin e atyre talebanëve që dëshirojnë të kthehen dhe që u larguan nga frika, apo të detyruar nga gabimet e të gjithë neve. Ata janë pjesë e këtij vendi dhe duhet t'i ftojmë që të kthehen", deklaroi lideri afgan.

Presidenti afgan, që muajin e ardhshëm përballet me zgjedhjet presidenciale, premtoi se nëse do rizgjidhej "do të hynte në negociata me talebanët dhe me grupe të tjera rebele".

"Nëse Mullah Omar kërkon të bisedojmë, ai është plotësisht i mirëpritur. Ne e dëshirojmë një gjë të tillë dhe duhet ta provojmë", deklaroi Karzai i cituar nga britanikja "Sunday Times". Sipas tij pa një proces paqeje të sinqertë dhe transparent, të gjitha palët e interesuara do të humbasin.

"Me të gjitha trupat ushtarake që janë dislokuar atje, provinca Helmand prodhon katër herë më shumë drogë, asnjë fëmijë nuk shkon më në shkollë dhe po zhvillojmë një luftë ku tetë ushtarë britanikë vriten brenda një dite. Nuk dua të shoh më nëna amerikane apo britanike që i presin fëmijët e tyre 18-vjeçar të kthehen në arkivole", theksoi ai. /start/
 
Si jo!!
Sepse talebanet kane mjekerren e gjate ndersa amerikanet jo.
 
deri para disa vjetesh jetonte ne Itali ne mos gabohem.......
 
Ide e shkelqyeshme !
 
me mire bisedime dhe marrevershje se te vrare dhe shkatrrime
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top