Karta e identitit shqiptar ( disa info, nqs keni)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pershendetje te gjitheve.
Kerkova ne internet per hapat qe duhen ndjekur per te mare karten e identit, por gjeta vetem nje artikull nga Janari 2009. ( Karta e identitetit, procedura që duhet të ndjekim )
Mbase ndonjeri prej jush ka lajme me te fresketa, pasi e ka bere karten e identitetit ne Shqiperi.
Do doja te dija:
- cfare dokumentash duhen
- sa kohe zgjat procesi per te dal karta e identitetit.
- nqs duhet ta maresh personalisht, ose ekziston mundesia e nje prokure te legalizuar e cili te lejoj merjen e kartes te identitetit nga njeri tjeter ( ne baze te prokures)
- nqs ka "regjim urgjence", ku paguan me shume, por behet edhe me shpejto

Ju flm te gjitheve qe mund te me ndihmoni me nje pergjigje!
 
Pe: Karta e identitit shqiptar ( disa info, nqs keni)

Aplikimi

Hapi i parë për të marrë kartën e identitetit është pagesa e tarifës prej 12 mijë lekësh të vjetra pranë çdo zyre postare për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Ndërkohë që pagesa mund të bëhet edhe pranë institucioneve ku qytetarët punojnë, nga ku duhet të marrin një kupon që dëshmon kryerjen e pagesës.

Pas këtij veprimi, qytetari duhet të shkojë në njësinë bashkiake ku është regjistruar, së bashku me kuponin e derdhjes së lekëve si dhe një dokument identifikimi që mund të jetë, pasaportë, certifikatë, patentë për drejtim automjeti, apo edhe fletëhyrje për në institucione shtetërore. Të dhënat gjenerohen direkt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile; operatori, qytetari dhe nëpunësi i gjendjes civile i kontrollojnë ato dhe nëse i gjejnë në rregull, e printojnë formularin e aplikimit që firmoset nga të tre personat: qytetari, nëpunësi i gjendjes civile dhe operatori i regjistrimit. Nëse jo, qytetari shkon në Gjendjen Civile për të korrigjuar gabimet që mund të ekzistojnë. Në momentin që të dhënat janë korrekte, punonjësi do t'i marrë shenjat e gishtave qytetarit, i cili do të dalë në fotografi dhe do të japë edhe nënshkrimin elektronik.

Burimi: Gazeta Shqiptare
 
Pe: Karta e identitit shqiptar ( disa info, nqs keni)

Mjafton te blesh kuponin 1200 leke ne poste e se bashku me te dhe me nje certifikate lindje ben aplikimin ne njesine bashkiake te rezidences tende ne Shqiperi.Karta eshte gati per dy jave dhe ligjerisht mund dhe duhet ta marre vetem personi i cili/a ka bere aplikimin sepse duhet vendosur shenja e gishtit.Them ligjerisht sepse joligjerisht.....ehe...jemi ne Shqiperi dhe gjithcka eshte e mundur :)
 
Pe: Karta e identitit shqiptar ( disa info, nqs keni)

Mjafton te blesh kuponin 1200 leke ne poste e se bashku me te dhe me nje certifikate lindje ben aplikimin ne njesine bashkiake te rezidences tende ne Shqiperi.Karta eshte gati per dy jave dhe ligjerisht mund dhe duhet ta marre vetem personi i cili/a ka bere aplikimin sepse duhet vendosur shenja e gishtit.Them ligjerisht sepse joligjerisht.....ehe...jemi ne Shqiperi dhe gjithcka eshte e mundur :)
Me intereson ligjerisht, te tjeret te bejne cte duan.
PS: Flm Elushe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top