Kapëm dy karta false, u paraqitën si vëllezër

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANE- Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste deputetja Mimi Kodheli deklaroi sot se komisionerët e Partisë Socialiste kanë kapur dy persona të cilët kanë tentuar të votojnë me karta identiteti fallso në qendrën e votimit 1718. “Këta dy persona janë paraqitur si vëllezër, pjesëtarë të familjes Lloçi, por komisionerët e Partisë Socialiste kanë zbuluar menjëherë se kartat e tyre të identitetit ishin të falsifikuara. Për këtë rast është bërë edhe kallëzimi penal ndaj dy personave të mësipërm. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre individëve që tentojnë të votojnë me dokumente të falsifikuara që të heqin dorë nga këto përpjekje. Komisionerët e Partisë Socialiste janë trajnuar posaçërisht për identifikimin e këtyre dokumenteve. Ligji shqiptar njeh dënime shumë të rënda për përpjekje të kësaj natyre, me plot 5 vjet burg dhe i garantojmë gjithkujt që provon të votojë me identitet të rremë se Partia Socialiste është e vendosur që ata të vuajnë ndëshkimin që parashikon ligji”, theksoi Kodheli. Sipas saj, çdo komisioner e vëzhgues të ruajë qetësinë, të jetë vigjilent dhe të zbatojë me vullnet të palëkundur ligjin. Këtë kërkojmë të bëjë edhe Policia e Shtetit që në më shumë se një rast ka lënë deri tani për të dëshiruar.
Burimi: Lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top