Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një burrë shqiptar ka vrarë gruan, nisur nga normat e Kanunit, pasi e tradhtonte me një shtetas turk.

Shqiptari nga Kosova ka dal sot para një gjykate në Sankt Gallen në Zvicër, ku për dy orë ka rrëfyer ngjarjen se përse kishte vendosur ta vriste gruan e tij, që sipas tij, i rrënoi tërë jetën.

timthumb.php

“Fajet i ka bashkëshortja ime! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si gjykatë duhet të dënoni edhe turkun sepse edhe ai ka faj, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!- ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H.

Ai ka theksuar se Kanuni shqiptar i ka dhënë drejtë të vrasë gruan dhe se ka vepruar sipas këtij kodi. Por, nga ana tjetër, prokuroria zvicerane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se kjo vepër vrasje nuk ka të bëjë me kanun apo kode të tilla.

Prokuroria kërkon 19 vite burg për veprën e bërë. Emigranti 44-vjeçar nga një fshat i Suharekës gjatë kohës po jetonte me familjen në Zvicër.

/Shekulli
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Po ky kanuni (kodi) qe permende ky cuni ne gjyq a i vret meshkujt e martuar qe shkojn me zonja kundrejt nje pagese ...apo vetem femrat denon kanuni ....
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

i cmenduri,
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

19 vite burg?? denimin me te larte ja paskan dhen...

...edhe pse ne kanun shkruan:
Askush nuk ka te drejte me ja marr jeten tjetrit, pervec ai Zot qe ja ka fal jeten njeriut!
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Eshte, mendoj une, paksa e ekzagjeruar ne kuptim se me ke e ka trathetuar?! Valle ka dallim se kush ishte partneri i saj ne tratheti? Dhe fundja pse ta vras? Nuk shkonin mire se bashku, ajo e trathetonte, duhej te ndaheshin? Tani sipas kanunit ka shume gjera qe nuk zene vend me ne jeten tone, dhe mire qe nuk zene, perndryshe ku do te ishim ne tani.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

ا'ja paska bërë mirë ..

Janë bërë gratë e martuara sot, më keq se gocat e reja.. S'ka më as respekt, as moral, as dinjitet femëror apo bashkëshortor..

Nuk ka faj mashkulli në ditët e sotme .. aspak..

Pajtohem me ty Love, ngase me sa kuptoj une, demokracia eshte keqkuptuar nga nje pjese e madhe! Ajo nuk don te thote anarshi, por rregull dhe rend.

Sa per respektin, cfare presim nga femijet kur ata duhet te marrin edukaten nga prinderit, derisa ata nuk tregoje respekt as per partnerin , e te mos shkojme me tutje.
 
Ju si gjykatë duhet të dënoni edhe turkun sepse edhe ai ka faj

Me beri pershtypje kerkesa e vrasesit . Kete fajesi ''ligjet e atesisteve'' nuk i parashohine . Sepse prostitucioni eshte i ligjeshem ne keto vende ! Keta i denojne vetem te demtuarit nga prostitucionit !
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Ehh injoranca keshtu flet me dhune..se brire s"ka jo.
Te tradhtoj tjera/ri ndaje..po c"eshte kjo kafsheri keshtu te vrasesh tjetrin se tradhtoj,
Ore jeni ne terezi,,per asnje lloj morali ne bote nuk i merret jeta tjetrit,..
Kush na paska diktuar kete lloj morali te vrasesh epr ta mbrojt moralin.,,?! ,,
apo u kthym ne moralistat e medhenje ne mesjetare..apo..apo..mos valle nuk jemi shkeputur kurre nga te tilla shenja kafsherore..
Shume pak denimi per te shume pak.
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Pajtohem me ty Love, ngase me sa kuptoj une, demokracia eshte keqkuptuar nga nje pjese e madhe! Ajo nuk don te thote anarshi, por rregull dhe rend.

Sa per respektin, cfare presim nga femijet kur ata duhet te marrin edukaten nga prinderit, derisa ata nuk tregoje respekt as per partnerin , e te mos shkojme me tutje.

o Ylli, Tradhetia ka egzistuar gjithmone si ne komunizem, si ne demokraci, si ne shekullin para eres sone dhe pas eres sone, eshte ves i keq si per femren ashtu edhe per mashkullin, por eshte pjese e jetes gjera qe ndodhin,

Ajo c'fare duhet te kuptosh eshte qe tjetri/ra vritet vetem ne rast vetmbrotje , ose une personalisht nuk do falja gjakmarrjen, ka edhe si i falin....

Ne raste te tjera hapi deren dhe lere te lire....
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

ا'ja paska bërë mirë ..

Janë bërë gratë e martuara sot, më keq se gocat e reja.. S'ka më as respekt, as moral, as dinjitet femëror apo bashkëshortor..

Nuk ka faj mashkulli në ditët e sotme .. aspak..

pse ai turku femer ishte !! sepse ketu ja paske lan fajin femres , kurse ai turku ndoshta ka tradhtu gruan e tijee !! :p

sidoqoft ky ja paft "hajrin" kanunit tash do plaket ne burg :D
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Budallalleku nuk ka brire
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

ا'ja paska bërë mirë ..

Janë bërë gratë e martuara sot, më keq se gocat e reja.. S'ka më as respekt, as moral, as dinjitet femëror apo bashkëshortor..

Nuk ka faj mashkulli në ditët e sotme .. aspak..

do ti qe ke te drejte ...........ose e thua me ironi :pLOL megjithate se ja ka bere mire nuk mund te them edhe per nje qen sepse ishte njeri mbi te gjitha nuk i dha te drejte zoti ketij te marre jete .......

sa flet per kanunin i lumte avokatit qe ka marre dhe gjene vrima me hipoteza tilla per te ule pak vite ose per te ndihmuar qeshtjen se nuk ka shpjegim tjeter
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

ا'ja paska bërë mirë ..

Janë bërë gratë e martuara sot, më keq se gocat e reja.. S'ka më as respekt, as moral, as dinjitet femëror apo bashkëshortor..

Nuk ka faj mashkulli në ditët e sotme .. aspak..

Si t'ja bej mire?
Jeta nuk meret, perndryshe nqs do te gezosh "lirine" e burgut.

Nje mendim i tille, qe ke te drejte vendimi mbi jeten e nje njeriu s'duhet te ekzistoj.

Femra e tradhetoj, gaboj, pune per te pse e beri kete hap. Ishte gabimi saj, ky nqs ishte i ndershem (dmthn besnik lidhjes!), shume mire mund ta ndante mqs nuk i pershtatej me lidhjes si njeri. Por ne asnje menyre ta vriste!

Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!
Me duket cudi te lexoj kete "ndoshta" - si ndoshta eshte fajtor? E vrau apo jo? Aaaa, po kanuni e zbraz nga faji, sepse eshte nje pune nderi ketu ne mes... Se nderi mbrohet me plumb!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

o Ylli, Tradhetia ka egzistuar gjithmone si ne komunizem, si ne demokraci, si ne shekullin para eres sone dhe pas eres sone, eshte ves i keq si per femren ashtu edhe per mashkullin, por eshte pjese e jetes gjera qe ndodhin,

Ajo c'fare duhet te kuptosh eshte qe tjetri/ra vritet vetem ne rast vetmbrotje , ose une personalisht nuk do falja gjakmarrjen, ka edhe si i falin....

Ne raste te tjera hapi deren dhe lere te lire....

Me ke keqkuptuar Zana1, nuk them se trathetia eshte zbuluar ne demokraci, por perkunder qe ka ekzistuar trathetia, femra nuk e ka pasur lirine qe e ka sot dhe qe e keqperdor me te madhe....Burri punon ne gurbet qe te mbaj familjen, asaj i ka siguruar, besoj, standard te larte te jetes dhe si shperblehet puna, djersa dhe mundi i tij - me tratheti...
Njekohesisht une nuk u pajtova me vrasjen, sepse njeriu normal nuk mund ta marre ne dore fuqine e perendise, sepse vetem Ai ka te drejte te ia marr jeten atij/asaj qe ia ke dhuruar vet Ai.
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Me ke keqkuptuar Zana1, nuk them se trathetia eshte zbuluar ne demokraci, por perkunder qe ka ekzistuar trathetia, femra nuk e ka pasur lirine qe e ka sot dhe qe e keqperdor me te madhe....Burri punon ne gurbet qe te mbaj familjen, asaj i ka siguruar, besoj, standard te larte te jetes dhe si shperblehet puna, djersa dhe mundi i tij - me tratheti...
Njekohesisht une nuk u pajtova me vrasjen, sepse njeriu normal nuk mund ta marre ne dore fuqine e perendise, sepse vetem Ai ka te drejte te ia marr jeten atij/asaj qe ia ke dhuruar vet Ai.

Tradhetia s'ka te beje fare me Lirine, sipas teje u dashka te mbash dike mbyll apo ti rrish nga pas qe mos te tradhetoje, por nuk mund te justifikohet me vrasje, une s'te kam keqkuptuar fare, ashtu sic e ke shkruar vete e analizova,

Kemi me mijera gra qe punojne dhe burrat i tradhetojne dhe e kunderta,
Tradhetia eshte ana me e erret e c'do ndjenje dhe marredhenie, eshte njesia matese me delikate qe shpreh vlerat e verteta te nje raporti,
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Kanuni njihet vetem ne Shqiperi kshu qe se marr vesh si ka dash me u shfajesuar duke thene 'e bera se me dha te drejte kanuni'....ne Zvicer do besh si mbas ligjeve te Zvicres.
 
Si ka mundesi qe nuk diskutohen veprat qe keto lloj femrash bejne,por me shume kapeni tek kanuni.Jo me shume se disa dite me pare nje tjeter e kish kapur gruan duke e tradhetuar (por ky ja fali,nuk e vrau).
Une jam kunder ketyre akteve barbare duke vrare femren per tradheti,por ndonje here kjo ndodh ne momente shume flagrante (dmth:duke i kapur ne krevat te dy) edhe mendoj se ne keto raste shume burra nuk mund ta kontrollojne dot veten.
Nuk kane faj keto femra jo,kur burrat ju punojne si kafshe,ja sigurojne te gjitha te mirat edhe si perfundim ja si i'a shperblejne.Kur fare thjeshte keto femra nese martesa e tyre nuk u shkon sic ato deshirojne,le te ndahen edhe te vazhdojne jeten e vet me keto pseudo dashuri,qe shumicen e rasteve nuk zgjasin per shume kohe.
 
per sa ti bjeri dielli tokes do ecim n'kanun t'leks :lol:
 
Besoj qe as lexu se ke lexu noj here se me ec me kanunin as qe behet fjale , te pakten jo aty ku jeton e si jeton ti.

Sa per temen, MOS i rafte asnjeres pale ta provoje. Si per femren Kur e tradhton burri( ne kete rast jane te rralla vrasjet) si per burrin.
 
jo moj shaka ishte!
 
Pe: Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Si ka mundesi qe nuk diskutohen veprat qe keto lloj femrash bejne,por me shume kapeni tek kanuni.Jo me shume se disa dite me pare nje tjeter e kish kapur gruan duke e tradhetuar (por ky ja fali,nuk e vrau).
Une jam kunder ketyre akteve barbare duke vrare femren per tradheti,por ndonje here kjo ndodh ne momente shume flagrante (dmth:duke i kapur ne krevat te dy) edhe mendoj se ne keto raste shume burra nuk mund ta kontrollojne dot veten.
Nuk kane faj keto femra jo,kur burrat ju punojne si kafshe,ja sigurojne te gjitha te mirat edhe si perfundim ja si i'a shperblejne.Kur fare thjeshte keto femra nese martesa e tyre nuk u shkon sic ato deshirojne,le te ndahen edhe te vazhdojne jeten e vet me keto pseudo dashuri,qe shumicen e rasteve nuk zgjasin per shume kohe.

O Jonio,besoj se kur flet e ke fjalen edhe ne rastin e kundert kur i kap gruaja ne krevat te dy apo jo?Nese ajo gruaja qe ke ne krah ste pelqen me,ste ploteson ca ke,ndaje ske pse shkon me tjetren apo jo??
Mua me ben peshtypje dicka,se kur tradheton nje femer behet buje e madhe yyyyyyyyyyyyy,ca ka bere etj etj,kur e ben nje mashkull nuk flet askush,madje kalohet me nje koment te tipit i pafetyri i poshtri,etj etj...
Tradhetia njesoj eshte per te dy se..kset...Nejse eshte mentaliteti shqiptar akoma,qe burrit ja lejon gjerat si dicka normale,femra eshte ajo qe sduhet te gaboje...
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Kanuni njihet vetem ne Shqiperi kshu qe se marr vesh si ka dash me u shfajesuar duke thene 'e bera se me dha te drejte kanuni'....ne Zvicer do besh si mbas ligjeve te Zvicres.

Nuk besoj sa ka ndo nje ligj te vecant zvicra per tradhti..Kanuni ka qen ne mendjen e tij dhe skan lidhje ligjet ai i ka ruajt traditat e kanunit dhe pse ka jeton ne zvicer...Por ka ber gabim qe e ka vrar dhe pse e veshtir te pranosh qe gruaja te tradhton por me mir hapi rruge leje te lir edhe ndahu me te , dhe jeten ja merr dhe veten e shkatrron, per nje grua te pa vler dhe tradhtare....
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Akoma paska kokrra kandari qe meren me kto pune , po te tradhetoj vari teneqet , jeto jeten tende me dike tjeter, pse shkatarron tenden dhe mer jeten e tjeteres pfffff.
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Nuk besoj sa ka ndo nje ligj te vecant zvicra per tradhti..Kanuni ka qen ne mendjen e tij dhe skan lidhje ligjet ai i ka ruajt traditat e kanunit dhe pse ka jeton ne zvicer...Por ka ber gabim qe e ka vrar dhe pse e veshtir te pranosh qe gruaja te tradhton por me mir hapi rruge leje te lir edhe ndahu me te , dhe jeten ja merr dhe veten e shkatrron, per nje grua te pa vler dhe tradhtare....
Sme ke kuptuar...ska nevoje per ligj kastile per tradhti...ligji ste lejon ti marresh jeten tjetrit, pervec ne ca raste ku ti mund te perdoresh si justifikim vete-mbrojtjen. Sa per kanunin une sfola per ceshtjen duhet te ruaj apo jo traditat, por te fola per pjesen e procedurave ne gjykate...pra qe smund te perdoret ne gjykate si mbrojtje sepse s'eshte zakon i njohur nderkombetarisht.
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Gjera qe ndodhin
 
Titulli: Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk

Mire ja ka bo...ky paska qene burrrrre

Ne nje kronike tjeter pasi burri e kish gjet me gruan ne shtepine e tij me nje tjeter gruaja kishte ikur vete edhe ky i kish kerku te kthehej se smbante dot kalamajte eh medet..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top