Kanoçet

E cuditshme se si njeriu perfton zakonet e vendit ku jeton.
Ne Shqiptaret si shume popuj ne bote jemi pijedashes. Mirpo si c'do gje ne Shqiperi dhe te piret atje nuk ka orare, dite, apo mase informaliteti Shqiptar edhe ketu eshte bukur i dukshem, ashtu cakerrqejf dhe sarhosh te fton neper bare dhe lokalet e shumte, sa dikur bunkeret e famshem.

Por ne boten e qyteruar eshte krejt ndryshe.
Puna, oraret, parate, deri sa dhe baret i pershtaten protokollit te klientit.
Mu desh pak jave te mesohesha me te piret ne shtepi, madje dhe fundjavave njrezia perpara se te shkoje ne bar apo night club, ja nis te pirit ne shtepi me pare.

Cmimet e kripura neper bare dhe club'e ta impononin lehte kete llogjike.
Dhe sigurisht pija qe konsumohet gjeresisht eshte, birra! Birra pamvarsisht nga perqindja e alkoolit, klasifikohet si e lehte. Nuk mbaron shpejt, eshte nje lubrifikues bisede, munde te pish disa dhe je thuajse esull.
E bukura eshte qe mundet ti miksosh pa kurrefare veshtiresie, birrat i qeshin gjithnje miqesisht njera tjetres. Nje birre Anglisht "folese" me theks Irlandez, merret vesh ne menyre perfekte me nje Gjermanisht folese...

Mirpo ka nje problem. Nga konsumimi i vazhdueshem i ketij produkti ne shtepi, ben qe ta gjesh veten perpara nje mali te madh metali qe ne i quajme kanace.
Por kjo ndodh sepse njerzia ketej aplikon nje sistem, sa ambientalist aq dhe nxites ekonomikisht. Nje kanace boshe kushton disa cent.
Dhe pothuaj ne c'do super apo mini market ka makineri qe mjaft ti hedhesh nje e nga nje dhe me pas merr nje fature, monetare e barazvlefshme me shumen e kanaceve.

Shumekush qe eshte duke lexuar munde te mendoje "c'na the, Po kjo dihet!"
por per mua si Shqiptar qe isha mesuar te luaja futboll, ti shtypja, ti hidhja nga ballkoni, te beja c'do gje qe fantazia pjell me to.
Kjo gje me beri pershtypje, jo fakti i makinerise etj.
Por "krenaria" prej Shqiptari nuk me bindej qe te merrja kanacet, te cilat i kisha blere me parate e mia dite me pare apo dhe ate dite per ti shitur.
Me vinte me per mbare ti hidhja "fshehurazi" ne plehra... Mu desh pakez kohe ta zbusja "krenarine" gjersa sot kjo me duket krejt normale dhe e llogjikshme.
Aq sa me eshte kthyer ne nje mjet kursimi te vogel, per nje beqar armik te perbetuar te parase si une. Kjo dhe mosmbajtja e parave prej metali ne xhep por vendosja diku. Eshte nje menyre praktike per te kursyer ne fund te muajit sado pak.
Dhe shume kush e kupton c'do te thote fund muaji...

Mirpo ky muaji i fundit, (per te qene korrekt thuajse 2 muaj) ka qene nje furtune me plot kuptimin e fjales. Pas nje episodi qe me perplasi keqaz moralisht, pija u be shoqeruesja e perditshme dhe besnike 24 ore per pothuaj 2 muaj.
Por arrita te ngrihem.
Sigurisht qe kjo duhet te ndalonte, dhe si te isha nje i krishtere (por pa shkuar ne kishe dhe pa u betuar) vendosa qe ate te diele nuk do te pija, dhe do ta nisja javen esull!

Dhe me qejf ate dite diele me diell ngrihem dhe ja nis te sistemoj dhomen qe ngjante, sikur nje ushtri vikingesh kishte bujtur e festuar per jave rresht.
Gjeja kanace ngado dhe befas u kujtova. Kanacet!!!

Si fund muaji duke i shtuar dhe baterdine qe beja me pijen, kuptohet qe financa kishte ndezur llampen e kuqe.
Me nje hov dal ne ballkon, kur jo pa gezim zbuloj nje mal me kanace te hedhura shpengueshem.
Madje nis e shaj veten neper dhembe jo per panoramen aspak estetike dhe te paster. Por per qindra birrat qe kisha pire jashte.
Buze liqenit, parqeve e kudo ku me vinte mbare per te pire, dhe aq shume kanaceve te shkuara dem.

Dhe menjehere une "njeri praktik" ja nis hesapit, me mendje llogaris nje shifer te perafert me 20 euro.
Serish me vrap njeriu praktik, shkoj te numeroj monedhat prej metali. Zbuloj qe ishin bere goxha.
Dhe sebashku me kanacet beheshin rreth 50 euro. Befas ndjehesha sikur mi kishin falur ato para ne ate fund muaji termetesh...
I mbledh me nxitim dhe i fus neper qese te medha plastike plot tre.
Hasa jo pak veshtiresi per ti sistemuar ne biciklete, dhe me aftesi prej akrobati pershkoj ato qindra metra qe me ndajne nga supermarketi.

Harxhoj disa minuta duke i futur ne automat nje e nga nje. Me ne fund i mbarova, mirpo fatura po vononte te dilte, i nervozuar shtyp jo nje po disa butona.
Dhe me ne fund del. I hedh nje sy, mu duk pak sa e cuditshme! Ishte ndryshe nga heret e tjera, kish disa lule dhe figura por nuk i kushtova rendesi pasi shifra shenonte rreth 18 euro bashke me nje kanace qe e gjeta aty pare te cilen dikush mesaduket kish pertuar ta hidhte ne automat...

Laj duart dhe menjehere drejtohem per tek kasa.
Kur punojesja pa faturen dic me belbezoi ne nje gjuhe qe mu duk me shume e pakuptueshme se kurre. "Ju lutem anglisht" - i drejtohem.
Ajo me nje nenqeshje qe s'arriti ta mbante me tha"juve jeni nje njeri i mire, sapo i keni dhene parate per bamiresi, femijet e Afrikes ju jane mirenjohes!!!"

Me mendje them "what the f***" por asaj dic i belbezoj si "...ah ...is ok. Good."

Dola i hutuar nga supermarketi. Kisha vendosur te mos pija me...



P.S ...rrugen qe pershkrova per tu takuar me miqte e mi e kam bere duke buzeqeshur me vete, shume syresh qe munde te me kene pare do kene menduar se kam rrjedhur.
Por ironia ka sens humori.
Une kisha vendosur te mos pija dhe ironikisht parate e marra nga amballazhi i pijes se konsumuar shkojne per bamiresi padashje...
Duke buzeqeshur edhe me shume shpejtova pedalet per te mberritur tek miqte e mi e per t'ua deftuar kete episod sa ironik aq dhe gazmor, pas kesaj isha me teper i bindur ne vendimin tim per te mos pire...
Screenshot_20200817-181532~2.png


© Baboon
Memories from FB, original title : "E dielë" (pic. google)
July 2012.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
:love::love::love::love::love:
Je shume i kendshem ne te shkruar Baboon! I lexoj me qejf te gjitha krijimet e tua. Je nder te vetmnit qe ke aftesi te kenaqesh nepermjet se njejtes fjali me te cilen shton kuriozitetin e fjalise pasardhese. Keep going!
Vrejtja ime e vetme: organizimi i paragrafeve!
 
:love::love::love::love::love:
Je shume i kendshem ne te shkruar Baboon! I lexoj me qejf te gjitha krijimet e tua. Je nder te vetmnit qe ke aftesi te kenaqesh nepermjet se njejtes fjali me te cilen shton kuriozitetin e fjalise pasardhese. Keep going!
Vrejtja ime e vetme: organizimi i paragrafeve!
Lol kjo është si tip humori i zi, dmth pak ironik edhe me veten por ishte histori e vërtetë.
Shkrimi osht bo para 8 vitesh.

Sigurisht ka probleme nga ana e paragrafëve etj (nuk e redaktova por e solla siç e kam shkruar ketu e 8 vjet.)

Shkrimi ka edhe autoironi por edhe kritikë nëpërmjet pakëz humori. Dmth kjo ka qenë ideja por s'di sa e kom realizuar.

Shumë faleminderit ?
 
Ahshshshsh,nuk dubej te kishe shtypur aq shume butona tek prisje faturen.
Shkrimi godites dhe i trajtuar ne hollsi dhe spontanitet si gjithnje copezat e tu.
 
Ahshshshsh,nuk dubej te kishe shtypur aq shume butona tek prisje faturen.
Shkrimi godites dhe i trajtuar ne hollsi dhe spontanitet si gjithnje copezat e tu.
Sikur ma ndeju pak kur pashë happy kids with balloons ????
Kur ma tha dhe ajo ke kasa u mpiva ???
Ke parasysh isha shumë happy ?
Edhe mi ftofi komët...
Nejse aq mu desh në fakt më boni të ndihem mirë ky episod më pas.

Jam përpjekur të jap pikërisht këtë ndjesinë e ironisë që na bo kaj herë fati.
Ja ti e ke kap pak a shumë atë ç'ka dua të përcjellë.

Thanks ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top